Ylberėt
Sa kohė ėshtė bėrė qė nuk kam parė ylber me sy, ylber tė vėrtetė, qė pas njė shiu, atėherė kur nė qiell shfaqet dielli, tė harkohet nė njė anė mbi natyrėn e tė falė pak ngjyrė pėr tė zbutur grinė. Eshtė ēudi, se edhe diell kam parė, edhe shi, por prej kohėsh smė ka rastisur qė tė mė kryqėzohen nė mėnyrė tė tillė qė tė arrij tė shoh ylber.
I sillte kėto fjalė nė mendje Genti, sikur tė bėhej gati pėr njė fjalim para njė publiku tė gjerė, ndėrkohė qė hidhte hapat ngadalė tek po i afrohej kryqėzimit. Semafori shfaqi dritėn e kuqe e kėmbėsorėt u ndalėn nė tė dy anėt e rrugės. Nė anėn tjetėr i ra nė sy njė vajzė e mbėshtetur tek njė biēikletė qė priste sinjalin pėr tu nisur. Tramvaji i linjės 7 ia ndėrpreu pamjen para fytyrės, peisazhin me vajzėn, tė cilėn donte ta shihte si tė vetmen nė anėn tjetėr tė rrugės stolisur rreth e pėrqark me natyrė.
Ka tė drejtė Alba, kur thotė, se ngjyrat zbukurojnė gjithēka, mendoi ai.
Pėr ylberin ata tė dy kishin kaluar nė njė debat tė zhurmshėm disa ditė mė parė, jo si nė parlamentin shqiptar, por diēka e ngjashme, vetėm pa mikrofona.
Alba pretendonte nė mendim e sipėr, se ka njerėz qė e shohin ylberin dhe aq, ka njerėz qė e shohin dhe e kapėrcejnė atė e ka njerėz qė kanė mbetur mbi tė kaluar. Bazohej pėr kėtė tek besimi, se kapėrcimi i ylberit tė ēon nė ndryshimin e gjinisė. E sipas saj sot ka shumė njerėz qė janė shpallur si jo-meshkuj, ndėrkohė qė janė lindur meshkuj, tė tjerė qė janė shpallur si jo-femra, ndėrkohė qė janė lindur femra e tė tjerė, qė nuk ka rėndėsi sesi janė lindur, por qė ditėn e shpallin veten femra, ndėrsa natėn meshkuj, ose ditėn meshkuj e natėn femra.
Ngjan e komplikuar, megjithatė me idenė e ylberit ajo mendonte, se gjithēka thjeshtėsohet. Nė vend qė secilit prej tyre ti duhej tė shpjegohej se ēishte e tė justifikohej, do tė mjaftonte tė deklaronte:
Unė e pashė ylberin dhe vendosa ta kaloja dhe prej atėhere jam ....
Atyre qė kishin mbetur tė papėrcaktuar, do tu mjaftonte tė thonin:
Ne e shohim ylberin pėrhera dhe na pėlqen tė jetojmė me ngjyrat e tij, prandaj i qėndrojmė kaluar.
Nėse do tė shtrohej pyetja:
Si arritėt deri tek ylberi? Kush ju udhėzoi pėr rrugėn?, do tė mjaftonte tė pėrgjigjeshin:
Kohėt moderne. Ne e duam modernen dhe dėshirojmė tė jemi ndryshe. Nuk ke dėgjuar pėr paradėn e pėrvitshme tė ylberit?
Nė kėtė moment Genti e kish ndėrprerė duke i thėnė:
Gabohesh. Gjithēka ėshtė shpjeguar nė mėnyrė biologjike, ata njerėz ashtu janė lindur e nuk ndjekin ndonjė modė.
Alba kish vazhduar:
Patjetėr qė e di, por mos kujto, se arsyet biologjike janė tė vetmet. Shumė deklarohen, se e bėjnė pėr variacion.
Mė pas ajo kish ofruar si tablo pėr tė ardhmen afatshkurtėr pėrpjekjen e shumė njerėzve pėr tu kthyer nė ndryshe e pėr tu shfaqur si tė tillė.
Nė tė ardhmen afatmesme numri i njerėzve ndryshe do tė ish rritur aq shumė, sa ndryshe do tė quheshin ata qė sot e mbajnė veten pėr normalė.
Nė tė ardhmen afatgjatė duke qenė, se njerėzia ecėn sipas modės, dėshira pėr tė qenė ndryshe, do ti kthente tek normalja e sotshme.
Njė lėmsh i vėrtetė tė cilin Genti ish munduar ta ndiqte pėr ta zbėrthyer duke ia arritur qėllimit. Po pėr tė bėrė pak shaka e pėr shkak se ajo ngulte kėmbė me tė vetėn tek ideja e ylberit dhe e kohėve moderne duke i marrė si jo bindėse arsyet biologjike e kish provokuar:
Po ti qė sheh ylber me kujtesė, pėr ēfarė e mban veten?
Megjithė fantazinė e madhe nė mendim, a thua sikur tė kish lidhje me pyetjen e bėrė pak mė parė, ajo i kish thėnė:
Pėr herė tė fundit ylber kam parė nė Shqipėri. Kėtu as e kam idenė se ēformė do tė mund tė merrte ylberi, sa tė madh do ta bėnte harkun...
Nė atė moment ai kish qeshur me veten, sepse ish kujtuar, se prej pak ditėsh kodi i ri i familjes nė Shqipėri lejonte martesat mes njerėzve nė tė gjitha kombinimet e mundshme mashkull-femėr, mashkull-mashkull, femėr-femėr.
Duke ia treguar Alba kish shpėrthyer nė ulėrima e ai pėr kėtė kish pritur. Kish qeshur me zė tė lartė e nė vazhdim i kish kėrkuar ndjesė. E dinte, se ajo bėnte pjesė tek ata tė shkretėt qė besojnė akoma tek martesa me njerėz tė gjinisė tjetėr (thėnė shkurt, ajo si e lindur femėr me njė tė lindur mashkull), tek jeta familjare me fėmijė, mundėsisht rrethuar me peisazh idilik.
E pėr ta zbutur edhe mė tej kish vazhduar duke i kujtuar faktin, se tė dy nė shkollė njihnin shumė studentė, tė cilėt i njihnin ata tė dy si shqiptarė, por ai nuk besonte, se ndonjėri prej tyre tė kishte dėgjuar pėr ndryshimin nė kodin familjar nė Shqipėri.
Pse tė mos e afishojmė diku nė ambientet e universitetit apo edhe jashtė tij? Mbase i bėnim nder ndokujt qė dėshiron tė martohet e tė krijojė ligjėrisht familje, por ngurtėsia e ligjeve nė kėtė vend tė huaj, nuk ia lejon kėtė kėnaqėsi. Nga ana tjetėr mundemi tė ndihmojmė edhe ekonominė shqiptare. Siē e dimė, turizmi nė vendin tonė qė tė zhvillohet kėrkon zhvillimin e infrastrukturės. Megjithė mungesat e mėdha, vjet Shqipėria ka njohur vitin mė tė mirė pėrsa i pėrket vjeljes sė tė ardhurave nga turizmi. Kėtė vit infrastrukturės i ėshtė shtuar njė element i ri, njė ligj qė liberalizon shumė nga mendėsia jonė (a thua se mendėsitė liberalizohen me ligje tė imponuara nga njė institucion qė as nuk e njeh zhvillimin e kulturės kombėtare nė bazė tė shteteve tė veēantė e as nuk merr mundimin ta njohė), por edhe nga mendėsia evropiane qė siē duket qenka dhe ajo po aq e prapambetur sa e jona. Pra evropianė, por edhe jo evropianė mund tė vijnė tė martohen nė shtetin tonė, siē bėjnė pėr shembull edhe nė Hollandė. Mendo sa hotele do tė pėrfitonin prej kėtij turizmi, megjithėse do tė ishte afatshkurtėr. Po mbase i mbushej mendja dhe vendosnin ta bėnin muajin e mjaltit nė Shqipėri, ku i dihet, e atėherė turizmi i tyre shtrihej nė njė periudhė kohore tė konsiderueshme.
Dhe kish bėrė njė shndėrrim tė fytyrės nė njė formė tė tillė, sa tė dukej, sikur po e vriste mendjen seriozisht pėr kėtė gjė, madje lėvizte buzėt nė formė tė tillė qė tė ngjanin sikur ai po llogariste shifrat e tė ardhurave nga turizmi. Alba kishte shpėrthyer nė tė qeshura dhe i ish hedhur nė qafė.
Je i tmerrshėm, i kish thėnė dhe me kaq ishin pajtuar.
Ndėrkohė tramvaji kish kaluar, drita e semaforit ish bėrė jeshile, vajza me biēikletė i kish kaluar pranė dhe i kish hedhur atij shkarazi njė shikim. Shkarazi ose jo, ai kish fiksuar dy sy tė bukur, nuk kuptoi mirė, nėse ishin ngjyrė qielli ose jo. Buzėqeshi duke kthyer kokėn pėr ta ndjekur me sy deri sa tė zhdukej, pa u ndjerė fajtor, a thua, se nuk e kishte Albėn me tė cilėn sapo ishte pėrshėndetur.
Nė anėn tjetėr tė parkut, tė cilin e pėrshkoi me shpejtėsi, pėrsėri u ndal para njė semafori, por vetėm pėr pak.
Drita jeshile e bėri tė kalonte nė trotuarin tjetėr nė atė pėrballė me operan. Nė njėrin nga pallatet vuri re njė flamur qė varej nga parvazi i njė dritareje tė hapur mbi tė cilin ish stampuar fjala: Paqe.
Njė flamur me ngjyrat e ylberit si simbol i paqes. Nė shumė nga rrugėt e qytetit kohėt e fundit janė vėnė re flamuj tė tillė tė dalė nga brenda shtėpive private apo ngecur nė kangjellat e ndonjė shkolle.
Tė paktėn ky ėshtė njė shpjegim mė i qetė, mė i kapshėm dhe mė bindės pėr ylberin, mendoi Genti. Paqja si qetėsim pas shiut, diēka e bukur, me ngjyra natyre kombinuar, pėr ti dhėnė jetės sė njeriut njė domethėnie tė veēantė. Por e pėrkohshme, ashtu siē ėshtė i pėrkohshėm njė ylber nė qiell, kur pas pushimit tė shiut, del dielli.
Atėherė si munden njerėzit qė nxjerrin flamujt nė dritare tė guxojnė ta kėrkojnė paqen si diēka tė pėrhershme?! Pėrderisa simboli qė kanė zgjedhur ėshtė i pėrkohshėm, atėherė nuk e kanė kėtė drejtė.
Njė zgjidhje e ndershme (pėrderisa pretendojnė pėrhershmėrinė e paqes) do tė ish tė ndėrronin simbol e tė mbanin jo mė njė flamur me ylber, por pėr shembull njė flamur tė bardhė. E bardhė siē dihet i pėrmban tė gjitha ngjyrat e ylberit e kur dielli i bie pėrmbi, ajo i paqyron rrezet duke mos i lejuar tė depėrtojnė duke ofruar njė mbrojtje pėr atė ēka i qėndron pas.
Pra kryen dy funksione, edhe pasqyron idenė e paqes tė lidhur me ylberin si njė qetėsim pas shiut, edhe e mbron nė mėnyrė tė pėrhershme paqen qė gjendet e mbuluar (mbrojtur) me tė.
Duke qenė se ky mendim me shumė gjasa do tė mbetej veē nė kokėn e tij, pėr tė mos u lodhur mė tej e mbylli atė sirtar tė mendjes e vazhdoi tė shpejtonte pėr tė mbėrritur nė leksion nė kohė.
Atė mbasdite teksa pinte kafen e zakonshme, Genti dėgjoi nė radio pėr pushtimin e qytetit tė lindjes sė diktatorit tė saporrėzuar me luftė. Miqtė e vet nė tavolinėn ku ishin ulur bashkė me tė, filluan tė diskutonin me zė tė lartė.
Sikurse nė ēdo ambient tjetėr, edhe nė kėtė tavolinė kishte nga ata qė ishin pro luftės e tė tjerė qė ishin kundra saj. Ai vetė nuk kishte qenė kundra saj, dhe i pėrforcuar nga fakti qė shteti shqiptar kish mbėshtetur luftėn, ish treguar edhe mė i vendosur nė argumentimin e vet, mbi pėrse-nė e mbėshtetjes sė luftės nga ai vetė. Megjithatė nė vetvete duke llogjikuar si njeri i kėsaj bote, kuptonte, se kjo luftė do tė ndryshonte shumė nė tė ardhmen e politikės nė botė.
Pikėrisht se ishte i ndarė mes asaj qė ndjente, se do tė ishte e drejtė dhe asaj qė mendonte se kishte qenė e llogjikshme qė do tė ndodhte, edhe pse mund tė mos ndihej si e drejtė, nuk pėrfshihej nė debat me zė tė lartė. Po provonte ēdonte tė thonte papėrcaktueshmėri. Ata qė i kanė anėt e qarta, janė edhe mė tė qetė, edhe ulėrasin me zė mė tė lartė.
Megjithatė lajmi i kėsaj mbasdite ishte i rėndėsishėm, sepse donte tė thonte qė lufta ishte njė hap mė afėr pėrfundimit. E me kėtė ishin dakord tė gjithė ata qė i qėndronin tavolinės pėrqark.
E habitshmja nė rėnien e kryeqytetit pak ditė mė parė kish qenė, se ata qė nuk kishin pushuar sė kėrkuari ruajtjen e paqes (qė mbėrthehej me fjalėn Paqe nė flamujt me ylber), kishin deklaruar, se ishin tė gėzuar pėr rrėzimin e diktatorit pas kėtij sulmi.
Tė ēuditshėm vėrtet, pranojnė frytet e luftės pa e patur pėrkrahur atė. Ndoshta pėr tė qenė mė tė qetė, qė ja ne nuk deshėm, por tani qė ndodhi, skemi ēti bėjmė, u shfaqėn ashtu siē i pamė sė fundmi, mendoi djali dhe qeshi me vete, kur iu kujtua se qė para rėnies sė Bagdadit kish lexuar, se shtetet qė bindshėm kundėrshtuan luftėn, kėrkonin tė merrnin pjesė nė vjeljen e fryteve tė saj, me kėtė nėnkuptoheshin kontrata pėr rindėrtimin e vendit tė shkatėrruar.
Nxorri celularin pėr ti nisur njė mesazh Albės, meqė tė dy i kishin ndjekur me vėmendje ngjarjet qė prej fillimit tė sulmit nė muajin mars e kjo do tė ish njė temė e mirė pėr bisedė atė mbrėmje, kur tė takoheshin sėrish. E i shkroi formalisht, siē e kishin bėrė zakon nė tė tilla raste:
Nėse akoma nuk e ke dėgjuar e dashur, tė njoftoj se qyteti i lindjes sė diktatorit ra.
Nė rendin e ri, qė me shumė gjasa do tė vendoset nė botė, pas luftės sė pashmangshme pėr pėrcaktimin e atyre qė do tė mbajnė nė dorė frerėt e botės, duket se sytė e mendjes do tė na mėsohen me ylberė e nėse qielli tregohet pėrsėri aq zemėrngushtė, sa tė mos na i shfaqė realisht edhe pėr sytė e ballit, do tė arrijė njerėzimi ta bėjė edhe kėtė gjė me luftė. A nuk arrihet paqja me luftė?! Genti!
Tė paktėn luftėn kėtė herė po e bėjnė tė tjerėt e ata tė dy qėndrojnė nga e njėjta anė e saj. Shi nuk do tu bjerė pėrmbi e as pėr daljen e ylberit pas tij nuk ka pse tė lodhen tė presin.
Krijoni Kontakt