
Hashim Thaçi
U ndava, si gjithmonë, me përshtypjet më të mira nga takimi me mikun e madh të shqiptarëve, senatorin Robert Doll.
Në takimin e përzemërt që patëm, diskutuam gjerë e gjatë të kaluarën dhe rolin e pazëvendësueshëm të SHBA-së për lirinë e Kosovës.
Natyrisht, senatori Doll ka qenë një ndër kontribuuesit kryesor në afirmimin e çështjes së Kosovës dhe aspiratës për liri dhe pavarësi.
Por, fokusi i bisedës ishin zhvillimet aktuale në Kosovë dhe nevoja që SHBA-ja të vazhdojë të luajë rol udhëheqës për të gjitha proceset e rëndësishme në Kosovë dhe në rajon.
E falënderova, në emër të qytetarëve të Kosovës, senatorin Doll për kontributin e tij personal për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Në shenjë mirënjohjeje i dhurova një suvenir me hartën e Kosovës të bërë me gurë mineralë nga toka e jonë.
Duhet gjithmonë të jemi mirënjohës për të gjithë ata që ndihmuan Kosovën. Ne jemi të bekuar që kemi miq të tillë si senatorin Doll. HTH
Krijoni Kontakt