-
Çështja Çame nuk duhet te kushtëzoje Politikën
Polemika e Prof. Aurel Plasarit me Deputetin Shpëtim Idrizi përsa i përket batutës aspak prej deputeti dhe prej politikani të Shpëtim idrizit, ngre një problem të rëndësishëm për politikat e shtetit shqiptar në raport me shtetet e tjera, kur në to përfshihen edhe presione personale apo dhe partiake, në vënd që këto raporte dhe problem duhet të jenë çështje e një strategjia të mirëfilltë të shtetit shqiptar në bashkëpunim me të gjitha ngjyrat e politikës.
Ngjarja është e tillë kur Deputeti dhe Kryetari i PDIU, Shpëtim idrizi i ka kërkuar Ministrit të Jahtëm Ditmir Bushati të sfidojë homologun e tij grek se ..`asnjë çam nuk ka bashkëpunuar me nazistët`..
Historiani Aurel Plasari i ka kthyer reston duke i thënë se është një çam që ka bashkëpunuar me nazistët madje dhe kudër vetë çamëve myslimanë në kohën e luftës dhe ky ishtë Napoleon Zerva nga Suli.
Debati i nisur nga një batutë ndoshta pa dashje ka shpërthyer një furtunë debatesh në bloget e internetit ku kush më shumë e kush më pak për tu treguar sa më patriot dhe nacionalistë i janë turrur Prof. Aurel Plasarit duke e sharë e ofenduar për të vërtetën historikë të nxjerrë.
Një nga më patriotët na ka dalë z. Llalla, i cili me konspiracionet e tij kërkon jo vetëm të hedhë poshtë të vërtetën historikë por edhe kështu të ketë mundësinë që të tregojë e e njeh historinë më mirë se Plasari madje është më patriot se ai. Dikush tjetër një analist i paguar i mediave e quan Plasarin grek, e dikush vlleh. Duket qartë jo vetëm përcarrja e madhe shpirtërore por he ajo që mbulohet nëntolerancën dhe bashkëjetesën fetare në Shqipëri të cilët menjëherë rreshtohen në kampet e gjyëshërve dhe baballarëve të tyreduke harruar atë që na bashkon gjuhën tonë dhe vëndvbanimin tonë.
Madje ajo që të zhgënjen më tepër është gjuha e shprehur në depatet midis intelektualëve , npra një gjuhë dhe fjalor aspak inkurajues , shkencor dhe professional por përkundrazi, tregon se këta intelektuale e zhveshin kostumin prej qytetari dhe na dalin picullak në lakuriqësinë e tyre fshatareske, ku nuk e kanë për gjë të harrojnë shtetin shqiptar e të merren vetëm me prodhimet e kopshtit të tyre që të shiten sa më me përfitim. Pra katandisen problemet historike në një Pazar katundarësh me shkollë të lartë.
Përse e them këtë. Sepse pot ë shohësh se si degradon debate mund të shohësh lajthitjet e Arben LLallës kur thotë në shkrimin e tij të dt. 8 prill në shkrimin ` Aurel Plasari bën pjesë tek lobi i fhshtë vlleh antishqiptar`. Se ..` Aurel Plasari nuk e ka hallin e Zervë, të gjermanëve apo të idrizit, por Aurel Plasari mbron gjenezën e tij vllehe`. Konspiracion dhe një hallakatje prej Dinpaku nuk është parë! Për cfarë u bë përgjigja dheshikoni se çfarë trillon ky pafillo që ngeli duke sharë e treguar histori konsiracioni të paqëna për të krishterët orthodoksë të Shqipërisë, për lidhjet e tyre misterioe me grekët, etj, etj. Në fakt nuk do të ishte e mirë të merreshe me një person të tipit `Din pak`, por numri i madh i individëve të tillë që në kor shajnë Prof.Aurel Plasarin për një të vërtetë të thjeshtë të thënë sado që pak e hidhur, njëlloj sikur nëpër stadium kur shajnë në kor arbitrin. Kjo është një çmënduri interneti i cili u krijon të gjithëve të shprehen, por kur shprehen njerëz të tipit Dinpaku apo Nard Ndoka, duke mos e njohur fjalën filosofike të Aristotelit : ` Platonin e kam mik por më tepër kam të vërtetën`. duket se në shtresën e ashtuquajtur të inteligjencies shqiptare mungojnë themelet e një formimi të mirë edukacional dhe professional, por një pjesë e mirë e kësaj shtrese në mënyrë amatoreske është vënë prej 26 vitesh të drejtojë fusha të ndryshme të pushteteve duke shkaktuar probleme të mëdha keq manaxhimi dhe keq qeverisjeje.
Duke u fokusuar tek problem çam, mendoj se Shpëtim idrizi si kryetar i PDIU, nuk duhet të kushtëzojë veprimet dhe politikat qeveritare me çështje çame. Ai duhet ta dije mirë, se çështja çame nuk zgjidhet duke bërë preion qeverisë shqiptare dhe duke ngritur çështjen në formën e një nacionalizmi primitive.
Çështja çame zgjidhet duke bashkëpunuar me qeverinë greke në rradhë të parë për të hequr ligjin 70 e ca vjeçar të luftës, i cili ka pezulluar dhe ka vënë ne `frigorifer` këtë problem. Largimi i ligjit të luftës do të çlirojë edhe opsionet e zgjidhjes së kkësaj çështjeje e cila është me tepër juridike se politike.
Me sa di unë, qeveria greke i ka dhënë pronat e çamëve të larguar me qera tek çamët e tjerë të krishterë apo janë dhënë me qira shumë vjeçare në pronarë të nëdryshëm.
Z. idrizi harron se qeveria shqiptare i ka dhënë vëllezërve çame shtëpi , toka, prna në Shqipëri. Nëse kjo çëshjte zgjidhet me Greqinë, ku do të shkojnë proant që kanë vëllezërit çamë këtu në SHqipëri/ Do ti mbajnë të dy pronat? Shumë mirë. Edhe ne urjmë një gjë të tillë sepse siç morën të ardhurit nga veriu dhe jugu tokat dhe pronat në bregdet dhe në Shqipërinë e mesme, përse të mos kenë dhe komuniteti i nderuar çam prona?
Probblemi tjetër është historic. Dihet që Historia e Shqiptarëve brënda dhe jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë është e paqartë dhe e fshehur. Dhe pikërisht kjo duket kur përplasen opinionet dhe aty del qartë se sa larg të vërtetës është historia e Shqipërisë. Kjo vjen nga mungesa e një shteti të fortë të formuar nga binomi Fe+Atdhe, dhe krijimi i një uniteti shpirtëror bazuar tek nacionalizmi dhe ateizmi nuk do të bënte një shtet të fortë por përkundrazi do të krijonte një kazan që vlon plot urrejtje dhe mllefe të së kaluarës, në vënd që këto historira të së kaluarës të shikoheshin si të vërteta historike dhe jo sit ë vërteta përtë cilat duhet hakmarrë.
Në këtë pikë z. Shpëtim idrizi gabon kur ofendon Aurel Plasarin sikur ai të ishte me origjinë greke. Por edhe sikur të ishte përse duhej sharë?
Aq me keq kur mendon se si z. Arben Llalla janë shumë artikuj shkrues, komentues, ndjella keqës, opinionistë dhe zjarrvënës, brënda dhe jashtë vendit që vjellin vrer, hedhin parrulla, nacionaliste, janë rracistë ndaj grupeve të ndyrshme të popullatës, e ndaj fqinjëve, e përdorin si fjalë fyese, për të krishterët orthodoksë duke i quajtur ata si grekë, apo vllehë kur realiteti është se ai komunitet ka dhënë kontributin më të madhe në formimi e shtetit Shqiptar, aq sa dhe Ali bej Këlcyra në një debat me të ashtuquajturit baballarë të kombit në Parlamentin e asaj kohe të viteve `20, tha një frazë interesante pak a shumë kështu: O bejlerë, kjo Shqipëri u krijua nga Europa që të drejtohet nga kaurrët dhe jo ta përlani ju.. Për këtë shkak u quajt dhe beu i kuq.
Në përfundim mund të sqaroj se problem të tilla nuk duhet të bëhen object urrejtjeje dhe përçarjejebrënda popullit, kur dihet se e ardhmja e Shqipërië, Kosovës, shqiptarëve brënda dhe jashtë vëndit është integrimi në BE.
Shqipëria u krijua nga Europa dhe i takon Europës.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt