Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-09-2010
    Postime
    778

    Dilema Vranickij vazhdon edhe sot: Kush janë Ëngjëjt dhe kush janë Djajtë në Politikën shqiptare?

    Në 97 e largët politikani dhe kancelari austriak Franc Vranickij u habit dhe u nervozua kur pasi mbërriti në Shqipëri kur vuri re se sa e vështirë ishte të gjenje fajtorin dhe përgjegjësit e asaj katrahure që ndodhi në ato vite ku Shqipëria ra në anarki të plotë për shkak të keq qeverisjes dhe papërgjegjshmërisë- gjatë bisedimeve me politikanët shqiptarë.
    Kjo dilemë vazhdon edhe sot pas 20 vitesh kur sheh se si Ambasadori amerikan Lu dhe ambasadorja e BE Tania Fayon apo Flekenstein, gjënden në pozita shumë të vështira kur dëgjojnë palën që humbi pushtetin të flasë per luftë kundër korrupsionit dhe reformë në drejtësi (?!), dhe kur shohin palën që fitoi zgjedhjet- të baltosur nga llumi i shpifjeve, të pamundur të sqarojë se cfarë po ndodh, dhe se si mund të zgjidhet!
    Vështirë të kuptohet nga diplomatët perëndimorë frazeologjinë bizantino-osmane të hipokrizisë dhe të alibisë për veprimet që kanë kryer, nëse ata nuk shohin përgjegjësit e vërtetë të korrupsionit, të pandëshkueshmërisë, të keqqeverisjes për shkak se ajo nuk drejtohet nga teknokratët dhe meritokratët, kur shohin se të pasurit e vërtetë janë politikanët dhe jo biznesmenët, kur shohin se njerëzit këtu duan punë në shtet dhe nuk preferojnë inisjativën privatë, kur shohin se një pjesë e emigrantëve ikin sepse nuk ka stabilitet politik por edhe sepse kanë bërë krime apo janë të korruptuar.
    Pra problemet në Shqipëri janë komplekse, të bartuara, dhe ku klasa politike e djeshme është përgjegjëse, ku klasa politike e sotme duhet ndihmuar, dhe ku të pandëshkueshmit hiqen si viktima, dhe ku viktimat akuzohen për shkelje ligji.
    Vërtet ambasadori Lu duhet të ndihet i përkëdhelur kur sheh një politikan të ri të bukur opozitar por me zemër shejtani, dhe nga ana tjetër ambasadorja Tania Fayon sheh përkrah saj një udhëheqës maxhorance eksentrik që punon e përpiqet por nuk i hiqen nga mëndja sharjet e opozitarit me zemër shejtani; dhe të dy ambasadorëve kryesorë miq të shqiptarëve dhe të Shqipërisë u lind e njëjta dilemë që kishte në `97 edhe Franc Wranicki: kush nga këta është Ëngjëjt dhe kush janë shejtanët?
    Politika shqiptare rreshtuar pas Lu-se dhe Tania Fayon, për të penguar Reformën duke bërtitur pro-reformës por duke ja hedhur fajin njëri tjetrit për dështimin.
    Këtu të dy ambasadorët duhen të shohin se kush e kërkoi reformën, që të gjejë fillin e lëmshit të gatuar me lesh arapi shqiptar.
    Interesant është fakti se si po rreshtohet politika shqiptare për të kërkuar alibitë përkatëse për t`ia hedhur fajet e dështimit të reformës në drejtësi njëri tjetrit.
    E vërteta qëndron se reformat qoftë ato në drejtësi, qoftë në fushat tjera të ekonomisë shqiptare u ndërmorën nga Maxhoraca qeverisëse, për të rregulluar difektet qeverisëse të qeverisjes së kaluar, për të ulur korrupsionin galopant dhe për të plotësuar detyrat e shtëpisë të vendosura nga BE.
    Pa pritur Maxhornca u gjënd përpara një fronti të padukshëm i cili jo vetëm kundërshtoi reformat por njlloi si ato bakteriet saprofite apo kameleoni pasi mori goditjen dhe pasi kuptoi lëvizjet se ku do të kalonte reforma u hodh dhe filloi ti përgjigjej sulmit me sulm me po të njëjtat gjëra.
    Gjëndja mbeti dhe vazhdon të mbetet e paqartë për popullin dhe elektoratit, përkatëse për shkak se opozita përdori dhe po përdor manovrat e përdorimit të propagandës sipas Goebels për të dëmtuar dhe fëlliqur pjesët përkatëse të reformave nëpërmjet dy elementëve kryesore të mësua mirë dhe që përdoren sot rëndom nga ata që duhet të mbajnë përgjegjësi:
    -shpifjen duke përdorur sulmin si mjet mbrojtës më i mirë
    -disinformimin duke pretenduar se janë ata të parët për reformat dhe jo ata të Maxhorancës të cilët në fakt patën idenë e reformave nëpërmjet Rilindjes.
    Përplasja e madhe nëpërmjet punës së Maxhorncës dhe Disinformimit të Opozitës preku dhe dy aleatët më të mëdhenj të Shqipërisë BE dhe SHBA të cilët janë të detyruar të pozicionohen por duke mos përmëndur emra dhe profile të caktuara dhe duke u mbështetuar vetëm tek parimet dhe luftën kundër korrupsionit, Reformën në Drejtësi, zbatimin e ligjit të dekriminalizimit.
    Përfshirja e Komisionit të Venecias për të bërë një Projekt Ligj që do të reformojë Drejtësinë dhedo ndryshojë në disa pika Kushtetutën e Shqipërsië, miratimi i ligjit për aspak bindës të dekriminalizimit (sepse shkel të drejtat dhe liritë e njeriut në disa pika), vetëm se ashpërsoi në vënd që të paqëtojë dy krahët e politikës shqiptare aq sa për ta bërë më të besueshëm variantin përkatës, opozita përdor tashti alibinë se ambasadori Lu përkrah ata, kurse Maxhoranca përdor lidhjet normale me BE duke u përpjekur të zbatojë dhe të realizojë detyrat e shtëpisë të lëna nga BE dhe të rifreskuara periodikisht sigurisht të kujtuara nga Tania Fayon.
    Kështu të para nga populli shqiptar, duket sikur të dy kampet janë rreshtuar kundër njera tjetrës duke nxjerrë favoritët përkrahës: Lu për Opozitën, dhe Tania Fayon për Maxhorancën.
    Dihet që punët nuk qëndrojnë aspak kështu, por filosofia Goebels vepron vazhdimisht në favor të Opozitës e cila ja ka arritur të errësojë sukseset e Maxhorancës me shpifjet dhe fjalorin aspak etik dhe nganjëherë të ashper të rrugës për të përbaltur Maxhorancën, duke harruar se humbja e dyfishtë në 2013 dhe 2014, ishte pikërisht për shkak të keqqeverisjes së tyre, keqqeverisje e cila nuk është dënuar dhe askush nuk ka mbajtur përgjegjësi.
    Keq qeverisja, pandëshkueshmëria, korrupsioni, të cilat janë rënduar e përkeqësuar nga dita në ditë për 25 vite rresht, kanë bërë që BE dhe SHBA të gjënden përballë dilemës së Vranickit: kush janë ëngjejt dhe kush janë djajtë në politikën shqiptare?
    Sot ka një shpresë për të gjetur të vërtetën e Djajve të veshur me lëkurë qingji që por blegërijnë me zë ujku, dhe të ëngjëjve të veshur me costume europiane por që u mungonë krahët:.
    Shpresa qëndron tek rasti i Panama Papers; zbulimi i 11.5 milion dokumentave të fshehur në parajsën fiskale Panama nga një burim anonim derguar tek Konsorciumi i gazetarëve ndërkombëtare investigative tek zyrat e `Suddojçe Zeitung`, mund të na japë një panoramë më të qartë të djajve të vërtetë shqiptarë të veshur me pushtet ose që kanë qënë veshur me pushtet, sepse nëpërmjet fjalëve, debateve, deklaratave, gjuhës së mprehtë që `kocka s`ka por kocka thyen`, as ambasadori Lu dhe as ambasadorja Fayon nuk mund të gjejë përgjegjësit e katrahurës korruptive dhe të pasurive të paligjëshme këtu në Shqipëri.
    Pa i hyrë hollësirave, se prse në këto 11.5 milion dokumenta nuk gjëndet asnjë kompani amerikanë, pa i hyrë nëse kjo goditje mund të ketë qënë ose jo e drejtuar kundër Putin dhe vëndeve të korruptuara të Europës lindore dhe disa armiqve të SHBA, në shpresojmë që Panama papers të na hapë portën e vërtetë të vënies para përgjegjësive të fajtorëve të vërtetë të korrupsionit dhe të pasurive të paligjëshme në Shqipëri, duke lejuar politikën shqiptare të mbërthyer në sharje dhe konflikte të egra që përpiqen të destabilizojnë vendin,- të qartësohet dhe populli dhe shteti shqiptar të marrin frymë lirisht duke shpëtuar nga politikanët e korruptuar duke na mundësuar të integrohemi me në fund në BE.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780

    Për: Dilema Vranickij vazhdon edhe sot: Kush janë Ëngjëjt dhe kush janë Djajtë në Politikën shqiptar

    Pse beni keto shkrime o analiza qe edhe vet nuk i besoni .Duket sikur mashtroni vetveten me hartime pa kuptim,qe nuk kane as edhe te pakten njefare idealizmi o utopi.

    Ja ta thjeshtesojme pak "dilemen". E supozojme Pirro 10, qe ne dokumentat e Panamase del Saliu me emer e mbiemer edhe shifren e sakte te parave; -100-200-1miliard euro,çfare mundet realisht te ndodhi ? Asgje. Me shume propabilitet nuk ke per te pasur as hetim,e jo me gjykim o denim.

    Pastaj,do ishte jashte llogjike qe do dilte vetem Berisha pa Meten dhe Ramen. Apo Saliu politiken e ka bere me leke dhe Rama me fiqte e Erionit ?

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Dilema Vranickij vazhdon edhe sot: Kush janë Ëngjëjt dhe kush janë Djajtë në Politikën shqiptar

    O Pirro,

    Koha Jone, 10 vjet me pare publikoi nje dosje te sherbimit sekret francez, qe ambasada franceze ne Tirane, ia dha Nikolle Lesit, per ti nxjerre te palarat shokut Edi Rama qe e kishim kryetar bashkie ne Tirane ne ate kohe. Strumbullari i mafies shqiptare ne politiken shqiptare e ka emrin Edi Rama, Zoti 10% dhe njeriu qe njerezit e mafies e krimit i beri deputete vetem pak vite me pas. Dosjen e gjen te publikuar te plote ne forumin shqiptar, qe prej 10 vjetesh tashme:

    http://www.forumishqiptar.com/thread...ioze-shqiptare

    Pra djajte e politikes shqiptare te gjithe i njohin, si brenda e jashte Shqiperise. Ne rastin tend, ti i ke dhene voten Kryedjallit ne Shqiperi ne keto 2 zgjedhjet e fundit.

    Pra nuk eshte nje ceshtje qe "nuk i njohim e nuk i shohim", eshte nje ceshtje qe ti e shume si ti ne ate vend, jo vetem qe e lejoni te keqen te pushtoje majat e pushtetit, por i jepni edhe voten ne menyre te perseritur.

    Albo

  4. #4
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Dilema Vranickij vazhdon edhe sot: Kush janë Ëngjëjt dhe kush janë Djajtë në Politikën shqiptar

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    O Pirro,

    Koha Jone, 10 vjet me pare publikoi nje dosje te sherbimit sekret francez, qe ambasada franceze ne Tirane, ia dha Nikolle Lesit, per ti nxjerre te palarat shokut Edi Rama qe e kishim kryetar bashkie ne Tirane ne ate kohe. Strumbullari i mafies shqiptare ne politiken shqiptare e ka emrin Edi Rama, Zoti 10% dhe njeriu qe njerezit e mafies e krimit i beri deputete vetem pak vite me pas. Dosjen e gjen te publikuar te plote ne forumin shqiptar, qe prej 10 vjetesh tashme:

    http://www.forumishqiptar.com/thread...ioze-shqiptare

    Pra djajte e politikes shqiptare te gjithe i njohin, si brenda e jashte Shqiperise. Ne rastin tend, ti i ke dhene voten Kryedjallit ne Shqiperi ne keto 2 zgjedhjet e fundit.

    Pra nuk eshte nje ceshtje qe "nuk i njohim e nuk i shohim", eshte nje ceshtje qe ti e shume si ti ne ate vend, jo vetem qe e lejoni te keqen te pushtoje majat e pushtetit, por i jepni edhe voten ne menyre te perseritur.

    Albo
    Shokut Pirro i ka humbur busulla! Kujton se eshte te Tema apo Dita, sebashku me socialistet ne rradhe per t'u masturbuar me te tilla karagjozlleqe..,

    Nejse te na rroje Edvini o Pirro, marrte nga ditet tona!
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-09-2014
    Postime
    992

    Për: Dilema Vranickij vazhdon edhe sot: Kush janë Ëngjëjt dhe kush janë Djajtë në Politikën shqiptar

    politika shqiptare nuk ka engjej, dhe nese ka ata jane diku larg,, por ka pa fund djaj dhe plera

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •