Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 13
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22

    Skandali i "parajsës fiskale" në Panama, mes emrave të klientëve edhe shqiptarë

    Ky është Ismail Mulleti i “Panamasë”

    Emri:  mulleti.jpg

Shikime: 856

Madhësia:  66.6 KB

    Ky në këtë foto është Ismail Mullet. Është shqiptari i vetëm deri tani, emri i të cilit rezulton i përfshirë në dosjet voluminoze të skandalit financiar “Panama Papers”. Ai është bashkëpronar në “GFI Techonologies” me izraelitin Assaf Halkin. Kjo kompani, që në Shqipëri ka fituar koncesionin e markimit të karburanteve, është një prej atyre që është krijuar në parajsën fiskale të studios ligjore “Mossac Fonseca” në Panama.

    Dy ortakët e kanë regjistruar kompaninë në maj të vitit 2013 në ishullin Anguilla në Amerikën Qëndrore.

    Mulleti dhe Halkin kanë edhe një kompani tjetër të regjistruar në Shqipëri. Dokumentat e QKR tregojën se ata janë ortakë me nga 45 % në kompaninë “IMAH”, me adresë në qendrën e biznesit në rrugën “Murat Toptani”.

    Koha Jone

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Skandali i "parajsës fiskale" në Panama, mes emrave të klientëve edhe shqiptarë

    “Panama Papers”/ Çfarë duhet të dini për skandalin që tronditi të fuqishmit e botës!

    Kush është burimi i dokumenteve? A është e ligjshme të kesh një kompani offshore dhe a është e vërtetë që nuk ka amerikanë të përfshirë në listën e Panama Papers?

    Gazeta italiane “l’Espresso”, e përfshirë në rrjetin e investigimit tregon gjithçka në lidhje me këtë skandal për të kuptuar çfarë është ajo që i bën të dridhen sot politikanët dhe vipa-t e gjithë botës.

    Emri:  a-56-650x358.jpg

Shikime: 635

Madhësia:  93.2 KB

    1- Çfarë do të thotë Panama Papers?
    Panama Papers është emri që lidhet me 11,5 milionë dokumente të dala në dritë falë një investigimi gazetaresk, rrjedhja më e madhe e informacioneve financiare në histori. Hetimi është kryer në nivel ndërkombëtar nga 378 gazetarë, që i përkasin mediave kryesore të vendeve të ndryshme, që përbëjnë “Konsorciumin Ndërkombëtar të Gazetarëve Investigativë ( ICIJ )”. Hetimi i “Panama Papers” ka të bëjë me një studio ligjore Mossack Fonseca në Panama, një nga “fabrikat” më të mëdha në botën shoqërive offshore. Emri “Panama Papers” u zgjodh duke iu referuar “Pentagon Papers”, dokumentet që kanë nxjerrë në shesh gënjeshtrat e sekretarit të mbrojtjes së Nikson në Luftën e Vietnamit, të botuara në vitin 1971 nga New York Times.

    2- Çfarë do të thotë offshore?
    Offshore në gjuhën financiare do të thotë “jashtë vendit”. Më konkretisht, termi i referohet vendeve ku një individ mund të paguajnë taksa shumë të ulëta, ndonjëherë afër zeros, dhe kompania apo llogaritë bankare mbeten të fshehta. Këto shtete janë përdorur shpesh nga njerëzit që kërkojnë të bëjnë të paprekshme një pjesë apo të gjithë pasurinë e tyre.

    3- Nga vijnë këto dokumente?
    Një burim anonim, një “informator” mori në posedim mijëra dokumenteve të studios ligjore Mossack Fonseca : 2.6 terabytes materiale. Burimi fillimisht i ka kaluar informacionet për gazetën gjermane “Süddeutsche Zeitung” e cila për të përballuar këtë mal me të dhëna, iu drejtua ICIJ për të ndarë punët dhe kërkimet.

    4- Çfarë është Mossack Fonseca?
    Është një studio ligjore e themeluar në Panama në 1977 e specializuar në krijimin e kompanive të regjistruara në parajsat fiskale. Studioja konsiderohet si një nga pesë më të mirat në botë në sektorin e saj dhe u themelua nga dy avokatë. Njëri është Jurgen Mossack, i biri i një nazisti Waffen SS, i cili që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore u transferua në Panama. Tjetri është Ramon Fonseca, panamez, i cili ka studiuar në shkollat Ekonomike të Londrës dhe ka punuar në selinë e OKB-së në Gjenevë para se të kthehej në Amerikën Qendrore. Studioja Mossack Fonseca ka 40 zyra në mbarë botën me rreth 500 punonjës. Deri para disa kohësh Ramon Fonseca ishte një nga këshilltarët e Presidenti të Panamasë Juan Carlos Varela. Në fillim të marsit studioja u përfshi në një hetim për korrupsion që autoritetet braziliane nisën ndaj Petrobras, kompania e naftës e kontrolluar nga qeveria. Kur lajmi doli, Ramon Fonseca dha dorëheqjen nga posti i presidentit. Në lidhje me rastin, Mossach Fonseca u përgjigj se nuk mund të jetë përgjegjës për atë që klientët e saj bëjnë me kompanitë e tyre.

    5- Çfarë është ICIJ?
    Është një lidhje gazetarësh investigativë në të gjithë botën, e themeluar në Washington në 1997 nga gazetari amerikan Chuck Lewis. Tani kjo organizatë numëron 190 gazetarë në 65 vende të botës. Kjo organizatë është e fokusuar në hetimin e rasteve të korrupsionit dhe krimit ndërkombëtar. Ky grupim ka publikuar shkrime të ndryshme investigative, i fundit ishte në 2014 për Luksemburgun. I emëruar “Luxleaks”. Hetimi nxori në dritë për herë të parë marrëveshjen e fshehtë mes disa vendeve dhe qeverisë së Luksemburgut për fshehjen e taksave. ICIJ është një organizatë jofitimprurëse që bazohet tek donacionet. Disa nga funksionarët janë: Adessium Foundation, Open Society Foundations, The Sigrid Rausing Trust, the Fritt Ord Foundation, the Pulitzer Center on Crisis Reporting, The Ford Foundation, The David and Lucile Packard Foundation, Peë Charitable Trusts dhe Ëaterloo Foundation.

    6- Kush është i përfshirë?
    Hetimi i Panama Papers lidhet me më shumë se 214 mijë shoqëri offshore që lidhet me persona që jetojnë në mbi 200 shtete të ndryshme. Investigimi ka arritur të zbulojë ekzistencën e shoqërive offshore të paarritshme direkt apo indirekt. 140 prej tyre i përkasin burrave të shtetit të disa vendeve të botës por edhe politikanëve të ndryshëm. Mes tyre janë 12 krerë shtetesh dhe ish liderë të politikës. Ndër më të lakuarit: Kryeministrat e Islandës, Pakistanit, Presidenti i Ukrainës dhe Azerbajxhani, Mbreti i Marokut dhe Arabisë Saudite. Presidenti i Rusisë dhe Mbretërisë së Bashkuar. Janë përfshirë emrat e 500 bankave, që përmes studios ligjore panameze Mossack Fonseca kanë krijuar më shumë se 15 mijë shoqëri offshore.

    7- Pse përfshihet Panamaja?
    Panamaja u vë ne qendër të kësaj ngjarje pasi në vendin e vogël të Amerikës Qendrore ka studion kryesore Mossack Fonseca, epiqendra e hetimeve. Kjo studio ka krijuar për llogari të klientëve të saj, parajsat fiskale ku fshihen të ardhurat pikërisht në Panama, por edhe në vende të tjera, ku garantohet sekret i lartë bankar dhe nga ana tjetër regjimi i taksave është i ulët, si Bahamas, British Virgin Islands, Gjibraltari, Luksemburgu, Zvicra, Samoa, Seychelles dhe shumë të tjerë.

    8- A është e ligjshme të kesh një llogari offshore?
    Të kesh një llogari rrjedhëse ose një kompani offshore nuk është e paligjshme. Në rastin e personave të caktuar ajo bëhet e paligjshme nëse ata nuk njoftojnë organet tatimore, pra nëse nuk e përfshinë në deklarimin e të ardhurave. Por sigurisht, rasti i personave të përfshirë në këtë skandal i janë shmangur organeve tatimore.

    9- A është e vërtetë që nuk ka amerikanë të përfshirë dhe se ky është një komplot kundër Putin i financuar nga Soros?

    Në forume dhe rrjetet sociale janë të shumtë njerëzit që kanë menduar pse, në informacionet e para të publikuara, nuk ka emra të qytetarëve amerikanë. Për disa kjo mungesë nuk është e rastësishme, por e diktuar nga SHBA. Këto teza argumentohen me faktin se një nga të përfshirët kryesorë është Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin. Ndërsa shtojnë se mes financuesve të ICIJ është Fondacioni “Open Society Foundations” i George Soros, një financier i afërt me SHBA-të dhe armik i Putinit.

    “Panama Papers” përmbajnë me të vërtetë mijëra emra të qytetarëve amerikanë, por asnjë prej tyre nuk ka dalë nga verifikimet e deritanishme.

    Puna e mediave investiguese po vazhdon, ndërsa nuk përjashtohet dalja e emrave të amerikanëve në të ardhmen. Mund të theksohet se shumë kompani offshore janë të regjistruara në SHBA, në shtetet e Delaware dhe Nevada, të njohura si streha e parajsës fiskale dhe se ICIJ si në rastin e Luxleaks ka zbuluar përfshirjen e shumë shtetasve amerikanë.

    (Me shkurtime nga L’Espresso)

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Skandali i "parajsës fiskale" në Panama, mes emrave të klientëve edhe shqiptarë

    Politikanë shqiptarë në “skandalin e shekullit”?

    Emri:  Euros.jpg

Shikime: 662

Madhësia:  79.0 KB

    Ka nisur të cilësohet si “skandali i shekullit” në financat ndërkombëtare. Një investigim i Rrjetit të Gazetarëve Ndërkombëtarë ka publikuar mbi 11.5 milionë dokumente që tregojnë se krerë shtetesh, njerëz të famshëm dhe kriminelë kanë përdorur parajsat fiskale për të fshehur paratë. Dosja gjigante përmban aktivitetin një prej kompanive me bazë në Panama, Mossack Fonseca e cila kryente veprimet ligjore për hapjen e kompanive fiktive që kryenin veprimet. Dokumentet tregojnë sesi janë pastruar paratë për gati 40 vjet. Është një nga ngjarjet që ka tronditur botën e financave dhe ka vënë në pikëpyetje, në dy ditët e para, ekzistencën e disa qeveritarëve në vende të ndryshme të botës. Dokumentet e publikuara kanë të dhëna për 240 mijë kompani, të cilat rezultojnë se operojnë në rreth 200 shtete.

    Informacionet e para të publikuara tregojnë se edhe Shqipëria është pjesë e kësaj skeme gjigante të fshehjes dhe të pastrimit të parave. Sipas dokumenteve të deritanishme janë dy kompani, tre përfitues dhe 22 aksionerë shqiptarë në radhët e emrave që janë gjetur në dokumentet e firmës “Mossack Fonseca”.

    Gazeta izraelite “Haaretz”, e cila është një prej mediave kryesore të angazhuara në ekspozimin e skandalit financiar të pagëzuar me emrin “Panama Papers” publikoi dje emrin e Ismail Mulletit. Emri i tij rezulton si ortak në një prej kompanive të biznesmenit izraelit, Assaf Halkin. Biznesi që përmend gazeta është “GFI Technologies”, e cila rezulton se ka aktivitet në Shqipëri. Kjo kompani është regjistruar në majin e 2013-ës në ishullin e Anguillas në Karaibe. Regjistrimi i kësaj kompanie është bërë vetëm pak javë para se të fitonte nga qeveria shqiptare kontratën e ngjyrosjes së karburanteve. Sipas gazetës izraelite “Haaretz”, “pronarët e kompanisë janë avokati izraelit Halkin, firma kanadeze “Global Fluids International” si dhe një shtetas shqiptar Ismail Mulleti”. Para nënshkrimit të koncesionit “Global Fluids International”, u bashkua me një kompani tjetër të quajtur “Petrolium Consulting Partners” duke arritur të nënshkruajnë kontratën si një bashkim kompanish. Ndërkohë që nëse sheh sot skedën e biznesit të markimit të karburanteve rezulton se firma me pronar shqiptarin Mulleti dhe izraelitin Halkin ka shitur shumicën e aksioneve, duke mbajtur vetëm 0.7 për qind nga gati 80 për qind që kishte në nënshkrimin e kontratës. Kjo kompani e cila është themeluar sipas skemës së parajsave fiskale rezulton se ka marrë nga Qeveria Shqiptare një kontratë biznesi prej 150 milionë eurosh. Kontrata e markimit të karburanteve është një prej më të debatuarave në vend dhe është cilësuar si ndër koncesionet më abuzive të dhëna nga qeveria “Berisha”. Duke pasur parasysh dhe mënyrën sesi është krijuar kompania që e fitoi atë, shtohen edhe më shumë dyshimet. Tentuam të lidheshim për ti marrë një prononcim Ismail Mulletit, por ishte pamundur.

    Por a është ky i vetmi rast kur kompani me të ardhura të pa verifikuara kanë hyrë në tregun vendas. Të dhënat e para të publikuara nga skandali “Panama Papers” tregojnë se do të dalin emra të tjerë. Dokumentet e publikuara deri mbrëmë tregonin se dy kompani, tre përfitues dhe 22 aksionerë shqiptarë. Gjë që do të thotë se nga Panamaja janë kryer operacione financiare për 22 persona në Shqipëri. Ose më sakë, 22 persona kanë fshehur paratë me anë të firmës Mossack Fonseca. Ndërkohë që në mediat ndërkombëtarë shkruhet se ka mjaft personazhe nga Ballkani të përfshirë në skemat e fshehjes së parave në Panama, të cilët do të dalin në ditët e ardhshme. Dje doli emri i parë nga Shqipëri. Investigimi pritet të tregojë edhe emra të tjerë, ku nuk përjashtohen edhe politikanë.

    Flitet e flitet për një emër nga bota e biznesit dhe politikës, porse akoma nuk ka dalë emri, ndaj për të qenë të saktë po presim të zbardhen zyrtarisht nga dokumentat që tashmë po “zbërthehen” nga pak e përditë nga media botërore.

    Q.XH.

    Koha Jone

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Skandali i "parajsës fiskale" në Panama, mes emrave të klientëve edhe shqiptarë

    Afera e miliardave/ Zbulohen kompanitë e biznesmenit Ismail Mulleti

    Në skandalin e dokumenteve “Panama Papers” figurojnë të paktën dy kompani shqiptare. Sipas hartës së vendeve që kanë pasur lidhje me kompaninë ligjore panameze, “Mossack Fonseca”, Shqipëria figuron edhe me tre përfitues dhe 22 aksionerë.

    Emri:  ismail.jpg

Shikime: 653

Madhësia:  18.2 KB
    Ismail Mulleti

    Investimet e këtyre kompanive në vendet “offshore”, apo emrat e përfituesve dhe aksionerëve, nuk janë zbardhuar akoma nga grupi i gazetarëve ndërkombëtarë. Por “Haaretz”, një media prestigjioze izraelite, ka arritur të zbulojë të paktën një ndër përfituesit shqiptarë pjesë e kësaj skeme. Ai është Ismail Mulleti. Një emër me një histori të gjatë në Shqipëri. Ai njihet si i përfolur për lidhje me kompaninë “Shqiponja” shumë afër PD, gjatë viteve 1992-1996, dhe bizneseve të tjera të afërta me PD.

    Emri i tij vjen si ortak i një avokati të njohur izraelit, Assaf Halkin. Ky i fundit është i përfshirë në të paktën tre biznese në Shqipëri, bashkë me Ismail Mulletin. Këta dy biznesmenë figurojnë si aksionerë në kompaninë që mori me koncesion ngjyrimin e karburanteve në Shqipëri. Është pikërisht “GFI Albania” ajo që zbuloi emrin e Ismail Mulletit në listën e dokumenteve të skandalit financiar.

    ZBULIMI I SHQIPTARIT

    Media izraelite “Haaretz”, e cila ka akses në dokumente, ka zbuluar se pas Halkin ka një kompani “offshore”, e cila po punon në Shqipëri. “Një tjetër kompani e Halkin është ‘GFI Technologies’. Ajo është regjistruar në maj të vitit 2013, në ishullin e Anguilës, në mënyrë që të investojë në Shqipëri. Sipas dokumenteve, Halkin, një qytetar shqiptar i quajtur Ismail Mulleti dhe një firmë kanadeze, “Global Fluids International S.A”, janë pronarë të kompanisë”, thuhet në shkrimin e “Haaretz”.

    Kompania “GFI” është fituesja e koncesionit të markimit të karburanteve në Shqipëri. Datat përkojnë pasi kontrata është lidhur me kompaninë në fund të mandatit të qeverisë Berisha. Bëhet fjalë për një koncesion që do të zgjasë 10 vite, me një përfitim prej rreth 150 milionë eurosh. Llogaritet se për çdo litër karburant, 2 lekë janë kosto e ngjyrimit. Koncesionari mbahet mend së fundmi për përplasjen me qeverinë shqiptare lidhur me ngjyrimin e naftës bruto. Para disa muajsh pati një bllokim të punës në porte, por Financat arritën të gjenin gjuhën me kompaninë dhe e zgjidhën mosmarrëveshjen.

    LOJËRAT ME KONCESIONIN

    Sipas të dhënave të QKR, “GFI Albania”, e cila ka fituar koncesionin e ngjyrimit të karburanteve, ka dy aksionerë. Në vitin 2013, “Global Fluids International” kishte 75% të aksioneve dhe “Petrolium Consulting Partners” 25% të aksioneve. Në shtator të vitit të kaluar “GFI” tërhiqet dhe mban vetëm 0.07%. Por në dokumente ka një gjë të habitshme. Përfaqësuesi i “Petrolium Consulting Partners” është pikërisht izraeliti Halkin. Duke iu referuar të dhënave të gazetës izraelite, duket se i gjithë konsorciumi për koncesionin e naftës është rrotulluar vetëm rreth këtij emri. Dhe partneri shqiptar duket se ka qenë shumë afër pushtetit të PD, ndër vite.

    PARTNERI, MULLETI

    Po kush është partneri shqiptar i izraelitit Halkin? Ismail Mulleti ka një bashkëpunim të fortë me Halkin. Emri i tij nuk shfaqet vetëm pas koncesionit të karburanteve. Në Shqipëri ata kanë biznese të përbashkëta, që nga konsultimi e deri te shit-blerja e pronave të patundshme. Ismail Mulleti figuron si aksioner i përbashkët me Assat Halkin në kompaninë “IMAH 2014”. Kjo kompani e krijuar më 17 shkurt 2014, ka si aksionerë Ismail Mulletin, me 45% të aksioneve, Assat Halkin, me 45% të aksioneve, dhe Entela Shehaj, me 10% të aksioneve.

    Kompania ka si objekt aktiviteti të gjitha format e tregtisë, shërbimeve të konsulencës, të sigurisë, madje edhe të menaxhimit të burimeve njerëzore. Kompania figuron aktive. Një tjetër bashkëpunim biznesi mes Mulletit dhe Halkin është kompania “Supreme real estate corporation”, e krijuar më 18 shtator 2008. Këtu përfshirja nuk është direkte. Kompania ka si aksionerë Halkin, me 3.33%, “Geb International Inc”, me 3.33%, “Globstrat Finance Inc”, me 90%, dhe “Gravitas Albania Partners”, me 3.33%.

    Por në kompaninë e fundit “Gravitas Albania Partners”, aksioner i vetëm është pikërisht Ismail Mulleti. Edhe këtu bie në sy lidhja me vendet “offshore”. Aksionerja më e madhe e kompanisë është “Globstrat Finance Inc”, me 90 për qind të aksioneve, kjo e regjistruar në ishujt Virxhin. Duket qartë që Ismail Mulleti dhe Assat Halkin kanë njohje të vjetra dhe bashkëpunim të fortë biznesi.

    Të paktën që nga viti 2008, kur nisën bashkëpunimin në tregun e pasurisë së paluajtshme. Më pas, ky bashkëpunim duket se ka finalizuar me superbiznesin prej 150 milionë eurosh të ngjyrimit të karburanteve. Habitshëm, gjithmonë bizneset kanë lidhje me vendet “offshore”, ku kontrolli i pasurisë, taksave apo mënyrës së fitimit është gjithmonë i “ruajtur mirë”.

    Panorama

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Skandali i "parajsës fiskale" në Panama, mes emrave të klientëve edhe shqiptarë

    Skandali “Panama Papers”, prokuroria nis hetimet. AK: Nuk e hetojmë dot ‘GFI’

    Emri:  Prokuroria-e-Pergjithshme.jpg

Shikime: 652

Madhësia:  38.9 KB

    Prokuroria e Përgjithshme po bashkëpunon me institucionet e tjera për të siguruar informacione në lidhje me shqiptarët që mund te jenë të përfshirë në çështjet e shfrytëzimit apo shpërdorimit për qëllime të pasurimit të paligjshëm në parajsat fiskale.

    “Po punojmë me të gjitha strukturat ligjzbatuese për të sqaruar situatën. Jemi duke bashkëpunuar për dyshimet mbi kompani apo shtetas shqiptarë”, thuhet në njoftimin zyrtar.

    Pjesë e hetimit do të jenë jo vetëm shqiptarët, por edhe të huajt që janë në vendin tonë. Sipas Prokurorisë, bashkëpunimi është i nevojshëm për të qartësuar situatën.

    Diskutime për këtë çështje ka pasur edhe në Komisionin e Ekonomisë, ku kreu i i saj, Erjon Brace, ka pyetur drejtoreshën e Autoritetit të Konkurrencës, Lindita Lati për transparencën e kompanisë “GFI Albania”, ku ka dalë dhe emri i një shtetasi shqiptar të përfshirë, Ismail Mulleti.

    Në vitin 2015, kompania “GFI Albania” ndryshoi kuotat e aksioneve. Sa transparente ishte shitja e aksioneve nga kompania themeluese?”, – tha Braçe.

    “Nuk kemi informacione të pasqyrave financiare të “GFI Albania”. Këto janë firma ‘offshore’, që nuk të lejojnë të hetosh, – tha Lati, nuk gjejmë dot të dhëna për xhirot që bëjnë. Ligji nuk na lejon të kontrollojmë treguesit e tyre”.

    Emri:  GFI.jpg

Shikime: 669

Madhësia:  24.4 KB

    “Ne kërkuam informacion. Ja referuam edhe autoriteteve në Zvicër për të patur një ndihmëse për të gjetur prova në lidhje me xhirot e këtyre firmave. Janë firma offshore dhe ne nuk mund të marrim informacione mbi xhirot e tyre“, deklaroi kryetarja e Autoritetit të Konkurrencës, Lindita Lati gjatë raportimit në Komisionin e Ekonomisë.

    Kompania që ka marrë markimin e naftës në Shqipëri është një bashkim i përkohshëm i shoqërive “Global Fluids International” dhe “Petroleum Consulting Partners” A.G. Bashkimi i Kompanive u bë më 7 dhjetor të vitit 2010 dhe synimi ishte marrja e koncesionit.

    Shqip

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Skandali i "parajsës fiskale" në Panama, mes emrave të klientëve edhe shqiptarë

    Ja kush janë zyrtarët italianë të përfshirë në “Panama Papers”

    Emri:  panama_index_draft2-655x356.jpg

Shikime: 698

Madhësia:  25.4 KB

    Konsorciumi Ndërkombëtar i Gazetarëve Investigativ ia ka besuar revistës së përjavshme “L’Espresso” eskluzivitetin e publikimit në Itali të materialeve të skandalit financiar Panama Papers.

    Zbulimi investigativ i arkivit prej 11,5 milionë file sekrete ndaj rreth 200 mijë shoqëri të administruara nga studio ligjore “Mossack Fonseca” në Panama përbëjnë sot skandalin më të madh në historinë e financës ndërkombëtare.
    Leo Sisti, gazetari korrespondent për Italinë i Konsorciumit Ndërkombëtar të gazetarëëve investigativ, që prej vitit 2000, ka rrëfyer se në muajin qershor të 2015 është kontaktuar nga Gerard Rule e Marina Walker, drejtor e zëvendës drejtor të platfotmës web që ka publikuar skandalin Panama Papers.

    “Rri në gatishmëri, dicka e rëndësishme me po ndodh!”, i kanë thënë ata. Pak ditë më vonë, ka mbërritur komunikata zyrtare mbi nisjen e një investigimi gazetaresk planetar ndaj studios ligjore “Mossack Fonseca”, kantieri më i madh i shoqërive “offshore” me rreth 30 zyra të shtrira në Bahamas, Luksemburg, Zvicër, Seychelles, British Virgin Islands etj.

    Gazetari italian Leo Sisti shpjegon se një burim anonim kish në duar arkivin me miliona file të studios “Mossack Fonseca”, duke ia dorëzuar të përdishmes gjermane “Suddeutsche Zeitung”, e cila nga ana e saj i kishte kërkuar ndihmë Urdhërit të Gazetërve Investigativ.
    378 gazetarë nga e gjithë bota e një sistem informatik i emërrtuar “Prometheus” u aaktivizuan për adminstrimin e arkivit të “Mossack Fonseca” e mbrojtjen e të dhënave nga sulmet e hakerave.

    Arkivi përmbante;

    11,5 milionë file
    2.6 terabyte të dhënah baraz me 560 kaseta dvd
    215 mijë shoqëri e fondacione të përfshira
    204 vende të prejardhjes së klientëve
    14.153 ndërmjetës fianciarë të klientëve
    511 banka të përfshira
    21 parajsa fiskale, seli të studios ligjore
    150 krerë shtetsh, lider politikë e funksionarë publik të përfshirë;
    38 vite aktiviteti i “Mossack Fonseca”
    rreth 1000 italianë të përfshirë;


    Kush janë italianë e përfshirë në skandalin Panama Papers

    Revista “L’Espresso” paralajmëron se në ditët e ardhshme do të ketë supriza të reja në publikimin e personavve publikë apo të pasur të panjohur italianë, të përshirë në skandalin financiar të Panama Papers.

    Për momentin kjo revistë ka publikuar vetëm 5 emra italianë e ata jnë;

    Luca Cordero di Monteezemolo, aktualisht president i shoqërisë ajrore Alitalia. Shoqëria e tij është “Lenville Oversise” me seli në Panama e mdrojtur ligjërisht ngë studio “Mossack Fonseca”.

    Giuseppe Donaldo Nicosia, sipërmarrës i akuzuar dhe i kërkuar nga drejtësia italiane për mashtrim fiskal. Ndaj tij është lëshuar një urdhër arresti nga një proces hetimor ku është përfshirë dhe ish senatori i Forza Italia Marcello Dell’Utri, aktualisht i dënuar me burg për bashkëpunim në organizim mafioz.

    Jarno Trrulli, ish pilot i Formula Uno, aksionist i shoqërisë Baker Street sa, me seli në ishujt Seyshells nën asistncën ligjore të studios “Mossack Fonseca”.

    Unicredit, banka milaneze rezulton të ketë, pasur marrëdhënie pune me studion “Mossack Fonseca”, në admiistrimin e reth 80 shoqërive offshore.

    Ubi Banca, banka popullore e Bergamos, rezulton me njën platformë operacionesh offshorë me seli në Luksemburg. 40 shoqëri ofshore të regjistruara në Panama e ishujt Seyshells, janë të lidhura me këtë bankë. Arkivi i Panama Papers zbulon një sërë bisedash mes drejtuesve të Ubi Banca e menaxherëve të studios “Mossack Fonseca”.

    ORA NEWS

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780

    Për: Skandali i "parajsës fiskale" në Panama, mes emrave të klientëve edhe shqiptarë

    Per ne nuk eshte skandal financiar jane thjeshte llogari bankare. Skandal financiar do ishte sikur te kishim ndonje pensionist,berber ose plake qe faturat e drites ti kishin depozituar ne Panama,atehere do kishim mare masat dhe denimet e duhura.

    Albo,po ky shoku i jone Sali,150 milion euro paska dhene per ngjyrosjen e karburanteve ! Me laps kopiativ duke i vene tek gjuha.. i ngjyrosin karburantet keta demokratet e sotem ?

  8. #8
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Pse nxituan mediat e pushtetit në propagandën e skandalit të “Panamasë”.

    U tregua më e shkathët propaganda e rilindorëve me skandalin financiar të Panama Papers. Luajti gurët e bardhë, siç i thonë shahistët. Pra kreu lëvizjen e parë. Pak orë pas botimit të lajmit të bujshëm të një skandali global financiar, me fshehje e pastrim parashë, organet e pushtetit përqëndruan goditjen tek…. vështirë për t’u gjetur? Fajin e ka Saliu!

    Është sa bajate aq edhe komike skema e rasteve të tilla. Ngjan me plikon që mban ushtria në luftë dhe që komanda e hap në raste ekstreme për të patur skemën e veprimit. Plikoja e rilindorëve është Mero dhe Izeti, dy individë që kanë qenë pranë ish kryeministrit Berisha në kohë dhe rethana të caktuara. Sa herë ka emergjencë Rama, shkund thesin dhe kjo dyshe nxjerr histori pafund, herë me fantazi e stil, herë trashë e pa koherencë, por që në moment të parë e tërheqin vëmendjen.

    Pse duhej?

    Kush e ka mizën nën kësulë natyrisht që ka interes për këtë fushatë. Madje pikërisht kurdisja e Meros me Izetin, edhe po të mos e kesh në mendje, të çon vetvetiu të mendosh: çne “grupi i zjarrit” shtiu sa doli lajmi? Për të udhëhequr opinionin larg të vërtetës.

    Të kuptohemi, nuk është qëllimi i këtij shkrimi për t’i bërë avokatinë as Sali Berishës, as opozitës e as ndonjë tjetri të shigjetuar në fletrrufetë e gazetave e portaleve të pushtetit. Por energjia dhe këmbëngulja e industrisë së propagandës së Ramës për të kequdhëzuar opinionin janë tregues të rëndësishëm. Duke goditur i pari Rama me të tijët përgatit terrenin për të zhvleftësuar sa të mundet zbulimin e letrave të tij. Nëse sot po flitet intensivisht për miliarda të fshehura e pastruara nga figurat më të nderuara të botës, po ashtu me stil apo trashë po përfshihet edhe PD, kur të vijë rradha e letrave të rilindjes, të paktën të gjithë e kanë damkën e bishtnimi është më i thjeshtë.

    Po ashtu, kur (nëse do) të dalin letrat panameze të udhëheqësve të sotëm, me avantazhin e krijuar prej propagandës së dy ditëve të fundit, e njejta industri propagande ka shanse të përpunojë opinionin se “ç’po thuhen janë shpifje”, “se nuk ka ç’bën opozita por po përdor akuzën që i rëndon si armë kundër nesh”, se “ata nuk janë më të mirë” e të tjera si këto, që bëjnë pjesë në formulën tashmë të gatshme të politikës shqiptare në raste të ngjashme.

    Por ajo që është e vërtetë shumë më rrënqethëse se letrat e Panamasë për pushtetin e sotëm është një tjetër lloj krimi ekonomik, me pasoja katastrofale për vendin. Nëse pyet sot tregëtarë, industrialistë, fermerë e deri shitës kioskash, se si i kanë punët, dëshpërimisht tundin kokën dhe thonë: “Katastrofë”! Nga fillimi këtij viti e në vijim, rënia ekonomike po vjen në progresion gjeometrik. Ajo që po ndodh me ekonominë shqiptare është familentimi i asistuar. Përfitues natyrisht janë spekulantët financiarë, që nga famëkeqi Xhorxh Soros deri tek mafia vendore e lidhur me interesa oligarkike.

    Familemtimi i asistuar i ekonomisë shqiptare po e bën që të shitet çdo aset, pasuri kombëtare e biznes për dhjamë qeni. Ndërkohë që gjobat, presioni, aksionet gjoja të formalizimin po përmbyllin me sukses fazën e rotacionit të biznesit: kalimin në duart e njerëzve të pushtetit dhe po aq, në duart e krimit të organizuar. Pa shumë bujë, biznese me emër kanë ndërruar këto 3 vite pronarë. Ose themeluesit janë larguar përfundimisht, ose kanë bërë ortakë individë të tjerë, të mbështetur fort nga pushteti.

    Me këtë formulë ç’interes kanë këta pushtetarë të shkojnë deri në Panama a Sejshell, kur sa hap e mbyll sytë kunetërit e baxhanakët, shokët e farefisi, janë ngdhirë pronarë të kompanive të mëdha, aksionerë në firma me emër apo përfitues “të pafajshëm” tenderash. Ky ndoshta do të qe hetimi po aq i bujshëm sa Panama Papers, por që është i pamundur të bëhet nga gazetarë shqiptarë, apo drejtësia jonë.

    civitas.al
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  9. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Duke_Of_Arberia për postimin:

    2043 (06-04-2016)

  10. #9
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780

    Për: Pse nxituan mediat e pushtetit në propagandën e skandalit të “Panamasë”.

    Po mir...,keto 150 milione eurot (se kemi filluar te flasim per 100 milionshat e eurove sikur jane pare xhepi,mungon vetem te caktojme kilen e qepes),i ka dhene ky Shoku i jone dhe i Albos,xhaxhi Sali ? Apo jane llafe mileti ? (Edhe nje pyetje,keto karburantet si ngjyrosen qe kushtojne 150 milion euro,siç ngjyrosnin dikur plakat leshin..me gjethe ftoi o lekuren e qepes,apo ka futur ne pune 150 mije parukjere dhe ne se dime ?)

    Nuk eshte ndonje lajm kushedi per Shqiperine...E shumta do hupi qytetari dixhital per disa dite,por do dali prap.

  11. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Skandali i "parajsës fiskale" në Panama, mes emrave të klientëve edhe shqiptarë

    Berisha: Asnjë lidhje me Mulletin, për ministrat s’dal garant

    Sali Berisha thotë se nuk e ka takuar kurrë Ismail Mulletin, biznesmenin e parë shqiptarë të përmendur nga dosja e denoncimeve të Panamasë dhe thotë se ai nuk ka qenë i pranishëm në bisedimet me kompaninë GFI për koncensionin e firmosjes së karburantëve.

    Në një bisedë për Top Channel, Berisha thotë se është garant vetëm për familjen, dhe jo ish-ministrat e tij.

    ***

    TCH: Keni patur dijeni se zoti Mulleti është pas Global Fluid International që ka marrë koncesionin e markimit të karburanteve gjatë qeverisjes tuaj, në mars të 2013?

    Sali Berisha, ish-kryeministër: Kjo kontratë u firmos me kompaninë kanadeze Global Fluid International dhe një ortak izraelit dhe Gjykata Kushtetuese i ka dhënë kontratës fuqi kushtetuese dhe nëse Global Fluid e ka pranuar këtë kompani, është puna e saj.

    TCH: Sot zotëron të gjithë koncesionet, 99 përqind Petrolium Consulting Partners.

    Sali Berisha: Po, markimi është kontraktuar.

    TCH: Ne po gjurmojmë Ismail Mulletin nëse paraprakisht PD ka patur dijeni për shkak të lidhjeve të hershme me Ismail Mulletin, për lidhje të tij me këtë kompani?

    Sali Berisha: Absolutisht asgjë! Ismail Mulleti në dijeninë time nuk ka ekzistuar si aksioner kur Global kishte 75 përqind dhe gjëja më korruptive që mund të bëjë një qeveri është t’u përcaktojë ortakët të huajve. Kurrë nuk është bërë dhe nuk mund të bëhej nga unë. Që në momentin që sugjerohet një ortak, sugjerohet një interes.

    TCH: Pra çdo gjë që do të dëgjojmë dhe do të flitet në media, nga kundërshtarët tuaj ndoshta, është e pavërtetë? Ju nuk keni asnjë lidhje me këtë person?

    Sali Berisha: Trillim fund e krye. Me kompaninë zero, zero.

    TCH: Për pasuritë “offshore”…

    Sali Berisha: Çdogjë që gjendet offshore, jo vetëm nga unë, por edhe nga fëmijët e mi është e Sali Berishës, kurrë! Kjo nuk mund të ndodhë.

    TCH: Për ministrat s’mund të merrni përgjegjësi?

    Sali Berisha: Marr ato përgjegjësi që më takojnë sepse mund të them që edhe për këta nuk mbaj përgjegjësi, por ne kemi standardet tona si familje dhe nuk shkelen asnjëherë.

    Top Channel

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •