Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 29
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,144
    Postimet në Bllog
    22

    FBI në Tiranë: Miku i Rilindjes Socialiste, krimineli Emiljano Shullazi arrestohet

    “Shullazi kërcënoi shtetasin amerikan, ndaj u arrestua”

    Emri:  Emiljano-Shullazi_0.jpg

Shikime: 1046

Madhësia:  50.8 KB

    Që prej të shtunës emri i Emiljano Shullazit është rikthyer në qendër të vëmendjes. Ai u shoqërua për kërcënimin e kandidatit për Rektor Mynyr Koni, por pak më vonë iu njoftua arrestimi me urdhër të Prokurorisë për Krime të Rënda për gjobëvënie.

    Cila është e vërteta dhe a ka sfond politik e gjithë kjo ngjarje? Sipas kryeredaktorit të Top Channel, Mentor Kikia tha në Top Story me Sokol Ballën se Shullazi gaboi në një moment të vetëm; atëherë kur kërcënoi një shtetas amerikan.

    “Gabimi i Shullazit ishte që i vuri pistoletën një biznesmeni që mbante pasaportën amerikane. Po të mos e kish bërë këtë do të ishte duke shijuar frutet e biznesit të tij”, thotë ai.

    Kikia thotë se kryeprokurori Adriatik Llalla, duke folur për ngjarjet e rënda kriminale të fillimvitit në Durrës, i lidhte ato me përplasje bandash për trafiqe droge, nënkuptonte Shullazin, ndërsa sa i takon mbështetjes politike…

    “Ka patur apo jo mbështetje politike? Unë them që ka patur dhe ka qenë ky faktori kryesor që prodhoi shullazin. Gjobëvënia ekziston kudo, por në Shqipëri u shndërrua në formë biznesi nga Shullazi sepse ka qenë mik me të gjitha palët. Shullazi ka qenë njeriu që organizonte gjërat me porosi. Është kapur nga të gjitha palët e policisë dhe herë ka dalë i palagur dhe herë për të shuar zhurmën e momentit”, thotë ai.

    Top Channel

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,144
    Postimet në Bllog
    22

    Për: FBI në Tiranë: Miku i Rilindjes Socialiste, krimineli Emiljano Shullazi arrestohet

    Gazetari Vezaj: Policia nuk donte ta arrestonte Shullazin

    Emri:  flamur-vezaj-shullazi.jpg

Shikime: 1467

Madhësia:  49.9 KB

    Policia e Tiranës duket se nuk ka dashur që të arrestojë Emiljano Shullazin dhe për këtë arsye ka shfaqur rezistencë kur prokuroria ka dërguar urdhër-arrestet në polici.

    Gazetari Flamur Vezaj duke folur në Opinion, është shprehur se “rreth orës 23:40 ka pasur një debat të ashpër në ambientet e Policisë së Tiranës mes oficerëve të policisë dhe Oficerit të Policisë Gjyqësore që kishte dërguar urdhër-arrestin për Emiljano Shullazin. Ata nuk donin që ta arrestonin”, është shprehur Vezaj.

    Koha Jone

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,144
    Postimet në Bllog
    22

    Për: FBI në Tiranë: Miku i Rilindjes Socialiste, krimineli Emiljano Shullazi arrestohet

    Dëshmia e plotë/ Jani Zaka: Si u kërcënova nga Shullazi për pronën

    Emri:  Emiljano-Shullazi_0.jpg

Shikime: 907

Madhësia:  50.8 KB

    Mbrëmjen e 3 Shkurtit, rreth orës 20:00, një bizmesmen u paraqit në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Jani Zaka, 40 – vjeç, lindur në Lushnje dhe banues në Tiranë, kërkoi të kontaktonte me një nga drejtuesit e policisë.

    Ai i tha oficerit roje se kishte marrë një kërcënim me jetë. Oficerit të Policisë Gjyqësore që nisi t’i marrë deklaratën i përmendi emrin e Emiljano Shullazit dhe të Blerim Shullazit. Ai tha se Shullazi i kishte kërkuar që t’i kalonte në pronësi një parking nëntokësor me sipërfaqe 1 200 metër katrorë, në rrugën “Sali Butka”, në Tiranë, pranë Policisë Bashkiake.

    Kërkesa vinte pasi personit që Jani Zaka ia kishte blerë, shtetasi Fatmir Sinani, i kishte thënë se parkingu kushtonte më shumë sesa ishte paguar.

    “Para disa vitesh, tek Nesheraku, i kam blerë shtetasit Fatmir Sinani një parking nëntokësorë me sipërfaqe 1200 m katror, për një vlerë prej 300 mijë euro. Parkingun e kam blerë me kontratë porosie, pasi pallati është i pahipotekuar. Fatmiri, pasi më bëri shitjen më ka thënë se parkingu kushtonte më shumë seç ia kisha blerë unë. I jam përgjigjur se, në qoftë se më kthente lekët, në çdo moment do t’i ktheja pronën këtij shtetasi.

    Por në vend të përgjigjes nga Sinani, Zaka thotë se është kontaktuar nga Emiljano Shullazi. “Para dy ose tre muajsh më ka ardhur tek garazhi një person i gjatë, të cilit nuk ia di emrin dhe më thotë që të kërkon Emiljano Shullazi… Ditën tjetër me telefonon rreth orës 13.00 ky person, si datë nuk më kujtohet dhe më thotë se po të presim tek lokali mbrapa Xhakës. Unë kam vajtur tek lokali dhe atje ishte dhe Emiljano, i cili më priste në lokal. Emiljano më thotë, çfarë garazhdi i ke mbajtur peng Fatmirit. Unë i kam thënë që nuk i kam mbajtur peng garazh, por më ka shitur garazh dhe ai më thotë, zgjidheni me Fatmirin këtë problem. Për këtë gjë unë kam vënë në dijeni dhe kushëririn tim Mitri Prifti”.

    Në polici ka dhënë deklaratën e tij edhe Mitri Prifti. Ai ka thënë se Jani ka qenë shumë i frikësuar nga kërkesa për të takuar Shullazin.

    “Jani mbas këtij takimi ka qenë shumë i frikësuar dhe i dërgon njoftim Fatmir Sinanajt dhe i thotë më jep paratë që të kam dhënë dhe unë tërhiqem nga prona, vetëm problem nuk dua. Por djali i Fatmirit, shtetasi Andi Sinanaj i kishte kthyer përgjigje duke i thënë, tani merru me ata që kanë hyrë në lojë dhe mundohu t’i bindësh se e di çfarë të gjen”.

    Mitri Prifti ka dhënë detaje edhe për takimin me Emiljano Shullazin.

    “Në datën 02.02.2016, Janin e kanë marrë në telefon dhe e kanë takuar dy persona, rreth orës 11.00, tek Neshraku. Pasi i ka takuar personat, që ai nuk i njeh me emër, ata i kanë thënë, hip në makinë se të kërkon Emiljano Shullazi dhe Jani i ka thënë, që marr taksi dhe vij vetë dhe personat i kanë thënë të vish tani për dy minuta, se ai nuk do të pres ty. Jani shkon tek një lokal i kuq mbrapa qendrës “Globe” dhe atje takon personalisht Emiljano Shullazin, ku ai i thotë nesër nga ora 10:00 ta kesh telefonin e hapur dhe do të vijë ky djali i xhaxhait tim, të kalojë pak atë pronën në emër të tij. Pa i lënë mundësinë që ai të flasë, Emiljano i ka thënë të dilte jashtë, pasi kishte mbaruar punë me të. Jani më tha se do të fikte telefonin që kishte komunikuar me këta persona dhe do të largohej nga Tirana, pasi personat ai i klasifikon me rrezikshmëri tej mase të lartë”.

    Pas këtij takimi, Jani Zaka dhe kushëriri i tij marrin një tjetër kërcënim.

    “Rreth orës 14 e 30 më ka ardhur një telefonatë nga numri……. dhe më thotë: Mario ti je? – unë i them – po, kush je?” Më thotë jam Blerim Shullazi, i thuaj kushëririt tënd Jani të vijë për dy minuta tek lokali, se përndryshe do vish ti në vend të tij. Unë i kam thënë se, nuk kam si t’i them se nuk kam numër të tij dhe nuk kam përse të vij se nuk kam përgjegjësi për kushërinjt e mi. Personi filloi të më ofendonte dhe të më kërcënonte, duke më thënë se, “o djalë do të më qash me duar, e di çfarë të bëj, por hajde urgjent për 10 minuta të jesh këtu”, por unë i kam thënë se nuk vij, se nuk jam në Tiranë dhe i kam mbyllur telefonin. Personi më ka marrë përsëri në telefon dhe më ka thënë, ku je se do të vij unë dhe unë i kam thënë, as dua të të njoh dhe as dua të më njohësh. Personi më tha në çfarë ore vjen në Tiranë dhe unë i kam thënë se vij në orën 19:00, por ai më tha në orën 17:00 të jesh tek lokali, pasi jam unë që i përcaktoj oraret dhe jo ti dhe duke më sharë, më mbylli telefonin”.

    Një muaj më pas, më 13 Mars të këtij viti, në derën e garazhit të Jani Zakës shpërthen një sasi tritoli.

    Dëmet ishin të vogla, por për policinë dhe prokurorinë, që kishte nisur hetimet, ky ishte një paralajmërim. Jani Zaka ishte larguar ndërkohë jashtë vendit, bashkë me familjen.

    Policia, më datën 09 Shkurt, materialet hetimore – proceduriale ia kishte dërguar Prokurorisë për Krimet e Rënda me materialin referues, deklarim të Jani Zakës dhe Mitri Priftit, për vlerësim dhe cilësim të saktë juridik.

    TV Klan

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,144
    Postimet në Bllog
    22

    Për: FBI në Tiranë: Miku i Rilindjes Socialiste, krimineli Emiljano Shullazi arrestohet

    Berisha: Asnjerit në polici nuk ia mban të fotografojë Shullazin

    Ish-kryeministri Berisha shtron një pyetje që ndoshta e bëjnë të gjithë këto dy ditë nga arrestimi i Emiljano Shullazit.

    Pse nuk ka asnjë foto e video të tij i shoqëruar me policë?

    Sipas Berishës, Policia e Shtetit nën drejtimin e Saimir Tahirit nuk ka lënë foto e video pa publikuar, as të atyre që shkelin rëndom rregullat e qarkullimit rrugor, ndërsa për Shullazin s’ka asnjë foto. Më poshtë komenti i plotë i Berishës:

    Shullazin s’ka kush ta fotografoje!

    Te dashur miq, kohet e fundit eshte bere praktike pune qe cdo aksion policor, person i ndaluar apo i arrestuar publikohet me figure dhe video ne lentet mediatike te Saje qorrit qe nuk i permend dot emrin Milit dhe Edvin Shullazit, qe ishte bere sot vrere e stere i zi nga tronditja.

    Zellit mediatik per te treguar punen e palodhur te Tahirit nuk i kane shpetuar as shkelesit e rregullave te qarkullimit rrugor.

    Ata, pervec gjobes u eshte dashur te shohin veten ne media si ornament te fasades te luftes ndaj krimit.

    Por sot kane kaluar 72 ore dhe nga zyrat mediatike te Saje dhe Edvin Shullazit nuk ka dale qofte dhe nje foto apo video e vetme e ndalimit te vrasesit dhe gjobvenesit, simbolit te fuqise kriminale te partise siçiliste.

    Per Edvin Shullazin, arrestimi i diktuar i nenkryetarit te tij per problemet e sigurise, nuk eshte as arritje dhe as sukses, por humbja tejet e rende e nje qendre te cmuar te pushtetit, qe paktet nuk i ben me qytetaret por me kriminelet!

    Emri:  sala.jpg

Shikime: 862

Madhësia:  57.2 KB

    Koha Jone

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,144
    Postimet në Bllog
    22

    Për: FBI në Tiranë: Miku i Rilindjes Socialiste, krimineli Emiljano Shullazi arrestohet

    Termeti politik nga përgjimet e Shullazit nga Prokuroria dhe SHISH

    Emri:  pergjimet_3.jpg

Shikime: 1008

Madhësia:  16.8 KB

    Ka marrë rrjedhë interesante arrestimi i Shullazit. Policia nuk kishte dijeni se ai përgjohej edhe nga SHISH ,ndaj ka një habi në disa segmente të policisë se çfarë ai ka folur me pjestarë të policisë e që sherbimet sekrete i kanë përgjuar dhe ia ka çuar edhe një sherbimi sekret perendimor.

    Denoncimi i biznesmenit Arjan Zika ka qenë një nga pikat kyçe të hetimit delikat ndaj Emiljano Shullazit.Në shkurt 2016 një garazhi në pronësi të këtij shtetasi ju vu bombë ndërsa pak kohë më vonë Zika ka deponuar.

    Deponimi i tij është trajtuar me ekstra-procedurë nga një bërthamë shumë e ngushtë njerëzish në Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe në Prokurorinë e Përgjithshme. Fill pas deponimit shtetasi Arjan Zika është nisur drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Atje mësohet se është pyetur edhe nga sherbimet e atjeshme, duke dhënë deshminë e cila ka kaluar edhe në departamentin e shtetit. Ndaj duket se ambasadori Lu e përmendi publikisht disa javë më parë.

    HashtagAL ka mësuar se Zika është shtetas shqiptaro-amerikan; dhe mban dy emra; ai njihet dhe me emrin Jani Zerka.Nënshtetësia e tij amerikane i ka krijuar denoncuesit një koracë mbrojtje të dyfishtë; Zika ishte dhe në vëmendjen e autoriteteve të SHBA; ndonëse hetimi i rastit të tij ka qenë ekskluzivitet i një grupi të ngushtë specialistësh shqiptarë.

    Zika ka qenë i pari person që ka regjistruar një kallëzim për kanosje dhe gjobëvënie ndaj Emiljano Shullazit; por nuk ka qenë i vetmi i kanosur për të cilin grupi i prokurorëve dhe SHISH-i kishin dijeni.

    Burime nga organi i akuzës bëjnë me dije se në fillim të vitit 2014 nisën disa këmbime informacionesh mes Prokurorisë-Policisë dhe SHISH për grupin e Shullazit; por tentativat për dokumentimin e veprimtarisë së tij kriminale dështuan. Mes palëve nisi mosbesimi; dikush e informonte Shullazin dhe ai ishte përherë një hap para. Ka informacione se SHISH ka të dhëna supër sekrete nga përgjimet e Shullazit çka mund të sjellë termet në politikë nëse publikojnë përgjimet të cilat i ka edhe prokuroria.

    Ka qenë kjo arsyeja që më pas SHISH(i cili është aktori kryesor i interceptimeve speciale) të ndryshonte strategji dhe të ndiqte një ekstra-procedurë me interceptimin dhe survejimin e grupit të Shullazit.

    Duket se strategjia ka funksionuar dhe sot prokuroria disponon nga SHISH një dosje voluminoze me të dhëna që dokumentojnë gjobëvënien.

    Ende nuk është bërë e ditur natyra e këtyre interceptimeve ndërsa dëshmia e Arjan Zikës përfaqëson një nyje të rëndësishme proceduriale që e konkretizon pretendimin e prokurorisë.

    Por përtej detajeve të aksionit konspirativ mbi interceptimin e grupit të Shullazit; skandali i vërtetë në këtë histori mbetet mosbesimi i thellë që prokuroria dhe SHISH kishin tek organet e policisë.

    Ende nuk dihet nëse SHISH disponon të dhëna shtesë mbi ndikimin e Shullazit në organet e policisë, por dihet që ka një frikë të madhe në pushtet se çfarë kanë SHISH dhe Adriatik Llalla në zyrat e tyre, e cila mund të shkaktojë termet të fortë në politikën e ditës. Mësohet se prokuroria do të kërkojë caktimin e masës “arrest me burg” për të ndaluarit. Veprimet hetimore të kësaj çështje po kryhen nga drejtuesi i Prokurorisë për Krimet e Rënda, Besim Hajdarmataj.Ndërsa gjyqtari që do të caktojë masat është Sandër Simoni, Kryetari i Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda.Simoni mësohet të ketë firmosur edhe vendimin për përgjimin e të ndaluarve.Nga këto përgjime, Prokuroria thotë se janë përfituar elementë të vlefshëm, të cilët faktojnë akuzat e ngritura për gjobëvënie, përvetësim prone, shantazh, vendosje eksplozivi dhe grup i strukturuar kriminal. Janë përgjuar disa numra telefoni dhe kërcënimi kryhej në emër të Emiljano Shullazit.Në rastin e biznesmenit Jani Zaka, kërcënimi, sipas policisë dhe prokurorisë, është kryer personalisht nga Shullazi. Në përgjim, prokuroria ka mbajtur për një kohë të gjatë dy të ndalurit, Gilmando Dani dhe Blerim Shullazi.Edhe në bisedat e tyre, prokuroria thotë se ka gjetur elementë të vlefshëm që provojnë përfshirjen e tyre në veprat kriminale për të cilat akuzohen.


    Reagon avokati

    Avokati i Emiljano Shullazit, Alban Qafa ka folur sërish sot për arrestimin e klientit të tij. Qafa ka deklaruar se do kërkojë pavlefshmërinë e arrestimit të Shullazit, pasi ndaj tij nuk ka kallëzim por janë përdorur informacione të marra në rrugë operative.
    “Do kërkojmë pavlefshmërinë e arrestimit të Shullazit. Ndaj Emiljano Shullazit nuk ka kallëzim, janë përdorur informacione të marra në rrugë operative”, ka thënë Qafa.
    Avokati i Shullazit ka folur edhe për akuzat e ish-kryeministrit Sali Berisha për lidhjet e të ndaluarit me biznesmenë që kanë marrë Vollgën dhe bregdetin e Durrësit. Qafa ka thënë se Shullazi ka 30% të Vollgës dhe e ka marrë me kontratë dhurimi. Avokati shton se Shullazi dhe miku i tij Gilmando Dani nuk kanë lidhje me shpërthimin te garazhi i biznesmenit A.Z.
    “Klienti im nuk i njeh biznesmenët për të cilët akuzohet. Emiliano Shullazi ka vetëm 30% të ‘Vollgës’. 30% të ‘Vollgës’ e mori me kontratë dhurimi. S’ka asnjë provë kundër Shullazit e 2 të tjerëve”, ka thënë avokati.
    Alban Qafa, i cili përfaqëson edhe kushëririn e Shullazit tha se bimët që iu gjetën janë pisha të egra dhe jo kanabis.
    “Blerim Shullazi tha se bimët që iu gjetën janë pisha të egra. Kubikët e mbjellë janë çuar në laborator”, ka deklaruar Qafa per News 24.

    Qetesia e Visho Ajazit

    Visho Ajazi është kreu i Sherbimit Sekret (SHISH). Ai është profesionist i nivelit të lartë në këto sherbime dhe shquhet për qetesi olimpike edhe në momentet me të vështira të punës. Mësohet se ai ka për çdo politikan dhe zyrtar të lartë nga një dosje dhe përgjime me të cilat ai po seleksionon se kush duhet çuar në prokurori. Ai në rastin Shullazi ka shumë përgjime, bile edhe te një politikani dhe tre zyrtarëve, për të cilat ka dijeni edhe një ambasadë tek rruga e Elbasanit.

    Prokuroria ka dyshime se këta individë nuk kanë patur të ardhura të mjaftueshme për të bërë këtë blerje, ndaj ka nisur verifikimi për burimin e këtyre të ardhurave.

    Gjithashtu, po kryen verifikime dhe për shtetasin arab, i cili i ka dhuruar pjesën e tij të pasurisë Shullazit.

    Emri i Emiliano Shullazit rezulton në dokumentet e pronarëve të ish-hotel Vollgës në Durrës ku në rrethana ende të paqarta, ish-pronari i kësaj godine ia ka dhuruar pjesën e tij Emiliano Shullazit.

    Megjithëse kjo kontratë dhurimi është firmosur dy vjet më parë, ku përfshihet edhe familja shqiptare Kodra si dhuruese, hetimet kanë filluar me iniciativë dhe pa asnjë kallëzim. Një burim jozyrtar i tha Top Channel se nuk ka ende një kallëzim për gjobëvënie për këtë çështje, pasi dhuruesit shqiptarë kanë refuzuar të denoncojnë.

    Fillimisht ky rast është referuar në Prokurorinë e Durrësit nga Shërbimi Informativ Shtetëror. Hetimet janë mbajtur pak kohë më parë në këtë qytet e menjëherë më pas është shpallur moskompetenca duke e ndarë dosjen në dy pjesë: në Durrës është hapur çështja e dyshimeve për pastrim parash, ndërkohë që janë përcjellë për tek Krimet e Rënda të dhënat për dyshimet e gjobëvënies.

    Por do të duhet dëshmia e ortakut që ka dhuruar hotelin për të verifikuar nëse ai e ka bërë këtë me dëshirë, apo i kërcënuar.Emiliano Shullazi, Gilmando Dani dhe Blerim Shullazi do të dalin para gjykatës për akuzën e gjobëvënies jo vetëm për këtë episod, por edhe për rastin e 1.200 metra katrorë parking në Tiranë.

    Prokuroria thotë në rrugë jozyrtare se përveç Jani Zakës dhe babait të tij Arjan Zaka është kërcënuar edhe një kushëri i tyre, me emrin Mario, i cili ishte ngarkuar me detyrë nga të dyshuarit që t’i bindte të kryenin operacionin financiar që kërkonte Shullazi.

    Koha Jone

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,144
    Postimet në Bllog
    22

    Për: FBI në Tiranë: Miku i Rilindjes Socialiste, krimineli Emiljano Shullazi arrestohet

    “Si e ngriti Shullazi perandorinë e krimit me Edi Ramën e Saimir Tahirin”

    “Dëshmi, fakte dhe prova konfirmojnë se si, Emiliano Shullazi ngriti në këto tre vite një perandori të krimit, me gjoba ndaj biznesit, me rrëmbime pronash, me trafik dhe droge.

    Edi Rama dhe Saimir Tahiri kanë pasur dijeni për të gjithë këtë aktivitet kriminal.

    Nga provat dhe faktet e bëra publike, duket se Edi Rama dhe Saimir Tahiri e kanë ditur, e kanë lejuar, madje e kanë ndihmuar Emiliano Shullazin në grabitjen e Vollgës në Durrës, në marrjen me dhunë, përmes kërcënimesh, me armë e me eksploziv, të qindra mijëra eurove nga biznesmenët.

    Shullazi jo vetëm kishte çdo zyrë të shtetit të Edi Ramës në dispozicion, por mbështetja ndaj tij shkonte deri atje, sa efektivë të forcave speciale shërbenin për sigurinë e tij.

    Makinat e tij nuk ndaleshin asnjëherë dhe nuk kontrolloheshin në dogana, siç ishte rasti i denoncuar nga ne, i futjes së makinës së blinduar pa asnjë verifikim nga Porti i Durrësit.

    Përfaqësues të rëndësishëm të biznesit në vend janë ankuar tek Edi Rama për gjobat që u ka vënë Shullazi, por kanë gjetur shpërfilljen, madje edhe justifikimin e tij për Shullazin.

    Tek Rama, biznesi nuk ka gjetur garantin e rendit dhe sigurisë, por ortakun e Shullazit.

    Dinamika e rastit Shullazi flet qartë:

    Vështirësia më e madhe e Prokurorisë në hetimin e Shullazit ka qenë dhe është edhe sot qeveria, Edi Rama e Saimir Tahiri.

    Ata i kishin dhënë Shullazit statusin e të paprekshmit.

    Megjithë denoncimet e qytetarëve, megjithë denoncimet e Partisë Demokratike, madje edhe të partnerit tonë strategjik, Shullazi vazhdonte të kishte mbështetjen pa rezerva të qeverisë.

    Sot opinioni publik e ka të qartë se në tre vite, një prej personave më të rrezikshëm në vend, ishte mik, ortak e partner me Edi Ramën e Saimir Tahirin, dhe vazhdon të jetë, sepse as dje, as sot, ata nuk guxojnë ti përmendin as emrin.

    Partia Demokratike inkurajon prokurorinë në hetimin e plotë të aktivitetit kriminal të Shullazit, dhe i këron organit të akuzës të mos ndikohet nga presionet e Edi Ramës e Saimir Tahirit.

    Ky hetim duhet të nxjerrë në dritën e diellit, se nga i vinte pushteti një krimineli që vinte gjoba e grabiste prona.

    Partia Demokratike i kërkon partnerëve ndërkombëtarë e në veçanti Ambasadës së Shteteve të Bashkuara, ta monitorojnë këtë proces, të japin kontributin e tyre për të ndalur ndërhyrjet e qeverisë e për të siguruar drejtësi.

    Ne nxisim qytetarët, biznesmenët që janë kërcënuar, rrëmbyer e gjobitur nga ky bandit dhe banda e tij, të denoncojnë faktet e dëshmitë që ata kanë.

    Drejtësia duhet dhe do të trimufojë në këtë rast.

    Nuk do ta lëmë vendin peng të Edi Ramës, Saimir Tahirit e Emiliano Shullazit”.

    Koha Jone

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,144
    Postimet në Bllog
    22

    Për: FBI në Tiranë: Miku i Rilindjes Socialiste, krimineli Emiljano Shullazi arrestohet

    Prapaskenat e arrestimit: Shullazi po e priste policinë

    Emiljano Shullazi ka pritur policinë në një lokal në Rrugën e Kavajës dhe është kujdesur të mos kishte asnjë send me vete, madje as telefon celular. Por “surpriza” erdhi pas takimit të Prokurorit të Përgjithshëm me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, të cilit ju komunikua se Shullazi ishte nën hetim prej 4 muajsh nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për disa gjobëvënie.

    Nuk ndodh shpesh që një diplomat i huaj të përmendi me emër një të dyshuar për krime të rënda.

    Por kjo ndodhi në Shqipëri me ambasadorin amerikan Donald Lu, i cili në një takim me prokurorët më 17 tetor të vitit të shkuar, e përmendi Shullazin me emër.

    “Persona si trafikanti i dënuar për drogë, Emiljano Shullazi që është akuzuar haptazi nga mediat për trafik të narkotikëve dhe vrasje, por nuk është çuar para drejtësisë”, tha Donald Lu.

    Pas kësaj deklarate prokuroria duket se e mori mesazhin duke nisur një hetim ndaj Emiljano Shullazit për disa raste gjobëvëniesh në Tiranë dhe Durrës.

    Ndërsa policia e kompleksuar nga një deklaratë e ish-kryeministrit Berisha se Shullazi kishte kërcënuar me jetën e djalit kandidatin për Rektor në zgjedhjet që do zhvillohen më 20 prill, shoqëroi të dyshuarin pasditen e së shtunës.

    Zyrtarisht, policia tha se Shullazi u kap në dalje të banesës së tij, në zonën e ish-Parkut të Autobusëve në Tiranë.

    Gjatë shoqërimit, po zyrtarisht, thuhet se ai nuk kishte me vete asnjë send të paligjshëm, madje as telefon celular.

    Por burime të rezervuara pohojnë se Shullazi ka qenë duke pritur policinë në një lokal në Rrugën e Kavajës, zonë kjo e njohur si bastion i tij.

    Ai ishte kujdesuar që të mos kishte asgjë me vete, madje as në banesën ku policia ushtroi kontroll.

    Por shoqërimi i Shullazit u shfrytëzua nga Prokuroria, e cila kishte më shumë se katër muaj që hetonte personazhin e shumëpërfolur për lidhje me botën e krimit.

    Pas shoqërimit, policia ju tha gazetarëve se Emiljano Shullazi ishte shoqëruar për t’u marrë në pyetje pas akuzave të ish-kryeministrit Berisha se ai kishte kërcënuar kandidatin për Rektor.

    I pyetur për këtë ngjarje ai ka mohuar qetësisht akuzën, duke treguar me detaje itinerarin e ditës së shtunë deri në momentin e shoqërimit.

    Ai ka dhënë detaje për lëvizjet gjatë ditës së shtunë, ndërkohë që ngjarja e pretenduar mendohet se ka ndodhur dy ditë më parë, të enjten.

    Gjatë kësaj kohe, miq të shumtë të Shullazit qëndronin pranë Drejtorisë së Policisë Tiranë, pasi mediat kishin raportuar informacione nga burime të policisë se i dyshuari do të lirohej pas rreth 30 minutash.

    Por gjithçka ndryshoi kur Prokurori i Përgjithshëm thirri në një takim urgjent drejtuesit e Prokurorisë së Tiranës dhe Krimeve të Rënda, si dhe Drejtorin e Policisë së Shtetit.

    E teksa mbështetësit prisnin lirimin e Shullazit, pak para mesnatës në ambientet e drejtorisë së policisë Tiranë ka mbërritur profesor Mynyr Koni, i cili ka dhënë sqarime për ngjarjen.

    Ai ka deklaruar se është kërcënuar për t’u tërhequr nga gara për rektor, ku përballë ka kandidaten tjetër, zonjën Klodeta Dibra, e cila është anëtare e Këshillit Bashkiak të Tiranës, si përfaqësuese e Partisë Socialiste.

    Koni nuk ka qenë në gjendje të tregojë se cili ishte personi që e kishte kërcënuar, pasi ai nuk e njihte këtë shtetas.

    Në mesnatë, një oficer i Prokurorisë për Krime të Rënda u dorëzoi uniformave të policisë urdhrat e ndalimit për Shullazin dhe mikun e tij me të njëjtën mbiemër, si edhe për personin e konsideruar si krahu i djathtë i tij, Gilmando Dani.

    Ndaj tyre, krahas kërcënimit drejtuar profesor Konit, janë krijuar dyshime si të përfshirë në gjobëvënie dhe shpërthime me tritol.

    Në një njoftim të shkurtër për mediat shpërndarë ditën e djeshme, policia e Tiranës tha se ka ekzekutuar urdhrin e ndalimit të prokurorisë për shtetasit Emiljano Shullazi, Blerim Shullazi dhe Gilmando Dani.

    Ata po hetohen nga prokuroria e Krimeve të Rënda për disa gjobëvënie në qytete të ndryshe të Shqipërisë, shpërthime me eksploziv, mbajtje pa leje të armëve dhe grup të strukturuar kriminal.

    MAPO

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,144
    Postimet në Bllog
    22

    Për: FBI në Tiranë: Miku i Rilindjes Socialiste, krimineli Emiljano Shullazi arrestohet

    Arrestimi i Shullazit, ja denoncimi i Hoxhës për gjobën ndaj biznesmenit (VIDEO)

    Prokuroria e Krimeve të Rënda mësohet se kishte nisur hetimet ndaj Shullazit që në fillim të muajit Shkurt. Por këto hetime duket se kanë marrë shkas nga një deklaratë e fortë e gazetarit Artan Hoxha në studion e emisionit “Opinion”.

    Hoxha, por edhe sekretari i Përgjithshëm i PD, Arben Ristani thanë live në studio se një grup i njohur kriminal në Tiranë i ka vënë gjobë përmes kërcënimit një biznesmemi të fuqishëm, pa i bërë publik emrin.

    Emri:  artan-hoxhaaa1.jpg

Shikime: 932

Madhësia:  16.3 KB

    Emisioni me titull “Vrasës me uniformë policie” është transmetuar më datë 4 Shkurt. Mund të shikoni edhe një herë momentin kur Artan Hoxha denoncon dhe thotë se:

    “Gjatë 48 orëve të fundit një biznesmeni të njohur i është vendosur një gjobë”.

    Emiljano Shullazi, person me precedentë të mëparshëm penalë u ndalua mbrëmjen e së shtunës për t’u marrë në pyetje pasi Berisha e akuzoi publikisht se ka kërcënuar kandidatin për rektor të UT-së, Mynyr Koni. Por pak orë më vonë u mësua se policia e kishte arrestuar Shullazin bashkë me dy shkokë të tij për dy akuza.

    Prokuroria e Krimeve të Rënda ngriti akt-akuzë për Shullazin, për gjobvënie dhe tritol ndaj një biznesmeni.



    Panorama

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,144
    Postimet në Bllog
    22

    Për: FBI në Tiranë: Miku i Rilindjes Socialiste, krimineli Emiljano Shullazi arrestohet

    Basha: Pasi e bëri dekan të krimit, Rama do emëronte Shullazin rektor të UT

    Emri:  Basha12.jpg

Shikime: 965

Madhësia:  18.4 KB

    Pas lajmit se Emiljano Shullazi u arrestua nga policia për akuzat e “shtrëngimin për dhënie pasurie”, ka reaguar kreu i PD-së Lulzim Basha i cili komenton deklaratat e djeshme të ish-kryeministrit Sali Berisha, që lajmëroi se Shullazi sipas tij kishte kërcënuar kandidatin për rektor të Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni.

    Basha nënvizon se pasi “e bëri dekan të krimit, Edi Rama kërkoi ta emëronte Emiliano Shullazin edhe rektor të Universitetit të Tiranës”.

    Statusi i Bashës:

    Pasi i dha gjithë mbështetjen qeveritare në aferat e pisëta të trafikut e gjobvënies, pasi i hapi doganat dhe i dha poste kyçe në polici, dhe celesat e kafazit te Tahirit, Edi Rama kërkon ta caktoje Emiliano Shullazin edhe shef të botës akademike.

    Sepse ky është modeli, ky është koncepti i Edi Rames për zgjedhjet. Ai nuk i njeh ato si garë, si konkurence, por vetëm si instrument për të kapur e mbajtur pushtetin. Ndaj sa herë ka zgjedhje, ai nxjerr në skenë një person që e ka komisioner, numërues, vezhgues, kqz, që është Shullazi.

    Me Emiliano Shullazin e sojin e tij u fut në zgjedhjet e 2013. Po ashtu në zgjedhjet e 2015. Referendumin në partinë e tij e bëri me Shullazët. Tani dhe zgjedhjet ne Universitet. I erren sytë nga vota, se vota është e kundërta e tij. Nuk duron dot zgjedhje, alternative, platforma. Thirrja që i bëri Shullazit për të kapur Universitetin është ndoshta më e renda deri sot. Por nuk do tia dalë. Vota është zullumi që ju zë fytin tërë oligarkëve kur njësoj si ky fusin duart thellë në zgjedhje. Nuk ka dyshim se arrestimi i partnerit kryesor të Edi Ramës ka ardhur nga presioni i partnerit tonë të vyer strategjik.
    Partia Demokratike bashkë me qytetaret, me profesorët, me studentët, bashkë partnerët ndërkombëtare do ta sigurojnë votën në Shqipëri. Vota e lire eshte fundi i ologarkise se lidhur me krimin, fundi i krizes Rama per Shqiperine.

    Panorama

  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,144
    Postimet në Bllog
    22

    Për: FBI në Tiranë: Miku i Rilindjes Socialiste, krimineli Emiljano Shullazi arrestohet

    Arrestimi i Shullazit, reagon Tahiri: Çfarë degradimi logjik i Saliut dhe Lulit

    Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka reaguar ndaj deklaratave të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe kreut të PD-së Lulzim Basha për arrestimin e Emiljano Shullazit.

    Sipas Tahirit, opozita akuzon mazhorancën sot “per te njejtat gjera qe i benin vete kur ishin ne qeveri”.

    Emri:  Saimir-Tahiri.jpg

Shikime: 902

Madhësia:  30.4 KB

    REAGIMI I SAIMIR TAHIRIT:

    Policia kryen arrestime, Saliu me Lulin thone qe nderkombetaret paskan urdheruar Edi Ramen qe ta beje kete, pasi po sipas Saliut dhe Lulit ai e perdori te arrestuarin kryesor per te kercenuar kandidatin per rektor!

    Cfare degradimi moral, politik, logjik!

    Edi Rama dhe PS nuk kane nderhyre asnje cast dhe ne favor te askujt ne garen e zgjedhjeve universitare. Keto qe po zhvillohen jane te parat zgjedhje te lira nga ndikimi i qeverise qe jane zhvilluar ndonjehere ne universitete.

    Ndersa Policia e Shtetit provoi edhe njehere se nen kete qeveri s’ka asnje te mbrojtur nga ligji, asnje mbi ligjin.

    Sot na akuzojne per te njejtat gjera qe i benin vete kur ishin ne qeveri.

    Ne kete vend, per dy dekada, ka vetem nje njeri e nje parti qe ka nxitur, perkrahur e mbrojtur boten e krimit, e po keta kane goje sot te akuzojne ne.

    Prandaj Saliu dhe Luli sot meritojne vetem fjalen e urte popullore qente le te lehin karvani ecen perpara!

    Panorama

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •