-
Për: Skandali i "parajsës fiskale" në Panama, mes emrave të klientëve edhe shqiptarë
SHENIM/ Beteja “Panama Pappers” . Strategjia dhe “ushtarët” me të cilët po përballen mes tyre Edi Rama e Ilir Meta

“Panama Pappers” dhe “Mossac Fonseca” janë patatet e nxehta që po djegin duart e Edi Ramës dhe Ilir Metës në përballjen e tyre të rradhës. Pasi tentuan që të tërhiqnin në këtë “valle” edhe ndonjë emër nga opozita dhe aty rrotull dhe e panë që Ismail Mulleti pak muaj më parë kishte vizituar zyrën e Edi Ramës (siç raportojnë për Syri.net burime të Gardës së Republikës), Rama thuhet se i ka urdhëruar të vetët që të fokusohen sidomos tek Ilir Meta. Ndonëse pak me vonesë por sulmi i parë ndaj Metës erdhi mbrëmë në emisionin Opinion.
Ishte gazetari i News24, Artan Hoxha i cili lëshoi deklaratën bombë se: “gazetarë anglezë që kanë rënë në gjurmët e kompanie shqiptare të regjistruar në Londër, e cila është mbulesë e një politikani shumë të fuqishëm shqiptar. Sipas këtij hetimi, ai ka 51 tituj pronësie, me një vlerë prej 70 milionë paund, të cilat janë investuar në zonën A të Londrës. Këto prona janë në emrin e një shqiptari nga një rreth i veriut të Shqipërisë. E gjithë kjo pasuri sipas gazetarit Hoxha është vënë nëpërmjet bursës së arit në vitet 2002¬2003, dhe anglezëve u rezulton se ky është ar i ardhur nga Shqipëria”, tha Hoxha në “Opinion”, duke u shprehur vetëm se emri i tij do të zbulohet së shpejti.
Komentet që pasojnë këtë deklaratë të Hoxhës mbrëmë në Opinion (dhe dihet se nga kush katalizohen në opinion publik), e pikturojnë “politikanin e fuqishëm shqiptar” si ai që njohim si, Ilir Meta.
E ndërkohë nga ana tjetër, Mero Baze ka që prej ditës së hënë që mundohet ta faturojë Ismail Mulletin në ish oborrin e Sali Berishës, por për dreq personi në fjalë muajt e fundit ka hyrë e ka dalë vetëm nëpër dyert e oborrit kryeministror të Edi Ramës dhe për këtë çështje fakte akoma më interesante pritet të dalin.
Llogores së sulmit ndaj Berishës sot i është rreshtuar edhe Spartak Ngjela i cili pas një periudhe osteriteti politik ndaj mazhorancës aktuale për arsye të paqarta financiare, që pas ftesës së Ramës në kongresin e dishendentëve të komunistëve pak javë më parë, është rikthyer sërish në urdhërat e t’zot!…
Kjo është njëra anë e medaljes.
Ana tjetër është Ilir Meta dhe “të tijtë” që për çudinë e të gjithëve reaguan direkt pas daljes në dritë të skandalit, thuaje ende edhe pa u përfolur fakti se në “Panama Pappers” figuronin edhe dy biznese shqiptare. Kryetari i grupit kuvendor të LSI-së, Petrit Vasili u shpreh dy ditë më parë se “Është e qartë që burimet e paligjshme, mënyrat e pastrimit të parave apo të evazionit fiskal kanë në këto mjedise mundësi për të devijuar para që janë detyrimet ndaj fiskut shqiptar apo për të financuar aktivitete të tjera”.
Ai shtoi edhe se: “Duke pasur parasysh një nga informacionet e fundit, shikojmë se ai lidhet me një aktivitet të caktuar që ka të bëjë me aktivitetin e koncesionimit”- duke iu referuar rastit të GFI-së, por mesa duket dhe jo vetëm. Nëse ka patur një periudhë të artë konçesionimi apo siç njihet ndryshe tashmë PPP-të, ajo pa diskutim është qeverisja e 2 vjet e kusur e Edi Ramës.
Ndoshta pikërisht më ketë fjalë të Petrit Vasilit, Ilir Meta i’a ka pranuar dorezën e sfidës Edi Ramës. Sepse e vërteta është se LSI mund të ketë firmosur këto konçesione, por mesa duket ajo e ka mbajtuar edhe një sy hapur se ku kanë përfundur paratë e fituara prej tyre. Ndoshta edhe për këtë arsye “ushtari” ligjor i Ilir Metës, Ylli Manjani deklaroi sot se: “Ministria e Drejtësisë do të përgatisë një ligj që të detyrojë të gjitha kompanitë e huaja që duan të investojnë në Shqipëri, të bëjnë publike listën e aksionerëve dhe për këtë do të do të ndiqet modeli gjerman”.
Bukur kur e medon, apo jo?
Syri
-
-
Për: Skandali i "parajsës fiskale" në Panama, mes emrave të klientëve edhe shqiptarë
Prapaskena/ Takimi Edi Rama – Ismail Mulleti. Detajet e vizitës në zyrën e Kryeministrit, të shqiptarit më të përfolur të ‘Panama Pappers’

Me daljen në dritë të skandalit të njohur në mbarë botën si “Panama Pappers”, ku shtetarë të ndryshëm janë përfshirë në transaksione të jashtëligjshme parash të përfituar në mënyrë të jashtëligjshme në paraja fiskale, ujërat janë turbulluar edhe njëherë në Shqipëri.
Dhe nuk ka vonuar shumë që në krye të ciklonit të skandalit të përfundojë “i dyshuari i përhershëm”. Është pikërisht kryeministri Edi Rama i cili në prag të këtij skandali sipas burimeve të Syri.net, ka pritur në zyrën e tij muaj më parë të vetmin shqiptar të përmendur deri tani në dokumentat e “Panama Pappers”, pikërisht një nga aksionerët e komapnisë së së markimit të karburanteve në Shqipqëri, GFI. Ismail Mulletin.
Në fakt ne do të kishim hezituar ta publikonim këtë informacion konfidencial nëse ai nuk do të ishte servirur për Syri.net nga burime të Gardës së Republikës, të cilat janë në monitorim 24/24 të sigurisë dhe aktivitetit të Kryeministrit të Shqipërisë. Sipas këtyre burimeve, njeriu më i përfolur 3 ditët e fundit në Shqipëri që figuron në “Panama Pappers” është pritur nga shefi i qeverisë shqiptare por nuk bëhet e ditur natyra e takimit. Kjo pjesë mund të jetë enigmë po ama ky takim konfirmon disa të fakte të tjera.
Kështu Ismail Mulleti është identifikuar si një nga aksionerët e kompanisë së “Global Fluids International S.A.”që prej vitit 2013 merret me markimin e karburanteve në Shqipëri. Një nga konçesionet e qeverisjes së mëparshme që është sulmuar fort nga qeveria aktuale. Thënë kjo, duket se ajo që është trajtuar gjithë këto kohë si një sekret i madh dhe si një e fshehtë e madhe nuk ka qenë aspak e panjohur për Kryeministrin e Shqipërisë. Por pa u futur në të tjera interpretime të parakohshme, është e nevojshme që në këtë pikë, Kryeministri Edi Rama të dalë para shqiptarëve dhe të tregojë arsyen e këtij takimi të tij me Ismail Mulletin…
Syri
-
-
Për: Skandali i "parajsës fiskale" në Panama, mes emrave të klientëve edhe shqiptarë
“Panama Papers” – Disa kompani shqiptare të përfshira në fshehjen e llogarive

Rrjeti britanik BBC ka shpërndarë sot linkun ku mund të gjenden kompanitë që kanë fshehur pasuritë e tyre në “det të hapur”, të njohura si kompanitë “offshore”.
Konsorciumi Ndërkombëtar i Gazetarëve Investigativë (ICIJ), po shkon përpara në zbulimin e dokumenteve të tjera.
Sipas dosjes së ICIJ, në listë janë edhe disa kompani shqiptare që kanë fshehur të ardhurat (lista më poshtë sipas kërkimit).
Dy prej kompanive, e kanë adresën në Tiranë dhe në Korçë.
Sipas dosjes, njëra adresë është Rruga “Murat Toptani”, Eurocol Business Centre; 2nd Floor; Tirana; Albania, ndërsa tjetra është në rrugën “Rexhep Talaj” në Korçë.


Sipas BIRN, lista më poshtë ka të bëjë me oficerë kompanish të lidhur me Shqipërinë.
Pioneers Holding For Financial Investments Company (S.A.E.)
H.E. Mohammad Abdulla Ali Algergawi
PETRAQ SHUMKA
SUNDEEP BANSAL
ERA BANSAL
H.E. Sheikh Sultan Bin Jassim Al-Thani
Gulf Injifa Company for General Trading & Contracting
REDWOOD INTERNATIONAL LTD.
Sheikh Hamed A Al Hamed
Viktor Johannes Xaver Alexander von Stechow
Mansour Mohammed Al Rumaih
ENDRIT MALOKU
Huda Ali Al-Tahhan
GREENBELT LTD.
COUTINHO CARO & COMPANY INTERNATIONAL TRADING GMBH
Abdul Aziz bin Jassim bin Hamad Al Thani
SUN MINING LIMITED
Mr. Valter ARIAUDO
ELGALLAL AHMED
Mulleti Ismail
Mohammed Ahmed Bin-Himd
Shahnaz Qaedi and Ayman Hasan Said Abdel-Khaleq
Mulleti Ismail
Maloku Endrit
PETRAQ SHUMKA
Janë rreth 200 mijë gjithsej llogaritë e fshehura pas skandalit të “Panama Papers”.
Baza e të dhënave është bërë e hapur në orën 18:00 të mbrëmjes së sotme, ku mund të shihen detaje sipas të gjitha shteteve, ndërsa ditët në vijim pritet të bëhen publike edhe emrat. Baza e të dhënave është në: https://offshoreleaks.icij.org/search
Gazetarët që janë marrë me hetimet bëjnë me dije sipas BBC-së, se njerëz të pasur përdorin firmat në det të hapur për të shmangur tatimet apo sanksionet shtetërore.
Kompani të tilla nuk janë të paligjshme, por kompanitë shkelin ligjin në vendet e tyre për fshehjen e të ardhurave. Janë gjithsej, 2.6 terabajt informacion, ose 11.5 milionë dokumente.
Sipas ICIJ, baza e të dhënave nuk do të përfshijë të dhënat e llogarive bankare dhe transaksioneve financiare, emailet dhe korrespondencën e tyre, pasaporta apo numra telefoni”. “Informacioni i zgjedhur dhe i kufizuar është duke u botuar në interes të publikut”.
Koha Jone
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt