Close
Faqja 7 prej 18 FillimFillim ... 5678917 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 174

Tema: Hėna

  1. #61
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Bukur Shpirta..

    Si gjithmone e embel e romantike..
    Edhe Eagle e ben me vend ate vrejtje..
    Njerzit e mire bejne Poezi te mira..pik.

  2. #62
    your incubus
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    456
    me fal eagle, nuk e vura re qe te kisha nderhyre tek mesazhet private.
    gjuha jote eshte blu blu blu blu blu ne portokalli

  3. #63
    Perjashtuar Maska e diikush
    Anėtarėsuar
    12-07-2003
    Vendndodhja
    konaku i ri
    Postime
    2,069
    Shume te bukura poezite Shpirta..urime !

    Kisha ca kohe pa lexuar poema te tilla...origjinale, qe rrjedhin lehte dhe te perfshijne me vargjet e tyre ne valen e emocioneve qe mbartin...ndaj kam admirim te vecante per talentet artistike, mbase dhe ngaqe nuk kam dore vete per te shkruar... por edhe sepse, ne te gjithe, kush me shume e kush me pak perjetojme ndjenja ta tilla, por dallimi i nje artisti apo talenti eshte tek c'ka ky person pasqyron keto ndjenja dhe keto frymezime ne ate qe krijon (vargje, a muzike, etj.) dhe i zbulon dhe provokon keto ndjenja tek audienca me te njejten intensitet...dhe ne ato momente audienca jeton bashke me ty emocionet e veta dhe te tuat...magjia e artit...

    Urime!

  4. #64
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-11-2002
    Vendndodhja
    Ne det...
    Postime
    383
    Me vjen mire qe ju pelqejne poezite e mia, madje mire eshte pak thene , ndjehem e ekzaltuar (per te mos thene e eksituar)
    Me vjen perseri mire qe me thoni tamam cfare mendoni dhe jo thjesht " Shume te bukura , urime "
    Tani sa per ate fjelne tabu EKSITIM - nuk e kam perdorur me kuptimin e mirfillte te saj. Pra nuk jam une e eksituar .

    "Aroma marramendese
    Cdo shqise ma eksiton
    . . . . . . . . . . . . . . . . . ."

    Per t'i dhene me shume force AROMES dhe per te dhene sa me qarte ate . Eksitim nuk do te thote vetem deshire per te bere sex. Eksitim mund te jete i barabarte me cdo gje te zgjuar brenda teje , cdo deshire , ndjenje dhe ndjeshmeri , sensibilitet i larte ndaj nje gjeje te hajthshme ose te paperfillshme shpesh here , hapje ndaj gjithshkaje , pranim , gezim i brendshem qe te ben te ndjesh gjoksin te te gufoje . Eksitimi eshte nje gjendje zgjimi , jo fjetjeje , eshte nje forme deshire per jete.

    Shpresoj qe munda te sqaroj kete pike dhe te jeni dakort me mua.

    Edhe nje here faleminderit dhe vazhdoni ju lutem te me lexoni

  5. #65
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-11-2002
    Vendndodhja
    Ne det...
    Postime
    383
    Zgjim

    Vrapoj vrapoj e vrapoj
    Dhe' ha me kembe e sy
    Me merret fryma gulcoj
    Vec larg te iki nga ty

    Vrapoj , vrapoj e vrapoj
    Kjo zemer e ndjej si terbon
    Uleret , therret te nxitoj
    Se turpi aq shume e mundon

    Vrapo , vrapoj e vrapoj
    Me thahet peshtyma ne fyt
    Jam skuqur e ndjej qe lotoj
    Por truri , lodhjen ma mbyt

    Vrapo , vrapoj e vrapoj
    Nga lodhja te gjitha me dridhen
    Ne vesh zeri yt me ushtoi
    Ne mendje zhgenjimet me mblidhen

    Vrapoj , vrapoj e vrapoj
    Larg..shume larg , te zhdukem
    Imazhin tend t'a harroj
    Te them "hapu dhe' te futem"

    Vrapoj , vrapoj e vrapoj
    Me eren , nje tashme jam
    Nuk desha une kurre te t'besoj
    Hazardit a kujt borxh i kam ?

    Vrapo , vrapoj e vrapoj
    Me tutje gjynjet s'me mbajne
    Te gjej nje vend , te pushoj,
    Tashme nje shekull na ndan

    . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .

    Vrapoja , nxitoja , lotoja
    Dikure nje enderr une pashe
    Nga gjumi e trembur u zgjova
    Nje puthje e lumtur te dhashe

  6. #66
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-11-2002
    Vendndodhja
    Ne det...
    Postime
    383
    Jeta eshte shume e shkurter ose shume e gjate per t'a jetuar keq!


    Pse valle ?

    Ku jeni ju o njerez ?
    Jetime valle jam ?
    Betimi me suprem
    po fjalen kush s'e mban

    C'ka vlere ne kete jete?
    Fjale boshe ,vec nxitim
    Pa heshtni nje moment
    degjoni zerin tim !

    Pse vdekja, dhimbja, loti
    me shume kane rendesi
    se puthje t'embla buzesh
    qe falin kenaqesi ?

    Trishtimi dhe merzitja
    pse kane kaq vend ketu
    nder kohe qe dashuria
    ka humbur larg , diku?

    Pse kenget qe m'i thurni
    s'ju prekin me ne shpirt ?
    Vec lotet qe m'i merrni
    ato ju bejne te mite ?


    Mos qeshni cakerrqejf
    kur mua me kerkoni
    E juaja jam , e shenjte
    kur zemre prane me doni

    Mbi mua mos peshtyni
    Perkundja dhimbjes jam
    Jam dora qe fshin lotin
    Rrethuar engjej kam

    Emrin ..mos ma perflitni
    si te nje perdale
    Se nderi s'eshte vec imi
    Te gjithe jemi ne valle


    Ku jeni ju o njerez ?
    Jetime valle kam mbet'?
    Nuk di te ekzoistoje
    mbreteri e asnje mbret

    Ne mua me mohoni
    spirance e zemres jam
    humbet anija shpirtit
    te vetmin saj liman

    O njerez! Ju te vdekshem!
    Te ndryshem sa yje ka
    Ne zoti s'ju desh vetem
    Ne molle dashurine la.

  7. #67
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-11-2002
    Vendndodhja
    Ne det...
    Postime
    383
    FANTAZI


    Perkedhela pak krifen e bute
    E hunden pas gushe ia vura
    I thashe tek veshi ca fjale
    E koken nder duar ia zura

    Si shelgjet qe era perkund
    Kjo krife e bardhe me ngjan
    Kadife e kafte e pushte
    Eshte syri i ngrohte nen xham

    Tak kafja e erret e vrare
    Shoh netet pa yje e hene
    Ndjej eren e ftohte qe mardh
    Litaret pas fyti te vene

    Ca rrathe te perhimte neper te
    Aq gri sa lotet kullojne
    Litare , fshikullima lekure
    Butesine e bardhe e gjakojne

    Po ja vende vende qendisur
    Pelhure e mantelit te saj
    Ka hedhur pranvera shume cirka
    Prej lule lendinash ne maj

    E syte ne te tute i perhumb
    I mbyll e ngadale i hap prape
    Me flet a me qesh , nuk e di
    Dhe bebzat e syve perflak

    Mbi krifen e bardhe te bute
    Le doren te rreshkase shkujdesur
    Puth syte e mendhenj te kadifte
    Qe syve te mi kane mbetur

  8. #68
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-11-2002
    Vendndodhja
    Ne det...
    Postime
    383
    DY VJOLLCA VJOLLCE

    Dy vjollca roze mbi bore veshtroj
    Me molleza gishtash i ledhatoj
    Ngadale i puth me buze te ngrira
    Me fryme i ngroh vjollcat e mpira

    Me turp sythat hapen ngadale
    Nen buze shpaloste petale e rralle
    Nga fryma ime , lekure e ngrohte
    Merr ngjyre vjollce kjo lule vjollce

    I etur jam , pas tendes ere
    Mes vjollcash zhytem i tere, i mjere
    Nuhas , nuhas me deshperim
    Ere vjollcash mban ti shpirti im.

  9. #69
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-11-2002
    Vendndodhja
    Ne det...
    Postime
    383
    NETE MENDIMESH


    E mbarsa naten
    me te miat mendime
    qe nga koka shperthyen
    si nga nje prezervativ i care
    E u perpelit ajo
    nete e nete te tera
    me barkun plot
    per te pjelle, vajze a djale

    Perlyer me gjak
    e renkimesh te mekta
    prej territ te mitres
    krijesen nxorra jashte
    E mora nder krahe
    syte ia hetova
    as vete nuk e dija
    ne ish djale a vajze

    Xhamash troket agimi ...

  10. #70
    ..ılılı T.T ılılı.. Maska e Dj-GabrieL
    Anėtarėsuar
    20-01-2003
    Vendndodhja
    Jabanxhi
    Postime
    1,899

    KompLimenTe

    KompLimenTe..Jan shume te bukura
    Feel the pump √

Faqja 7 prej 18 FillimFillim ... 5678917 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •