Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 27

Tema: Ylberėt

  1. #1
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925

    Ylberėt

    Ylberėt


    “Sa kohė ėshtė bėrė qė nuk kam parė ylber me sy, ylber tė vėrtetė, qė pas njė shiu, atėherė kur nė qiell shfaqet dielli, tė harkohet nė njė anė mbi natyrėn e tė falė pak ngjyrė pėr tė zbutur grinė. Eshtė ēudi, se edhe diell kam parė, edhe shi, por prej kohėsh s’mė ka rastisur qė tė mė kryqėzohen nė mėnyrė tė tillė qė tė arrij tė shoh ylber.”
    I sillte kėto fjalė nė mendje Genti, sikur tė bėhej gati pėr njė fjalim para njė publiku tė gjerė, ndėrkohė qė hidhte hapat ngadalė tek po i afrohej kryqėzimit. Semafori shfaqi dritėn e kuqe e kėmbėsorėt u ndalėn nė tė dy anėt e rrugės. Nė anėn tjetėr i ra nė sy njė vajzė e mbėshtetur tek njė biēikletė qė priste sinjalin pėr t’u nisur. Tramvaji i linjės 7 ia ndėrpreu pamjen para fytyrės, peisazhin me vajzėn, tė cilėn donte ta shihte si tė vetmen nė anėn tjetėr tė rrugės stolisur rreth e pėrqark me natyrė.
    “Ka tė drejtė Alba, kur thotė, se ngjyrat zbukurojnė gjithēka”, mendoi ai.

    Pėr ylberin ata tė dy kishin kaluar nė njė debat tė zhurmshėm disa ditė mė parė, jo si nė parlamentin shqiptar, por diēka e ngjashme, vetėm pa mikrofona.
    Alba pretendonte nė mendim e sipėr, se ka njerėz qė e shohin ylberin dhe aq, ka njerėz qė e shohin dhe e kapėrcejnė atė e ka njerėz qė kanė mbetur mbi tė kaluar. Bazohej pėr kėtė tek besimi, se kapėrcimi i ylberit tė ēon nė ndryshimin e gjinisė. E sipas saj sot ka shumė njerėz qė janė shpallur si jo-meshkuj, ndėrkohė qė janė lindur meshkuj, tė tjerė qė janė shpallur si jo-femra, ndėrkohė qė janė lindur femra e tė tjerė, qė nuk ka rėndėsi sesi janė lindur, por qė ditėn e shpallin veten femra, ndėrsa natėn meshkuj, ose ditėn meshkuj e natėn femra.
    Ngjan e komplikuar, megjithatė me idenė e ylberit ajo mendonte, se gjithēka thjeshtėsohet. Nė vend qė secilit prej tyre t’i duhej tė shpjegohej se ē’ishte e tė justifikohej, do tė mjaftonte tė deklaronte:
    “Unė e pashė ylberin dhe vendosa ta kaloja dhe prej atėhere jam ...”.
    Atyre qė kishin mbetur tė papėrcaktuar, do t’u mjaftonte tė thonin:
    “Ne e shohim ylberin pėrhera dhe na pėlqen tė jetojmė me ngjyrat e tij, prandaj i qėndrojmė kaluar”.
    Nėse do tė shtrohej pyetja:
    “Si arritėt deri tek ylberi? Kush ju udhėzoi pėr rrugėn?”, do tė mjaftonte tė pėrgjigjeshin:
    “Kohėt moderne. Ne e duam modernen dhe dėshirojmė tė jemi ndryshe. Nuk ke dėgjuar pėr paradėn e pėrvitshme tė ylberit?”


    Nė kėtė moment Genti e kish ndėrprerė duke i thėnė:
    “Gabohesh. Gjithēka ėshtė shpjeguar nė mėnyrė biologjike, ata njerėz ashtu janė lindur e nuk ndjekin ndonjė modė.”
    Alba kish vazhduar:
    “Patjetėr qė e di, por mos kujto, se arsyet biologjike janė tė vetmet. Shumė deklarohen, se e bėjnė pėr variacion”.


    Mė pas ajo kish ofruar si tablo pėr tė ardhmen afatshkurtėr pėrpjekjen e shumė njerėzve pėr t’u kthyer nė “ndryshe” e pėr t’u shfaqur si tė tillė.
    Nė tė ardhmen afatmesme numri i njerėzve “ndryshe” do tė ish rritur aq shumė, sa “ndryshe” do tė quheshin ata qė sot e mbajnė veten pėr “normalė”.
    Nė tė ardhmen afatgjatė duke qenė, se njerėzia ecėn sipas modės, dėshira pėr tė qenė ndryshe, do t’i kthente tek “normalja” e sotshme.


    Njė lėmsh i vėrtetė tė cilin Genti ish munduar ta ndiqte pėr ta zbėrthyer duke ia arritur qėllimit. Po pėr tė bėrė pak shaka e pėr shkak se ajo ngulte kėmbė me tė vetėn tek ideja e ylberit dhe e kohėve moderne duke i marrė si jo bindėse arsyet biologjike e kish provokuar:
    “Po ti qė sheh ylber me kujtesė, pėr ēfarė e mban veten?”


    Megjithė fantazinė e madhe nė mendim, a thua sikur tė kish lidhje me pyetjen e bėrė pak mė parė, ajo i kish thėnė:
    “Pėr herė tė fundit ylber kam parė nė Shqipėri. Kėtu as e kam idenė se ē’formė do tė mund tė merrte ylberi, sa tė madh do ta bėnte harkun...”


    Nė atė moment ai kish qeshur me veten, sepse ish kujtuar, se prej pak ditėsh kodi i ri i familjes nė Shqipėri lejonte martesat mes njerėzve nė tė gjitha kombinimet e mundshme mashkull-femėr, mashkull-mashkull, femėr-femėr.
    Duke ia treguar Alba kish shpėrthyer nė ulėrima e ai pėr kėtė kish pritur. Kish qeshur me zė tė lartė e nė vazhdim i kish kėrkuar ndjesė. E dinte, se ajo bėnte pjesė tek ata “tė shkretėt” qė besojnė akoma tek martesa me njerėz tė gjinisė tjetėr (thėnė shkurt, ajo si e lindur femėr me njė tė lindur mashkull), tek jeta familjare me fėmijė, mundėsisht rrethuar me peisazh idilik.
    E pėr ta zbutur edhe mė tej kish vazhduar duke i kujtuar faktin, se tė dy nė shkollė njihnin shumė studentė, tė cilėt i njihnin ata tė dy si shqiptarė, por ai nuk besonte, se ndonjėri prej tyre tė kishte dėgjuar pėr ndryshimin nė kodin familjar nė Shqipėri.

    “Pse tė mos e afishojmė diku nė ambientet e universitetit apo edhe jashtė tij? Mbase i bėnim nder ndokujt qė dėshiron tė martohet e tė krijojė ligjėrisht familje, por ngurtėsia e ligjeve nė kėtė vend tė huaj, nuk ia lejon kėtė kėnaqėsi. Nga ana tjetėr mundemi tė ndihmojmė edhe ekonominė shqiptare. Siē e dimė, turizmi nė vendin tonė qė tė zhvillohet kėrkon zhvillimin e infrastrukturės. Megjithė mungesat e mėdha, vjet Shqipėria ka njohur vitin mė tė mirė pėrsa i pėrket vjeljes sė tė ardhurave nga turizmi. Kėtė vit infrastrukturės i ėshtė shtuar njė element i ri, njė ligj qė liberalizon shumė nga mendėsia jonė (a thua se mendėsitė liberalizohen me ligje tė imponuara nga njė institucion qė as nuk e njeh zhvillimin e kulturės kombėtare nė bazė tė shteteve tė veēantė e as nuk merr mundimin ta njohė), por edhe nga mendėsia evropiane qė siē duket qenka dhe ajo po aq e prapambetur sa e jona. Pra evropianė, por edhe jo evropianė mund tė vijnė tė martohen nė shtetin tonė, siē bėjnė pėr shembull edhe nė Hollandė. Mendo sa hotele do tė pėrfitonin prej kėtij turizmi, megjithėse do tė ishte afatshkurtėr. Po mbase i mbushej mendja dhe vendosnin ta bėnin muajin e mjaltit nė Shqipėri, ku i dihet, e atėherė turizmi i tyre shtrihej nė njė periudhė kohore tė konsiderueshme.”
    Dhe kish bėrė njė shndėrrim tė fytyrės nė njė formė tė tillė, sa tė dukej, sikur po e vriste mendjen seriozisht pėr kėtė gjė, madje lėvizte buzėt nė formė tė tillė qė tė ngjanin sikur ai po llogariste shifrat e tė ardhurave nga turizmi. Alba kishte shpėrthyer nė tė qeshura dhe i ish hedhur nė qafė.
    “Je i tmerrshėm”, i kish thėnė dhe me kaq ishin pajtuar.





    Ndėrkohė tramvaji kish kaluar, drita e semaforit ish bėrė jeshile, vajza me biēikletė i kish kaluar pranė dhe i kish hedhur atij shkarazi njė shikim. Shkarazi ose jo, ai kish fiksuar dy sy tė bukur, nuk kuptoi mirė, nėse ishin ngjyrė qielli ose jo. Buzėqeshi duke kthyer kokėn pėr ta ndjekur me sy deri sa tė zhdukej, pa u ndjerė fajtor, a thua, se nuk e kishte Albėn me tė cilėn sapo ishte pėrshėndetur.


    Nė anėn tjetėr tė parkut, tė cilin e pėrshkoi me shpejtėsi, pėrsėri u ndal para njė semafori, por vetėm pėr pak.
    Drita jeshile e bėri tė kalonte nė trotuarin tjetėr nė atė pėrballė me operan. Nė njėrin nga pallatet vuri re njė flamur qė varej nga parvazi i njė dritareje tė hapur mbi tė cilin ish stampuar fjala: “Paqe”.
    Njė flamur me ngjyrat e ylberit si simbol i paqes. Nė shumė nga rrugėt e qytetit kohėt e fundit janė vėnė re flamuj tė tillė tė dalė nga brenda shtėpive private apo ngecur nė kangjellat e ndonjė shkolle.
    Tė paktėn ky ėshtė njė shpjegim mė i qetė, mė i kapshėm dhe mė bindės pėr ylberin, mendoi Genti. Paqja si qetėsim pas shiut, diēka e bukur, me ngjyra natyre kombinuar, pėr t’i dhėnė jetės sė njeriut njė domethėnie tė veēantė. Por e pėrkohshme, ashtu siē ėshtė i pėrkohshėm njė ylber nė qiell, kur pas pushimit tė shiut, del dielli.
    Atėherė si munden njerėzit qė nxjerrin flamujt nė dritare tė guxojnė ta kėrkojnė paqen si diēka tė pėrhershme?! Pėrderisa simboli qė kanė zgjedhur ėshtė i pėrkohshėm, atėherė nuk e kanė kėtė drejtė.
    Njė zgjidhje e ndershme (pėrderisa pretendojnė pėrhershmėrinė e paqes) do tė ish tė ndėrronin simbol e tė mbanin jo mė njė flamur me ylber, por pėr shembull njė flamur tė bardhė. E bardhė siē dihet i pėrmban tė gjitha ngjyrat e ylberit e kur dielli i bie pėrmbi, ajo i paqyron rrezet duke mos i lejuar tė depėrtojnė duke ofruar njė mbrojtje pėr atė ēka i qėndron pas.
    Pra kryen dy funksione, edhe pasqyron idenė e paqes tė lidhur me ylberin si njė qetėsim pas shiut, edhe e mbron nė mėnyrė tė pėrhershme paqen qė gjendet e mbuluar (mbrojtur) me tė.


    Duke qenė se ky mendim me shumė gjasa do tė mbetej veē nė kokėn e tij, pėr tė mos u lodhur mė tej e mbylli atė sirtar tė mendjes e vazhdoi tė shpejtonte pėr tė mbėrritur nė leksion nė kohė.





    Atė mbasdite teksa pinte kafen e zakonshme, Genti dėgjoi nė radio pėr pushtimin e qytetit tė lindjes sė diktatorit tė saporrėzuar me luftė. Miqtė e vet nė tavolinėn ku ishin ulur bashkė me tė, filluan tė diskutonin me zė tė lartė.
    Sikurse nė ēdo ambient tjetėr, edhe nė kėtė tavolinė kishte nga ata qė ishin pro luftės e tė tjerė qė ishin kundra saj. Ai vetė nuk kishte qenė kundra saj, dhe i pėrforcuar nga fakti qė shteti shqiptar kish mbėshtetur luftėn, ish treguar edhe mė i vendosur nė argumentimin e vet, mbi pėrse-nė e mbėshtetjes sė luftės nga ai vetė. Megjithatė nė vetvete duke llogjikuar si njeri i kėsaj bote, kuptonte, se kjo luftė do tė ndryshonte shumė nė tė ardhmen e politikės nė botė.
    Pikėrisht se ishte i ndarė mes asaj qė ndjente, se do tė ishte e drejtė dhe asaj qė mendonte se kishte qenė e llogjikshme qė do tė ndodhte, edhe pse mund tė mos ndihej si e drejtė, nuk pėrfshihej nė debat me zė tė lartė. Po provonte ē’donte tė thonte papėrcaktueshmėri. Ata qė i kanė anėt e qarta, janė edhe mė tė qetė, edhe ulėrasin me zė mė tė lartė.
    Megjithatė lajmi i kėsaj mbasdite ishte i rėndėsishėm, sepse donte tė thonte qė lufta ishte njė hap mė afėr pėrfundimit. E me kėtė ishin dakord tė gjithė ata qė i qėndronin tavolinės pėrqark.


    E habitshmja nė rėnien e kryeqytetit pak ditė mė parė kish qenė, se ata qė nuk kishin pushuar sė kėrkuari ruajtjen e paqes (qė mbėrthehej me fjalėn “Paqe” nė flamujt me ylber), kishin deklaruar, se ishin tė gėzuar pėr rrėzimin e diktatorit pas kėtij sulmi.
    “Tė ēuditshėm vėrtet, pranojnė frytet e luftės pa e patur pėrkrahur atė. Ndoshta pėr tė qenė mė tė qetė, qė ‘ja ne nuk deshėm, por tani qė ndodhi, s’kemi ē’t’i bėjmė’, u shfaqėn ashtu siē i pamė sė fundmi”, mendoi djali dhe qeshi me vete, kur iu kujtua se qė para rėnies sė Bagdadit kish lexuar, se shtetet qė bindshėm kundėrshtuan luftėn, kėrkonin tė merrnin pjesė nė “vjeljen e fryteve” tė saj, me kėtė nėnkuptoheshin kontrata pėr rindėrtimin e vendit tė shkatėrruar.


    Nxorri celularin pėr t’i nisur njė mesazh Albės, meqė tė dy i kishin ndjekur me vėmendje ngjarjet qė prej fillimit tė sulmit nė muajin mars e kjo do tė ish njė temė e mirė pėr bisedė atė mbrėmje, kur tė takoheshin sėrish. E i shkroi formalisht, siē e kishin bėrė zakon nė tė tilla raste:

    “Nėse akoma nuk e ke dėgjuar e dashur, tė njoftoj se qyteti i lindjes sė diktatorit ra.
    Nė rendin e ri, qė me shumė gjasa do tė vendoset nė botė, pas luftės sė pashmangshme pėr pėrcaktimin e atyre qė do tė mbajnė nė dorė frerėt e botės, duket se sytė e mendjes do tė na mėsohen me ylberė e nėse qielli tregohet pėrsėri aq zemėrngushtė, sa tė mos na i shfaqė realisht edhe pėr sytė e ballit, do tė arrijė njerėzimi ta bėjė edhe kėtė gjė me luftė. A nuk arrihet paqja me luftė?! Genti!”



    Tė paktėn luftėn kėtė herė po e bėjnė tė tjerėt e ata tė dy qėndrojnė nga e njėjta anė e saj. Shi nuk do t’u bjerė pėrmbi e as pėr daljen e ylberit pas tij nuk ka pse tė lodhen tė presin.

  2. #2
    vandal Maska e guntheric
    Anėtarėsuar
    10-02-2003
    Vendndodhja
    pak majtas henes
    Postime
    92
    Nese nuk kishte emrin tend anash nuk do besoja se ishte e jotja kjo pjese.
    Sigurisht qe vandali ka disa verejtje. Ama vetem per fillimin sepse nuk pata kohe ta lexoj te gjithen mire.

    Se pari kur del dielli grija zbutet dhe nuk eshte nevoja te dale ndonje ylber. Megjithate kjo nuk eshte me shume rendesi sepse edhe e zbut.
    Pak me poshte shkruan se debati ishte i zhurmshem por jo si ne parlamentin shqiptar. Vazhdon me dicka qe nuk shkon: "..vetem pa mikrofona". "vetem" do te duhej te perdorej nese debati ishte "si ne parlamentin shqiptar". Me fjalet midis ketyre fjalive sikur ngaterrohet paksa me teper ceshtja. "...por dicka e ngjashme.." ndoshta hedh poshte verejtjen time te mesiperme por hap rrugen per nje tjeter. Dmth debati, megjithese ka qene pa zera te larte, ka qene serioz perderisa krahasohet me ate te parlamentit. Ama a ka vertet arsye per kete debat serioz te zhvillohet? Nuk besoj se PO sepse ndryshimi i gjinise duke kaluar poshte ylberit vetem arsye serioze nuk eshte. Ate thonim kur ishim femije, keshtuqe me duket jashte vendit te kemi nje debat serioz ku, nga njera ane te mbeshtetet dicka e vertete(ajo qe thoshte djali) kurse nga ana tjeter te mbeshteten perralla feminie. Nese, sic ma merr mendja, cdo gje eshte figurative, atehere nuk kishte pse perdorej fare "debati i zhurmshem" ne tekst.
    Pak me poshte vajza shprehet se " Patjeter qe e di, por mos kujto se arsyet biologjike jane te vetmet.." kurse nje paragraf e gjysem me poshte ajo ngul kembe tek ideja e ylberit duke mos i marre si bindese arsyet biologjike.

    Kaq ka lexuar vandali.
    white noise

  3. #3
    Drita vazhdo shkruaj se e ben mire. Vetem rruges e meson rrugen.

    Vandalit s'i ka dale koha ta lexoje te gjithe por me pas i ka dale te beje verejtje carcaf.

    Une nje sugjerim kam. Zgjidh emra me pak te zgjedhur per personazhet.
    • Mėndjen nė mėndje e zemrėn nė zemėr.


    • Tė mirėn bėje e hidhe nė det,
      po s'e diti peshku e di Zoti vetė.

  4. #4
    instinkt i vetembrojtjes!
    Anėtarėsuar
    24-05-2002
    Vendndodhja
    ne bahcen e shtepise time
    Postime
    351
    Dita, me ke kenaqur, me kuptimin e plote te fjales.
    Me kete nuk dua te them qe gjithcka eshte e persosur, por dua te them, qe gjate kohes qe e lexoja, mua me vinte nje gaz i brendshem, dhe me pelqente cdo gje e shkruar aty.
    Pra minutat e leximit te kesaj qe ti ke shkruar, ishin krejtesisht te kendeshme.

    Megjithate, mua personalish do me pelqente qe ti ta lije nje cike me ne mjegull, ate qe doje te trajtoje. Pra ate problemin e atij ligjit, sepse ne te vertete cdo gje kuptohej mire qe ne fillim dhe lenia ne mjegull, nxit fantazine e lexuesit dhe "krenarine" e tij qe e kapi vete thelbin e problemit

    Tjeter... mendoj qe te mos e kishe futur fare ate pjesen e luftes. Per te, ti shume bukur mund te shkruaje nje gje me vete te shkeputur nga kjo. Pra nuk kane pike lidhje ato te dyja, sido qe ti je perpjekur qe ti bashkosh. Bashkimit i duket vendi ku jane ngjitur

    Sa per emrat, Dita, mua do me pelqente qe ti ti lije fare pa emra. Pra ti emertoje Ai dhe Ajo, dhe kjo ben pjese ne ate lirine e fantazise se lexuesit

    Sidoqofte kjo eshte vetem shija ime personale.

    Te uroj shume sukses ne krijimtarine tende.
    Ji Vetvetja!

  5. #5
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Po e bej sipas radhes



    Pershendetje guntheric!

    Nuk dua te nderhyj me nje koment per ate cfare ke shkruar deri tani, per arsye, se jame bindur qe do te ta prish rrjedhen e mednimit e do te te harxhoj me shume kohe. Dhe per mua me vlere eshte vazhdimi i verejtjeve te tua seri ne fund, sesa shpjegimet e mia. Ne fund do te te sjell pamjen nga kendveshtrimi im.





    Pershendetje Sokol!

    Te falenderoj me gjithe zemer per fjalet e mira. E kam kuptuar shume mire sa ke shkruar ne kete fjali: "Vetem rruges e meson rrugen".


    Vandalit s'i ka dale koha ta lexoje te gjithe por me pas i ka dale te beje verejtje carcaf.

    Me kete fjali me ke bere te qesh me ze te larte ta dish Sokol!
    Po ki parasysh, se guntheric e ka shkruar se e ka lexuar te gjithe pjesen, por ama ashtu sic duhet (pra per t'i bere verejtje) vetem pjesen e pare. Une do te deshiroja te vazhdonte deri ne fund. Po sa per carcaf, ashtu i ben vandali shkrimet. guntheric vetem se i drejton nga ana drejtshkrimore dhe i sjell ne forum.


    Ne lidhje me emrat Genti dhe Alba.

    Fillimisht personazhet ne kete pjese nuk mbanin asnje emer.

    Genti permendej ne tekst me fjalet: Djali dhe Ai.
    Alba permendej ne tekst me fjalet: Mikja, Vajza dhe Ajo.

    Per ata qe m'i kane ndjekur shkrimet ne proze deri tani dhe kane lexuar brenda kesaj teme, do te kene pare qe une kam "thyer" ate qe ishte bere si rregull per shkrimet e mia, gjatesine. Ky eshte nje shkrim me i gjate, se te tjeret. Pa emra te pervecem leximi me ngjau me i veshtire, ndaj paraqita variantin e dyte me emra te pervecem.

    Atehere pse Genti dhe Alba dhe jo dicka tjeter?

    Te "jashtezakonshme" ne kete pjese jane ngjarjet e ndodhura, sikurse dhe llogjikimi i dy studenteve qe del jashte normales dhe shkon drejt fantazise "goxha te zhvilluar". Por na fakt ata jane thjesht dy studente shqiptare te gjendur ne nje vend te huaj dhe te lidhur me njer-tjetrin. Perse ata te mos kene emra normale, sic i kane studentet shqiptare qe sot kane moshen 18-24 vjec?
    Po te kishte qene i shkruar psh. njezet ose tridhjete vjet me pare, do te kishin te tjere emra, sic i shohim tek brezat me te rritur.
    Po teshkruhej njezet vjet me vone atehere do te kishin emra si femijet e bebet e sotshme.

    Genti dhe Alba jane emra qe ndeshen shpesh.
    Genti eshte emer krejt shqiptar dhe kjo ishte me rendesi per shquarjen e personazhit tim.
    Alba nuk eshte emer shqiptar, megjithate perfaqeson dicka te bukur, thuhet e mbahet mend mjaft lehte dhe eshte i perhapur ne moshen studentore te vitit 2003.


    Verejtjen e pranoj Sokol !!!!!






    Pershendetje shpirtIfshehur!

    Te falenderoj per gjithe c'ke shkruar. Ta dish se gazi me ka kapur edhe mua sa here qe e kam lexuar.
    Ndaj me vjen mire qe e ke shkruar edhe ti, sepse me kete kuptoj se ia kam arritur qellimit t'i bej personazhet te flasin.



    Megjithate, mua personalish do me pelqente qe ti ta lije nje cike me ne mjegull, ate qe doje te trajtoje. Pra ate problemin e atij ligjit, sepse ne te vertete cdo gje kuptohej mire qe ne fillim dhe lenia ne mjegull, nxit fantazine e lexuesit dhe "krenarine" e tij qe e kapi vete thelbin e problemit

    Ishte nje shkrim me i gjate se te tjeret qe kam shkruar deri tani e nuk doja ta rendoja leximin e tij deri ne fund me lenie ne mjegull, sepse jam e sigurte qe kush do e lexonte do ta nderpriste leximin disa here e do te thoshte, po kjo c'ka dashur te thote. Mendoj se veshtiresi e tille eshte e lejueshme ta shkaktosh me nje tekst me te shurter. Dhe kjo s'ka munguar ne shkrime te tjera



    Tjeter... mendoj qe te mos e kishe futur fare ate pjesen e luftes. Per te, ti shume bukur mund te shkruaje nje gje me vete te shkeputur nga kjo. Pra nuk kane pike lidhje ato te dyja, sido qe ti je perpjekur qe ti bashkosh. Bashkimit i duket vendi ku jane ngjitur

    Kjo eshte verejtje qe meriton vemendje!!!

    Mund te them nga ana ime, se ky eshte vazhdimi i nje dite, ne te cilen djali e ka nisur me kujtime, ka medituar per ylberet e paqes dhe e kurorezon me lajmin se lufta po i afrohet fundit dhe meditim mbi te ne nje pozite ne te cilen besoj se eshte ndodhur shumekush nga ne si shqiptare neper bote.
    Pikerisht perfshirja brenda te njejtes dite te kaq shume ngjarjeve ben pjese tek "te jashtezakonshmet" brenda pjeses. Te pakten kete kam dashur une te sjell.



    Sa per emrat, Dita, mua do me pelqente qe ti ti lije fare pa emra. Pra ti emertoje Ai dhe Ajo, dhe kjo ben pjese ne ate lirine e fantazise se lexuesit

    Ne lidhje me emrat.

    Sikurse i kam shkruar Sokolit me lart, ne kete pjese personazhet ishin pa emra, por leximi veshtiresohej mjaft. Ta them me bindje, se e kam provuar te pakten 10 here ta lexoj nga fillimi ne fund ne ate forme, patjeter pasi i kisha bere rregullimet sipas shijes sime.

    Por shpirtIfshehur, nese deshiron une mundem ta sjell edhe variantin e pare, pra ate pa emra. Per kete mjafton te ma shkruash si deshire brenda kesaj teme.


    Ju falenderoj shume per te gjitha verejtjet.


    Guntheric,

    kur te gjesh kohe prej teje pres vazhdimin qe me pas te nderhyj.





    Shendet!

    Dita

  6. #6
    vandal Maska e guntheric
    Anėtarėsuar
    10-02-2003
    Vendndodhja
    pak majtas henes
    Postime
    92
    Ok pra, vandali po vazhdon.

    Vandalit nuk i duket serioz fakti qe meqenese shteti shqiptar mbeshteti luften perforconte besimin e Gentit ne lidhje me te, sidhe bente me te qendrueshem apo vendosur argumentet i tij. Shtetet mbeshtesin apo jo nje lufte duke u bazuar ne perfitimet e mundshme ekonomike. Ate beri Amerika qe sulmoi sidhe Franca qe ishte kundra. Mirepo njerezit e thjeshte nuk gjykojne mbi drejtesine e nje lufte duke u bazuar ne interesat shteterore, por ne moral dhe ne besimet personale. Prandaj dhe shumica e botes ishte kundra luftes.
    Pak me poshte shkruan qe " E habitshmja ne renien e....." dhe ne paragrafin tjeter "Te cuditshme vertet...." Nuk besoj se eshte as e habitshme e as jane te cuditshem ata njerez sepse kjo eshte dicka mese normale. Te qenit me paqen nuk do te thote qe ata mbeshtesnin diktatorin. Pastaj mos harro qe ata kishin nje arsye me teper per te rreaguar keshtu: Atyre u binin bombat mbi koke! pra per ta "paqe" do te thoshte ndalim bombardimesh.
    "...ne mes kanosjes nga shfarosja dhe ulerimave te shperthimeve na e riktheve burimin e fuqishem te jetes sone!"-shkruan Remarku ne romanin Asgje te Re nga Fronti i Perendimit, ku gjate luftes njeriu kthehet ne kafshe per te mbijetuar. E pra keta njerez nje gje te vetme kane nder mend: te mbarojne bombardimet sa me pare!

    Me pelqeu mesazhi qe ai i dergoi Albes. Megjithese nuk besoj se ishte e domosdoshme te "firmoste" me emrin e tij ne fund.

    Ne pergjithesi me pelqeu si pjese(qe tu bej qejfin dhe atyre qe u kundervihen verejtjeve te mia). Me gjithe ndryshimin ne stil nga pjeset e tua qe kam lexuar me pare, Gjokset dhe Trimat, vura re nje gje te perbashket. Mesa duket drejtimi i studimeve qe ke zgjedhur influencon ne krijimet e tua sepse ne te tre keto proza "perfitimi ekonomik" eshte i pranishem. Tek Gjokset, ne paragrafin e fundit, gjokset diskutojne me zjarrmi per domosdoshmerine e njerezve ne kerkim te tyre(gjokseve) qe perfitimi ekonomik te dale per te gjithe. Ne pjesen Ku Jeni o Trima perseri zoti X.X. flet per shpenzime, buxhete, shperblime etj. Edhe ne kete pjese ligji per lejimin e martesave midis homoseksualeve(ne fakt nuk e dija qe ka dale nje ligj i tille) do sjelle perfitime te medha.
    white noise

  7. #7
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    perfundimisht, mua vandali nuk me zhgenjen .
    eshte vandali mei denje qe kam pare der me sot.
    vandal tung!!!!
    Dita urime!
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  8. #8
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Bukur guntheric!
    Te falenderoj shume per leximin e verejtjet deri ne detaje. Premtova qendrim ne fund te verejtjeve te tua, ndaj vij me kendveshtrimin tim e te personazheve te mi si me poshte.







    Per ylberin qe zbut grine ke argumentuar kundra, por edhe ke pranuar vete.


    Pak me poshte shkruan se debati ishte i zhurmshem por jo si ne parlamentin shqiptar.

    Vazhdon me dicka qe nuk shkon: "..vetem pa mikrofona". "vetem" do te duhej te perdorej nese debati ishte "si ne parlamentin shqiptar". Me fjalet midis ketyre fjalive sikur ngaterrohet paksa me teper ceshtja. "...por dicka e ngjashme.." ndoshta hedh poshte verejtjen time te mesiperme por hap rrugen per nje tjeter. Dmth debati, megjithese ka qene pa zera te larte, ka qene serioz perderisa krahasohet me ate te parlamentit. Ama a ka vertet arsye per kete debat serioz te zhvillohet? Nuk besoj se PO sepse ndryshimi i gjinise duke kaluar poshte ylberit vetem arsye serioze nuk eshte. Ate thonim kur ishim femije, keshtuqe me duket jashte vendit te kemi nje debat serioz ku, nga njera ane te mbeshtetet dicka e vertete(ajo qe thoshte djali) kurse nga ana tjeter te mbeshteten perralla feminie. Nese, sic ma merr mendja, cdo gje eshte figurative, atehere nuk kishte pse perdorej fare "debati i zhurmshem" ne tekst.


    Debati ishte i zhurmshem por jo me GRUSHTA apo me PLUMBA si ne parlamentin shqiptar.
    I zhurmshem qendron pra, vetem se mungojne mikrofonat, sic jane te pranishem ne parlament.

    Serioz, sepse te dy jane ne gjendje te filozofojne e ne kundershtim e siper, zeri edhe ngrihet e debati kthehet ne i zhurmshem. Alba ylberin e sjell si ide, sepse asaj i duket jo bindese arsyeja biologjike e i meshon kesaj ideje me nje bindje qe mund ta quah feminore ose jo, por me shume pasoje e kokefortesise se saj dhe bindjes se ka te drejte. Pikerisht se ajo nuk del nga pozita e saj, zeri ngrihet dhe ka debat te zhurmshem. Mendo, se debati mund te kete filluar qe me pare dhe te jete kthyer ne i zhurmshem qe atehere, dhe per cdo qendrim te kundert, atij vecse i shtohet edhe me shume zhurme.





    Pak me poshte vajza shprehet se " Patjeter qe e di, por mos kujto se arsyet biologjike jane te vetmet.." kurse nje paragraf e gjysem me poshte ajo ngul kembe tek ideja e ylberit duke mos i marre si bindese arsyet biologjike.


    Nuk eshte kundershti kjo, per arsyen qe permenda me lart. Ajo e di qe arsyeja eshte argumentuar te jete biologjike, por ajo nuk e beson per teresine e njerezve qe sot quhen "ndryshe", ndaj vjen me ylberin si ide. Parada e ylberit te cilen ajo e permend eshte dicka qe zhvillohet per cdo vit (qe prej disa vitesh) ne Berlin.





    Vandalit nuk i duket serioz fakti qe meqenese shteti shqiptar mbeshteti luften perforconte besimin e Gentit ne lidhje me te, sidhe bente me te qendrueshem apo vendosur argumentet i tij. Shtetet mbeshtesin apo jo nje lufte duke u bazuar ne perfitimet e mundshme ekonomike. Ate beri Amerika qe sulmoi sidhe Franca qe ishte kundra. Mirepo njerezit e thjeshte nuk gjykojne mbi drejtesine e nje lufte duke u bazuar ne interesat shteterore, por ne moral dhe ne besimet personale. Prandaj dhe shumica e botes ishte kundra luftes.

    Gentit nuk i perforcohet besimi ne lidhje me luften. E ke kuptuar gabim. Atij vetem se i shtohet nje arsye per te argumentuar pro-luftes perpara te tjereve. Ne fjaline me pas flitet per cfare ndjente ai brenda. Lekundja e tij vazhdon edhe ne paragrafin qe vijon:

    "Pikėrisht se ishte i ndarė mes asaj qė ndjente, se do tė ishte e drejtė dhe asaj qė mendonte se kishte qenė e llogjikshme qė do tė ndodhte, edhe pse mund tė mos ndihej si e drejtė, nuk pėrfshihej nė debat me zė tė lartė. Po provonte ē’donte tė thonte papėrcaktueshmėri. Ata qė i kanė anėt e qarta, janė edhe mė tė qetė, edhe ulėrasin me zė mė tė lartė"






    Pak me poshte shkruan qe " E habitshmja ne renien e....." dhe ne paragrafin tjeter "Te cuditshme vertet...." Nuk besoj se eshte as e habitshme e as jane te cuditshem ata njerez sepse kjo eshte dicka mese normale. Te qenit me paqen nuk do te thote qe ata mbeshtesnin diktatorin. Pastaj mos harro qe ata kishin nje arsye me teper per te rreaguar keshtu: Atyre u binin bombat mbi koke! pra per ta "paqe" do te thoshte ndalim bombardimesh.

    E drejte qe lufta perkrahet ose jo per arsye ekonomike. Ti bie ne kundershtim me veten ne argumentimin tend.
    Nje paragraf me lart ne shkrimin tend thua, se shtetet i perkrahin ose jo lufterat per arsye ekonomike dhe me poshte shkruan se pasi ata njerez (qe perbejne shtetin pra!) kane uleritur kundra luftes, nuk qenka e habitshme e ata nuk qenkan te cuditshem qe dashkan te vjelin frytet e saj. Madje kete ti e quan mese normale

    Cfare eshte mese normale?????????
    Franca nuk e perkrahu luften e doli haptaz kundra saj, megjithate kerkoi pjese ne kontratat per rindertimin e Irakut qe perpara se Sadami te binte nga pushteti. Pra luften le ta bejne te tjeret. Ne

    ‘ja ne nuk deshėm, por tani qė ndodhi, s’kemi ē’t’i bėjmė’

    Genti ndergjegjesohet pikerisht per ate qe jane ne gjendje te bejne shtetet dhe mungesen e konseguences ne politiken e tyre. Nese ata (shtetet dhe njerezit qe i drejtojne ata) do te kishin qene plotesisht kundra luftes, do te ishin dhe kundra rezultateve te saj. Do te mund te krijonin nje lidhje kundra Amerikes, t'i hapnin gjyqe nderkombetare, etj.
    Po c'ndodh. Tani qe u be, thone, hajt se po perfitojme edhe ne.
    Pra behen njesoj si ata qe po i denojne e sulmojne me fjale, se e bene luften VEC per interesa ekonomike (personale per Ameriken si shtet)





    Ne pergjithesi me pelqeu si pjese(qe tu bej qejfin dhe atyre qe u kundervihen verejtjeve te mia). Me gjithe ndryshimin ne stil nga pjeset e tua qe kam lexuar me pare, Gjokset dhe Trimat, vura re nje gje te perbashket. Mesa duket drejtimi i studimeve qe ke zgjedhur influencon ne krijimet e tua sepse ne te tre keto proza "perfitimi ekonomik" eshte i pranishem. Tek Gjokset, ne paragrafin e fundit, gjokset diskutojne me zjarrmi per domosdoshmerine e njerezve ne kerkim te tyre(gjokseve) qe perfitimi ekonomik te dale per te gjithe. Ne pjesen Ku Jeni o Trima perseri zoti X.X. flet per shpenzime, buxhete, shperblime etj. Edhe ne kete pjese ligji per lejimin e martesave midis homoseksualeve(ne fakt nuk e dija qe ka dale nje ligj i tille) do sjelle perfitime te medha.

    E ke kapur mire rendesine e arsyeve ekonomike brenda tre shkrimeve qe ke permendur.
    Besoj se eshte karakteristika kryesore e njerezve ne kohen e sotshme. Rreth parase e pushtetit sillet gjithcka. Praja blen gjithcka, paraja pastron ndere dhe emra dhe te ngre ne maja ku kthehesh ne i paprekshem.
    Studimi me ka ndikuar, sepse arrij ta shoh edhe me nga afer racionalizmin ne baze te sjelljes se njerezve. Rastet e sjelljeve jo-racionale jane perjashtime ne kohen tone.

  9. #9
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Postuar me pare nga macia_blue

    perfundimisht, mua vandali nuk me zhgenjen .
    eshte vandali mei denje qe kam pare der me sot.
    vandal tung!!!!
    Dita urime!


    nderhyre ne teme, kur une isha duke i kthyer pergjigje vandalit. A thua se vandali do te bindet prej asaj qe do t'i them une. Subjektive sic eshte letersia, secili do te mbetet ne mendimin e vet. shume-shume do te bejem sikur afrohemi ne nje mes te perbashket

    Falemnderit per urimet Elinda!


    Pershendetje per Ty dhe per Vandalin (tani vura re se nuk e kisha pershendetur ne fund )

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e nitROSHI
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    710
    O Dita do vish ta pime nje kafe?

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •