Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 12
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    PS e Ramës si PPSH e Hoxhës: "Dilni e bëni adetin e referendumit në parti. Pa fushatë, pa garë."

    Referendumi në PS, Blushi: Nuk do të marr pjesë. Listat do trukohen

    Emri:  ben-blushi-1-1.jpg

Shikime: 529

Madhësia:  19.8 KB

    Deputeti socialist Ben Blushi ka dekaruar se nuk do të marrë pjesë në referendum e 9 prillit, në Partinë Socialiste.

    Blushi tha se listat do të trukohen, ndërkoh që askush nuk ka të drejtë të bëj fushatë. “Listat do trukohen, askush nuk ka të drejtë të bëj fushatë. Askush nuk e di shifrën e saktë të anëtarësisë”, tha Blushi.

    Deputeti socialist kërkoi më herët të zhvillohet gara për kryetarin e Partisë. Ndërkaq, pak ditë më parë, u zbulua edhe pyetja që do të jetë në referendumin e 9 prillit.

    “Kur PS është në qeveri dhe kryetari i saj është i zgjedhur Kryeministër, a konsiderohet i rinovuar automatikisht mandati i kryetarit?”, do të kërkojë votën pro ose kundër të anëtarësisë.

    Koha Jone

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398

    Për: PS e Ramës si PPSH e Hoxhës: "Dilni e bëni adetin e referendumit në parti. Pa fushatë, pa garë.

    Shpresojme qe socialistet te mos jene kaq debile e te behen peng i kapricove te Rames. Nje JO e paster do e sillte ne vete gjithe kupolen drejtuese te PS e cila tashme eshte larguar nga baza aq shume sa ka frike te beje edhe zgjedhjet ne parti.
    Unë jam njeri i thjeshtë.
    Kënaqem me pak.
    Më mjafton më e mira.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780

    Për: PS e Ramës si PPSH e Hoxhës: "Dilni e bëni adetin e referendumit në parti. Pa fushatë, pa garë.

    Citim Postuar më parë nga 2043 Lexo Postimin
    Shpresojme qe socialistet te mos jene kaq debile e te behen peng i kapricove te Rames. Nje JO e paster do e sillte ne vete gjithe kupolen drejtuese te PS e cila tashme eshte larguar nga baza aq shume sa ka frike te beje edhe zgjedhjet ne parti.

    Partite ne Shqiperi nuk kane "baze",dhe ky eshte problemi per partite ne Shqiperi. Dhe nuk mundet ta kene pa pasur nje pastrim moral me te shkuaren.Do kene ndjekes te çastit por nuk do kene kurre nje baze me ideologji etike.

    Baza ne Shqiperi per PS eshte nja 5-6 % e komunisteve pensionist dhe 2% nga "Blloku". PD nuk ka baze jashte Sali Berishes,pra Berisha ka si baze 3-4% nga veriu dhe 2% nga "Sigurimi". Ndersa dhe LSI ka po prap bazen e Ilir Metes 3-4 % nga drejtora nga Skrapari dhe 2% nga Sulo Gradeci.

    Baza e vertete ne Shqiperi eshte vendi i punes,pra anetare me vende pune qe perbejne 70-80 perqind te partive,ku shpesh here ndryshojne voten simbas interesit o idese qe partia tjeter do fitoje zgjedhjet. Eshte kjo pjese qe lekundet,nga interesi,qe ben te humben o te fitohen zgjedhjet.
    Keshtu qe Rama e di qe baza nuk egziston,dhe fiton e humb zgjedhjet nga vendet e punes ne shtet,dhe proçesi i sistemimit te vendeve te punes,i lejeve,i konçesioneve nuk ka mbaruar.

    Dhe ajo qe duket si pika e dobet e Rames,qe nuk ka opozite. Sepse pa opozite nuk mundet te behet politike,dhe ne fakt Rama po qeveris vetem konçesionet dhe vendet e punes,po qeveris voten nuk po qeveris vendin. Ne mungese te opozites,sepse opozita nuk egziston moralisht dhe nuk ben politike,i ka mbetur si shprese e vetme vetem Blushi,se po ben politike. Politike qe mbase si pelqen as Rames por e ka te nevojshme. Dhe rrezik konkret nga Blushi nuk ka,sepse mbledh voten e tepakenaqurve si te majte e si te djadhte,o edhe voten elitare.

    Imagjino te jesh kryeminister ne nje vend ku nga nje krah ke Bashen e Berishen ne krahun tjeter ke Ballen dhe Braçen,siper kokes ke Meten dhe poshte kembeve ke Nishanin. Nuk do dish nga te shkosh.Dhe pikerisht per kete shkohet edhe ne referendum.

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: PS e Ramës si PPSH e Hoxhës: "Dilni e bëni adetin e referendumit në parti. Pa fushatë, pa garë.

    Top Channel nxjerr bllof gënjeshtrën e Ramës

    Emri:  edi-rama-ps_0.jpg

Shikime: 310

Madhësia:  31.2 KB

    Pak kohë më parë në apogjeun e fushatës së anëtarësimeve të reja në parti (foto lart) kryeministri Rama shpalli një shifër bombastike. Arritjen e nurmit 150 mijë të antarësisë së PS. Atëhere kjo shifër u duk si propagandistike dhe as kush nuk i vuri vëmendjen e duhur. Por në atë kohë Rama nuk kishte hedhur ende idenë e referendumit prandaj socialistët duhet të ishin kaq të shumtë.

    Sot tre ditë perpara referendumit gjërat kanë ndryshuar. Të mërkurën në lajmet e drekës në Top Chanell, deputetja Blerina Gjylameti, që nuk e ka turp të përsërisë çdo gjë që i thonë, shpalli se në datë 9 prill do të votojnë 81 500 socialistë.

    Ajo nuk arsyetoi se si u tkurr kështu, si lëkura e Shagrenit, numri i anëtarëve të partisë së saj.

    Por arsyeja merret me mend lehtë.

    Sipas statutit të PS-së, që referendumi të jetë i vlefshëm, duhet të votojë më shumë se gjysma e njerzve të përfshirë në lista. Pra nëse Rama ka shpallur numrin 150 mijë, të shtunën duhet të votonin së paku 75001 socialistë.

    Pikërisht për këtë Gjylameti e cila u shfaq në ekran me një xhaketë të blertë lëshoi shifrën 81 mijë.

    Tani nuk dihet kush gënjen: Deputetja që cicëron çfarë i thonë, se ka hallin e mosdështimit të referendumit, apo Rama që shpalli se numri i socialistëve kishte vajtur 150 mijë?

    (Lapsi.al)

    Shenim/ Lidhur me këtë lajm burime nga PS kanë sqaruar se numri 81 500 është numri i antarësisë që kanë zgjedhur edhe delegatët e kongresit, pra se antarësimet e reja nuk janë përfshirë në këtë proces.

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Bëmë o baba të të ngjaj! Shoku Rama fiton referendumin me 97% te votave! Shoku Enver fitonte me 99%!

    Referendumi i PS, mbyllet votimi; Rama fitues në të gjithë vendin

    Emri:  Rama-voton.jpg

Shikime: 718

Madhësia:  21.2 KB

    Në orën 19:00, të mbrëmjes së sotme janë mbyllur në mbarë vendin qendrat e votimit të ngritura nga Partia Socialiste, për të votuar në referendumin mbi legjitimitetin e kryetarit Rama. Burime nga selia rozë kanë deklaruar se, pjesëmarrja më e madhe ka qenë në Malësinë e Madhe, me 94.8 për qind. Në mbarë vendin votuan 81.572 socialistë, për të shprehur qëndrimin e tyre me votë në lidhje me pyetjen e referendumit “Kur Partia Socialiste është në qeveri dhe kryetari i saj është zgjedhur Kryeministër, a konsiderohet i rinovuar automatikisht mandati i kryetarit?”.

    Rezultatet e Votimit

    Lezhë
    97.5%, 1468 anëtarë- PO
    2.5%, 43 anëtarë- JO

    Krujë
    168 anëtarë- PO
    21 anëtarë –JO

    Mallakastër
    95.8 % e anëtarëve- PO
    4.2 % e anëtarëve – JO

    Roskovec
    97% e anëtarëve – PO
    3 % e anëtarëve – JO

    Berat

    857 e anëtarëve “PO”

    47 e anëtarëve “JO”

    Kuçovë

    540 e anëtarëve “PO”

    48 e anëtarëve “JO”.

    Krujë

    97% e anëtarëve “PO”

    3% e anëtarëve “JO”

    Mallakastër

    95.8% e anëtarëve “PO”

    4.2% e anëtarëve “JO”.

    Përmet dhe Këlcyrë, 100% “PO” Ramës

    Shqip

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Bëmë o baba të të ngjaj! Shoku Rama fiton referendumin me 97% te votave. Shoku Enver fitonte me

    Edi Rama falenderon socialistët për votimin sot mbi 97 përqind pro tij

    Emri:  edi.jpg

Shikime: 340

Madhësia:  35.5 KB

    Rama falenderon të gjithë ata që morën pjesë në votim, dhe thekson se socialistët dhanë një “PO” të fortë për mosmbajtjen e zgjedhjeve për kryetar. Sipas Ramës, vota e sotme është një konfirmim tjetër i fuqishëm nga anëtarësia për ndryshimet statutore. Indirekt është dhe një votë pro reformave qeverisëse. Rezulatet flasin se 97 përqind votuan pro Edi Ramës.

    Ja mesazhi i plotë i Ramës në Facebook:

    Mirënjohje e thellë për familjen tonë të madhe politike që sot dha një provë shumë kuptimplotë të vetëdijes dhe angazhimit demokratik. Referendumi kaloi pritshmëritë për pjesëmarrjen falë angazhimit të të gjitha gjeneratave të socialistëve. I falenderoj me dashuri dhe respekt që të gjithë, nga 90 vjeçarët që ishin dëshmia më emocionuese përpara kutive të votimit, deri tek 16 vjeçarët që janë dëshmitarët më të rinj, të të parit referendum partiak në Shqipërinë e këtyre 25 vjetëve.

    Referendumi i sotëm ishte një ushtrim demokratik e organizativ plotësisht i suksesshëm. I cili rrit energjitë pozitive të akumuluara në familjen tonë të madhe gjatë procesit nëntë mujor të hapjes, zgjerimit e fuqizimit të partisë. Ky proces do të vazhdojë pa u ndalur prej ditës së hënë, për të realizuar objektivin e 150 mijë anëtarëve në ditën e 25-vjetorit të lindjes së Partisë Socialiste.

    As unë e as shumica dërrmuese e shokëve e shoqeve të trupës drejtuese të PS, nuk kemi dyshuar asnjë çast se anëtarët e familjes sonë politike që, bashkë me qindramijëra qytetarë të tjerë, na dhanë besimin dhe privilegjin e jashtëzakonshëm, për të drejtuar qeverinë e Shqipërisë pas fitores së zgjedhjeve të 23 qershorit, e kanë mirëkuptuar e mbështetur plotësisht mosmbajtjen e zgjedhjeve për kryetar partie pas marrjes së detyrës së kryeministrit nga ana ime. Por referendumi i sotëm, e konfirmoi katërcipërisht bindjen tonë, ashtu sikundër mbështeti me një “PO” shumë të fuqishme, vendimin e kongresit të ri për ndryshimin përkatës në statutin e Partisë Socialiste, lidhur me mandatin e kryetarit kur ky i fundit ka edhe detyrën e kryeministrit.

    Kjo ditë na dha të gjithëve një arsye më shumë për të qenë krenarë për Partinë Socialiste, ndërsa mua vetë edhe një arsye më shumë për t’i shërbyer me mish e me shpirt familjes sonë të madhe politike, në radhë të parë duke e bërë me ndershmëri, përkushtim e dinjitet, detyrën e lartë të Kryeministrit të Shqipërisë.

    FALEMINDERIT TË GJITHËVE

    Koha Jone

  7. #7
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Bëmë o baba të të ngjaj! Shoku Rama fiton referendumin me 97% te votave! Shoku Enver fitonte me

    Partia nga fitorja ne fitore!
    Rrofte krye-cari yne i dashur e popullor Edvin Rrama!
    I paharruar qofte kujtimi i shokut Enver!

    Nje falenderim i veçante per shokun Koqo!

    Perpara shtetit dhe kombit, ne populli trim socialiste, do te zgjedhim gjithmone partine!
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  8. #8
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897

    Për: Bëmë o baba të të ngjaj! Shoku Rama fiton referendumin me 97% te votave! Shoku Enver fitonte me

    maskarada vazhdon..oops rilindja desha te them. Popull pervert,popull qe kurre nuk e ngriti koken per te drejtat e perbashketa por kerkon zgjidhje vetjake..diktatore e aventuriere do te vazhdojne te bejne qef ne kete toke

  9. #9
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,821

    Për: Bëmë o baba të të ngjaj! Shoku Rama fiton referendumin me 97% te votave! Shoku Enver fitonte me

    Shume e thjeshte
    Rama i ka vene ne pushtet te gjithe kryetaret lokale te partise socialiste
    Kryetaret lokale i kane pas kutite e votimit si pronat e tyre personale lol
    dhe i kane hapur dhe mbushur me letra pro per Ramen.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-09-2014
    Postime
    992

    Për: Bëmë o baba të të ngjaj! Shoku Rama fiton referendumin me 97% te votave! Shoku Enver fitonte me

    Konsolidimi i PS rreth figures se Edi Rames eshte domethenie shume e madhe per zhvillimin e ngjarjeve dhe progresin e Shqiperise, ndonese agjenturat e huaja nuk e kane dashur quasi kurre kete vend dhe pucistet apo opozitat permbysese jane te panumert duhet te pranojme qe klasa politike socialiste e shqiperise perfaqeson burrat e saj apo mega-faktoret te levizjeve te verteta te cilet rilinden perseri pas renies se italo-shqiptarit Leka Zogu. Shqiperia nje rruge ka patur ate te gjetjes se nje fqinji te fort apo protektorati te sigurte dhe kete nuk e gjeti dot tek greket e pakuptimte apo shumkuptimte dhe as te ruset apo djajte e mundur.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •