Close
Faqja 12 prej 21 FillimFillim ... 21011121314 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 111 deri 120 prej 209
  1. #111
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Presidenti Hashim Thaçi betohet para Parlamentit të Kosovës

    Citim Postuar më parë nga Akuamarini Lexo Postimin
    Dosja e Shefave: Ndërhyrja e Grabovcit kërkohej edhe për statusin e veteranit të UÇK-së



    Policia i quan të pavërteta përgjimet për punësim


    Policia e Kosovës ka reaguar ndaj publikimit të përgjimeve në aferën “Pronto II”, për siç flitet punësimet në baza nepotizmi dhe pa konkurs nga ana e zyrtarëve qeveritarë.

    Sipas këtij institucioni, në të gjitha proceset e rekrutimit dhe seleksionimit të zyrtarëve policorë, Policia e Kosovës ka qenë e hapur duke publikuar çdoherë në media dhe internet konkurset, si dhe listat e rezultateve të arritura të kandidatëve nëpër të gjitha fazat e testimit duke filluar nga testi me shkrim e deri te faza finale e përzgjedhjes.

    Policia e Kosovës bën të ditur se Drejtori i Përgjithshëm kërkon nga pokurori i rastit qe të hetohen detajisht pohimet e gazetarit të Insajder-it z. Kajtazi./lajmi.net

    Ja reagimi i Policisë së Kosovës për këtë rast:

    Referuar publikimit të përgjimeve të bëra sot (23.08.2016) në portalin “Insajderi”, Policia e Kosovës informon opinionin e gjerë se të gjitha konkurset dhe punësimet e bëra në PK, kanë qenë shumë transparente dhe publike, si dhe janë realizuar sipas procedurave standarde dhe ligjeve në fuqi.

    Në të gjitha proceset e rekrutimit dhe seleksionimit të zyrtarëve policor, Policia e Kosovës ka qenë e hapur duke publikuar çdoherë në media dhe internet konkurset, si dhe listat e rezultateve të arritura të kandidatëve nëpër të gjitha fazat e testimit duke filluar nga testi me shkrim e deri te faza finale e përzgjedhjes.

    Të gjitha konkurset dhe punësimet e punonjësve policor kanë qenë shumë transparente dhe të monitoruara nga misionet ndërkombëtare prezente ne Kosove, si dhe të inspektuara nga Inspektorati Policor i Kosovës.

    Policia e Kosovës në krye me menaxhmentin e sajë ç’do herë është vlerësuar lartë nga të gjitha institucionet për mënyrën e menaxhimit dhe përzgjedhjes së zyrtarëve më meritor duke ju referuar rezultateve dhe listës meritore, përderisa pohimet e pretenduara i konsiderojmë plotësisht të pavërteta dhe nuk është pranuar asnjë listë apo person sipas deklarimeve dhe publikimeve të përgjimeve.

    Vlen të potencohet se në Policinë e Kosovës është i punësuar vetëm një zyrtar policor me emrin Gani Nikqi, i cili është punësuar me 12.01.2004, e që nuk ka të bëjë fare me përgjimet e publikuara dhe me kohën e udhëheqjes apo menaxhimit të Drejtori të PK-së z. Shpend Maxhuni.

    Ndërsa gjatë procesit të rekrutimit dhe seleksionimit në vitin 2011, po ashtu ka qenë në proces një kandidat për zyrtar policor me emrin e njëjtë Gani Nikqi, por i njëjti referuar të dhënave nga Policia e Kosovës, nuk ka arritur që të përmbushë kriteret e parapara, respektivisht të kaloj testet e nevojshme sipas procedurave standarde për seleksionim dhe pranim në Policinë e Kosovës dhe i njëjti asnjëherë nuk është bërë pjesë apo punonjës i Policisë së Kosovës.

    Kjo edhe një herë ri-konfirmon faktin se proceduarat e aplikimit, konkurrimit dhe përzgjedhjes në Policinë e Kosovës kanë qenë strikte të bazuara në kritere dhe standarde të avancuara dhe në përputhshmëri të plotë me procedurat e parapara ligjore, që dëshmon realizimin e një procesi mjaft kredibil dhe të menaxhuar në mënyrë profesionale.

    Kjo qasje e menaxhmentit të PK-së dhe punonjësve të saj jo rastësisht e ka listuar gati çdo herë Policinë e Kosovës si një nga organizatat më të besueshme dhe transparente në vend, si dhe ndër Policinë më profesionale në rajon dhe më gjerë.

    Policia e Kosovës nën udhëheqjen e Drejtorit të Përgjithshëm z. Shpend Maxhuni, ka shënuar arritje të jashtëzakonshme si në realizimin e objektivave strategjike të PK-së, në mbajtjen e rendit dhe sigurisë së përgjithshme, e në veçanti në aspektin e zhvillimit dhe profesionalizimit të zyrtarëve policor përmes trajnimeve konsistente brenda dhe jashtë Republikës së Kosovës, ku zyrtarët policor janë dekoruar edhe me çmime ndërkombëtare.

    Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në zbatimin e ligjit dhe është e gatshme të bashkëpunoj në këtë drejtim edhe me organet e drejtësisë, dhe personalisht Drejtori i Përgjithshëm kërkon nga pokurori i rastit qe të hetohen detajisht pohimet e gazetarit të Insajder-it z. Kajtazi.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  2. #112
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    3,223

    Për: Presidenti Hashim Thaçi betohet para Parlamentit të Kosovës

    Dosja e Shefave XVIII: Grabovci caktonte komisionet dhe përzgjidhte kandidatët

  3. #113
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Presidenti Hashim Thaçi betohet para Parlamentit të Kosovës



    Hashim Thaçi


    Me pikëllim të thellë mësova për fatkeqësinë e rëndë natyrore që ka prekur Italinë dhe në këto çaste të vështira të gjithë ndihemi pranë popullit mik italian. Në emër të popullit të Kosovës shpreh ndjenjat më të ngrohta të solidaritetit dhe ngushëllimet më të sinqerta për të afërmit e viktimave. Po ashtu uroj shërim sa më të shpejtë për të lënduarit e shpresoj që pasojat e dëmeve të kapërcehen sa më shpejtë. HTH
    Ndryshuar për herë të fundit nga Llapi : 24-08-2016 më 13:08
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  4. #114
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897

    Për: Presidenti Hashim Thaçi betohet para Parlamentit të Kosovës

    O Llap Llapi 20 e ca mije postime e te gjitha me Hashim e me Thac i ke o burr i dheut? Kaq militant i forte je? A ke ment e tua apo frymezohesh me fotografite e liderit tend? Militante si ti e kane lene Kosoven ne mjerim..sa me shume militante si ti aq me shume pasurohet Thaci e aq me shume ja zgjasni jeten ne pushtet. Keta tanet kur vine ne pushtet nuk ikin kurre vete. Nejse eshte e kote me humb kohen me militante

  5. #115
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Presidenti Hashim Thaçi betohet para Parlamentit të Kosovës

    Citim Postuar më parë nga murik Lexo Postimin
    O Llap Llapi 20 e ca mije postime e te gjitha me Hashim e me Thac i ke o burr i dheut? Kaq militant i forte je? A ke ment e tua apo frymezohesh me fotografite e liderit tend? Militante si ti e kane lene Kosoven ne mjerim..sa me shume militante si ti aq me shume pasurohet Thaci e aq me shume ja zgjasni jeten ne pushtet. Keta tanet kur vine ne pushtet nuk ikin kurre vete. Nejse eshte e kote me humb kohen me militante
    o murrk po kur nuk shkruej per keta qe na çliruen nga serbi per keta qe na sollen lirin dhe shtetin
    a po pret nga une qe tju bashkangjitem koalicionit VETVENDOSJE-ISIS-BIA serbe qe me mish e shpirt po perpiqen qe ta pengoin shtetin ton Kosoven dhe populli po i shef keto dhe edhe shum koh partie qe doli nga flaka e pushkes PDK dhe Hashimi kan me qendrue ne pushtet
    e deshte ti apo jo shumica vendos ne demokraci dhe ket demokraci na sollen keta prandaj deri te vdes une do ti perkrahu
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  6. #116
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    3,223

    Për: Presidenti Hashim Thaçi betohet para Parlamentit të Kosovës

    Thirrje publike drejtuar Hashim Thaçit: Dorëzojeni pushtetin më dëshirë, sepse pasnesër do jetë shumë vonë..!?
    Mbajeni mend; asnjë popull në botë nuk do iu kishte duruar kaq gjatë, por këtë ka mundur ta bën vetëm populli martir dhe heroik shqiptar i Kosovës..!!



    Nga: Rexhep ELEZAJ



    A nuk erdhi në Prishtinë vitin e kaluar James Rubin dhe iu tha; “Ju krahu i luftës është më mirë që ta lëshoni pushtetin ngadalë dhe të shkoni në shtëpi, nëse dëshironi të merrni më vete pak nderë që iu ka mbetur akoma..”!? Po, këtë ua tha ai si mik i madh i Kosovës, dhe ju Hashim, nuk e dëgjuat porosinë e tij, por bashkë më shokët tuaj vazhduat më vjedhjet dhe shkatërrimin e ekonomisë së Kosovës..!?

    hashimi me Baydenin

    A nuk është e vërtetë se ju dhe bashkëmendimtari juaj Xh. Haliti në vitin 2004 dhe 2006 jeni akuzuar se keni qenë bossat e krimit të organizuar, madje në Ballkan, gjatë dhe pas luftës, dhe pikërisht kjo është shkruar në raportet e BND-së dhe të KFOR-it amerikan, raporte të cilat më urdhrin tuaj nuk janë publikuar kurrë në mediet kosovare, ku pranë këtyre akuzave ju e vazhduat luftën për ta marrë pushtetin, të cilin më metodat tipike staliniste-enveriste arritët, që duke i vjedhur votat ta merrni dhe të instaloheni në krye të shtetit, pa u shqetësuar fare se jeni duke i shkelur të gjitha aktet juridike dhe kushtetuese të Kosovës, sepse qëllimin kryesor e kishit që ta merrni pushtetin dhe atë më parulla krejtësisht të paqëndrueshme, në emër të gjoja luftës heroike të UÇK-së dhe komandantit legjendar Adem Jasharit..?!

    Dhe, qëkur mbaroi lufta dhe deri në këto çaste populli vazhdimisht ka pasur dyshime në luftën dhe qëllimet tuaja ogurzeza, por i cili nuk ka guxuar të flas, sepse ia patët futur frikën në palcë, pranë asaj se e kishte të qartë se ju nuk keni bërë luftë çlirimtare për çlirimin e Kosovës, por më qëllim të pasurimit tuaj individual dhe familjar, dhe këtë fakt ua ka thënë troç hiç më larg se një muaj e gjysmë prokurori ndërkombëtar amerikan Clint Williamson në raportin e tij për hetimet ndaj disa krimeve të ushtarëve të UÇK-së të cilat do të ngritën para gjykatës speciale për Kosovën, dhe ju prapë nuk donit të dëgjoni se çka po iu ka thënë populli para disa viteve si dhe të tjerët, por vazhdonit duke i vjedhur dhe plaçkitur pasuritë e Kosovës, thuaja se askush nuk po iu shihte se sa dëme i keni sjellë dhe vazhdoni t’i bëni Kosovës dhe të ardhmes së saj evropiane më veprimet tuaja korruptive dhe degraduese për Kosovën..!?

    Sa e sa shkrime, emisione televizive dhe analiza janë shkruar dhe mbajtur gjatë vetëm 10 viteve të fundit, ku gazetarë, politikanë, analistë dhe intelektualë iu kanë akuzuar për krime, hajni, korrupsion dhe vepra antikombëtare, por Ti Hashim dhe sejmenët tuaj e keni vazhduar rrugën tuaj të mallkuar dhe antidemokratike, duke mos e marrë asnjëherë seriozisht zërin e popullit, që ndoshta e keni lexuar rastësisht, se “Zëri i popullit, është Zëri i Zotit..”, por duket shumë qartë se për ju dhe klanin “PRONTO” nuk ka Zot, as popull, as atdhe, por ka vetëm ego dhe shpirt të zi e të sëmurë, bartës i të cilave jeni qëkur keni hyrë për herë të parë në Kosovë andej kah kufiri i Shqipërisë ku nuk kishte luftë, vetëm sa për ta veshur njëherë uniformën e UÇK-së dhe për t’u fotografuar më kallash në dorë, ngase të gjithë ne që ishim “rob dhe skllav” tuaj, e dinim se në front nuk keni qenë as një minutë, e lere më të keni marrë pjesë në ndonjë betejë lufte, dhe mos pandehni pra, se të gjitha sjelljet dhe veprimet që i keni bërë bashkë më sejmenët tuaj servilë, populli nuk i ka regjistruar në mbamendjen e tij dhe nuk i ka shënuar në librat e shumta që janë shkruar mbi rrjedhën e luftës si dhe të gjitha lojërat dhe krimet që janë bërë në emër të popullit dhe luftës çlirimtare..!?

    Dhe, a nuk e morët pushtetin dy herë më forcë, gjegjësisht më vota të vjedhura më 2007 dhe më 2010, dhe këtë e dinë edhe zogjtë në mal, por edhe e gjithë bota demokratike, dhe juve as palla nuk u hante se çka po thotë populli dhe faktori ndërkombëtar në Kosovë, por vazhdonit më paturpësi ta mbani më zor pushtetin e grabitur më votën e vjedhur para syve të gjithë botës, pa i dëgjuar kurrë hallet e popullit, por përmes shërbimit tuaj sekret dhe famëkeq, SHIK-ut, uzurpuat të gjitha vendet kyçe në Kosovë, që nga posti i kryeministrit dhe deri tek referenti më i vogël nëpër komuna. Sepse, ju e dinit se vetëm më dhunë politike mund ta mbani pushtetin, dhe atë jo për të mirën e Kosovës, por për ta vjedhur dhe plaçkitur atë sa më shumë, bile këtë akt antikombëtar e keni bërë më mizorisht se sa regjimi kriminal i Millosheiçit (1989-1999), dhe, madje iu dukej vetja se jeni çlirimtari i vetëm e Kosovës, deri në masën sa arritët më e bindë mikun e madh të shqiptarëve, Joe Baydenin, për të deklaruar në emrin tuaj, se “ju jeni George Washingtoni i Kosovës..”..!?

    Pra, deri aty shkonin ambiciet tuaja të sëmura për ta mbuluar diellin më shoshë, se po mos të ishit ju, nuk do të kishte as Kosovë të lirë, as popull shqiptar në Ballkan, as liri dhe as pavarësi (sic) dhe të gjithë ne iu shihnim se po shkonit drejt imponimit të karizmës së De-Golit; se “Franca jam unë..”, alias; “Se Kosova jam unë..” , duke mos ia ditur hallin vetvetes se Kosova nuk ishte Francë dhe as ju nuk ishit De-Gol..!

    A mos ishin këto ambicie pak si të tepruar, z. Hashim, ngase populli e dinte mirë se në krye të shtetit të Kosovë kishte kurdisur një karrierist, një lokalist, egoist, enverist, etj, bile më shenja të qarta të një mini-diktatori, i cili Kosovën gradualisht po e kthente në një Kolumbi të re në Ballkan më Salvador Alenden e ri në krye të saj, por më emrin Hashim, i cili duke u shitur në popull si Ismajl Qemali i dytë, bënte pazare më dreqin e mallkuar vetëm që të shndërrohej në monark dhe Car të Kosovës hashimjane..?!





    Por, deshi Zoti dhe brenda PDK-së krisi “pushka e parë” çlirimtare, kur vetë sekretari i saj i përgjithshëm, dhe ç’është më e mira nga posti i kryetarit të Parlamentit, pa një pa dy, tha; “unë jam kryetar i Parlamentit, por më vota të vjedhura..”, dhe që nga ky çast u duk sikur në Kosovë lindi dielli në mesditë, sepse më këtë deklaratë iu dha grushti i parë diktaturës, hajnive dhe klanit tuaj të ashtuquajtur “PRONTO”, se duhet ta ndalni turrin e veprave anti-popull, pra se e keni bërë mjaft më me hajni, tradhti dhe shitje të interesave të Kosovës tek Serbia fashiste, se populli më nuk iu duron, edhe posikur të gjithë të ishit “Georg-Washngtona”..!? Pra, që nga publikimi i xhirimit të bisedave tuaja të pista, për herë të parë populli mësoi për sinonimin e ndyrë “PRONTO”, i cili në fakt do bëhet laku në fytin tuaj grykës në të cilin ngadalë po vareni dhe atë për gazep të Zotit..!? A nuk po iu mjafton fakti se disa kryetarë komunash nga partia juaj janë gjykuar për krime dhe hajni, se katër partitë kryesore shqiptare në Kosovë në mënyrë kategorike po refuzojnë më hy në koalicion qeverisës më juve dhe partinë tuaj, që ta veni gishtin tregues mbi tëmth dhe të kuptoni se ku keni ardhur më politikën tuaj të gabuar, vasale dhe antikombëtare, por më çdo kusht po doni që ta mbani pushtetin më zor, ngase po duket qartë se hallin e keni diku tjetër e jo tek mbrojtja e Kushtetutës dhe vendimit të gjykatës i cili u nxor posikur të ishte shkruar në kryesinë e partisë tuaj..?!

    Prandaj, mbajtja peng që tre muaj e institucioneve më të larta të shtetit të Kosovës, është pa dyshim, vepra juaj më antikombëtare më të cilën duket se po ia vëni kapakun të gjitha veprimeve negative të deritanishme anti-shtet, bashkë më këto të fundit që po i bëni tani në ikje e sipër në dëm të popullit shqiptar, të cilin fatkeqësisht e keni sjellë në shkopin e lypsarit, prandaj është rasti i fundit dhe ndoshta edhe “historik” për juve që qysh nesër ta dorëzoni pushtetin më dëshirë për t’u ballafaquar nesër më veprat tuaja të dyshimta para popullit dhe para Zotit..!?

    Mbajeni mend; asnjë popull në botë nuk do iu kishte duruar kaq gjatë, por këtë ka mundur ta bën vetëm populli martir dhe heroik shqiptar i Kosovës..!!
    https://www.google.se/url?sa=t&rct=j...yM47VjpezKmBCQ
    Ndryshuar për herë të fundit nga Akuamarini : 25-08-2016 më 06:07

  7. #117
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Presidenti Hashim Thaçi betohet para Parlamentit të Kosovës

    kam pierdh ne ju me 1999
    boll e kini pas pushtetin prej 1945
    tash radha ju aka ardh Çlirimtarve te PDK-se
    te qeverisin dasht populli dhe zoti e ata te qeverisin edhe 50 copa vjet hahaha
    e ju sillnu si pordha per tierq neper portale tuj sha keta
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  8. #118
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    3,223

    Për: Presidenti Hashim Thaçi betohet para Parlamentit të Kosovës

    Zona e dyshimtë 1.5 milionëshe në Policinë e Kosovës (Udba E hoshi-minit e ISA-MINIT)


  9. #119
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Presidenti Hashim Thaçi betohet para Parlamentit të Kosovës

    Citim Postuar më parë nga Akuamarini Lexo Postimin
    Zona e dyshimtë 1.5 milionëshe në Policinë e Kosovës (Udba E hoshi-minit e ISA-MINIT)
    koalicion i fort ini ju kunder shtetit dhe popullit ton W-ISIS-BIA
    por per bes kini me hup qysh eshte ma se keqi dhe qysh ka hup sebija me 1999-ten
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  10. #120
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897

    Për: Presidenti Hashim Thaçi betohet para Parlamentit të Kosovës

    Llap nuk ka liri per kombin po nuk pati liri individi,qytetari. ne emer te lirise Enver Hoxha me shoke qendruan 45 vjet ne pushtet.Po ca fituam nga kjo "liri"? Liria eshte kur funksionon ligji per te gjithe,kur shancet jane te barabarta per te gjithe,kur klasa politike i jep perparsi profesioniste dhe i hap rrugen tregut te lire,kur reformohet sistemi edukimit dhe investohet ne kulture e shkence,kur luftohet korrupsioni e kriminaliteti,kur qendrohet stoik per interesat kombetare.Asgje nga keto nuk eshte bere.Kosova ka papunsine me te madhe ne Europe. Me mijra banore kane mare pasaporta serbe per te levizur ne Europe.Kur akoma vazhdojne me mijra te largohen ku te munden per nje jete me te mire. Mos flasim per hajduterine e pislliqe te tjera. Kjo eshte liria? Kete liri paske prit ti? keshut thoshin edhe ne Shqiperi Enver Hoxha me komunistet sollen lirine nga pushtuesi,por sollen diktaturen ne emer te kesaj lirie. Nuk kam gje personale as me Thacin as me kerkend por jam kundra kesaj mendesie qe na solen lirine e duhet te pasurohen ne kurriz te popullit ne emer te kesaj lirie. Lirine nga Serbia e solli Amerika or Llap djali..Pa ja heq meriten qindra e mijra qe rroken armet per liri.

Faqja 12 prej 21 FillimFillim ... 21011121314 ... FunditFundit

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •