Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.
Presidenti Thaçi: Duke mbrojtur Kushtetutën, mbrojmë Republikën
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka marrë pjesë në ceremoninë e shënimit të vitit të shtatë gjyqësor të Gjykatës Kushtetuese.
Për ta mbrojtur rendin tonë kushtetues, presidenti Thaçi ka thënë se ishte më se i domosdoshëm krijimi i një organi të pavarur të mbrojtjes së kushtetutshmërisë dhe mbrojtjes së të drejtave dhe lirive të njeriut, i cili do të bënte edhe interpretimin përfundimtar të Kushtetutës dhe përputhshmërisë së ligjeve me Kushtetutën.
“Këtë detyrë dhe këto obligime po i përmbush me sukses Gjykata Kushtetuese”, ka thënë presidenti Thaçi.
Efekti i vendimeve të kësaj gjykate, në kuptimin e fuqisë së tyre juridike, sipas presidentit Thaçi, është përfundimtar dhe ato nuk mund t’i nënshtrohen rishikimit nga cilido institucion apo mekanizëm shtetëror.
“Zbatimi i këtyre vendimeve, duke filluar nga presidenti e deri tek të gjitha institucionet dhe qytetarët e Republikës së Kosovës, ka treguar dhe po tregon se Gjykata Kushtetuese është një nga kontribuuesit më të mëdhenj në funksionimin e demokracisë në Kosovë”, është shprehur presidenti Thaçi.
Në këtë mënyrë, ai ka thënë se po ndërtojmë fuqishëm konceptin e Kosovës si shtet kushtetues, ku parimet kushtetuese po gjejnë shprehje në vendimet dhe veprimet e të gjitha institucioneve dhe autoriteteve shtetërore.
“Ruajtja e reputacionit dhe dinjitetit të Gjykatës Kushtetuese nënkupton edhe ruajtjen e reputacionit dhe dinjitetit të Republikës së Kosovës. Duke mbrojtur Kushtetutën ju mbroni Republikën, mbroni qytetarët dhe mbroni institucionet”, ka thënë presidenti Thaçi.
Si President i Republikës së Kosovës, ai ka theksuar se funksionimi dhe efikasiteti i Gjykatës Kushtetuese duhet të merret si model i funksionimit të gjyqësorit në vendin tonë edhe nga nivelet tjera të gjyqësorit.
Në ceremoninë e shënimit të vitit të shtatë gjyqësor të Gjykatës Kushtetuese, përveç presidentit Thaçi dhe kryetares së Gjykatës Kushtetuese, Arta Rama-Hajrizi, të pranishëm ishin edhe kryeparlamentari Kadri Veseli, kryeministri Isa Mustafa dhe përfaqësues të shumtë të korit diplomatik në Kosovë.
Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.
KUSH ËSHTË Z. HASHIM THAÇI?
Krejt lopatat e botës
nuk mund ta mbulojnë me dhe e gur të vërtetën:
Thaçi prijatar i UÇK-së!
Thaçi prijatar në Rambuje!
Thaçi prijatar në jetën politike për pas fitores së UÇK-së!
Thaçi lider karizmatik, politikan model në Kosovë!
Thaçi shpall pavarësinë e Kosovës!
Thaçi i vetmi njeri nga Kosova dhe Evropa numër NJË në Amerikë!
Thaçi promotor i PDK-së!
Thaçi i vetmi politikan që e njeh Evropa dhe Perëndimi!
Thaçi sinonim i paqes!
Thaçi kanditat për Çmimin për PAQE!
Thaçi njeriu, lideri, politikani më i atoritetshëm në Kosovë!
Thaçi krenaria e Drenicës,vlerë e Kosovës!
Shëndet, kryeministër!
Jemi me JU!
------------------------------------------
FOTO NJË: Hashim Thaçi duke e shpallur
Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës
FOTO DY: Hashim Thaçi iaaugurohet president
i Republikës së Kosovës
Riza Greiçevci
Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.
Hashim Thaçi bën nje hap historik
31/10/2016
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, sapo ka nënshkruar Ligjin për Trepçën, raporton “Zeri.info”.
Thaçi këtë Ligj e ka nënshkruar menjëherë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila ka vërtetuar se nuk qëndrojnë pretendimet e Listës Serbe për këtë Ligj.
Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social “Facebook”, presidenti i vendit, ka thënë se Ligji i ri mundëson ristrukturimin e gjigantit metalurgjik Trepça dhe se ky gjigant metalurgjik do të jetë në funksion të ngritjes së mirëqenies sociale për banorët e asaj ane dhe tërë Kosovës, raporton “Zeri.info”.
Postimi i plotë i Thaçit:
Sapo nënshkrova Ligjin për Trepçën, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.
Kosova është vendburim i minierave e mineraleve të shumta, por Trepça si pasuri nacionale vazhdon të mbetet e rëndësisë strategjike për ne.
Ligji i ri mundëson ristrukturimin e Trepçës dhe është në funksion të ngritjes së mirëqenies sociale për banorët e asaj ane dhe tërë Kosovës.
Minatorëve u jemi përgjithmonë mirënjohës, sepse me punën dhe sakrificën e tyre e mbajtën gjallë këtë gjigant të ekonomisë sonë. HTH
Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.
Hillary Clinton përfshin Thaçin në spotin e saj (Foto/Video)
http://gazetanewborn.net/hillary-cli...saj-fotovideo/
Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.
Thaçi: Vonesat e BE-së në liberalizim, padrejtësi historike
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot në takim komisionerin e Bashkimit Evropian për Politikat e Fqinjësisë Evropiane dhe Negociatat për Zgjerim, Johannes Hahn.
Në këtë takim, presidenti Thaçi edhe një herë ka theksuar se vonesat që po i bëhen Kosovës në procesin e liberalizimit të vizave janë të papranueshme.
“Këto vonesa që po shkaktohen nga BE-ja janë një padrejtësi historike ndaj popullit të Kosovës”, ka thënë ai.
Më tej, presidenti Thaçi ka thënë se Kosovës padrejtësisht i janë shtuar kritere nga Bashkimi Evropian, vetëm për t’i arsyetuar vonesat e panevojshme dhe të dëmshme për perspektivën tonë nga ana e Brukselit.
Ai ka shtuar se Kosova nuk meriton kushtëzime të tilla në procesin e liberalizimit të vizave, meqë BE-ja ka mjaft mekanizma që kushtëzimin ta bëjë gjatë procesit të anëtarësimit.
“Kam frikë se dikush në BE e ka ngatërruar keq procesin për liberalizimin e vizave me procesin e anëtarësimit të Kosovës. Po harroni se Kosova nuk bëhet anëtare e BE-së në momentin që hiqen vizat”, ka thënë kreu i vendit në takim me komisionerin Hahn.
Presidenti ka thënë se shpeshherë e ka dëgjuar refrenin se BE-ja mëson nga gabimet e së kaluarës.
“Sikur kjo të ishte ashtu, atëherë cilët kufij u demarkuan nga Gjeorgjia apo Ukraina, nga të dyja këto vende që janë gati të marrin të drejtën e udhëtimit pa viza në BE në javët e ardhshme”, ka thënë presidenti Thaçi.
Në takim me komisionerin Hahn, presidenti Thaçi ka theksuar se vonesat në liberalizimin e vizitave dhe në qartësimin e rrugëtimit evropian të Kosovës dhe Ballkanit po krijojnë hapësirë për fuqi të tjera që ta destabilizojnë rajonin.
“Vonesat e tilla në procesin e liberalizimit dhe perspektivës evropiane po rrisin ekstremizmin politik e fetar dhe druaj se ky vakuum do të shfrytëzohet nga fuqi që nuk ia duan të mirën rajonit”, ka shtuar ai.
Presidenti Thaçi e ka falënderuar komisionerin Hahn për ardhjen e tij në Kosovë, menjëherë pas publikimit të raportit të progresit.
“E mirëpres angazhimin tuaj personal dhe e vlerësojmë përkushtimin tuaj që të gjenden zgjidhje për të mbajtur dhe avancuar procesin e reformave evropiane”, ka thënë presidenti Thaçi.
Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.
Thaçi dekoron Reinhardtin me Medaljen Ushtarake për Shërbim në Kosovë
14.11.2016 | 17:13
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, sot ka dekoruar ish-komandantin e KFOR-it, Klaus Reinhardt, me Medaljen Ushtarake për Shërbim në Kosovë.
Presidenti Thaçi ka thënë se gjenerali Reinhardt është njeriu i paqes, i sigurisë dhe i stabilitetit në Kosovën e pasluftës. “Gjenerali Reinhardt është gjenerali i paqes, i stabilitetit dhe i fillimit të përbashkët të ndërtimit të institucioneve të reja në Kosovë”, ka thënë presidenti Thaçi.
Nga ana tjetër, ish-komandanti i KFOR-it, Klaus Reinhardt, është shprehur shumë krenar dhe i emocionuar me ndarjen e kësaj medalje për të, për të cilën ka thënë se asnjëherë nuk e ka pritur. “Unë isha 17 vjet më parë këtu. Në atë kohë nuk kishte asgjë, asnjë shkollë, asnjë spital, kaos. Tash, pas 17 vjetëve, po i shoh ndryshimet rrënjësore. Jam shumë krenar që kam ndihmuar sadopak në këtë. Jam shumë krenar që kam punuar me juve. Keni bërë një punë shumë të madhe në promovimin e Kosovës”, ka thënë gjenerali Reinhardt.
Sipas gjeneralit Reinhardt, Kosova ka qenë krejt një tjetër vend dhe është dashur të riorganizohet. “Kemi ndërtuar një qeveri në atë kohë me presidentin e sotshëm të Kosovës. Nëse sot shohim se ku qëndron shteti juaj. Është bërë një përparim shumë i madh. Ju keni arritur që nga një pjesë e Serbisë të ndërtoni një shtet që funksionon. Ai funksionon, sepse keni një president, i cili bashkë me të tjerët, kanë punuar dhe asnjëherë nuk janë dorëzuar për t’i shtyrë gjërat përpara”, ka thënë gjenerali Reinhardt.
Presidenti Thaçi e ka falënderuar gjeneralin Reinhardt për angazhimin e tij maksimal dhe historik për paqen në vend, për ndërtimin e shoqërisë shumetnike dhe integrimin e të gjithëve në institucionet e vendit.
Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)
Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.
Rosen: Liderët evropian dhe botëror të ndjekin shembullin e Thaçit
Kongresi Amerikan i Hebrenjve, e themeluar 1918, që njihet si organizata më e madhe në botë që mbron të drejtat e hebrenjve ia ka dërguar presidentit Thaçi një letër falënderimi.
Kongresi amerikan i hebrenjve:
Në këtë letër, Jack Rosen, president i Kongresit amerikan të hebrenjve falënderon presidentin Thaçi për ndalimin e shitjes së librave me përmbajtje antisemite, që më parë janë shitur në tregun e Kosovës.
Rosen shkruan se vendet tjera të Evropës dhe botës, duhet të ndjekin shembullin e Kosovës për të parandaluar urrejtjen ndaj hebrenjve.
“Së fundi kam dëgjuar lajmin për vendimin tuaj për të ndaluar librat anti-semitik në vendin tuaj, dhe unë po ju shkruaj sot që të shpreh mirënjohjen time të sinqertë për marrjen e një hapi të guximshëm për të adresuar urrejtjen e pafundme që ekziston kundër hebrenjve”, thuhet në këtë letër.
Rosen më tej në letër shkruan se propaganda anti-semitike e Luftës së Dytë Botërore solli që një brez i tërë i hebrenjve të vritet brutalisht.
Sipas tij, sot, përderisa bota përballet me ngritjen e serishme të antisemitizmit, me retorikën e vet, duke u përhapur tashmë gjerësisht si në media të shtypura ashtu edhe në ato digjitale, vendimet e zgjuara dhe proaktive.
Në këtë letër, Rosen lavdëron presidentin Thaçi për guximin për të ndaluar këto librave, duke thënë se këtë shembull duhet të ndjek e gjithë bota.
“Shpresoj që edhe vendet tjera anembanë Evropës dhe botës të ndjekin shembullin tuaj për ndalimin e materialeve anti-semitike nga shoqëritë e tyre. Ju faleminderit për përkrahjen e kësaj çështjeje jetike për vendin tuaj dhe popullit hebre”, thuhet në këtë letër.
Dje, Komiteti për Marrëdhënie Ndërkombëtare i Kongresit amerikan, përmes kongresmenit Eliot Engel kishte përshëndetur iniciativën e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, për ndalimin e librave me përmbajtje antisemite në Kosovë.
Në një postim në Twitter të këtij komiteti përgëzohet Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, për ndalimin e shitjes së librave antisemite në Prishtinë.
![]()
Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.
Thaçit i ndahet çmimi “Premio Bonifacio” për paqe
Më: 3 dhjetor 2016 Në ora: 16:23
Zyra e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka njoftuar se numri një i shtetit është dekoruar me çmimin “Premio Bonifacio” nga Akademia Papnore “Accademia Bonifaciana” në Anagni të Italisë, për kontributin e tij për paqe.
Presidenti Thaçi, pasi ka pranuar çmimin, është shprehur i gëzuar që Kosova tani është duke punuar për paqe në rajon, ndonëse ende ka plagë të hapur nga lufta.
“Kosova sot është burim i paqes dhe stabilitetit në tërë rajonin”, është shprehur Presidenti Thaçi dhe ka shtuar se “populli i Kosovës do të jetë përherë mirënjohës për përkrahjen që ka marrë në kohë lufte si dhe për ndërtimin e paqes në vend”.
Akademia Papnore “Accademia Bonifaciana” është themeluar në vitin 2003 dhe ka për qëllim promovimin e kuluturës së paqes në botë. Instituti mban emrin e Papës Bonifacio VIII që ishte nga Anagni i Italisë.
Këshilli drejtues i Akademisë në fillim të çdo viti akademik organizon ceremoninë e ndarjes së çmimeve kombëtare dhe ndërkombëtare për personalitete të ndryshme që janë dalluar me punën, kontributin dhe përkushtimin e tyre për paqe në tërë botën.
Në edicionet e më hershme me këtë çmim janë nderuar edhe Papa Shën Gjon Pali II, ish-Presidenti i Parlamentit European Jerzy Karol Buzek, fituesja e çmimit Nobel senatorja italiane Rita Levi Montalcini, senatori dhe ish-kryeministri italian Guilio Andreotti, etj./BS/
Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.
Presidenti Thaçi pritet me nderime të larta në Maltë (foto)
05.12.2016 | 14:23
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është pritur sot nga presidentja e Maltës, Marie Louise Coleiro Preca, në Pallatin Presidencial në Valeta, kryeqytetin e Maltës, në fillim të vizitës së tij presidenciale në këtë shtet.
Në këtë vizitë, presidenti Thaçi është pritur me nderimet më të larta shtetërore. Para takimit, presidenti Thaçi dhe presidentja Preca kanë parakaluar para Gardës së Nderit të Maltës në sheshin kryesor të kryeqytetit Valeta.
Presidenti Thaçi takon krerët e Maltës
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka vazhduar takimet me përfaqësues shtetëror të Maltës, gjatë vizitës zyrtare që është duke e realizuar në kryeqytetin Valeta.
Pas dreke presidenti Thaçi është takuar me kryeministrin e Maltës, Joseph Muscat, me të cilin kanë bashkëbiseduar për mundësinë e intensifikimit të marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy shteteve.
“Iniciativa e përbashkët për një kornizë të bashkëpunimit në mes të dy MPJ-ve është duke u implementuar me përkushtim të madh. Jemi mirënjohës për mbështetjen e Maltës për Kosovën”, ka thënë presidenti, duke shtuar se Malta ka mbështetur Kosovën në nivel politik, por edhe me personel në organizatat ndërkombëtare në Kosovë.
Presidenti Thaçi ka rekomanduar takim të komunitetit të biznesit të dy vendeve që të eksplorohen mundësitë e bashkëpunimit në sferën ekonomike.
Nga ana tjetër, kryeministri maltez, Joseph Muscat, është zotuar se vendi i tij do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në të gjitha fushat.
Presidenti Thaçi ka zhvilluar një takim edhe me kryetarin e Parlamentit të Maltës, Angelo Farrugia, me të cilin kanë biseduar për bashkëpunimin ndërmjet dy parlamenteve.
Presidenti dhe kryeparlamentari maltez janë pajtuar që një bashkëpunim më i ngushtë ndërmjet parlamenteve do të ndikonte pozitivisht në avancimin e bashkëpunimit në mes dy vendeve por edhe në përfaqësimin më të mirë të Kosovës në skenën ndërkombëtare duke bashkëpunuar me parlamentarët e ndryshëm të parlamenteve kombëtare por edhe me eurodeputetët.
Në fund të ditës, presidenti Thaçi është takuar edhe me liderin e opozitës në Maltë, Simon Busuttil. Presidenti ka falënderuar atë për mbështetjen ndaj Kosovës, duke thënë se pavarësisht bindjeve politike, të gjitha partitë në Maltë mbështesin perspektivën evropiane të Kosovës.
Busuttil kujtoi se partia e tij ka udhëhequr procesin e pavarësimit të Maltës por në të njëjtën kohë ka qenë partia që ka udhëhequr anëtarësimin e Maltës në BE.
Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.
Krijoni Kontakt