FALEMINDERIT![]()
FALEMINDERIT![]()
Laguna Blu
ishte gabim postimi
bis
Sa tė jem gjallė
askujt si lejoj
tė mi numrojė dhimbjet
Nė kėtė botė Vetėm vdekja ska moshė
[ ]
[/b]
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga fisnik : 14-06-2003 mė 14:04
[...]"Ende m'vrasin fjalėt tua, s'jam e jotja, por tė dua"...
NDOSHTA
Te fsheha ty pas vitesh
Te kthehem s'kam se si
E mbyta qenien tende
Te vdiqa? Nuk e di!
Te fsheha pas qepallash
E zgjuar s'te takoj
Te fshiva nga kujtesa
Ne gjume? Te enderroj
Te fsheha neper vargje
Nuk gjeta rime per ty
Mbet' rrugeve poezia
Pa fund,per ne te dy
Te fsheha tek e ardhmja
Me shpresen te te shoh
Ndoshta endra jote esht'
Ndoshta enderra jone
NESE ME DO
Kam frike te te dua
kam shume,
se t'a njoh hijen dhe hapat
kur vjen tek une.
T'i njoh perkedheljet
dhe buzet e nxehta,
t'i njoh edhe syte
dhe vendet e fshehta.
Ndaj sonte ,te lutem,
per mua meshire kij.
Me ler qe te vuaj
por lerme ne vetmi!
PERCEPTIM
Koha
eshte nje
Ne
jemi shume
te ndryshem
ne lidhje
me te.
Koha ime
e jotja
e jona
nuk ka metra
as pronare
Ajo shte nje
e avashte
e qete
e drejte.
E pakthyeshme
e perjtshme
e paperceptueshme
JAM UNE
Pak gjera dua
shume pak
Por dua shume
dua gjithshka
dhe faj s'kam
nese jam nje hic
dhe faj s'kam
nese jam gjithshka
Ne mundsh
boten te ma falesh
si kembim
jeten do t'jap
dhe prap do t'them
sa pak dua
dhe prap do t'them
Dua gjithshka!
Laguna Blu
LOJE DASHURIE
Ne mijera, qindra
miliona grimca
fshihet
mbulohet
mbeshtillet
ferkohet
Ne mijera, qindra
miliona grimca
shperbehet
skuqet
vuan
digjet
Ne mijera ,qindra
miliona grimca
jeton
dhuron
zgjat
vazhdon
Ne mijra qindra
miliona grimca
kumbon
ushton
uleret
vershon
dhe se fundi
VDES
duke lene pas
mijera, qindra
miliona grimca
Te TIJ!
NJE NATE
Hyj ne syte e tu
ne vorbullat e ngrohta te shpirtit
leshohem
thellesite e tua per t'i prekur
Mos i mbyll qepallat
lere argjendin e bardhe te henes
te shkelqeje
skutat e thella per te t'i gjetur
T'a preka doren
me gishtat qe dridhen te ledhatoj
ngadale
lekuren me lekure per te bashkuar
I ngjitem buzet
mes peshperimash, ofshamash te nxehta
perhumbur
ne cmenduri tretemi perveluar
DUALITET
Ajo eshte aty
dhe kur nuk e shohim
eshte aty
dhe na shfaq
fytyren e saj te padukshme
Te erret si nata
Te kalter si dita
Eshte aty
pavaresisht se nuk e shikojme
Eshte aty
dhe me lashtesine
duale te saj
na thote se cdo gje eshte keshtu
Duam apo s'duam
Kjo eshte e verteta
...Ose Jo...
Laguna Blu
LOJE
Ti vjen e shkon
pa pyetur shume
me sheh si loder
si kukull ne vitrin'
Perse nuk me do?
Pse trembesh nga une ?
si kukullat te perjetshme
mos valle kam rinine?
Laguna Blu
jam nje pikel
e vogel fare
loti i paster..
e di?
nga syri po dal
pasqyre e shpirtit
O zot! O zot!
PERSE?
PEISAZH
Ti je dielli
qe cdo dite
embel
shtrihesh mbi lendine
Une jam lulja
qe buze mali
ne heshtje
pres ngrohtesine
Laguna Blu
THUAJ PO
Mbi trupin tend
te qullur nga djersa
mbeshteta une koken
dhe ndjeva dy zemra
tek rrihnin pak shpejt
nuk di pse nxitonin
se c'ndjeni seicila
njera-tjeters i thonin:
"Te dua me ndje
degjome c'te them,
se casti qe shkoi
me, prapa,
jo, s' vjen
se jeta vazhdon
nuk kthehet rinia
dikure do heshtim
lodhur nga pleqeria
Laguna Blu
GJYSHJA
Tek ty vetveten e kerkoj
Ne rrudha ,sy e thinja
E duart e mekura veshtroj
Lodhur te rena pa ndjenja
Ndjek zerin e mekur, shkeputet
Firomen e shekullit te shkuar
Shoh zjarrin e syve, tek ndizet
Dashurish e vuajtjesh kaluar
Dhe vitet t'a tresin ty trupin
Sa vjen e mblidhesh me shume
Dhe faqet e duart t'i rudhin
Dhe kembet ne cark ty t'i zune
Kujtimet vrapojne te cmendura
Nder vite jetoj bashke me ty
Jam moter, jam shoqe e jotja
Jam njera e shnderruar ne dy
E rrudhat t'i puth me ngadale
Nder duar,te tuat shtrengoj
E fjalet jane humbur nder fjale
E zemra ne zemer do rroje
Laguna Blu
FUND........??
Me ty me nuk dua te flas
Pranine e qenies t'a ndjej
Trishtimin, t'a le diku pas
Dikure ndoshta do vij te te gjej
Ka caste kur ndiej zemerim
Dhe zemra me rreh tere inat
Urrej kte jete ,kte mallkim
"Ju Zota te larget na ndate"
Pse fati te jete kaq i ndyre
Nga qiejt na fali hyjnim
Pastaj na perqesh ne fytyre
Dhe thote se:"QE NJE GABIM"
E natyrshme! Pse kaq e veshtire?
E rende! Pse kaq e natyrshme?
Pse koka nga kembet rri shtrire?
E rreme pse, e verteta dikurshme?
Me fatin kaq vjet ka qe grindem
E vras ,e ringjall , e sfidoj
Kam frike, erdh'koha t'i bindem
E ty, diku te t'harroj
Me kot jo lotet s'dhuroj
Agonish " ndihmome" s'bertas
Ae pergjerim as lutje s'dergoj
Kenaqesine t'a coj ne ekstaz
O qiej degjoni mallkimin
Nga shpirt i mbushur me mllef
Mos paci ju kurre pendimin
E zemres qe mallkim ju hedh
Laguna Blu
Sa i thjeshte aq edhe i bukur vargu i kesaj poezie.Postuar mė parė nga Shpirta
PEISAZH
Ti je dielli
qe cdo dite
embel
shtrihesh mbi lendine
Une jam lulja
qe buze mali
ne heshtje
pres ngrohtesine![]()
Where does a thought go when it's forgotten?
Krijoni Kontakt