Close
Faqja 9 prej 18 FillimFillim ... 7891011 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 90 prej 174

Tema: Hėna

  1. #81
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-11-2002
    Vendndodhja
    Ne det...
    Postime
    383
    PEISAZH I NGROHTE


    Fusha sidefi
    Te mendafshta
    Valezojne
    Dallgezojne
    Buze puthjesh
    Te arta

    Fusha te grunjta
    Te pjekura
    Murmurijne
    Dicka dine
    Lulekuqesh
    Ndezura

  2. #82
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-11-2002
    Vendndodhja
    Ne det...
    Postime
    383
    VIJA


    Vija , vija ... prape vija
    Vija te drejta
    Vija te shtrira
    Vija te zeza
    Vija te mpira
    Vija te shtrembra
    Vija te ngrira
    Vija te fshehta
    Vija te fshira
    Vija te nxehta
    Vija te shkrira
    Vija te bardha
    Vija te nxira
    Vija te ndyra
    Vija te mira
    Vija menxyra
    Vija te shtira
    Vija , vija ... prape vija
    Ah , pse s'me ze
    Cmendurija... ?

  3. #83
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-11-2002
    Vendndodhja
    Ne det...
    Postime
    383
    THE SHOW MUST GO ON



    The show must go on
    E c'rendesi ka se si
    Seicili lojen e vazhdon
    Nese ate e nisi

    E c'rendesi ne eshte cinik
    E c'rendesi ne uleret?
    Jam une e ti , jemi publik
    Goje me goje tregimi zbret

    Nje pjese teatri pa kortine
    Pa regjizor e pa sufler
    S'e kap njeri as melodine
    Pas saj , e ritmin qe e rrjedh

    Bej sikur ti nuk ke frike
    Luaj pjesen , asgje me shume
    Se i poshter esht' ky publik
    T'a pret koken kur je ne gjunje

    Rendesi nuk ka asnje replike
    Skene e publik jane nje , gjithmone
    Thuaj c'te duash , ne do dhe shpik
    Rendesi ka kush ze ballkone

    Hej , ngrihu , mjaft mjaullive
    Qenie je ti , e nuk je kafshe
    Nuk e ke vendin maje cative
    Megjithese, ke origjine te lashte...

    Ndryshe kohe , ndryshe skene
    Por loja eshte gjithmone ajo
    E ke ne gjak , e ke ne vene
    Mashtroje veten , vazhdo mashtro!

    Ti s'je ti , je vec gjymtyr,
    Ke nje bilete me vend ne te
    Je shenje pikesimi ne partiture
    Vec pjesa , loja , ajo eshte nje

    Ne dukje, duket katrahure
    Por asgje s' ndodh rastesisht
    Gjithshka eshte shkruar ne pelhure
    Dhe ti, i mjere, duhet t'a dish

    Te gjithe per nje , nje per te gjithe
    Nese s'je ti , askush , as une
    As skene , as loje , asgje s'do ish
    E c'rendesi , kush ESHTE me shume

    Pafundesisht luhet loja
    Te tjere aktore , te tjere ballkone
    Ne helm a mjalte ti nxjerr nga goja
    The show must go on

  4. #84
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-11-2002
    Vendndodhja
    Ne det...
    Postime
    383
    NGA MALLI


    Me theri ky sy
    M'u ca ne dy
    Lengezuan lote
    U fshehen aty

    M'u rrudh ky ball
    Me mori aq mall
    U rrodhen lote
    Per ty o djal

    Kjo hene bardhe
    Mes yjesh mardhe
    Po tretet malli
    Nates qe zbardh

    Me sy e hene
    Jam une e lene
    Po shkoj si hena
    Menjane e ngrene

  5. #85
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-11-2002
    Vendndodhja
    Ne det...
    Postime
    383
    PARFUMI YT


    Do doja te isha parfum !
    Qe gushes tende pergjat kullon
    Por jo sepse gushen e puth
    Por sepse, ti, e dashuron

    T'a ben ai, mishin morrnica
    Dashndor i mebel, eremjalte
    E lumtur je, kur puthje tij ,
    Ne qafe e supe eshte aq e valte

    E do ne pore e nen lekure
    Bardhesise t'i japi bardhesi
    T'a perzgjase, shkelqimin bebezash,
    Lageshtire e ngrohte ne thellesi. . .

    E fsheh nen krahe e ne mes gjinjsh
    Me molleza gishtash e ledhaton
    Zhdervjelle, hedh pas, floket e zinj
    Aromash , gjoksi te gufon .

    Cdo forme e jotja esht' forme e tij
    Rrumbullakesise tende joshje i fal
    Peshtillesh , vellosh misteri
    Perkundesh, ledhatimesh, ngadale...

  6. #86
    i/e regjistruar Maska e Ard
    Anėtarėsuar
    09-05-2004
    Postime
    504
    Citim Postuar mė parė nga Shpirta
    PARFUMI YT


    Do doja te isha parfum !
    Qe gushes tende pergjat kullon
    Por jo sepse gushen e puth
    Por sepse, ti, e dashuron

    T'a ben ai, mishin morrnica
    Dashndor i mebel, eremjalte
    E lumtur je, kur puthje tij ,
    Ne qafe e supe eshte aq e valte

    E do ne pore e nen lekure
    Bardhesise t'i japi bardhesi
    T'a perzgjase, shkelqimin bebezash,
    Lageshtire e ngrohte ne thellesi. . .

    E fsheh nen krahe e ne mes gjinjsh
    Me molleza gishtash e ledhaton
    Zhdervjelle, hedh pas, floket e zinj
    Aromash , gjoksi te gufon .

    Cdo forme e jotja esht' forme e tij
    Rrumbullakesise tende joshje i fal
    Peshtillesh , vellosh misteri
    Perkundesh, ledhatimesh, ngadale...

    Bukur,shume bukur Shpirta!
    Ta rilexosh e te embelsohesh me shume,i thone kesaj ).

  7. #87
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-11-2002
    Vendndodhja
    Ne det...
    Postime
    383
    Faleminderit Melankolia


    FEMER


    Femer!
    C'kuptime mbart kjo fjale...
    Nga ligesi e engjellt
    Ne miresi te djallte.

    Artemise!
    Sorkadhe gjahu je.
    Qe pret ,tenton, e josh
    Me pas nen plage te le.

    Zhuliete!
    Dashnore e flakte zjarr.
    Ne shtrat betime bese
    Qe i mban ti vec ne varr.

    Penelope!
    Nje tjeter kete rradhe.
    Ne drite, e perulur
    Ne nate, e perdale

    Femer
    C'kuptime mbart kjo qenie
    Nga trup , bekuar zoti
    Ne fjale qe lene pa mendje...

  8. #88
    i/e regjistruar Maska e Poeti
    Anėtarėsuar
    18-03-2003
    Vendndodhja
    Ferizaj-Kosovė
    Postime
    4,216
    Citim Postuar mė parė nga Shpirta
    Faleminderit Melankolia


    FEMER


    Femer!
    C'kuptime mbart kjo fjale...
    Nga ligesi e engjellt
    Ne miresi te djallte.

    Artemise!
    Sorkadhe gjahu je.
    Qe pret ,tenton, e josh
    Me pas nen plage te le.

    Zhuliete!
    Dashnore e flakte zjarr.
    Ne shtrat betime bese
    Qe i mban ti vec ne varr.

    Penelope!
    Nje tjeter kete rradhe.
    Ne drite, e perulur
    Ne nate, e perdale

    Femer
    C'kuptime mbart kjo qenie
    Nga trup , bekuar zoti
    Ne fjale qe lene pa mendje...
    Ja dhe nga unė njė varg pėr femrat, por pa hidhėrim, asgjė personale...

    FEMĖR

    Djall dhe engjull
    Nė njė vend,
    Her e menqur
    Her pa mend!

    Ėshtė e dashur
    Ėshtė e ngrohtė,
    Ėshtė e largėrt
    Ėshtė e ftohtė!

    Sa e butė
    Skofiare,
    Sa e egėr
    Sa manare!

    N’krua tė dėrgon
    Ujė s’tė jep,
    Ėshtė e tillė
    Qė nė djep!

    Ėshtė pa shpirtė
    Qė tė shkatėrron,
    Pa atė s’ka jetė
    Pa atė nuk shkon!

    Pra i deshėm apo jo
    Ato janė pjesė e jona,
    Janė mbretėresha, janė zonja
    Janė pronare tė jetrave tona!
    MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ĖSHTĖ SHQIPTARIA

  9. #89
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-11-2002
    Vendndodhja
    Ne det...
    Postime
    383
    O poeti ne krahet e eres !
    Nuk te merzitemi per sa kohe e thua ne poezi
    Vetem , nje gje desha te te thoja , meqense e ke pseudonimin POETI - pikerisht per kete gje sikur nuk shkon kaq direkt sa c'thua ti ne poezine tende ...

    "Ne krua te dergon uje s'te jep "

    Kjo s'me pelqeu mua , te tjerta edhe pranohen.
    Megjithate ndoshta ti je me i drejtperdrejte e atehere, te ma falesh verejtjen.

  10. #90
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-11-2002
    Vendndodhja
    Ne det...
    Postime
    383
    KUSH PESHKON, EDHE ZE .


    Mbeshtetur pas nje guri
    Me duart qullur uji
    Ka hedhur grepat fati
    Qe peshq te arte te kapi

    E rri me ore te tera
    Ze grepi , ze dhe dora
    E shkojne dhe dite dhe nete
    Dhe muaj, dhe kaq vjet

    I zot eshte peshkatari
    Surpriza ben i marri
    I hedh e i mpleks fijet
    Te zbardhet a te nxihet ...

    Pa fjale e argumenta
    Vec grepat hedhur brenda
    Shton jete , lidh destine
    -Ke fat , O zemra ime !

Faqja 9 prej 18 FillimFillim ... 7891011 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •