Close
Faqja 17 prej 18 FillimFillim ... 715161718 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 161 deri 170 prej 174

Tema: Hėna

  1. #161
    urime shpirta!!! poezite e tua jene emocionuese.me pelqejne.

  2. #162
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-11-2002
    Vendndodhja
    Ne det...
    Postime
    383
    TRISHTIM

    Do e shkulja trishtimin
    Me gjithe rrenje qe nga gjoksi
    Po te mos me mbetej grope
    Po te mos me zinte ftohti


    Do e shkulja trishtimin
    Nga shpirti me gjithe zemer
    Po te mos mbetej far' e tij
    Po te mos isha femer..

  3. #163
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-11-2002
    Vendndodhja
    Ne det...
    Postime
    383
    PIANO


    Nen tasta fle nje melodi
    Nen tastat bardh e zi
    Pikon nga lart, veson nje shi
    Mbi tastat bardh e zi
    Drithron cdo korde qe mban ne gji
    Dhe tastat bardh e zi
    I prek ngadale , ben melodi
    Me tastat bardh e zi
    Ne piano fle ... nje zot e di
    Dhe tastat bardh e zi
    Nje shtate magji, fa sol la si
    Me tastat bardh e zi
    E zez' u ndri e bardh' u nxi
    Nga tastat bardh e zi
    Flirton nje engjell me djallezi
    Ne tastat bardh e zi
    Dy duar ke per melodi
    Dhe tastat bardh e zi
    Ver vesh e ndje si bie shi
    Mbi tastat bardh e zi
    Nen tasta fle nje melodi
    Nen tastat berdh e zi
    Ne piano fle ... nje zot e di
    Dhe tastat bardh e zi...

  4. #164
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-11-2002
    Vendndodhja
    Ne det...
    Postime
    383
    Jepme nje dege
    te zverdhem...
    dhe pikellimin
    ta preh mbi ty
    Jepme nje dege
    te zhvishem...
    me dinjitetin
    e vjeshtes ne sy

  5. #165
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-11-2002
    Vendndodhja
    Ne det...
    Postime
    383
    NE LINDJE

    Mes shalesh,
    perpelitet deshira ime
    gjys'lindur
    Kopili
    sakati , me ndejnjen perverse
    i ngjizur

    Lekuren,
    rrekete e nxehta te gjakta
    lepijne
    Por buzet,
    prej kordonit te barkut tim
    po nxijne

    Deshiren,
    pa nxjerre as klithme as vaj
    e mbyta
    Ne shtartin
    e barkut , pjellen e palindur
    e mbylla

    Mes shalesh
    nen bark nje tufe me floke
    ka mbetur
    Deshire
    ne lindje, ne lindje
    ...e vdekur ...

  6. #166
    i/e regjistruar Maska e Anisela
    Anėtarėsuar
    20-01-2004
    Postime
    764
    Jeni fantastike!!!
    Dhe keshtu ne rruge te madhe eshitme zemren tone, njerzve qe vetem nje te perqeshun dhane per te e shkuen te kenaqun e tu u gezue- pse pane mfshetsinat intime te kesaj jetes tone.

  7. #167
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    08-06-2005
    Vendndodhja
    nuk dihet
    Postime
    44
    Jam shume dakort me Aniselen. Me pelqejne shume shume.
    Ke shume shpirt o shpirta!!

  8. #168
    C O B sanguin Maska e whisper
    Anėtarėsuar
    14-11-2004
    Vendndodhja
    Toronto ( perkohesisht ne Tirane)
    Postime
    1,028
    Citim Postuar mė parė nga Shpirta
    Jepme nje dege
    te zverdhem...
    dhe pikellimin
    ta preh mbi ty
    Jepme nje dege
    te zhvishem...
    me dinjitetin
    e vjeshtes ne sy
    Me pelqeu!

    Hmmm...e "paturpshme " si vjeshta qe i rrezon dhe ul poshte te gjitha...gjethet. (lol)

    Nuk e di pse imagjinova dinjitetin e vjeshtes te gjethja e fundit qe ajo i zhvesh nje peme...E perfytyron dot nje peme me...tanga ? Gjethja e fundit...
    ......dhe Udhe e Qumeshtit ne qiell
    drejt gjinjve te tu me ndjell...

  9. #169
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-11-2002
    Vendndodhja
    Ne det...
    Postime
    383
    Jepme nje dege
    te zbardhem..
    cdo nate t'a zbardh
    me ty
    Jepne nje dege
    te vyshkem..
    ne zemren t'a caj
    ne dy
    Jepme nje dege
    te keputem
    pa jete te bie
    mbi dhe'
    Jepme nje dege
    te kalbem
    mbi ballin tend
    te jem pleh...

  10. #170
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-11-2002
    Vendndodhja
    Ne det...
    Postime
    383
    Dhe ato mbeten te drejta , me kembe dhe me kembet ne toke . Dinjitetin nuk t'a japin rrobat whisper.
    Por me behet qefi qe te gjej ketu

Faqja 17 prej 18 FillimFillim ... 715161718 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •