Close
Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 38
  1. #21
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Gjergj Bojaxhi nën hetim, transferoi 17 milion dollarë në "offshore"

    Shkencëtari televiziv zbulon se miliardat e Bojaxhiut e gëzojnë popullin tonë!

    Emri:  image.jpg

Shikime: 443

Madhësia:  30.6 KB
    Zaloshnja duke përveshur mëngën e z.Bojaxhi

    Shef Edi!
    Unë shkencëtari mediatik i preferuar i rilindjes, kam në duar sondazhin e radhës të realizuar sipas një metode eliptike të përzgjedhjes së rastësishme sipas satelitit.
    Pra kjo metodë konsiston këtu:

    Mora gjithë kandidatët politikanë i vura sot në radhë, kyça sytë dhe përzgjodha.
    Koinçidoi që sondazhi do bëhej për Gjergj Bojaxhiun. Lidhur dhe me ngjarjet e fundit ku të gjithë mësuan se Gjergji është miliarder, u vërtetua se energjia ime është në harmoni me Universin, sepse vetëm kjo mund të shpjegonte që më sy kyçur mund të përzgjidhja Gjergj Bojaxhiun.
    Atëherë sondazhin e vazhdova sipas rendit eliptik të përzgjedhjes rastësore me satelit. Mora nëj hartë të Tiranës kyça sytë dhe caktova 10 pika.
    Tre pika ishin instutucione; kështu që sipas regullave nuk u morën në konsideratë fare.
    Katër ishin shtëpi të kohës së Enverit me banues së moshës së tretë. Njëra koinçidoi të ishte shtëpia e tezes time.
    Një pikë tjetër më qëlloi ajo banjua publike që është tek Liqeni dhe që tashmë është shkatëruar.
    Ndërsa pika e fundit ishte një lokal metalarësh.
    Atëherë më duhej të bëja sondazhin me shtëpitë, pasi banjua publike kishte vetëm ca qenë të cilët ishin vaksinuar dhe ishin lëshuar rrugëve për të zbukuruar skenografinë, ndërsa tek lokali i metalarëve s’ma mbante të shkoja se kam frikë nga tipat me mjekër, madje ja shpreha si shqetësim dhe Gjergjit kur u kthye nga Himalajet si metalar.
    E fillova nga tezja meqenëse na erdhi për vizitë në fundjavë dhe e kisha nga dhoma tjetër.
    Shkoj në dhomë dhe tezja nuk ishte, i thirra sa kisha fuqi: “O Tezeeeeee”
    U përgjigj nga tualeti. U afrova tek dera e tualetit dhe e pyeta:
    “O teze a do ta votoje Gjergj Bojaxhiun tani që doli sheshit se është miliarder dhe ka bërë lekë të paparë?”
    Tezja m’u përgjigj direkt:
    “Pooo, merri tek portofoli që e ke mbi komodinë, po m’i ke borxh personal ama.”
    E shënova direkt përgjigjen ‘PO’ në fletore.
    Duke qenë se sondazhet e mia kanë përherë marzhin e gabimit të barabartë me 1, e duke qenë se rrethanat e sollën që të pyesja vetëm tezen, duke shtuar këtu dhe faktin që laj-thaj 1 teze kam, krijohet bindja e shëndoshë eliptike se elektorati dhe votuesi shqiptar ka pasuruar shpirtin dhe zemrën kur ka mësuar se si i kishte pasuruar Gjergj Bojaxhiu xhepat.
    Pra i dashur Shef Edi, mund të themi pa frikë, se tani që shqiptarët mësuan se Gjergji Bojaxhi është miliarder; do krruajnë astarët e xhepave për t’i dhënë atij dhe qindrakën e fundit; me qëllim që Gjergji t’i mbrojë këta qytetarë të varfër në xhepa por të pasur në shpirt, nga ky system i ndyrë dhe i padrejtë, që siç na ke mësuar ti Shef Edi, duhet dhe ta shajmë nga pak por pa e bërë baltë.
    Dëgjohemi në sondime të tjera eliptike apo trapezoidale sipas rastit.
    Eliptikisht i joti, E.Zaloshnja.




    _____________________________

    Sa per ta embelsuar pak edhe vete Gjergjin e partise "ku t'dali", ishte ky artikulli.

    PS: Kujt i ka mbet noi qindarke n'portofol, si fund jave qe jemi, shpejt depozitimi ke llogaria Gjergjit.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Duke_Of_Arberia : 01-05-2016 më 16:35
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  2. #22
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,790

    Për: Gjergj Bojaxhi nën hetim, transferoi 17 milion dollarë në "offshore"

    Citim Postuar më parë nga 2043 Lexo Postimin
    A nuk eshte vetdemaskim kerkesa e Gjergjit qe te behet pjese e politikes nderkohe qe biznesi i tij po thyen rekordet e fitimit???
    Bojaxhiu e di qe hyrja ne politike te jep imunitet nga hetimi e prandaj po perpiqet te imitoje hajdutet paraardhes

    Doku,

    do me vinte shume keq nese fjalet qe kane nxjerre per Gjergjin do ishin te verteta. Do turbullojne edhe mendjen time, do ve ne dyshim edhe gjykimin qe kam per njerezit..
    E admiroj ate njeri, me jep shprese. Kam marre prova qe esht njeri i paster, me vlera.

    Nuk e imagjinoj ndryshe.

    Shpresoj te mos jene te verteta.
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  3. #23
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,790

    Për: Gjergj Bojaxhi nën hetim, transferoi 17 milion dollarë në "offshore"

    Citim Postuar më parë nga Duke_Of_Arberia Lexo Postimin
    Skender kete portretin e Gjergjit jemi munduar ta çjerrim me fakte.
    Jam dakort me ty se te gjithe jane te perlyer, por me gjithe rrespektin tend Gjergji nuk mund te jete i pavarur kur sondazhet perpara zgjedhjeve ja ben Zaloshnja, apo propaganden e imazhit te tij ia ben Mero Baze sebashku me Muç Nanon dhe mediat pro-Rames.
    Kush e njeh sadopak Shqiperine, e di qe keto "rastesi" thjeshte nuk ndodhin.

    Mbase nuk eshte i vetmi politikan qe hyn me duar ne xhepa dhe behet milioner ne nje kohe te shkurter, por eshte i vetmi qe eshte shitur ne TV si i varfer, me te njejten kemishe te bardhe laje-thaje!

    Sa racionale eshte ne Shqiperi, te kritikosh kryeministrin dhe nderkohe te 10-fishosh te ardhurat e nje prej bizneseve me te majme siç eshte ajo e karburanteve?! Ka dhe shume pjese te erreta Gjergji po vetem keto te miat ç'montojne gjithe pastertine e tij!

    Mbase kur ka qene drejtor i policise se ndertimeve nuk do kete firmosur ndonje leje ndertimi apo do e kete prishur, mirepo ne thelb nuk eshte nje figure e paster dhe as anti-sistem. Eshte haptazi pjese e sistemit, nepermjet tyre privatizoi ne shkelje te ligjit petroliferen dhe po si rrjedhoje te lidhjeve te tij me politiken qendron i paprekur ne tregun gjigand te naftes...

    Jane kaq te qarta dritehijet e tij, duhet ta pranojme!

    Muhabeti, Gjergji/Berisha/Rama&Company, esht si puna e atij trekendeshit zogu/lopa/dhelpra...
    Ku ne fakt Berisha nuk ishte tamam ne rolin e lopes e preu ne bese Gjergjin.., por Rama me zagaret e tij e luajten rolin tamam!
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  4. #24
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,790

    Për: Gjergj Bojaxhi nën hetim, transferoi 17 milion dollarë në "offshore"

    Citim Postuar më parë nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    Tani dhe une po flas me hamendje se nuk e di vertet se kush eshte dhe si eshte...

    Por me bejn pershtypje milionat dhe sektori ku i ka bere keto miliona (ne qofte se eshte realisht e vertete) Ne nafte,pa "kobure" e pa politike nuk hap dot as nje pik shitje "vajguri".

    Tym ka..., te shohim.
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  5. #25
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Gjergj Bojaxhi nën hetim, transferoi 17 milion dollarë në "offshore"

    Citim Postuar më parë nga skender76 Lexo Postimin
    Muhabeti, Gjergji/Berisha/Rama&Company, esht si puna e atij trekendeshit zogu/lopa/dhelpra...
    Ku ne fakt Berisha nuk ishte tamam ne rolin e lopes e preu ne bese Gjergjin.., por Rama me zagaret e tij e luajten rolin tamam!
    Kam pershtypjen se po i japim me teper vemendje se ç'meriton ketij Gjergjit.
    Une kam sjellur disa here fakte qe vertetojne se Bojxhiu ka qene pjese e sistemit. Administrator firme, sikunder Gjergji pretendon se eshte, me 20 milion euro pasuri, kjo ndodh vetem ne vende te varfera dhe te korruptuara.
    Nderkohe qe ujku na ka dal perpara, ti vazhdon e kerkon gjurmet!
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,775

    Për: Gjergj Bojaxhi nën hetim, transferoi 17 milion dollarë në "offshore"

    Citim Postuar më parë nga skender76 Lexo Postimin
    Tym ka..., te shohim.
    Atje tym dhe vjedhje eshte çdo gje dhe natyrisht duhet pare o do ta shohim.

    U nisa thjesht nga llogjika;qe ne nje vend ku kryesisht o pergjithsisht vidhet duhen te ken vjedhur me shume ata qe kane milionat.Duke u nisur po prap nga kjo llogjike nuk shikoj te kete ndonje diference midis Metes,Berishes,Rames,Xenit,Bojaxhiut dhe Shullazit.
    Edhe se me thene te drejten nje diferenc "e vogel" eshte ; Xeni dhe Shullazi nuk kan pasur role ne administrate o ne shtet,gjithmon duke u nisur nga llogjika qe kush ka qene ne pushtet ka vjedhur me shume.
    Natyrisht jan supozime,nuk ka prova. Se po te kishim prova, Shullazi nga ky grup, do dilte me i ndershmi,o te pakten persa i perket vjedhjes o shumave te vjedhura.

  7. Anetarët më poshtë kanë falenderuar SERAFIM DILO për postimin:

    skender76 (03-05-2016)

  8. #27
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Gjergj Bojaxhi nën hetim, transferoi 17 milion dollarë në "offshore"

    Vazhdon parodia Xhorxhiana Bojxhella
    _________________________________




    Intervista rrënqethëse / Gjergj Bojaxhi: Virgjërinë e kam të shenjtë!!!


    Emri:  image.jpg

Shikime: 343

Madhësia:  49.1 KB
    Në foto: z.Bojaxhi duke formuar me duar simbolin e kurabies



    I dashur Shef Edi.
    Ti mbrëmë ishe në takim me Qifin dhe Tan Leprin gjithë natën dhe e humbe rastin të ndiqje intervistën e Gjergj Bojaxhiut. Po ta nis të zbardhur që të verifikosh dhe vetë çdo detaj.
    Jam i mahnitur nga virgjëria e Gjergjit Shef.
    Më poshtë e gjen intervistën e plotë:
    *************
    Përshëndetje z.Bojaxhi mirëseerdhët në garsonieren e kryeministrit Edi Rama. Mos jeni pak ngushtë këtu?
    Ë, jojo, jam mësuar unë me jetë modeste, kur gjësdisja Himalajet në një çadër lecke qëndroja. Ishte më ngushtë se këtu.
    Madje mund të them pa frikë se garsonierja juaj me pak arredim mund të krijojë dhe një kënd për të mbajtur nja dy tre dhi alpine.
    z.Bojaxhi jo për tu treguar i paedukatë, por dua ta nis me një pyetje që po na qmend pz.
    Prokuroria dhe disa media thonë se ju nuk jeni i virgjër.
    Ndërkohë që kur vishni këtë këmishën e bardhë ju dukeni tepër i virgjër. Si qëndron e vërteta?
    Unë e ftoj prokurorinë që të bëj të gjitha verifikimet mbi virgjërinë time dhe të mos spekulojë me diçka tepër intime si virgjëria.
    Në këtë moment unë nuk di të them me siguri nëse jam i virgjër ose jo, por dua të garantoj të gjithë shqiptarët e ndershëm se unë nuk jam shtatzënë. Nuk jam me barrë. Për këtë kam dhe prova të pakontestueshme.
    Më lejoni të bëj pak skeptikun dhe me lejen e kryeministrit. Çfarë provash keni ju zotëri?
    E para njëherë nëse do isha me barrë s’do mund ta fusja brenda xhinseve këmishën e bardhë por do e mbaja lëshuar që të mos binte në sy barku i fryrë.
    Por dhe nëse nuk i besoni syve, mund t’iu them se para ca ditësh Altini më çoi në laborator ku bëra dhe analizat e shtatzanisë.
    Më falni por këtu skepticizmi im po tërbohet fare. Kush është Altini?
    Altini është një çun çiltër që dikur e kam pasur ortak tek firma ime ‘Petrol-Himena’. Më pas Altini duke dashur të respektonte krushqinë time, hapi krahun kur u afrua vjehrra ime dhe i la vendin asaj duke ja shitur aksionet e veta.
    Pastaj Altini shkoi të punonte për një tjetër biznesmene të virgjër që quhet Vilma Nushi dhe u bë administrator i një kompanie të Vilmës që merret me analiat e çiçit.
    Altini më ftoi dhe shkova bëra testin dhe testi tregon qartësisht se unë nuk jam shtatzënë.
    Pra të gjitha sa fliten për shtatzaninë tuaj janë sajesa?
    Pikërisht. Janë sajesa të ulëta që bëhen nga e njëjta klasë politike që mendon se çdo individ që ka ndejtur pranë tyre duhet të jetë se s’bën me barrë.
    Por këta ose janë injorantë ose bëjnë sikur nuk kuptojnë, se të gjithë e dimë shumë mirë që kur përdor kontraceptiv nuk mbetesh me barrë.
    Interesante shumë kjo e kontraceptivit z.Bojaxhi. Ma hoqe petllën pz. Por a keni përdorur kontraceptiv dhe kur themeluat atë kompaninë e famshme Petrol-Himena?
    Për këtë që më pyesni ju unë dua të sqaroj diçka. Kontraceptivin njeriu s’ka pse e përdor vend e pavend se dihet se për çfarë duhet përdorur.
    Dhe në rastin e kësaj firme nuk kishte pse të përdorej sepse nuk pati asnjë kontakt që të lë me barrë, por u krijua thjesht një situatë romantike mes disa aksionarëve.
    Po i kthehem sërish skepticizmit tim ekstrem z.Bojaxhi, çfarë është ky romanticizëm? Ma shpjegoni dhe mua.
    Unë nga natyra jam shumë romantik, më pëlqen të eci anës detit dhe të meditoj. Një ditë duke ecur anës detit, një nga ata biznesmenët e naftës që e kisha takuar shpesh kur isha zv/ministër më dalloi dhe më dha të njohur.
    Edhe ai anës detit po ecte, sepse ka biznesin aty pranë. Sa më pa, më tha:
    “O Gjergji po si je? A më mban mend? Ke firmosur ato letrat e mia kur ishe zv/ministër?”.
    Aty e bëra lidhjen dhe i thashë që nuk doja t’i kthehesha atyre viteve dhe i kërkova të më linte të qetë në shëtitjen time romantike dhe medituese. Por ai këmbënguli dhe më tha që kishte një ofertë që mund ta kënaqte dëshirën time për të bredhur anës detit.
    “Hajde futu ortak dhe bëhu administrator i kompanisë time Petrol-Himena se këtu në Vlorë e kemi bazën dhe do kënaqesh anës detit o romantik i pandreqshëm”, – më tha.
    Më pëlqeu oferta dhe pranova, por çdo gjë e bëra për hir të romantizmit që më karakterizon dhe për asgjë tjetër. Nëse prokuroria do më kishte pyetur do ja kisha thënë këto detaje siç po t’i them ty, por ata nuk erdhën të më pyesnin por më lanë të bridhja anës detit pa më njoftuar.
    z.Bojaxhi po pse bëhen këto sulme ndaj jush? Kush e ka zili virgjërinë tuaj?
    Ju e dini shumë mirë që jetojmë në kohë të shpuara dhe është shumë e vështirë të gjesh dikë të virgjër dhe unë mendoj se kjo është arsyeja kryesore pse më luftojnë.
    Po ju jeni i virgjër apo jo? Ma ndani këtë punë. Jeni apo jo?
    Siç ju shpjegova më lartë, e rëndësishme është që nuk jam shtatzënë.
    A jam i virgjër? Nuk e di, unë them se jam i virgjër, por unë jam dhe qytetar model por dhe besimtar i devotshëm; prandaj nuk e përjashtoj që ndonjë ditë të jem zhvirgjëruar nga fryma e shenjtë pa e kuptuar as vetë.
    Pra mund të themi pa frikë se virgjëria është pasuria juaj e vërtetë?
    Për mua virgjëria është e shenjtë, kaq mund t’iu them për momentin.
    *************
    Kjo ishte intervista Shef. U habita, pz pz. Kam filluar të dyshoj dhe për Xhesika Ndojin tani, se po më duket dhe ajo e virgjër pas kësaj interviste.
    Të puth me stil virgjëreshe Shef, i joti Endri Transparenti.
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  9. #28
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Gjergj Bojaxhi nën hetim, transferoi 17 milion dollarë në "offshore"

    Pasuria e Gjergj Bojaxhiut nën hetim nga prokuroria. Ja për çfarë akuzohet


    E gjithë pasuria e ish-kandidatit për Bashkinë e Tiranës, Gjergj Bojaxhi, është nën sitën e Prokurorisë, pas kallëzimit të bërë nga Drejtoria e Përgjithshme për Krimin e Organizuar dhe Krimet e Rënda dhe Drejtoria për Krimin Ekonomik e Financiar në Policinë e Shtetit.

    Prokuroria e Tiranës ka regjistruar procedim penal në lidhje me aktivitetin e kompanisë “Everest Oil”, ku Bojaxhi është pronar. Mbi të rëndojnë akuzohet për mashtrim me kredi, pastrimit të produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale, si dhe fshehje të ardhurash.

    Në dosjen që Drejtoria e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Policinë e Shtetit i ka dërguar Prokurorisë, më datën 4 Mars renditen të gjitha veprimet jo ligjore, që sipas saj, Bojaxhi ka kryer me kompaninë e tij, nga viti 2012 deri në vitin 2016.

    Kompania “Everest Oil” është themeluar nga një shoqëri në Napoli, me aksionerë Jola Bojaxhi (bashkëshortja e ish – Drejtori të KESH dhe ish – Ministrit të Financave), Andrea Valerio, Oltion Spiro dhe Altin Fani, me Administrator Gjergj Bojaxhi.

    Sipas materialit të Policisë së Shtetit, ish – Drejtori i KESH ka bërë transaksione të dyshimta me shtetas dhe kompani ruse e gjeorgjiane të naftës e gazit. Bëhet fjalë për kompaninë “Kokhard Trading Group”, e themeluar në ishujt British Virgin nga Igor Kalinin, një rus i dënuar 7 vjet e 10 muaj burg, për mashtrim dhe ushtrim prostitucioni.

    Policia sqaron se, nga Bojaxhi janë depozituar gjatë periudhës 2012 – 2015, mbi 26 milionë dollarë. Veç kësaj shume, 100 milionë dollarë përllogariten paratë hyrëse nga llogari të tjera të kompanisë.

    Shoqëria “Everest”, në vitet 2013 e 2014 rezulton me fitim mbi 200 milionë lekë dhe xhiro mbi 18 miliardë lekë, ndërkohë që ka patur respektivisht 11 dhe 6 punonjës, duke mos zotëruar sipas policisë, aktivitet afatgjatë (ndërtesa, mjete pune etj), por të gjitha me qera, si depozitat e naftës, ashtu dhe zyrat e saj.

    Policia shton më tej në materialin e dërguar prokurorisë se, duke qenë se “Everest Oil sha” rezulton të jetë një superkompani me fitime mbi 280 milionë lekë, përse Lumturi Hasamataj, vjehrra e Bojaxhi, i shet aksionet për vetëm 26 mijë euro, ndërkohë që nga shpërndarja e fitimit të kompanisë për vitin 2014, Lumturi Hasamataj ka përfituar 60 milionë lekë osë 430 mijë euro.

    Totali i kreditimit të kësaj kompanie për vitin 2012 – 2015 është rreth 170 milionë dollarë.

    Sipas policisë janë evidente dyshimet për krijimin, zhvillimin dhe operacionet financiare të kësaj kompanie. Ndërsa janë shpërndarë dividentë në shumën e 223 milionë lekëve. /Tvklan
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  10. #29
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Gjergj Bojaxhi nën hetim, transferoi 17 milion dollarë në "offshore"

    Idetë dhe librat e Blushit përballë dollarëve të Gjergji Bojaxhiut

    Emri:  ben-blushi-gjergj-bojaxhi-koha-jone.jpg

Shikime: 377

Madhësia:  38.0 KB

    Skandali i mashtrimit të disa kompanive të tregtimit të karburanteve në vend ka zbuluar skemën sesi politika dhe biznesi funksionojnë në ndërthurje prej vitesh në Shqipëri. Në një nga rastet e dyshuar të transfertave ilegale të parave, sipas policisë, është ish-zëvendësministri i Ekonomisë, Gjergj Bojaxhi. Historia nis me periudhën kur Bojaxhi negocionte në emër të qeverisë shqiptare një marrëveshje me kompanitë e huaja të naftës. Më pas nga negociator i qeverisë “Berisha”,Bojaxhi del bashkëpunëtor dhe aksioner në biznesin e tregtim të karburanteve. Vetëm disa muaj më parë, biznesi i tij rezultonte me qarkullime marramendëse qindra miliona dollarësh.

    Edhe mbrëmë përballë Sokol Ballës në “Top Story” Gjergji Bojaxhiu shpjegoi se ka transferuar e qarkulluar dhjetra milionë dollarë, bile theksoi se jam në rregull me ligjin. Por pyetjet e Ballës e turbulluan keqas në disa raste, ndonëse zakonisht shqiptaro-amerikani Bojaxhi nuk e ka zakon të sikletoset apo ti merret goja siç disa herë tregoi në “Top Story”. Sokol Balla është gazetar VIP dhe pyetjet i bën të këtij niveli, paçka se kur e pyeste për milionat e dollarëve që qarkullon edhe cash (para në dorë) e shikonte në bisht të syrit si në mosbesim, duke thënë se “janë shumë para” dhe nuk besohesh. Nuk ia tha troç, porse mënyra e pyetjeve tregonin se Sokol Balla, si dhe të gjithë shqiptarët , nuk e besojnë Bojaxhiun ndonëse flet sikur po mendon për hallet e popullit shqiptar. E drejta e tij të bëjë biznes, ashtu sikurse të bëjë opozitën apo oponencën e politikës, porse pikësëpari duhet të jesh në rregull me ligjin shqiptar. Sipas policisë ai ka mashtruar e pastruar para në shuma të mëdha, akuzë që pritet të hetohet edhe nga Prokuroria.

    Nëse Bojaxhi i ka letrat në rregull, siç edhe thotë, është në të drejtën e tij të bëjë biznes dhe le të fitojë sa më shumë. Problemi është se Bojaxhi nuk është një individ që këto kohë është marrë vetëm më biznes. Të gjithë e njohin si kandidat për në Bashkinë e Tiranë, ideatorin e një lëvizje qytetarë dhe së fundi si kryetarin e një partie të re që kishte nisur të themelohej. Në media, prej gati 4 vjetësh cilësohej “si ylli në ngjitje” i politikës. Në sondazhe çuditërisht renditej edhe më lartë se partitë që kanë 25 vjet në skenën politike. Në media, i lihej një hapësirë e konsiderueshme, madje dhe në kulmin e fushatës elektorale, kur çdo minutë llogaritet me mijëra euro. Të gjitha këto lëvizje, edhe pse vetë Bojaxhi deklaronte se ishin bërë më paratë e mbledhur në mënyrë vullnetare, në fakt tregojnë tjetër gjë. Duket se paratë mund të kenë gurgulluar nga tjetër “përrua”. Por amerikani Bojaxhiu kishte edhe doza sarkazme ndaj hetimit shqiptar se gjoja janë të paaftë, bile tha se po të doni me sillni “makinën e së vertetës” ( poligrafin) dhe do ta dal i pastër nga akuzat !

    Dyshimi është se paratë e një biznesi të nisur në mënyrë të dyshimtë, sipas dosjes hetimore, janë venë në lëvizje për t’u kthyer në një faktor politikë. Për tu imponuar në shoqërinë civile, për të blerë hapësirën në media dhe së fundi për t’u zgjedhur në organet vendimmarrëse. Kjo është skema perfekte sesi biznesi i imponohet politikës, duke arritur që me burime të paqarta financimi të prodhojnë lëvizje politike nën petkun e “Shoqërisë civile”.Media këto raste, në vend që t’i denoncoj, i shet në opinion si modele të politikanëve të rinj që do të na shpëtojnë nga bllokimi që i kanë bërë skenës politike PS ,PD dhe LSI.

    Hyrja e Bojaxhi në politikë është një karrierë e financuar në mënyrë të dyshimtë (gjithnjë referuar dosjes së publikuar) dhe që rivalizon edhe politikanë të tjerë që realisht qëndrojnë larg skemave të tilla. Rasti më konkret është i Ben Blushit. Vjen në politikë me një karrierë të gjatë dhe synon të ndryshojë sistemin nga brenda. Në polikë kanë qëllime krejtësisht të kundërta. Blushi synon të përmirësojë realisht situatën, ndërsa Bojaxhi vjen në polikë, si zgjatim i interesave të biznesit. Blushi reagon ndaj keqqeverisjes, ndërsa Bojaxhi reagon për të “qeverisur” më mirë biznesin e tij. Blushi sulmon politikën aktuale në PS dhe PD sepse realisht duhet përmirësim, ndërsa Bojaxhi pas çdo akuze ka llogaritur interesat e kompanive të tij. Blushi vjen në politikë me ide, ndërsa Bojaxhi me para. Bile me kaq shumë miliona dollarë, sa do t’i ikte mendja çdo biznesmeni në Shqipëri. Blushi kërkon një qeverisje më të mirë, ndërsa Bojaxhi kërkon të ndikojë tek qeverisja për të pasur ca biznese më shumë. Kjo del edhe nga debati mbrëmë në “Top Story”, sepse Sokol Balla mjeshtërisht e shkatërroi duke e nxjerrë bllof në argumentat që Bojaxhiu përdori.

    Jo rastësisht kur Ben Blushi nisi të shprehte hapur pakënaqësinë ndaj qeverisjes aktuale dhe u fol për krijimin e një lëvizje të re politike, ish-kandidati për Bashkinë e Tiranës, Gjergj Bojaxhi lançoi idenë e krijimit të një force të re politike. Ishte një mënyrë e Bojaxhiut për të ulur peshën e ndikimit të një politikani karriere dhe intelektuali si Ben Blushi , të cilin sondazhet e tregojnë shumë lart në publik. Apo “dikush” e futi në lojën politike Bojaxhiun për t’u mbrojtur nga akuzat?

    Nëse në parlament u futën deputetë pa shkollë e me CV kriminale si vrasës apo trafiktanë dhe u bë gjithë kjo luftë trevjeçare derisa erdhi ligji i dekriminalizimit,tani duket se loja mafioze është perfeksionuar në nivele të larta. Nga shteti në biznes, nga biznesi në politikë për mbrojtur dhe pastruar paratë e pista dhe do të ndodhemi para një situate ku “krimi inteligjent” do të marrë pushtetin politik.

    Ndaj nëse akuzat e policisë rezultojnë edhe nga prokuroria të sakta, atëherë nuk ka pse heziton asnjë sekondë Kryprokurori. Prangat vendosin drejtësi! Dhe jo vetëm deri këtu, por ka nevojë që prangat të kërcasin kudo në biznes dhe politikë, të cilët mashtrojnë, pastrojnë para dhe nga ana tjetër bëjnë sikur “digjen” për hallet e popullit.

    Ben Blushi me libra dhe ide, ndërsa Gjergji Bojaxhiu me “pastrim parash” janë si nata me ditën në politikë e në publik.

    Koha Jonë-Spiten Prulli
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  11. #30
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Gjergj Bojaxhi nën hetim, transferoi 17 milion dollarë në "offshore"

    Çfarë dihet deri tani për pasurinë e Gjergj Bojaxhi



    Dosja e Gjergj Bojaxhi është një ndër më voluminozet mes atyre që Prokuroria e Tiranës po shqyrton këto ditë. Qindra faqeve të referuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave në Ministrinë e Financave dhe policia po u shtohen edhe dhjetëra dokumenta të tjerë.

    Pas regjistrimit të procedimit penal, prokuroria e Tiranë po kërkon zyrtarisht informacione në të gjitha institucionet shtetërore e private që monitorjnë apo kryejnë transaksione të parave. Policia dhe Parandalimi i Pastrimit të Parave e akuzojnë ish –funksionarin e lartë për pastrim parash dhe fshehje të të ardhurave.

    Gjergj Bojaxhi dyshohet se qëndron në krye të një skeme të krijuar për pastrimin e parave, e cila vihet në lëvizje nga kompania “Everest Oil”; një sistemi të quajtur atell, që policia thotë se funksionon ‘jashtë syrit të shtetit dhe brenda besimit reciprok të një grupi njerëzish, që realizojnë fitimet dhe qëllimet e tyre në formën e një rrjeti merimangë, duke njohur mjaft mirë vakumet ligjore të tregut bankar e financiar’.

    Prokuroria i ka dërguar një kërkesë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve për të parë të gjitha pasqyrat e veprimeve që Bojaxhi ka kryer si administrator i “Everest Oil”, të krijuar prej tij në vitin 2012. Bojaxhi është edhe aksioner i kësaj kompanie.

    Tatimet rezulton ta kenë gjobitur “Everest Oil” me 13 milionë lekë të reja për shkak të parregullsive.

    Një tjetër kërkesë i është dërguar ILDKPI për pasurinë e Bojaxhi. Krimi Ekonomik po heton edhe pasurinë e të afërve të Bojaxhi. Bashkëshortja e tij, Jola Bojaxhi, është aksionere e kompanisë “Superga SRL” që ka në pronësi kompaninë “Everest Oil”. Vjehrra e Bojaxhi, Lumturi Hasmataj ka qenë aksionere e “Everest Oil”. Për shkak të këtyre të dhënave janë në verifikim pasuritë e të afërmve të Bojaxhi. Për bashkëshorten dhe vjehrrën ka dyshime se janë të implikuar në skemën e pastrimit të parave, mashtrimit me kreditë dhe fshehjes së pasurisë. Policia thotë vjehrra e Bojaxhi i ka shitur aksionet 26 mijë euro. Por veprimi ngjan i dyshimtë në sytë e ekspertëve të krimit ekonomik. Kjo për faktin se fitimi që ajo ka marrë nga të ardhurat e “Everest Oil” është më i lartë se shuma e aksioneve. Përse duhet të shiten aksionet për 26 mijë euro kur vetëm fitimi prej tyre është 60 milionë lekë të reja ose 430 mijë euro?

    Aksionerë të “Everest Oil” rezultojnë edhe Oltion Spiro dhe Altin Fani. Edhe pasuria e tyre mësohet se po shqyrtohet.

    Specialistët e Krimit Ekonomik e shohin të dyshimtë faktin se “Everest Oil” u krijua në korrik 2012 dhe vetëm në 4 muaj, deri në nëntor 2012, ka qarkulluar mbi 29 milionë dollarë. Këtu nuk llogariten shumat e tjera të qarkulluara në llogari bankare në euro e lekë.

    Vetë Bojaxhi ka depozituar cash në llogari të “Everest Oil” 26 milionë dollarë në 3 vjet (2012 – 2015). 100 milion dollarë përllogariten paratë hyrëse nga llogari të tjera të kompanise, në sistemin atell.

    Edhe fitimet e kompanisë shihen si të dyshimta. “Everest Oil”, në vitet 2013 ka fituar mbi 200 milionë lekë. Në vitin 2014 ka patur një xhiro prej 18 miliardë lekësh. Ajo ka patur 11 punonjës në vitin 2013 dhe e ka pakësuar në 6 numrin e tyre një vit më pas. Fitime për aksionerët (dividend) janë shpërndarë 223 milionë lekë.

    Në deklarimin e pasurisë së Bojaxhi dhe familjes së tij, si zyrtar i asaj kohe (ai ka qenë zëvendësministër i ekonomisë, drejtor i KESH dhe drejtor i INUK) shihet se pasuria nuk i kalon 50 mijë euro në vit.

    “Everest Oil” ka kredi në vlerën e 170 milion dollarëve.

    “Everest Oil” ka në pronësi edhe Petroliferën në Vlorë. Së fundi Bojaxhi është akuzuar nga biznesmeni vlonjat Sulo Shehu, se kur ishte zëvendësministër i Ekonomisë, i ka marrë dokumentacionin e një prone prej 30 mijë metra katrorë, me vlerë 25 milionë euro për t’ia tjetërsuar. Ai i bëri thirrje prokurorisë të hetojë.

    Bojaxhi është shprehur i hapur për hetim përsa i përket “Everest Oil”. Ai pretendon se akuzat vijnë për shkak të angazhimit të tij politik, por pa thënë se si u pasurua. /Lapsi.al
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •