-
i/e regjistruar
CAST LUMTURIE
Do doja perendimin
t'a mbaja nder krahe
e disa caste,ndoshta
ikjen t'ia vonoja
T'a zhysja koken
ne ngrohtesine e tij
e nese do mundja
minutat qe s'ndalen,t'i ndaloja
Kohen do e varja
ne flatrat e pulebardhes
te vetmuar ne puhizen
e muzgut te qete
Syte do t'i mbyllja
qe era e embel
nder krahe te padukshem
te me mbeshtillte lehte
Detin, me vale
t'me peshperiste ne vesh
tinguj melodish
te harruara, do e lija
E do rrija ashtu me gishtat
zhytur ne reren e nxehte
e do besoja se
kjo eshte lumturia
Do e shtrengoja fort
nder grushtat e mi
per te mos e lene kurre
te ikte nga mua
Do e ruaja mire
do e mbaja ne gji
qe t'a kem me vete
sa here qe te dua
..........................
Por rera si lumturia
nuk do te qendroje shtrenguar
gjen rruge e vrima
nga grushti te kulloje
dhe mbetem une vetem
me disa te vogla grimca
caste te paharruara
te shtrenguara ne dore...
PERHUMBJE
Frymemarrja jote
me ngrohu ate nate
dhe floket e laguar
lekuren ledhatuan
trupin e nxehte
te puthur,te zjarrte
mes krahesh dhe..
perqafimesh shtrenguar
Ate nate, Bota
e perhumbur u zhduk
si ofshame e trishtuar
ne terrin e zi
ne shpirtrat tane
mes klithmash u fut
e strukur, e trishtuar
e trembuar , aty rri
Universi infinit
verbim shperthimesh sjell
ne qetesine shurdhuese
te nates se bardhe
Dhe mbetemi te vetem
mbi bote,nen k'te qiell
si Adami dhe Eva
te lare ne mekate
-
-
Shpirta, mos e ke gje kusho Lasgushin ti ?
Poezi shume te bukura..
Natyren e ke aleate dhe prandaj e pershkruan aq mrekullisht si nje piktore e vertete.
Urime !
Me qe je ne Rumani na bjer ndonje tregim nga Jon Luka Karaxhale-ja.. se i ka te bukura..
...
-
-
i/e regjistruar
Faleminderit per vleresimin
Do te t'a plotesoj deshiren dhe do perkthej dicka nga ai se shpejti.
Edhe ndonje gje tjeter te bukur....do e bej,ok.
-
-
i/e regjistruar
NDOSHTA
Te fsheha ty
pas vitesh
te kthehem s'kam se si
e mbyta qenien tende
Te vdiqa?
Nuk e di
Te fsheha
pas qepallash
e zgjuar s'te takoj
te fshiva nga kujtesa
Ne gjume?
Te enderroj
Te fsheha
neper vargje
nuk gjeta rime per ty
mbet' rrugeve poezia
Pa fund
Per ne te dy
Te fsheha
tek e ardhmja
me shpresen te te shoh
ndoshta esht'dhe endrra jote
Ndoshta!
Endrra jone
ENDERR
Rete e mendafshta
te turperuara
filluan te shperbehen
dhe si nje dashnor
i embel
mantelin te largojne
nga ku duket
e madhe
dhe e bardhe hena
si nje gjoks
i bukur
e i paturpshem femre
-
-
Shumė poezi tė bukura Shpirta.
I lexova tė tėra se kisha kohė pa u ngopur me poezi.
Mė pėlqen thjeshtėsia, qartėsia e mendimeve dhe pėrshkrimi i natyrės (siē tha dhe Brari).
Ka disa anėtarė tė tjerė qė mendojnė se poezia duhet tė jetė e komplikuar deri nė kulm. Shpresoj tė kenė mėsuar nga poezia tuaj.
Suksese!
-
-
i/e regjistruar
Faleminderit Edi
Une shkruaj poezi vetem kur jam e frymezuar,vetem kur ndjej se dua te them dicka, kur mendja me fluturon varg me varg.Nuk rri te mendoj kur them dicka,e le te dali ashtu sic e ndjej.Nuk kalkuloj dhe nuk perpiqem te rregulloj.Kur shkruan ate qe ndjen,nuk ke nevoje per fjale te medha e te komlikuara ,sepse sa t'i kerkosh e t'i gjesh e ke harruar komplet idene qe kishe ne koke dhe ndjenjen qe doje te paraqisje.E le mendjen te fluturoje ne krahet e ndjenjes dhe them ate qe ndjej,pa u menduar shume nese e kam thene bukur apo shemtuar,mire apo keq,drjete apo gabim.Do doja te shkruaja po aq shpejt sa mendoj dhe po me aq intensitet sa c'ndjej!
-
-
i/e regjistruar
NDARJA
Pak fjale
i peshperisin dy buze
Dy lote
i pastrojne nga cdo mekat
Nje buzeqeshje
i fsheh si nen mantel
Ndarja
suvenir i dashurive pa fat
NJE COPEZ CRISTAL
Vetem
mbi shtratin e zbrazet
ne dhomen e zbrazet
mes muresh te zbrazet
Vetem
mbuluar me hije merzitjeje
dhe copeza kujtimesh te largeta
nen lageshtiren e kripur te loteve
Vetem
nen argjendin verbues te henes
rrethuar nga mendime
qe s'me lene te fle.....
EGOISM
Pas teje , JO
nuk dua te humbas
te t'dashuroj tani
qe te zhdukesh me pas
Te tretesh si tymi
diku larg,larg meje
dhe copeza kujtimesh
t'i mbart une mbi vete
JO , JO
Ty nuk dua te te dua
Ty copez deti permbi det
Si detin ne zemer do te te ruaj
Por si AI
Kurre s'do te jesh mbret.
ENDERR
Pas xhamit te ftohte
nates se erret
me zjarr
nje yll
kerkoja
Por nata m'a fsheh
nata nuk do
qe yllin
une
t'a doja
Dy lote te paster
lote te kulluar
mbi xham
rreshqasin
dy sy
U futen ne shpirt
u futen ne zemer
dy bote
vetem
dy
Dhe xhami kerrcet
keputet thermohet
behet pluhur
ne mijera
cope
Si shi i argjendte
vallezon ne enderr
me syte
e lagur
ne lote
ME VONE
Dua nga ty te dal
tek vetja te hyj
T'i falem ketij trupi
te harruar ne breg
T'i jap jete
T'i fal ca rrahje
Qe ndoshta
Si termet
Do t'a bejne
cope e therrime
Por prape
CDO COPE
CDO GUR
DO JETE
JETA IME
-
-
"Njė copėz kristal" mė pėlqeu shumė.
Fantastike Shpirta
-
-
i/e regjistruar
DY ZEMRA
Mbi trupin tend te qullur nga djersa
mbeshteta koken dhe ndjeva dy zemra
tek rrihnin me te shpejte, rendnin, nxitonin
se c'ndjenin seicila tjetres i thoshin:
"Te dua me ndje degjome c'te them,
se casti qe shkoi me, prapa, jo, s' vjen
se jeta vazhdon nuk kthehet rinia
dikur do heshtim nga pleqeria
VALDET
O valdet i kalter
i qeshur, mbi bote
freskoma ti ballin
mbushma shpirtin plot
M'u jep ti i teri
pa fjale e dyshime
besoma ti jeten
mbushma zemren time
Vrapo.. vec....vrapo!!
mes shkumezimi mbytur
dhe rrokme nder krahe
si nje princ i bukur
Krahet do t'i hap
me qiellin nder sy
me shpirtin me gaz
do t'pres vetem ty
Pra eja o valdet
kthema dashurine
te dua si e marre
ndaj falma kaltersine
Mes qiellit dhe detit
asgje tjeter s'ka
ka vecse vale e diell
dhe endrra te medha....
PAS NATE
I vara kujtimet tek gozhda e deres
dhe rrobat e udhetimit nxorra
E futa te kaluaren ne nje traste
dhe me te kraheve rrugen mora
I zbraza xhepat nga shkumesat
me durim e thenie pleqsh i mbusha
I mblodha endrrat nder vite shperndare
seiciles emrin e nje ylli i vura
Ia fala lotet detit te kripur
dhe syte me ujin e kalter i lava
Ia putha ballin diellit te perendimit
ne krahet e tij qerpiket i thava
Tek pragu i deres prita agimin
dhe rrugen e jetes mora ngadale
me te kaluaren pas kraheve hedhur
me endrrat nder yje shperndare
Ne do t'me takosh,agimet shko e pyet
Sebashku me ta nder njerez jam dhe une
Te veshur me endrrat e nates se shkuar
Ne faqen e se ardhmes,nje rrjesht te shtojm' me shume.
-
-
i/e regjistruar
Vertet Poezite ishin te bukura.
Te Lumte Shpirta !!!!!
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt