Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 37
  1. #1
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Sa po e paguajnë shqiptarët vizitën e Ramës në SHBA?

    Nga Çim Peka

    Kryeministri i vendit Edi Rama nisi një udhëtim një javor në SHBA në kuadrin e një vizite 45-minutëshe në Shtëpinë e Bardhë. Vizita e një kryeministri në Shtëpinë e Bardhë është lajm i mirë për shqiptarët, edhe pse Rama përfaqëson Kryeministrin e fundit Ballkanas që viziton Uashingtonin zyrtar.

    Përpara Ramës, në Janar të këtij viti Shtëpinë e Bardhë e vizitoi edhe Kryeministri maqedonas Gruevski, në periudhën e pikës së tij më të ulët politike që nga ardhja ne pushtet. Në vizitën e 16 janarit, Zv/presidenti Biden i kërkoi Gruevskit të zbatonte marrëveshjen për daljen nga kriza politike. Më tu kthyer nga Uashingtoni, ai dha dorëheqjen si Kryeministër, dhe çoi vendin në zgjedhje të parakohshme. Por, ajo që bie në sy nga vizita e Ramës, është vajtja e tij plot një jave para takimit.

    Nga zyra e tij, nuk është bërë publike asnjë element nga axhenda e tij, se kë do takojë, çfarë do bisedojë, dhe çfarë do bëjë këto 7 ditë në SHBA. Pati një takim të ftohtë dhe periferik me komunitetin shqiptar në Nju Jork. Ku kishte marrë me vete edhe vesin e tij, gënjeshtrën. Një këshilltar shqiptar në Nju Jork ua prezantoi të pranishmëve si deputet amerikan duke shkaktuar edhe të qeshura në sallë.

    Gjithashtu me gjasë pati dhe një takim kortezie me Kryetarin e Bashkisë së Nju Jorkut, ku mund të themi me plot gojën se veç Ramës askush nuk e kupton se pse duhej të takohej me te, dhe si do i shërbejë Shqipërisë apo marrëdhënieve Shqipëri-SHBA një takim i tillë. Takime dhe madje edhe binjakëzime të tilla bën Xhelal Mziu çdo muaj.

    Siç duket, Kryeministri ynë planetar do të përdorë këto dite për të bërë qokat e radhës në pritje të takimit të madh. Kaq shumë i rëndësishëm duket të jetë ky takim për Ramën, sa nga frika mos humbet avionin apo dhe nga padurimi, ai u nis për të vendin e lirisë një jave përpara.

    Për tu kthyer tek takimi, duhet të theksohet, se pas blofit me lëndët kimike siriane, Kryeministrit ju kthye në makth një vizitë në Shtëpinë e Bardhë. Pas shumë ecë e jakeve nëpër Nju Jork këto tre vjet, dhe pas refuzimit të një vizitë në Shtëpinë e Bardhë prillin e kaluar, Rama gjeti çelësin e artë për ta realizuar ëndrrën e tij.

    Pranimi i strehimit të të gjithë muxhahedinëve iraniane në Shqipëri, në mungesë të plotë transparence, mori në këmbim vizitën e tij në Pensilvania Avenue. Pra, ky vendim politik i tij, i cili me gjasë do të ketë pasoja politike, diplomatike dhe ekonomike në terma afat-gjatë nuk u bë në këmbim të forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe SHBA-së, por për të bërë të mundur shkeljen e tij në Uashington.

    Rama ka dy kompani lobingu që i paguan prej më shumë se dy vitesh me paratë e shqiptarëve, të cilët më në fund i bënë të mundur realizmin e ëndrrës së tij. Po ashtu, ai po kalon një javë në Amerikë me enturazhin e tij pa bërë asnjë gjë, me paratë e taksa paguesve shqiptare.

    Pas kthimit te tij nga Amerika, Rama u detyrohet shqiptareve transparencën e nevojshme për këto para të hedhura. Përtej stuhisë mediatike të pritshme të takimit në Shtëpinë e Bardhë, kjo vizitë më shumë se sukses i vetë Ramës, është një lajm i mirë për shqiptarët. Sepse, ashtu si Gruevskit, Ramës do ti kërkohen dy gjera në këtë takim: Reforma në Drejtësi dhe mos prekja e zgjedhjeve të përgjithshme vitin e ardhshëm. Prandaj, me të drejtë shqiptarët i urojnë atij suksese në këtë vizitë.
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  2. #2
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Sa po e paguajnë shqiptarët vizitën e Ramës në SHBA?

    Kryeministri si agjenci udhëtimesh! Nga Blendi Fevziu

    Kryeministri është shfaqur sot në Nju Jork në një takim kortezie me Kryetarin e Bashkisë së Nju Jorkut dhe në një takim të dytë me diasporën shqiptare në SHBA. Njoftimi i shtypit ka qenë se kreu i qeverisë ndodhet në një vizitë zyrtare në SHBA, edhe pse, as Kryeministria dhe as Ambasada Amerikane nuk kanë bërë asnjë koment për llojin e vizitës.

    Dhe nuk kanë lëshuar asnjë njoftim zyrtar për mediat.

    Ajo që të bën përshtypje është që vizita e Ramës në SHBA nuk ka një axhendë të qartë dhe as të bërë publike më parë. Siç duhej të ndodhte normal me çdo Kryeministër në çdo vend të botës. Nëse i referohesh vizitës dy vjet më parë në Uashington të Kryeministrit Malazez Gjukanoviç dhe asaj të vjetshme të Kryeministrit Serb Vuçiç, të dy kanë publikuar më parë në media gjithë detajet e vizitës dhe gjithë takimet e parashikuara atje. Rama nuk e ka bërë këtë.

    Delegacioni është larguar nga Shqipëria ditën e diel dhe do të kthehet me shumë gjasë, diku nga e shtuna. Takimi me Bajdenin dhe Obamën pritet që të jenë të enjten në mesditë. Nuk dihet se çfarë ka bërë Kryeministri dje dhe as se çfarë do bëjë nesër? Si shtyn ditën në SHBA, një Kryeministër që ka plot punë në Shqipëri dhe që për një takim që mund të zgjasë 45 minuta, shpenzon bashkë me një staf jo për t’u injoruar një javë në SHBA?! Nuk është fjala vetëm për shpenzimet financiare (nuk mund të injorohen edhe ato), por për shpenzimin pa kriter të kohës dhe të respektit ndaj qytetarëve, votat e të cilëve e kanë ngjitur në atë post.

    Natyrisht, një Kryeministër mund t’i gjejë vetes shumë takime kortezie, por asnjë prej tyre nuk justifikon një vizitë një javore në një vend tjetër. Dhe nuk sjell asgjë për Shqipërinë. Kryeministri i Shqipërisë është një Kryeministër me diplomaci modeste. Udhëtimet e shpeshta mund të justifikohen me investimet e mundshme dhe projekte konkrete, por një javë mungesë në zyrë për një takim 45 minutësh nuk ka sens. Rama mund të kishte mbërritur në SHBA të mërkurën e mund të ishte larguar të premten, duke i kursyer vetes sorollatjen në rrugët e Nju Jorkut, aq më tepër që këtë herë nuk kishte për të hapur as ekspozitë.

    Pra i mungonte dimensioni i tij artistik.

    Nuk është hera e parë që kjo ndodh. Edhe në shtator ai shpenzoi thuajse 10 ditë për sesionin e rradhës së OKB – së; disa herë ka udhëtuar në Kinë dhe Hong Kong, në takime që lënë dyshime për rëndësinë e tyre. Me një llogaritje të shpejte që opinion.al ka bërë, Rama rezulton kryeministri me më shumë udhëtime si numër, që ditën që ka hyrë në zyrë. Duke lënë pas edhe Fatos Nanon.

    Nuk ka asnjë problem që Kryeministri të udhëtojë, por ai duhet më parë të bëjë publike axhendën e tij dhe të sqarojë nëse takimet që ka në të e justifikojnë kohën që kalon jashtë Shqipërisë…

    Opinion.al
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780

    Për: Sa po e paguajnë shqiptarët vizitën e Ramës në SHBA?

    Se kuptoj gjithe kete mllef per Sulltanin. E para Sulltani mundet te shkoje ne Amerike edhe vetem si piktor,nuk ka pse ti kerkohet llogari per ekspozitat. E dyta, Sulltani mundet te shkoje ne Amerike si kryeminister o si lideri i Europes se Bashkuar per te bere vrejtje karshi politikes amerikane.Nuk ka pse ti kerkohet llogari. E treta,Sulltani shkon edhe si kryetar i partise socialiste,me nje konsensus qe Obama as nuk e enderron,ka 99,99 % vetem ne Malesin e Madhe. Me thene te verteten ka dhe rrethe armike si Shkodra o Korça ku konsensusi nuk eshte aq i pranueshem,ku konsesusi leviz nga 99.1 deri ne 99.2 %,por edhe ne keto rrethe po rekuperojme.
    Dhe mos flasim,per bunkerin,kendin e lojrave o hyrjen diskoteke perpara kryeministris.Ku natyrisht asnje nuk ka te drejte ti kerkoj llogari.

  4. #4
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,821

    Për: Sa po e paguajnë shqiptarët vizitën e Ramës në SHBA?

    Citim Postuar më parë nga Duke_Of_Arberia Lexo Postimin
    Kryeministri si agjenci udhëtimesh! Nga Blendi Fevziu

    Kryeministri është shfaqur sot në Nju Jork në një takim kortezie me Kryetarin e Bashkisë së Nju Jorkut dhe në një takim të dytë me diasporën shqiptare në SHBA. Njoftimi i shtypit ka qenë se kreu i qeverisë ndodhet në një vizitë zyrtare në SHBA, edhe pse, as Kryeministria dhe as Ambasada Amerikane nuk kanë bërë asnjë koment për llojin e vizitës.

    Dhe nuk kanë lëshuar asnjë njoftim zyrtar për mediat.

    Ajo që të bën përshtypje është që vizita e Ramës në SHBA nuk ka një axhendë të qartë dhe as të bërë publike më parë. Siç duhej të ndodhte normal me çdo Kryeministër në çdo vend të botës. Nëse i referohesh vizitës dy vjet më parë në Uashington të Kryeministrit Malazez Gjukanoviç dhe asaj të vjetshme të Kryeministrit Serb Vuçiç, të dy kanë publikuar më parë në media gjithë detajet e vizitës dhe gjithë takimet e parashikuara atje. Rama nuk e ka bërë këtë.

    Delegacioni është larguar nga Shqipëria ditën e diel dhe do të kthehet me shumë gjasë, diku nga e shtuna. Takimi me Bajdenin dhe Obamën pritet që të jenë të enjten në mesditë. Nuk dihet se çfarë ka bërë Kryeministri dje dhe as se çfarë do bëjë nesër? Si shtyn ditën në SHBA, një Kryeministër që ka plot punë në Shqipëri dhe që për një takim që mund të zgjasë 45 minuta, shpenzon bashkë me një staf jo për t’u injoruar një javë në SHBA?! Nuk është fjala vetëm për shpenzimet financiare (nuk mund të injorohen edhe ato), por për shpenzimin pa kriter të kohës dhe të respektit ndaj qytetarëve, votat e të cilëve e kanë ngjitur në atë post.

    Natyrisht, një Kryeministër mund t’i gjejë vetes shumë takime kortezie, por asnjë prej tyre nuk justifikon një vizitë një javore në një vend tjetër. Dhe nuk sjell asgjë për Shqipërinë. Kryeministri i Shqipërisë është një Kryeministër me diplomaci modeste. Udhëtimet e shpeshta mund të justifikohen me investimet e mundshme dhe projekte konkrete, por një javë mungesë në zyrë për një takim 45 minutësh nuk ka sens. Rama mund të kishte mbërritur në SHBA të mërkurën e mund të ishte larguar të premten, duke i kursyer vetes sorollatjen në rrugët e Nju Jorkut, aq më tepër që këtë herë nuk kishte për të hapur as ekspozitë.

    Pra i mungonte dimensioni i tij artistik.

    Nuk është hera e parë që kjo ndodh. Edhe në shtator ai shpenzoi thuajse 10 ditë për sesionin e rradhës së OKB – së; disa herë ka udhëtuar në Kinë dhe Hong Kong, në takime që lënë dyshime për rëndësinë e tyre. Me një llogaritje të shpejte që opinion.al ka bërë, Rama rezulton kryeministri me më shumë udhëtime si numër, që ditën që ka hyrë në zyrë. Duke lënë pas edhe Fatos Nanon.

    Nuk ka asnjë problem që Kryeministri të udhëtojë, por ai duhet më parë të bëjë publike axhendën e tij dhe të sqarojë nëse takimet që ka në të e justifikojnë kohën që kalon jashtë Shqipërisë…

    Opinion.al
    Sipas artikullit gazeta opinion me Blendi Fevziun nuk dijne asnje gje,nuk kane asnje lajm mbi axhenden e Rames ne Amerike per 1 jave.
    1 Jave do te thote qe ai ka ne plan te takoje nje grup zyrtaresh ne departamente te ndryshme te shtetit si dhe biznesmene apo persona te rendesishem
    me interes per bisedime dhe marreveshje ne politike apo ekonomi.
    Blendi Fevziu tregon nje papjekuri te theksuar si gazetar kur shprehet qe Rames nuk ka ci duhen 1 jave,ai mund te mbaroje pune edhe per 1 dite.
    Blendi Fevziu eshte komplet injorant dhe nuk e ka idene e protokolleve diplomatike.......nuk mund te takosh nje tufe politikanesh dhe biznesmenesh as per 1 dite as per dy as per 3
    Nqs ke plan te takosh 10 personalitete e para do kerkosh qe ato te te rezervojne ore date dhe vend se ku do takohesh.Llogarit 10 takime te ndryshme atehere i del qe mund te kerkoje
    1 jave te mbarosh pune ti takosh dhe bisedosh me te gjithe.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  5. #5
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Sa po e paguajnë shqiptarët vizitën e Ramës në SHBA?

    Citim Postuar më parë nga benseven11 Lexo Postimin

    Shume lejfenizma mbrenda shkrimit tend! Bla bla bla dhe asgje konkrete!

    S'ka rendesi nese e kritikon Blendi Fevziu (jo se eshte mall me i mire) apo dikush tjeter!
    Me rendesi jane faktet, te cilat ne rastin e vizites se sponsorizuar te Rames me taksat tona, nuk kane asnje transparence!
    Nuk ka lider shteti qe ben vizite 1 javore ne Amerike per nje takim te sponsorizuar prej 45 minutash ne shtepine e bardhe!

    Nqs nuk arrin te kuptosh as kaq, hajde flasim per dardha e mandarina, se diplomacia nuk qenka rang per ty...

    Btw edhe vete vizita e Rames s'ka asnje lidhje me diplomacine!!!
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  6. #6
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Sa po e paguajnë shqiptarët vizitën e Ramës në SHBA?

    Vazhdon parodia, buburreci Rama qe flet ne emer te Sorosit:

    Rama deklaratat e Trump jane te frikshme. Gazetari i CNN: kujdes po flisni per zgjedhjet e nje vendi tjeter!

    Gjatë qëndrimit në SHBA, Kryeministri Edi Rama ka dhënë një prenoncim të shkurtër për CNN, ku është pyetur nga gazetari lidhur me deklaratat e tij për kandidimin e Donald Trump.

    Kryeministri shqiptar i qëndroi deklaratave të tij të mëparshme dhe përsëriti se deklaratat e Trump janë të frikshme. Në këtë moment, ka ndërhyrë gazetari amerikan dhe i ka kujtuar Kryeministrit Rama se po ndërhyn dhe po flet për zgjedhjet që zhvillohen në një vend tjetër.

    Rama u përgjigj se nuk po flet për zgjedhjet e një vendi tjetër, por sipas tij është duke përsëritur atë që kanë thënë edhe zyrtarë të tjerë të Bashkimit Europoian.

    Sipas burimeve nga mazhoranca dhe sipas mediave ndërkombëtare, vizita e Kryeministrit Edi Rama në SHBA është “shpërblim” për 2000 muxhahedinët që mori Qeveria Shqiptare.
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  7. #7
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Sa po e paguajnë shqiptarët vizitën e Ramës në SHBA?

    Ndryshe nga çfare na prrallis media shqiptare sot, ne axhenden e Obames nuk permendet gjekundi takimi me Ed Ramen:

    All times ET
    10:00 AM
    The President and the Vice President receive the Presidential Daily Briefing
    Oval Office
    Closed Press
    12:30 PM
    The President and the Vice President meet for lunch
    Private Dining Room
    Closed Press
    2:15 PM
    The President views student science fair projects
    State Floor
    Pooled Press
    (Final Gather 1:50PM – North Doors of the Palm Room)
    2:50 PM
    The President delivers remarks at the White House Science Fair
    East Room
    Open Press
    (Pre-Set 12:00PM, Final Gather 1:45PM – North Doors of the Palm Room)
    3:50 PM
    The President convenes his National Security Council; The Vice President also attends
    CIA Headquarters, Langley, Virginia
    Closed Press
    (In-Town Travel Pool Gather 3:10PM – North Doors of the Palm Room)
    5:30 PM
    The President delivers a statement to the pool
    CIA Headquarters, Langley, Virginia
    Pooled Press

    Aktivitetet e Obames sot, serisht emri Rames nuk ekziston asgjekundi:

    Live Coverage: White House Science Fair 2016
    Follow along as President Obama welcomes more than 130 students from over 30 states to his sixth and final White House Science Fair.
    11:55 AM ET BY DANIELLE COHEN
    Get Ex-Sci-ted and Tune In to the Largest-Ever White House Science Fair!
    This afternoon, President Obama will host the sixth and final White House Science Fair of his Administration.
    6:00 AM ET BY HANNAH SAFFORD

    Gjithesesi nuk do mjaftonte ky lajm per te kuptuar, se vizita e Liderit Boteror ne Amerike eshte jo-zyrtare. Ne asnje moment ne fletoren zyrtare te kryeministrise nuk eshte bere transparence me axhenden e takimeve te Rames ne SHBA.
    Ngjason pak a shume me viziten e Metes para disa kohesh, ku sapo takonte rastesisht ndonje senator periferik neper korridoret e kongresit, e bente lajm zyrtare ne Shqiperi lol
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  8. #8
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Sa po e paguajnë shqiptarët vizitën e Ramës në SHBA?

    Zyrtare/ Rama jo i ftuar nga Obama. Kryeministri, takim“5 minutësh” me zv. Presidentin Biden dhe një foto për në Twitter

    Emri:  edi-rama-shpia-e-bardhe.jpg

Shikime: 317

Madhësia:  36.3 KB

    Syri.net ka siguruar axhendën e Shtëpisë së Bardhë gjatë pasdites, ku takimi i shumëëndërruar prej kryeministrit Edi Rama me Presidentin Barack Obama nuk do të ndodhë, ose jo të paktën siç e ka shitur vetë Rama që ditën që i erdhi ftesa nga Shtëpia e Bardhë.

    Në axhendën e publikuar nga Shtëpia e Bardhë vizitës së Kryeministrit të Shqipërisë, i kushtohen vetë dy rreshta dhe një përshkrim tejet modest ku thuhet se: “Zëvendës Presidenti do të zhvillojë një takim bilateral me Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama. Do të ketë një foto zyrtare në mes të takimit në Dhomën Ruzvelt”.

    Ky është edhe kulmi i vizitës së Kryeministrit Edi Rama në Washington, ndërsa prej disa ditësh ai madje edhe dje në takimin e Këshillit të Atlantikut të Veriut, ai ishte i sigurtë që sot do të takohej me Presindetin e SHBA-ve , Barack Obama, por në fakt ky takim do të jetë vetë një “pool spray” ose e thënë ndryshe një foto e shpejtë me POTUS-in në mes të takimit me Biden.

    “Termi “pool spray” nënkupton edhe që ndoshta Presidenti Obama mund të shfaqjet gjatë takimit Biden-Rama thjeshtë për një foto si dikur ka ndodhur gjatë takimit mes ish kryeministri Ilir Meta dhe ish sekretares Kondoleza Rajs, kur në një moment ish Presidenti Bush u fut papritur në Dhomën Ruzvelt.

    Burimet bëjnë me dije se asokohe fotografit të Kryministrit, nuk i punoi aparati dhe presidenti Bush kërkoi që aty të ofrohej sa më parë një fotograf i Shtëpisë së Bardhë, duke nënvizuar jo pa shaka se: “në vendin e tyre një foto me Presidentin e SHBA-ve, u bën shumë punë’.

    Faqja e njoftimeve zyrtare të axhendës së sotme në Shtëpinë e Bardhë
    Emri:  axhenda.jpg

Shikime: 293

Madhësia:  57.5 KB
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  9. #9
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Sa po e paguajnë shqiptarët vizitën e Ramës në SHBA?

    Mashtrimi i Ramës, sot nuk është në axhendën e Obamës

    Qeveria prej kohësh ka brohoritur se sot, kryeministri Edi Rama do të takohet me Presidentin amerikan Barack Obama, por në axhendën zyrtare të Obamës, Rama nuk figuron asgjëkundi.

    Sipas Robert Papës në Fox TV, në axhendën e ditës së sotme, nuk është parashikuar në asnjë minutë, takimi mes Ramës dhe Obamës.

    Takimi i mundshëm mes Obamës dhe Ramës, mund të ndodhë vetëm nese ky i fundit bën rolin e kamarierit kur Obama të drekojë.

    Ja axhenda zyrtare e Obames sot:

    10:00 AM
    Presidenti dhe zëvendës presidenti marrin udhëzime të përditshme presidenciale në zyrën Ovale
    12:30 PM
    Presidenti dhe zëvendës presidenti takohemi për drekë

    2:15 PM
    Presidenti viziton panairin e studentëve të shkencës

    2:50 PM
    Presidenti lë shënim për ambjentin e shkencës në Shtëpinë e Bardhë
    3:50 PM
    Presidenti mbledh këshillin e sigurisë kombëtare, zëvendës presidenti ndjek Selinë e CIA
    5:30 PM
    Presidenti jep një deklaratë në ambjentet e pishinës në selinë e CIA-s
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398

    Për: Sa po e paguajnë shqiptarët vizitën e Ramës në SHBA?

    Citim Postuar më parë nga Duke_Of_Arberia Lexo Postimin

    Btw edhe vete vizita e Rames s'ka asnje lidhje me diplomacine!!!
    Nese Rama mund te beje diplomaci, atehere edhe une mund te drejtoj nje F-16.
    Unë jam njeri i thjeshtë.
    Kënaqem me pak.
    Më mjafton më e mira.

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •