Shpirta nuk kam pasur kohe ti lexoj poezite e tua me pare po sot me te vertete u kenaqa. Ne pergjithesi jane te thjeshta dhe lozonjare...
Pershendetje
Shpirta nuk kam pasur kohe ti lexoj poezite e tua me pare po sot me te vertete u kenaqa. Ne pergjithesi jane te thjeshta dhe lozonjare...
Pershendetje
Mė pėlqejnė shumė qė tė dyja poezitė e fundit. Janė tė plota, tė vėrteta dhe njerėzore. Rikthim i suksesshėm mbas kaq muajsh. Pa bėrė korektorin pėr tė vėnė disa presje, pika apo thonjza, nė pritje pėr tė lexuar tė tjera po kaq tė mira.
Uau !, faleminderit te gjitheve
Kam qene e zene me shume gjera te tjera ndoshta pak me te rendesishme se sa shkrimi i disa vargjeve ne forum. Ky akoma nuk eshte rikthim por do shihemi se shpejti.
Pershendetje.
Laguna Blu
Ti ende flije
kur mengjesi i argjendte
kalldremin cukiste
Qepallat i cmpije
kur rrezja lozonjare
qerpiket t'i ngiste
Veshtroje kafene
kur hijen e brishte
e shkelje nen kembe
Kendoje Miene
kur zogjte ciceronin
te treten kenge
Te verdhet i krihje
kur deget neper gishta
rrezet ngaterronin
Qerpiket i ngrije
kur hijet, monopatit,
duke tundur shkonin
Ti buze perflakje
kur liqeni nen magji
me pasqyren ngjante
E parfum sperkatje
kur vesa e muzgut
ere zambakesh mbante
E befas po kujtohesh
Se diell me nuk ka
Se nata hodhi tisin
Se terri, erdhi , ra
Se dita iku shpejt
"Te pakten perendimin!!"
"Se mbete petkash veshur...!"
DO PRESESH TI AGIMIN ?
Nga sa lexova, keto vargje me dhane goditjen me te fuqishme perqendruar ne pak fjale...Postuar mė parė nga Shpirta
do gjej kohe te lexoj ca me teper, sepse arrij te lexoj frymezimin tend ne keto poezi Shpirta...
Miku yt MtrX
MtrX ubicumque felix
Edhe mua me pelqejne shume keto vargje. Dakort jane te miat , po kjo nuk do te thote qe te pelqejne te gjitha c'shkruan![]()
AJO
Therras , bertas , uleras
kam goje ne sy e ne veshe
kam goje ne goje
te uleras e te qesh
Therras , bertas , uleras,
me goje me sy e me veshe
me goje ne goje
uleras dhe qesh
Therras , bertas , uleras,
pa goje , pa sy e pa veshe
pa goje ne goje
uleras dhe qesh
Therras , uleras, bertas,
ne terrin e gropes se zeze
pa goje pa sy e pa veshe
uleras dhe qesh
Qe AJO bertet e uleret me vesh e pa vesh me goj e pa goj u kuptua por perse valle?
dini gje ju mo?
lol.
Puna eshte te nxjerresh nga e panjohura se kush eshte AJO?
Nese e nxjerr atehere e kupton se pse bertet dhe uleret
Nuk eshte shume e veshtire.
Cdo nate e nxjerr nga gjoksi
E shoh, e prek, e mas,
Nder duar e vertis
Me lot e laj me pas
Dikur e ndjej te ngrohte
Te akullt ndonjehere
Dikur esht' porsi avull
Eter esht' tjeter here
E ndjej te rende si plumbi
Mbi gjoksin qe lengon
E me te zi se nata
Veshtrimin ma verbon
Ka nete kur nuk e mbaj
Ne lote esht' transformuar
E prehet permbi faqe
E shpirtin jep nder duar
E ndoshta nganjehere
Kur lotet s'jane te kripur
Te kishte nata sy
Tmerruar do kish ikur
Cdo nate e mbaj ne duar
Se ndryshe kur syte mbyll
Mbi flatra endrrash shkuar
Tek ti vjen me nje frym'
Cdo nate e nxjerr nga gjoksi
Mengjesit , e fus prap
Te pakten naten, endrrat
Dhe shpirti te jene larg
Krijoni Kontakt