Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Vinjol
    Anëtarësuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    Fier
    Postime
    1,558

    Heqja e vizave për Kosovën, BE jep përgjigje në fund të muajit

    Komisioni Europian pritet të rishikojë deri në fund të muajit çështjen e heqjes së vizave edhe për Kosovën, duke shqyrtuar nëse vendi i ka plotësuar kushtet e parashtruara nga Brukseli për të përfituar nga udhëtimi lirshëm brenda zonës “Schengen”.



    Një zyrtar i Bashkimit Europian dha lajmin për Kosovën, por edhe për udhëtimin pa viza për ukrainasit, pavarësisht rezultatit të referendumit holandez për marrëveshjen BE-Ukrainë.

    Kosova është i vetmi vend në Ballkan, që nuk e ka fituar ende të drejtën e lëvizjes pa viza në hapësirën “Schengen”, edhe pse për disa vite me radhë, autoritetet kosovare kanë punuar në bashkëpunim me institucionet e BE-së për të plotësuar të gjitha kushtet e kërkuara për procesin e heqjes së vizave.

    Udhëheqësit e BE-së kanë premtuar përshpejtimin e liberalizimit të vizave për Turqinë, me qëllim arritjen e një marrëveshjeje deri në fund të qershorit, në qoftë se Ankaraja do t’i ketë plotësuar kushtet e vendosura nga marrëveshja me BE-në. Por propozimet e Këshillit Europian duhet të miratohen me shumicë të cilësuar të vendeve anëtare të BE-së, si dhe nga Parlamenti Europian për të hyrë në fuqi.

    / Top Channel


    Mos u mundo te behesh njeri i suksesshem por me mire te behesh i vlefshem..

  2. #2
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    Për: Heqja e vizave për Kosovën, BE jep përgjigje në fund të muajit

    Kosoves i rrezikohet qe te mos i hiqen vizat. Shtetet evropiane kane frike nder te tjerash se terroristet e ISIS, ku nder ta ka me qindra Lavdrim Muhaxhera mund te sulmojne shtetet e BE-se. Edhe nese marrin vendim qe te hiqen vizat shtetet e ndryshme brenda BE-se do ta vonojne kete deri ne maksimum.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •