hahahaha
a po te shitet e ke postue ne dhjet tema qenefoooo
hahahaha
a po te shitet e ke postue ne dhjet tema qenefoooo
Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.
Presidenti Thaçi: Do të jem faktor unifikues
Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.
Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.
Presidenti Hashim Thaçi politikani më i popullarizuar në vend (Foto)
02/10/2016
Presidenti Hashim Thaçi prap vazhdon të jetë figura më e pëlqyer politike në vend.
Presidenti i vendit Hashim Thaçi, i zgjedhur me 26 shkurt të këtij vendi edhe më tutje mbetet personi dhe politikani më i popullarizuar në vend, shkruan Gazeta NewBorn.
Thaçi, aktualisht ka mbledhur rreth vetës mbi 322 mijë ndjekës në rrjetin social Facebook.
Postimet që ai i publikon arrijnë shikime nga qindra-mijëra njerëz si dhe marrin qindra e mijëra pëlqime.
Thaçi është integruar vonë në rrjetin më të madh social në botë, Facebook, pas sugjerimit që kishte marr ai nga djali i tij Endriti.
Thaçi, ka lënë prapa shumë politikan të vendit, duke filluar që nga Kadri Veseli, Ramush Haradinaj, Isa Mustafen, Albin Kurtin, Visar Ymerin e Fatmir Limajn/Gazeta NewBorn/
Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.
Presidenti deklarohet për arrestimin e Nehat Thaqit në Serbi
GazetaExpress E hënë, 03 Tetor 2016 11:05
Presidenti ka deklaruar se Kosova nuk mund t’i përgjigjet “arrestimeve me arrestime dhe dhunës me dhunë”. Ai ka deklaruar se institucionet janë duke u koordinuar me autoritetet ndërkombëtare për zgjidhjen e kësaj çështjeje sa më shpejt
Drejtori i Policisë në rajonin e Mitrovicës është arrestuar me akuza për terrorizëm, si pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, transmeton "Lajmi.net".
Presidenti ka përsëritur se UÇK-ja ka bërë luftë çlirimtare të drejtë dhe të pastër.
Sipas Thaçit, ky veprim arbitrar nga autoritetet e Serbisë ka ngjallur reagimet e institucioneve të Kosovës dhe atyre ndërkombëtare.
Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.
Hashim Thaçi
Sot u ftova të mbaj fjalim në Kongresin e Lëvizjes Panevropiane në Vjenë. Poashtu isha edhe në një panel me presidentët e rajonit, ku kam folur për perspektivën tonë europiane. Kontinenti i Evropës nuk është i kompletuar dhe nuk mund ta realizojë potencialin e saj në aspektin e sigurisë, në mirëqenie dhe në vlera, nëse Ballkani Perëndimor mbetet jashtë saj. Anëtarësimi në BE ka mbështetjen e 95 për qind të popullit të Kosovës. Prandaj, është e rëndësishme që BE-ja të mbetet e fokusuar në këtë pjesë të kontinentit dhe të sigurojë zgjërimin e mëtutjeshëm. Kujtova edhe mikun e vjetër të Kosovës, Otto Von Habsburg e njdrë, lider i Lëvizjes Paneuropiane për shumë vjet, i cili ka bërë çmos që zëri i Kosovës në Europë të dëgjohet edhe në kohërat e vështira. HTH
Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.
E madhe kjo/ Presidenti, i thotë Thaçit: Jeni i privilegjuar, shpalle pavarësinë, unë nuk e kisha këtë fat (Video)
08/10/2016
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka marrë pjesë në Kongresin Panevropian në Vjenë, në panelin me presidentë të rajonit, ku është folur për procesin e integrimeve evropiane të rajonit.
Presidenti i Lëvizjes Paneuropa në Austri, Karl von Habsburg, është shprehur i nderuar me pjesëmarrjen e presidentëve të rajonit, ndërsa ka shprehur “xhelozi” ndaj presidentit Thaçi, transmeton Telegrafi.
“Jam shumë i lumtur që jeni me ne sot këtu në Kongresin Panevropian. Duhet të them që kam një lloj xhelozie ndaj jush. Ju keni pas privilegjin që në një ditë, më 17 shkurt 2008, si kryeministër të shpallni pavarësinë e shtetit tuaj. Këtë kënaqësi nuk e kam pas unë kurrë”, ka thënë von Habsburg, i cili është djali i njërit prej mbështetësve më të mëdhenj të Kosovës, tashmë të ndjerit Otto von Habsburg.
Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.
Presidenti Hashim Thaçi nesër shpallet Doktor Honoris Causa i Universitetit te Tetovës
13/10/2016
Nesër do të zhvillohet ceromonia me rastin e laureimit të Presidentit te Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, Doktor Honoris Causa i Universitetit te Tetovës.
Ceremonia do të zhvillohet, më 14.10.2016, ora 17.00, në Amfiteatrin e Rektoratit të Universitetit të Tetovës.
Pritja solemne e Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi në hapësirën para Rektoratit të UT-së, do të bëhet në ora 16.30.
Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.
Hashim Thaçi
Universiteti Shtetëror i Tetovës sot më nderoi me titullin ‘Doctor Honoris Causa’.
Si qendër e rëndësishme e trekëndëshit akademik Prishtinë–Tiranë–Tetovë, ky universitet gjithnjë e më shumë po i shërben forcimit të lidhjes sonë historike, kulturore e arsimore.
Prishtina dhe Tetova tashmë janë shumë afër me njëra-tjetrën. Na lidhë historia, e sotmja dhe e ardhmja. Por, ndërtimi i autostradës “Arbën Xhaferi” do të na lidhë edhe më shumë.
Shqiptarët, kudo që gjenden, asnjëherë s’kanë qenë më mirë se që jemi. Ne, asnjëherë nuk kemi qenë më të bashkuar se sot dhe kështu së bashku do të bëhemi edhe pjesë e familjes evropiane. HTH
Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.
Krijoni Kontakt