Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Kosovë, opozita: "Ja kushtet tona për zgjedhjet e parakohshme!"

    Kushte VV-së e Nismës: Kjo është formula e AAK-së për zgjedhjet e ardhshme (Video)

    Emri:  opozitaa-1-780x439.jpg

Shikime: 583

Madhësia:  28.0 KB

    Përveç kundërshtimit të marrëveshjeve për Demarkacionin e Asociacionin, opozita po bëhet gati për zgjedhjet e jashtëzakonshme, të cilat po presin të ndodhin shpejt.

    AAK-ja tashmë ka dalë edhe me një formulë konkrete, ku përveç kuotës së ndarë mes partive opozitare që po pretendojnë të shkojnë me një listë bashkë me shoqërinë civile, kanë diskutuar edhe për ndarjen e posteve.

    Sipas dokumentit që e ka hartuar AAK-ja, Vetëvendosje mund të zgjedh mes bartësit të listës apo mandatarit të Qeverisë.

    Bartësi i listës është kandidat për kryetar të Kuvendit, i cili i takon njërës prej dy partive politike, Vetëvendosjes ose AAK-së.

    I dyti në listë është mandatar për formimin e Qeverisë dhe i takon asaj partie që nuk e ka bartësin e listës, Vetëvendosjes ose AAK-së.

    Sipas propozimit të AAK-së, kuotat e listës zgjedhore do të jenë 40 vende për Vetëvendosjen, 40 për AAK-në, Nisma t’i ketë 20, ndërsa Shoqëria Civile 10.

    AAK-ja i ka renditur edhe parimet mbi të cilat synojnë të udhëheqin.

    Telegrafi

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-09-2014
    Postime
    992

    Për: Kosovë, opozita: "Ja kushtet tona për zgjedhjet e parakohshme!"

    Zgjedhjet e paradokohshme jane zgjedhje qe zgjidhen apo vendosen nga zgjedhes me andej, apo ideale sic eshte Byroja Evropiane dhe nuk kemi pse acarohemi para kohe!

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •