Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    në realitetin e hidhur
    Postime
    2,218

    Jeta ime si nje kenge Regae:

    Jeta ime si njè kèngè Regae
    e zezè sterr qè buzèqesh
    e zezè e bukur
    e zezè qè kèndon

    Jeta ime si njè kèngè Regae
    jetè revolucionare
    ka marrè pèrsipèr hallet e gjithè Xhamajkès
    hallet e Afrikès dhe tè Shqipèrisè

    Jeta ime si njè kèngè Regae
    kèngè me ritèm
    ritèm monoton
    monotoni e kèndèshme

    Jeta ime si njè kèngè Regae
    jetè nè tym
    tym hashashi e marihuane
    tym cigareje e papirè

    Jeta ime si njè kèngè Regae
    kèngè me refren
    refren pa fillim e pa mbarim
    kèngè e gjitha nè refren

    Jeta ime si njè kèngè Regae
    kèngè qè shpreh vetèm dashuri
    dashuri nga dashuritè e mèdha
    dashuri nga ato qè shpiejnè nè dhimbje

    Jeta ime si njè kèngè Regae
    jetè rrèmujè
    rrèmujè instrumentash e zèrash
    qè kanè tendenca shpèrthyese

    Dhe nè fund solistja e Regae-s
    e zbathur nè rrugèt e lagjes sè varfèr
    e pèrcèlluar nga Dielli dhe e lagur nga shiu
    kèndon njè kèngè qè askush se kupton!

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e As^Dibrane
    Anëtarësuar
    03-12-2002
    Vendndodhja
    e humbur diku
    Postime
    206
    Interesante...simpatike...
    Zot me shpeto nga miqte, une mund te mbrohem vete na armiqte

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •