Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Itali: Shkatërrohet banda e kokainës Hollandë-Itali, paratë pastroheshin në Shqipëri

    Arrestohen 5 persona në Itali - Kokainë nga Holanda në Itali, 30-vjeçarja ricklonte paratë e drogës në Shqipëri



    Policia italiane e qytetit Varese ka ekzekutuar në orët e para të mëngjesit të sotëm operacionin antidrogë ndaj një bande trafikantësh shqiptarë, aktive në trafikun e kokainës nga Holanda drejt Veriut të Italisë. Nën arrest kanë përfunduar 5 nënshtetas shqiptarë rezidentë në qytetin e Milanos e Astit.

    Hetimet e këtij operacioni kanë nisur pas sekuestrmit në qytetin e Milanos të 14.2 kg kokainë e arrestimin e një korrieri shqiptar.

    Kokaina transportohej nga Holanda me anë të një automjeti të tipit Citroen x4 me targa franceze e modifikuar enkas për trafikun e lëndës narktoike.

    Policia financiare italiane ka identifkuar gjatë hetimeve dhe rolin e një gruaje shqiptare, e fejuara e njërit prej të arrestuarve e cila riciklonte paratë e fituara nga shitja e drogës në Itali, drejt Shqipërisë.

    Me shumat e parave të “pastruara në Shqipëri”, banda shqitpare kishte blerë 2 banesa në qytetin e Astit në Itali, tashmë nën sekuestrin e policisë italiane.

    Identiteti e të arrestuarve

    Shqiptari B.D i lindur më 15/01/1979 aktualisht në burgun San Vittorio të Milanos
    Shqiptari BM i lindur më 05/03/1981 aktualisht në burgun San Vittorio në Milano
    Shqiptari N.P i lindur më 01/01/1976 aktualisht në burgun San Vittorio në Milano
    Shqiptari D.G i lindur më 11/01/1977 aktualisht rezidentë në Hollandë
    Shqiptari C.S i lindur më 01/02/1972 zidentë në komunën Rozzano në Milano, e i konsideruar përgjegjsi kryesor i trasportit të kokainës nga Hollanda drejt Veriut të Italisë.

    Është vënë nën hetim shqiptarja H.M 30 vjeç, pronare e dy banesave në Asti të Italisë të blera nga paratë e drogës e tashmë nën sekuestrimin e autoriteteve italiane.

    Sipas prokurorisë së qytetit të Milanos banda shqiptare pasi transferonte në Shqipëri paratë e fituar nga trafikimi i kokainës i rikthente përsëri në Itali me anë të çeqeve bankare nën emra fals.

    Emri:  droge-1-1.jpg

Shikime: 293

Madhësia:  56.6 KB
    Emri:  droge-2-1.jpg

Shikime: 281

Madhësia:  40.8 KB
    Emri:  droge-3-1.jpg

Shikime: 348

Madhësia:  63.0 KB
    Emri:  droge-4.jpg

Shikime: 290

Madhësia:  38.7 KB

    ORA NEWS

  2. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Albo për postimin:

    bsdev (01-03-2017)

  3. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Itali: Shkatërrohet banda e kokainës Hollandë-Itali, paratë pastroheshin në Shqipëri

    "Dexter" - Operacioni, 27 te arrestuar në Shqipëri e Itali për trafik kokaine e marijuane



    Një grup kriminal që policia e shtetit e etiketoi “të rrezikshëm kriminal” është shkatërruar në kuadër të bashkëpunimit mes dy shteteve, Shqipërisë dhe Italisë.

    Operacioni i koduar “Dexter” i cili u zhvillua njëkohësisht mëngjesin e sotëm në të dy shtetet ka vendosur në pranga 27 persona, 7 prej të cilëve shqiptarë dhe 20 shtetas italianë.

    Grupi kriminal merrej me trafikimin e drogave të llojit kokainë dhe hashash në Italinë e Veriut.
    Policia e shtetit thotë se nga 27 të arrestuarit , A. P 32 vjeç dhe A. N 44 vjeç janë arrestuar në Shqipëri por pa dhënë më shumë detaje rreth këtij operacioni.

    “Veprimtaria hetimore në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë është në vijim në Itali, Shqipëri dhe Austri në mënyrë që të zbulohen lidhjet dhe bashkëpunëtorët e mundshëm e këtij grupi të trafikut të drogës” informon policia e shtetit

    Fillimisht lajmi u publikua ne media italian emengjesin e sotem

    Policia italiane ka ekzekutuar në orët e para të mëngjesit në rajonin e Lombardisë, maxioperacionin antidrogë i koduar “Dexter”.
    Hetimet e këtij operacioni kanë nisur në vitin 2014 e janë shtrirë në provincat e qyteteve Milano, Bergamo, Bresha, Komo, Monza e Brianza, Sirakusa e Varese.

    Ndaj 29 personave është ekzekutuar urdhëri i arrestimit me burg; 19 prej tyre janë nënshtetas italianë mes të cilëve dhe dy femra e 10 janë nënshtetas shqiptarë.

    Ndaj 2 anëtarëve të tjerë të kësaj bande është lëshuar urdhëri i arrestit shtëpiak.

    Kjo organizatë kriminale trafikonte lëndë narkotike nga Vendet e Ulëta drejt provincës së Milanos, Monzës, Bianzës e Sirakuzës.
    Ky operacion ka çuar në sekuestrimin e 10 kg kokainë, 15 kg hashash, 680 gramë marijuanë një pistoletë pa leje.

    Ndaj 5 personave anëtarë të kësaj bande është vendosur urdhërarresti në kërkim europian, ndërsa ndaj 4 të tjerëve urdhëri i arrestimit në kërkim ndërkombëtar.

    Sot në mesditë pritet një konferencë për median në lidhje me këtë operacion.

    Kjo organizatë kriminale për trafikimin e lëndës narkotike nga Vendet e Ulëta drejt Italisë, shfrytëzonte autotrasportatorët që pranonin të bashkëpunonin me ta.

    ORA NEWS

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •