Faleminderit Dj - Gabriele![]()
Faleminderit Dj - Gabriele![]()
MBI NJE BREGORE
Mbi nje breg te lulezuar
Buze liqeni te kulluar
Mes gjelb'rimi te paane
Nje selvi se'c rri menjane
Kokevaruar , degeleshuar
Ne paqyre shihet trishtuar
S'i gezohet gjallerimit
Flladit , diellit , gjelberimit
Nuk degjohen feshferima
Dridhje gjethesh cicerima
Rri menjane e pezmatuar
Mes peisazhi t'ekzaltuar
Ca me tutje , mu te kroi
Se c'ka celur lulet ftoi
Mendjemadh kendon bilbili
Kapardisur degesh bliri
Mbi nje breg te lulezuar
Buze liqeni te kulluar
Disa hapa po degjohen
Dy te rinj , ja , po afrohen
"Sa i kthjellet eshte liqeni!
Sa i paster duket qielli !
Sa embel gurgullon kroi !
Sa bukur lulezon ftoi !
Nen hije hajde te pushojme
Bilbilit kengen t'ia degjojme
Freskine e burimit te pijme
E buze me buze te rrijme "
Krekoset ftoi qe nga lart
E deget , lulesh mbushur , zgjat
Ngadale u shkund disa petale
E diellin fsheh , sa zhduket fare
Liqenin lehte perkedhel flladi
Qartesise , i fal ca rrudha malli :
- T'i mbyll syte a te kundroj
kur djali vajzen t'a dashuroje ?
Kudo degjohen cicerima
Te lulesh , gjethesh feshferima
Ja dhe burimi ne surdine
Ploteson magjishem simfonine
Diku me lart , tjeter bregore
Qendron selvia si nje shtatore
E ngurte , e ftohte , e zbeht ne maj
Shenja dalluese e varrit te saj .
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Shpirta : 31-05-2005 mė 06:17
PRAN VERA , PATAT E EGRA DHE V-ja E TYRE
Per "dike"
Hape dritaren!
Ca pata te egra
me nje " V " krahesh
po i sjell era
Grisi dhe perdet
Shpertheji kanatat
Me V prane vere
po vijne patat !
Tavanit te hirte
Jepi boje qielli
Ne vend te l lampes
var rreze dielli !
Shembi ti muret
Shkallmoje dhe deren
Kane ardhur patat
Kane sjelle prane veren !
Hape dritaren!
Mos u mendo!
Me V -ne e vjeshtes
ikin ato !
Prane Vere Vijne
Ne Vjeshte Vene
Ne V-ne e zemres
V-se beji folene .
Shpirta, poezite e tua jan mira, te mrekullueshme, maxhepse... shkrimet tua kan dicka te vecante. flm qe i solle ketu!
ps: duhet ta falemenderojme foruminshqiptar.com, ketu ka aq shkrime te mira, sa qe nuk din ku te ja fillosh qe te lexosh ma pare. thx
Nese rrezikon mund te humbesh, por nese nuk rrezikon ke humbur gjithsesi!
besarti , faleminderit per fjalet e tua. Rrezikova edhe une te shkruaj vargje ... shpresoj te mos jem e humbur.
HENA DHE LIQENI
Cdo nate liqeni te perkedhel
Ngadale , lengshem , bardhesisht
Selvite , pishat , bredhat , nata
Ju fshehin embel , miqesisht
Me molleza gishtash te argjendte
Ngadale , butesisht ledhaton barin
Rreshket ngadale e permalluar
E buze liqeni mbeshtet ballin
Cdo nate liqenin puth ne buze
Enderrat e dites ia peshperit
Me krahe mjellmash e perkund
Kur vjollca muzgun vesh cdo dite
Pluton ne ajer kaq miresi
Amor i embel , paqja zoteron
Elektrizohet nata e bardhe
Liqenin , hena kur pushton
ENGJELL
Ndoshta, zoti, te deshi engjell
Se krahet aq bukur t'i pati gdhende
Te vuri mjeshterisht ne krye
Ca gishta delikate, si pende
Ndoshta, zotin, me shume deshe
Se cdo shpirt, cdo perendim ,
Se nje mengjes, i hape krahet. . .
E qe atehere, je engjelli im .
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Shpirta : 02-06-2005 mė 08:27
TI DHE UNE
Ndize ti qiellin e veres
Yjet vari ne agim
Merrja dhe puhizen eres
Me te preke gjoksin tim
Mblidhi valet shkumezuar
Si buqete me lulebore
Lerme petalesh te mbuluar
E jo kandrrash tokesore
Ne te ze ty malli im
Rri buze deti e veshtro
Peshperite emrin tim
Emrin tend rri e degjo
Mbylli syte , shih perendimin
Ngrohtesine te t'ledhatoje
Se aty do gjesh cmallimin
E nje puthje te pagoje
Merri krahet nje pellumbi
Qe cdo dite me perqafon
Ne e hirte rendon si plumbi
Dhimbja jote , heshtja jone
E keshtu ta rrahim dete
Perendimesh pambarim
Ti pellumb i bardhe jete
Une puhize , o shpirti im
Se dikure me pate pyetur
- C'te pelqen ty ne kte jete?
Menjehere te jam pergjigjur
- Perendimet permbi det ...
BIE SHI . . .
Bie shi ne kopshtin tim
Bie gri , bie rende
Lag cdo plisk, cdo fije bari
Laq dhe faqe, lag dhe kembe
Bie shi ne kopshtin tim
Bie shi ne kopshtin tim
Frike e qullte po me mbulon
E pazonja qaj ngadale
Shushurima , qetesine zbon
Bie shi ne kopshtin tim
Bie shi ne kopshtin tim
Me mbulon kjo balte e zeze
A do vije ndonjehere vera?
Dhe sa kohe duhet te pres?
Bie shi ne kopshtin tim
Bie shi ne kopshtin tim
Bie gri , bie ngadale
Malli , vdekja , me mbulon
Shuhet jeta si nje cigare
Bie shi ne kopshtin tim
Bie shi ne kopshtin tim
Deri kur ? Sa do duroj?
Jam e lodhur dhe kaq qulle
Valle nga vdekja une do shpetoj?
Bie shi ne kopshtin tim
Lerme te perhumbem ne ato buze
E ti puth e ti dredh porsi nje cigare,
E ti ndez e ti djeg me avuj te zjarrte e afshe,
E ti thith ethshem nen ermimin e frymes tate,
E te deh ne to dhimbjen deri ne harrim
E te ndal ne to ēastin deri nperjetesim,
Puthja jote, balsam per shpietin tim.
Fal po munde, mos ndrysho por ruaje tenden...
Shpirta me te vertet jeni nje engjull qe nuk krahasohet me asgje
Jeni nje gjeni nje SHPIRT i vertet
Pergezime
Fal po munde, mos ndrysho por ruaje tenden...
Krijoni Kontakt