Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    3,306

    Shënohet Eksodi 99: “Liria e Kosovës projekt i gjithë shqiptarëve"

    S – ” (Foto)
    Bota Sot | 16.04.2016 17:55

    Sot shënohet ”Eksodi 99”, data 16 prill e vitit 1999, kur forcat ushtarake, policore e paramilitare sërbe, dëbuan masovikisht nga trojet e tyre popullatën shqiptare nga mbarë Kosova, duke ushtruar dhunë çnjerëzore mbi ta.

    Për të shënuar ditën e dëbimin masiv të shqiptarëve, ministri i Diasporës, z. Valon Murati, së bashku me ministrin e FSK, z. Haki Demolli, deputetin e Lëvizjes për Bashkim në Kuvendin e Kosovës, z. Raif Qela, ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, z. Qemal Minxhozi, kryetarët e komunave të Prishtinës, Mitrovicës e Ferizajit, kaluan kufirin shqiptaro - shqiptar në këmbë së bashku me qindra pjesëmarrës nga anembanë Kosova.
    Në kufi u pritën nga kryetari i bashkisë së Kukësit, z. Bashkim Shehu.

    Ministri Murati, theksoi se dëbimi i shqiptarëve të Kosovës para 17 viteve ishte një prej momenteve më të rënda në historinë tonë.

    Në ato momente të rënda, qyteti i Kukësit në veçanti dhe i tërë shteti shqiptar në përgjithësi me një solidaritet të jashtëzakonshëm ishin në funksion të lehtësimit të kësaj gjendjeje, duke i hapur dyert e shtëpive dhe zemrat e tyre.
    Ai në emër të qeverisë dhe të tërë institucioneve të shtetit falënderoi qytetarët e Kukësit për mikpritjen e para 17 viteve, institucionet e bashkisë së qytetit si dhe institucionet e shtetit shqiptar. “Kukësi, dhe gjithë Republika e Shqipërisë ishin pjesë e përpjekjeve për liri të Kosovës në të gjitha format. Kosova e pavarur është projekt i të gjithë shqiptarëve kudo që ata jetojnë, jo vetëm i atyre të Kosovës”, tha në fjalën e tij ministri Murati.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  2. #2
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Shënohet Eksodi 99: “Liria e Kosovës projekt i gjithë shqiptarëve"

    Viti 1999 ka qene viti i vuajtjeve, dhimbjeve, torturave çnjerezore qe perjetuan shqiptaret e Kosoves! Kalvari i gjate me shume peripeci e mundime per te lene Kosoven te detyruar nga çetniket serbe, nuk mbaronte per shume familje edhe kur mberrinin ne Shqiperi. Familje te tera nuk kishin asnje informacion se ku ndodhej nena, babai, motra, vellai, djali apo vajza! Dhe gjithe kete dhimbje kosovaret e ndane me shqiptaret e matan kufirit qe sapo kishin kaluar nje 1997 te mbrapshte! Ashtu ne nje varferi gati gati ekstreme, shqiptaret e te dyja trevave nga jugu ne veri, ndane sebashku buken, ujin dhe krevatin. Perjetuam te detyruar sebashku vitet 1997-1998 te cilat mbeten padyshim vitet me te erreta te kombit tone. Kush i ka hequr mbi supe e kupton me se miri!

    Fatkeqesia e madhe pastaj eshte se endrra e madhe e projektit kombetar u la pergjysem, shpresa u kthye ne deshperim. Bashkimi i te gjitha trojeve shqiptare, sot eshte me teper utopi sesa realitet, i cili ekziston vetem ne butaforine e tallavase. Kosovaret mesuan/kopjuan shume shpejte nga ne sesi te vjedhesh, te mashtrosh, ta varferosh popullin deri ne ate pike sa t'i blesh edhe lirine! Pikerisht lirine per te cilen luftuan e rane heronje mijera djeme trima te UÇK-se!

    Ndaj edhe permbushja e ketij projekti 'ne leter', referuar edhe situates aktuale te dy shteteve, do zgjasi edhe per disa dekada te tera...

    Lavdi kombit!!!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Duke_Of_Arberia : 16-04-2016 më 23:03
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •