ME KENGE E ME KEMBANE!
Ja hodhi qielli
pelhure te zeze,
mbi rruge, shtepi, catia
Ja humbi dielli
diku pertej ...
s'pipetin kafsha as femija
E presin shtrojat
permbi krevat ...
e bardhe ja pret dhe llampa
Kendojne kokojat,
nuk zbardh kjo nate...
Trishtu'shem shuhet kanga
Pikon si si lot,
ky shi i mekte,
oborresh e dritaresh
E fryn i ftohte
thellim i shkrete,
si hije ngritur varresh
Sodisin yjet,
sikur vajtojne
e mbushin me lot rete
Gjethet rreshkasin,
heshtas pikojne,
mbulojne token e shkrete
Kumria hesht,
vajton bilbili,
si kuje qe cjerr zemra
Po shuhet zjarri,
dridhet fitili,
nga frika dhe nga brenga
Po thahte lumi,
u rresht burimi,
nga gjiri tokes shterpe
Thahet i njomi,
bar gjelberimi,
mbet kasht' vec kasht' e serte
Perhumben syte
e duart zgjaten
"Pas malesh valle c'do jete?"
E shpresat shuhen,
veshtrimet thahen,
si guri pa tok te vet
Pertypet nata,
bluan trishtimin
me guret e shtepive
Harrohet dita,
nuk sjell agimin,
ne duart e femijeve
Pres nete e nete
qe te agoje,
te ngrohet ane me ane
Por do vras naten,
diellin do zgjoj,
Me kenge e me kembane!
Krijoni Kontakt