Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 26
  1. #11
    Student Shqiptar Maska e Enri
    Anëtarësuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Në ëndërrim për një botë ideale
    Postime
    604

    Europa e zgjeruar që pret të zgjerohet

    Nga Mustafa Nano

    Pardje dhe dje, në Athinën e demokracisë antike (kjo është një rastësi e pakërkuar, që përkon me drejtimin e Presidencës gjashtëmujore nga ana e Greqisë), mú në këmbët e Akropolit, u përurua zgjerimi më spektakolar i Bashkimit Europian. Pesëmbëdhjetë vendeve të njohura iu bashkuan edhe dhjetë vende të tjera, tetë prej të cilave, pak më shumë se një dekadë më parë, ishin pjesë e botës komuniste dhe as që shpresonin se do të arrinte kaq shpejt kjo ditë. Polonia, Hungaria, Republika Çeke, Slovakia, Sllovenia e tre vendet baltike nga njëra anë, dhe Malta e Qipro nga ana tjetër, me siguri që do ta regjistrojnë ditën e djeshme si një nga më të rëndësishmet në historinë e tyre politike e kombëtare. Por kjo nuk është një ditë e rëndësishme vetëm për to. Kjo është e tillë edhe për “Europën e Vjetër”, e cila bash këto javët e fundit ka përjetuar një krizë, e cila për pak vuri në dyshim të sotmen e të ardhmen e vet. Lufta e SHBA-së në Irak e ndau si asnjëherë tjetër në dy pjesë Europën, e cila ndërsa ka kohë që përbën një entitet impresionant ekonomiko-financiar, nuk ka arritur akoma të jetë një entitet i qartë politik. Kjo luftë pra, e mbështetur nga Britania e Madhe, Polonia, deri diku Spanja e në një farë mënyre Italia, dhe e kundërshtuar fort nga Franca e Gjermania, u duk se e largoi ca më shumë shpresën që BE-ja të shndërrohet në një entitet politik. Kjo u vu re tek fakti, që përpjekjet disavjeçare për të hartuar një kushtetutë të përbashkët, e cila do të shënonte fillimin e këtij procesi, u tulatën frikshëm, për të mos thënë që u shpallën si të tepërta.
    Dy ditët e summit-it dëshmuan përveç të tjerash se BE-ja nuk mund të ndalet në rrugën drejt institucionalizimit të një Europe federale apo konfederale. Rruga do të jetë e gjatë, por është gjithsesi e përshkueshme. Mund të ketë – e do të ketë – pengesa, keqkuptime, moskuptime, por duket se nevoja për t’i kapërcyer është më e madhe se vullneti për t’i krijuar ato. Bashkëkryetari i Konventës Europiane, francezi Giscard D’Estaign, deklaroi se projekti i Kushtetutës do të jetë në tavolinën e punës të kryetarëve të shteteve e të qeverive anëtare të BE-së nga fundi i qershorit. Ky projekt do të paraqitet së pari po në Greqi, në Selanik, dhe shqyrtimi i tij do të përbëjë pa dyshim hapin më të rëndësishëm politik të hedhur që nga momenti i krijimit të realitetit me emrin Europa e Bashkuar. Ky hap i pritshëm, së bashku me hapin e bërë dje në Athinë, tregojnë se ky proces e ka kaluar pikën, përtej së cilës nuk ka më kthim prapa.
    Eshtë gjë e bukur, që vende si Polonia, Hungaria, Çekia, të cilat kanë qenë e janë pjesë e kontinentit të vjetër, qoftë edhe në kuptimet e interpretimet më ekskluzive që i japin këtij realiteti disa dashnorë të një Europe dallueshmërisht historike e fetare, nënshkruan më në fund aktin e bashkimit. Por europianët, sidomos ata që rendin shumë pas përkufizimeve kulturore të këtij entiteti politik, do të bënin një gabim tragjik, nëse do të refuzonin të merrnin në gjirin e tyre vende si Turqia, apo rajone si Ballkani. Për të arritur në këtë përfundim nuk është e thënë të jesh turk apo ballkanas, me fjalë të tjera nuk është e thënë të jesh “hallexhi e nevojtar”. Ka edhe një logjikë të pastër europiane, sipas së cilës, është e udhës dhe e detyrueshme të mos lësh në fatin e tyre pjesë të rëndësishme të kontinentit. Nuk është se ka të sharë apriori ndërtimi i një Europe të Krishterë, ndërtimi i një Europe që i kërkon themelet e saj tek trashëgimia romake e antibizantine, tek Perandoria e Karlit të Madh, ndoshta tek Kryqëzatat, tek Rilindja, tek iluminizmi, etj, etj, por shtrohen pyetjet: A nuk është ngritur kjo Europë e re së pari e së shumti mbi shqetësimin e ruajtjes së paqes në kontinent? A është e mundur të garantohet siguria e paqja në kontinentin europian, nëse lihet mënjanë Ballkani, nëse lihet mënjanë Turqia?
    Ndërsa shtrojmë këto pyetje, nuk është se injorojmë ngritjen e Europës mbi disa vlera të qytetërimit të sotëm perëndimor, siç janë të drejtat e njeriut, solidariteti, demokracia, shteti i së drejtës, ekonomia e tregut, ndarja e fesë nga shteti, etj, etj. Jo! Thjesht kemi parasysh që këto vlera po përqafohen e po bëhen natyrshëm e gradualisht pjesë e kulturës e qytetërimit të vendeve ballkanike. Bëjnë shumë mirë që kërkojnë demokratizimin e mëtejshëm të Turqisë, garantimin e ushtrimit të kontrollit civil në ushtrinë e këtij vendi, heqjen dorë prej disa praktikave qemaliste të kapërcyera e të papërputhshme me praktikat e demokracive të sotme, ashtu siç bëjnë gjithashtu mirë që kërkojnë shëndoshjen institucionale të demokracive e pjekjen civile të shoqërive të Ballkanit. Por nga ana tjetër, janë bezdisës e jo konstruktivë zërat europianë, që jo vetëm nuk duan t’ia dinë për europianizimin e Ballkanit e të Turqisë, por edhe gëzohen tek i shohin këto realitete jo të gatshme e jo të pajtueshme me realitetin e madh me emrin Bashkimi Europian.
    Rregullorja e Forumit Shqiptar | Te Drejtat e Anetareve | Pyetje - Pergjigje |

    Verejtje dhe Keshilla| Te Drejtat e Stafit | Probleme? Klikoni ketu...
    |
    __________________

    Feja e Shqiptarit është Shqiptaria !
    __________________
    Ah moj Shqipni e mjera Shqipni!
    Kush t'ka qit me krye ne hi?
    Ti ke pas ken nje zonj e rand...
    Burrat e dheut te thirrshin NANE...
    (Pashko Vasa)

  2. #12
    Student Shqiptar Maska e Enri
    Anëtarësuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Në ëndërrim për një botë ideale
    Postime
    604

    Euro forcohet në kohën më të keqe për të

    "New York Times"

    Nëse po hakmerren Shtetet e Bashkuara ndaj Francës dhe Gjermanisë (që e kundërshtuan atë për luftën në Irak), me anë të rënies së vlerës së dollarit, është çështje e njerëzve vetullngrysur në dy brigjet e Atlantikut.
    Sekretari i Thesarit të Shteteve të Bashkuara, Xhon Snou, tha fundjavën që shkoi se ata do ta tolerojnë edhe më dollarin e dobët. Rënia e dollarit përkthehet drejtpërdrejt me ngritjen e euros, gjë që i bën automjetet gjermane dhe verën franceze më të shtrenjta në Shtetet e Bashkuara. Dollari i dobët mund të ndihmojë në ringjalljen e ekonomisë amerikane, por euroja e fryrë ndikon keq në nevojat për rritje të eksportit evropian.
    Disa evropianë besojnë në mënyrën e tyre se politika amerikane është e motivuar më shumë për hakmarrje se sa në interes të saj. Por teoritë e konspiracionit shkaktojnë frustrim të thellë. Evropa, gati e mundur nga përdorimi i fuqisë ushtarake të Uashingtonit, ndien gjithashtu se është shtyrë bërrylas në ekonomi.
    Euro është supozuar të përmirësojë jobalancin ekonomik. Duke i bashkuar 300 milionë evropianë në një valutë, në një politikë monetare dhe politika fiskale të koordinuara rreptë, arkitektët e Evropës së re besojnë se ata mund t’i krijojnë një kundërpeshë fuqisë ekonomike amerikane, nga Dublini në Athinë.
    Patëm tri vite të rritjes së paqëndrueshme ekonomike dhe lëkundje në politikën amerikane të dollarit, për ta rigjykuar këtë. "Ky është një eksperiment i paprecedenttë",- thotë Niall Ferguson, ekspert i historisë së ekonomisë. "Ende nuk ma merr mendja se se kjo do të mund të shpallet sukses. Më parë do ta quaja se ky është një dështim i ngadaltë",- thotë Ferguson. Për turistin apo tregtarin amerikan të valutave që viziton Evropën kjo mund të duket bizare. Në fund të fundit, euro po tregtohet më shtrenjt, që nga paraqitja e tij në vitin 1999. Euro po bëhet pasuri e preferuar për investitorët ndërkombëtarë, të cilët nuk trazohen për deficitin në Shtetet e Bashkuara. Problemi, i quajtur "fuqia e euros", po vjen pikërisht në çastin më të pavolitshëm për fatin e ekonomisë evropiane. Gjermania, Italia dhe Holanda janë në prag të recesionit dhe ky do të jetë i dyti në këto dy vjet.
    Mënyra më e shpejtë për të ngadalësuar rritjen e euros është zvogëlimi i shkallës së kamatave, diçka që është bërë disa herë në SHBA. "Kreatorët e politikës amerikane nuk janë dogmatikë",- thotë Dejvid Maki, ekonomisti kryesor në Morgan Cejs. "Ata blejnë për një stinë dhe i heqin qafe kur vjen koha për të lëvizur nga vendi. Kreatorët e politikës evropiane janë ngulitur në dogma",- konkludon Dejvid Maki.
    Rregullorja e Forumit Shqiptar | Te Drejtat e Anetareve | Pyetje - Pergjigje |

    Verejtje dhe Keshilla| Te Drejtat e Stafit | Probleme? Klikoni ketu...
    |
    __________________

    Feja e Shqiptarit është Shqiptaria !
    __________________
    Ah moj Shqipni e mjera Shqipni!
    Kush t'ka qit me krye ne hi?
    Ti ke pas ken nje zonj e rand...
    Burrat e dheut te thirrshin NANE...
    (Pashko Vasa)

  3. #13
    ~NiGoTo~
    Anëtarësuar
    20-02-2003
    Vendndodhja
    Durresi jone Qytet bregdetar
    Postime
    221
    Pse Shteti shqiptar mos te bej pjse ne BE ??!!
    Do ishte nje + me shume per ne si Shqiptar dhe per te ardhmen tone.
    Dashuri te hedh ne LUM
    E te thote nuk te hodha UNE
    ______________________
    Nje lule celi ne zemren time
    nje trup u shtri mbi mua
    nje dor me perkedheli embel
    dhe nje zemer me tha te dua
    ______________________
    Te dashurosh eshte VEPER
    Te mos ta tregosh eshte KRYEVEPER

    Me Rrespekt NIKU-DR

  4. #14
    *Forever* Maska e malli
    Anëtarësuar
    24-09-2002
    Vendndodhja
    Antwerpen
    Postime
    668
    Kush na merr ne ne Be , se do njeri Shqiperine.
    **Gezimi , lumturia, deshperimi dhe loti im varet nga ti.

  5. #15
    ~NiGoTo~
    Anëtarësuar
    20-02-2003
    Vendndodhja
    Durresi jone Qytet bregdetar
    Postime
    221
    Pse moj se dashka shqiperin njeri ) ne jemi popull trim me gomone shkojm ne itali
    Dashuri te hedh ne LUM
    E te thote nuk te hodha UNE
    ______________________
    Nje lule celi ne zemren time
    nje trup u shtri mbi mua
    nje dor me perkedheli embel
    dhe nje zemer me tha te dua
    ______________________
    Te dashurosh eshte VEPER
    Te mos ta tregosh eshte KRYEVEPER

    Me Rrespekt NIKU-DR

  6. #16
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,964
    Postimet në Bllog
    22
    Te faleminderit Enri per perkthimin e shkrimit te NYT "Euro forcohet në kohën më të keqe për të", por ajo qe gazetari nuk ka nxjerre ne drite eshte fakti se ngritja artificiale e Euro eshte diktuar nga politikat monetare te ndermarra nga shteti amerikan. Administrata amerikane me anen e kesaj politike te perkohshme do ti beje nje dush te ftohte shteteve europiane si Franca dhe Gjermania qe te kuptojne se nuk ka nje Europe te Bashkuar pa nje prezence amerikane ne te qe i fal europes sigurine dhe prestligjin ne arenen nderkombetare.

    Ajo qe europianet e kane te veshtire te kuptojne eshte fakti se nje Europe e Bashkuar ekonomikisht eshte ne interesin e vete SHBA-se. Ajo qe SHBA nuk do te lejojne eshte rrembimi i enderres europiane nga vende ish-kolonizatore qe perpiqen ta perdorin Europen e Bashkuar per te demtuar dhe sfiduar interesat amerikane ne bote. Qendrimi i Frances dhe Gjermanise me Irakun demtoi ndjeshem maredheniet midis aleateve dhe detyrimisht edhe te ardhmen e BE. Europa tashme eshte ndarre ne shtete qe e kerkojne prezencen amerikane dhe ne shtete qe duan te minojne misionin e NATO dhe prezencen ushtarake amerikane ne Europe.

    Europianet po debatojne mbi rolin e interesave amerikane ne kontinentin e tyre dhe ky ne vetevete eshte problemi. Shtetet aleate nuk ndermarrin debate te tilla pasi keto minojne pikerisht mirebesimin shekullor midis popujve.
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  7. #17
    Student Shqiptar Maska e Enri
    Anëtarësuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Në ëndërrim për një botë ideale
    Postime
    604
    Euro e fryre artificialisht eshte ne dem te interesave europiane te tregtise me vendet jashte BE-se, pasi forcimi i Euros e ben me te veshtire eksportin. Pikerisht kete doja te thosha, por s'pata kohe.
    Rregullorja e Forumit Shqiptar | Te Drejtat e Anetareve | Pyetje - Pergjigje |

    Verejtje dhe Keshilla| Te Drejtat e Stafit | Probleme? Klikoni ketu...
    |
    __________________

    Feja e Shqiptarit është Shqiptaria !
    __________________
    Ah moj Shqipni e mjera Shqipni!
    Kush t'ka qit me krye ne hi?
    Ti ke pas ken nje zonj e rand...
    Burrat e dheut te thirrshin NANE...
    (Pashko Vasa)

  8. #18
    Student Shqiptar Maska e Enri
    Anëtarësuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Në ëndërrim për një botë ideale
    Postime
    604

    Putin: Tani Rusia më afër BE-së

    Shën Petërburgu mbledh 40 udhëheqës shtetesh. Samiti Rusi-BE, firmoset deklarata “Një Evropë e vetme për gjithë evropianët”

    Putin: Tani Rusia më afër BE-së

    “Të hiqet muri Shengen që ndan Evropën”. Putin kërkon heqjen e vizave për në BE për qytetarët e Rusisë”

    SHËN PETERBURG – Rusia po pret liderët e 40 shteteve të ndryshme të botës, ku fokusi i bisedimeve do të përqëndrohet në çështjet e lidhjeve ekonomike e politike mes këtyre vendeve. Presidenti rus Vladimir Putin u ka kërkuar zyrtarëve të BE-së të heqin vizat për udhëtimin e rusëve në shtetet e bllokut. “Ne shpresojmë që të kemi një partneritet në një nivel të ri”, -tha Putin dje në fund të samitit në pallatin “Konstaninovski”, Shën Peterbug. Putin gjatë këtij samiti me udhëheqësit e BE-së theksoi se çështja e udhëtimit të lirë në Evropë kishte një rëndësi shumë të madhe për vendin e tij. “Duke kuptuar vështirësitë e këtij problemi… ne kemi të njëjtat shqetësime, qëllimet tona janë të qarta”, -tha Putin për çështjen e vizave. Ai theksoi se udhëtimi i lirë i qytetarëve rusë është shumë i nevojshëm tani që 10 shtete të tjera (shumica që ndodhen afër Rusisë), po i bashkohen BE-së. Të dy palët firmosën një deklaratë finale të quajtur “Një Evropë e vetme për gjithë evropianët”. Lideri rus vlerësoi rezultatet e samitit me BE-në. “Ne morëm një hap tjetër të rëndësishëm për ta afruar Rusinë me Bashkimin Evropian. Ne po zhvillojmë me BE-në marrëdhëniet politike, ekonomike dhe sfera të tjera në interes të të gjithë shteteve, të gjithë qytetarëve tanë”, -tha ai.
    Sipas Putinit, “muri Shengen” kërcënon rënien e Evropës, duke e ndarë atë nga Rusia. “Ne nuk duam, dhe sigurisht as partnerët tanë nuk duan, që “muri Shengen” të kthehet në një tjetër “mur Berlini” që të ndajë Evropën”, -tha Putini. Gjatë të njëjtit takim shefi i Komisionit Evropian, Romano Prodi tha se ai e ndiente që Rusia dhe BE kanë tashmë një partneritet shumë të fortë. “Por na duhet të punojmë, jo vetëm për regjimin e vizave, por edhe për të gjitha problemet e tjera të lidhura me to (droga dhe krimi). Ky samit ishte i pari që pas luftës në Irak mblodhi që liderët kryesorë të botës, pro dhe kundërshtarë të luftës. Ky ishte një shans për të treguar se mosmarrëveshjet mes tyre kishin marrë fund. “Adoptimi i rezolutës së fundit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, e cila hoqi sanksionet ndaj Irakut, tregoi se sherret ndërkombëtare mbi luftën ishin zgjidhur”, -tha Putin. Në atë rezolutë, vendet anëtare të KS -së, përfshirë dhe kundërshtarët Rusia, Franca e Kina, ranë dakord që Iraku i pasluftës të qeverisej pafundësisht nga SHBA e Britania. Në lidhje me këtë rezolutë, presidenti rus Putin, cituar nga AFP, u shpreh: “Shumë vende bëjnë kompromise. Por unë do të doja të theksoja se SHBA lëvizi pak drejt qëndrimit rus, dhe do të doja të falenderojë veçanërisht presidentin Bush për punën e bërë”. Sot Putin do të takohet për bisedime të veçanta me presidentin amerikan Xhorxh W Bush. Ky i fundit nisi turin e tij në Evropë me një udhëtim në Poloni e më pas vizitës në Rusi do të niset për në Francë, ku do të mblidhen liderët e G8, (shtatë vendeve më të industrializuara të botës, plus Rusinë).
    Rregullorja e Forumit Shqiptar | Te Drejtat e Anetareve | Pyetje - Pergjigje |

    Verejtje dhe Keshilla| Te Drejtat e Stafit | Probleme? Klikoni ketu...
    |
    __________________

    Feja e Shqiptarit është Shqiptaria !
    __________________
    Ah moj Shqipni e mjera Shqipni!
    Kush t'ka qit me krye ne hi?
    Ti ke pas ken nje zonj e rand...
    Burrat e dheut te thirrshin NANE...
    (Pashko Vasa)

  9. #19
    Student Shqiptar Maska e Enri
    Anëtarësuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Në ëndërrim për një botë ideale
    Postime
    604

    Samiti i Selanikut.

    Nga Pierre Glachant: /BRUKSEL - Udheheqesit europiane, si dhe homologet e pese vendeve ballkanike, do te marrin pjese te shtunen ne takimin e nivelit te larte te Selanikut, ku do te riafirmojne tendencen e tyre per t'u futur nje dite ne BE dhe per t'u angazhuar ne rrugen e reformave aq te domosdoshme per pranimin e tyre ne BE. Presidenca greke e BE-se e mori kete inisiative per zhvillimin e ketij takimi mes udheheqesve te Maqedonise, Bosnje Hercegovines, Kroacise, Serbi-Mali i Zi dhe Shqiperise dhe homologeve te tyre te 15-tshes, si dhe te dhjete anetareve te ardhshem te BE-se dhe te tre vendeve kandidate si Rumania, Bullgaria dhe Turqia. Pra, kryetaret e shteteve dhe te qeverive te te 33 vendeve, anetare te Bashkimit do te ulen ne te njejten tryeze.

    Per Kryetarin e Komisionit Europian, mesazhi qe do t'u drejtohet pese vendeve te Ballkanit perendimor eshte i thjeshte: "Ne deshirojme qe vendet e ketij rajoni te behen nje dite anetare

    te Bashkimit", thekson Romano Prodi. "Harta e Bashkimit Europian nuk do te jete e plote derisa aty mungojne vendet e Ballkanit perendimor", ka vene ne dukje kohet e fundit Komisari europian per Marredheniet me Jashte, Kris Paten.

    Qellimi eshte i qarte: zgjerimi i BE-se me dhjete vende te tjera, Polonine, Hungarine, Republiken Ceke, Sllovakine, Sllovenine, Lituanine, Letonine, Estonine, Qipron dhe Malten ne maj te vitit

    2004 dhe pranimi i pritshem ne vitin 2007 i Rumanise dhe i Bullgarise, nuk do te thote qe te mos pranohen dhe pese vendet e ish-Jugosllavise. Por, meqenese keto vende po vuajne ne menyre te

    dhimbshme pasojat e luftes se viteve '90-te, stabiliteti i tyre eshte i nevojshem per BE-ne. "Te gjithe jane dakort me mendimin se situata ne Ballkan eshte e brishte", vuri ne dukje dje ministri francez per Ceshtjet Europiane, Noelle Lenoir,duke permendur dhe vrasjen ne mars te Kryeministrit serb Zoran Xhinxhic.

    Presidenca greke e BE-se, e cila e perfundon mandatin e saj ne fund te muajit, afrimin e vendeve te Ballkanit e ka pare si nje nga epersite e saj. Per t'i inkurajuar keto te fundit, 15-tshja me propozim te Komisionit ka pranuar te mobilizoje per keto vende 200 milione euro shtese mes viteve 2004 dhe 2006. Propozimi grek per t'u dhene atyre nje ndihme "para-pranimit", sic marrin vendet kandidate, me qellim per t'ua bere atyre me te besueshme perspektivat e nje hyrjeje ne BE, u hodh poshte kohet e fundit nga 15-tshja, njoftohet prane presidences. Perkrahja per Ballkanin Perendimor mbetet, pra, per momentin, vetem me dhenien e nje ndihme te jashtme.

    Tani per tani vetem Kroacia ka dorezuar nje kerkese per pranim ne BE. Ajo do te deshironte te hynte ne vitin 2007. Por, europianet kerkojne angazhimin e te gjitha vendeve te Ballkanit

    per reformat. "Nganjehere keto vende shprehin me pak vullnet politik se sa do te donim ne", shprehu keqardhjen ne mars Kris Paten. "Ne nuk mund t'u japim ketyre vendeve vullnetin politik qe iu mungon", shtoi ai.

    Shefi i diplomacise se 15-tshes tha ne Luksemburg se afrimi i vendeve te Ballkanit me BE do te varet perfundimisht nga ata vete. 15-tshja u ka bere thirrje autoriteteve te ketyre vendeve te shprehin angazhimin real per te zhvilluar reformat e domosdoshme, ne vecanti ne luften kunder kriminalitetit te organizuar dhe korrupsionit. Sipas Komisionit Europian, ndihma financiare e BE-se per rajonin eshte rritur ne 4,65 miliarde euro per periudhen 2002-2006.

    Kjo ndihme perfshihet ne kuadrin e procesit te stabilizimit dhe asociimit qe prej vitit 2000 nga BE ne drejtim te vendeve te Ballkanit.Per t'u pranuar ne BE keto vende duhet te angazhohen

    per te zbatuar reformat si ne planin ekonomk ashtu dhe ne ate politik.
    Rregullorja e Forumit Shqiptar | Te Drejtat e Anetareve | Pyetje - Pergjigje |

    Verejtje dhe Keshilla| Te Drejtat e Stafit | Probleme? Klikoni ketu...
    |
    __________________

    Feja e Shqiptarit është Shqiptaria !
    __________________
    Ah moj Shqipni e mjera Shqipni!
    Kush t'ka qit me krye ne hi?
    Ti ke pas ken nje zonj e rand...
    Burrat e dheut te thirrshin NANE...
    (Pashko Vasa)

  10. #20
    Student Shqiptar Maska e Enri
    Anëtarësuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Në ëndërrim për një botë ideale
    Postime
    604

    Udhëheqësit e BE-së diskutojnë kushtetutën

    Ish presidenti francez, Valeri Zhiskar Desten, pritet të paraqes projektkushtetutën e Bashkimit Evropian para udhëheqësve të tij, që janë mbledhur në afërsi të qytetit grek Selanik.

    Projektkushtetuta parasheh ndryshime të thella, përfshirë edhe emërimin e një presidenti të Evropës dhe një ministri të jashtëm të Bashkimit Evropian.

    Presidenca greke e Bashkimit Evropian thotë se korniza do ta bëjë Evropën një partner të barabartë me Shtetet e Bashkuara në çështjet botërore.

    Por një korrespondent i BBC-së thotë se vendet e BE-së ende kanë dallime të mëdha rreth projektit.

    Udhëheqësit evropian gjithashtu do të debatojnë për një politikë të jashtme kolektive më agresive.

    Dokumenti ka bërë thirrje për një bashkëpunim më të ngushtë ushtarak dhe për rritje të shpenzimeve ushtarake në luftimin e kërcënimeve të reja që shkaktojnë terorizmi dhe armët e shkatërrimit masiv.

    Udhëheqësit e Bashkimit Evropian në ditën e parë te samitit bënë një paraqitje të mirë uniteti. Ata u pajtuan që të punojnë së bashku për çështjen e cila i përçau publikisht - Irakun - për të ndihmuar në rindërtimin politik dhe të infrastrukturës fizike të vendit.

    Por, bisedat ballë për ballë për çështjen e projektkushtetutës evropiane do të dëshmojnë se sa të thella janë mosmarrëveshjet mes tyre për këtë projekt madhor politik.

    Disa nga udhëheqësit mendohet se do të paraqesin kundërshtime të rëndësishme për aspekte të ndryshme të dokumentit, por do të pajtohen se teksti përbën një fillim të mirë për negociatat serioze që do të mbahen në vjeshtë për versionin përfundimtar të kushtetutës.

    Ndoshta, pika kryesore e kësaj projektkushtetute do të miratohet.

    Por, Gjermania dhe disa shtete të tjera kërkojne kompetenca më të mëdha mbikombëtare për BE-në, përfshirë vendimet për politikën e jashtme e të ndërrimeve përmes votimit me shumicë.

    Britania dhe Danimarka janë në mesin e atyre vendeve që kërkojnë të kufizojnë kompetencat e BE-së dhe të bllokojnë lëvizjet për t'i dhënë Bashkimit Evropian një rol në fushën e mbrojtjes - i pavarur nga NATO.
    Rregullorja e Forumit Shqiptar | Te Drejtat e Anetareve | Pyetje - Pergjigje |

    Verejtje dhe Keshilla| Te Drejtat e Stafit | Probleme? Klikoni ketu...
    |
    __________________

    Feja e Shqiptarit është Shqiptaria !
    __________________
    Ah moj Shqipni e mjera Shqipni!
    Kush t'ka qit me krye ne hi?
    Ti ke pas ken nje zonj e rand...
    Burrat e dheut te thirrshin NANE...
    (Pashko Vasa)

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Historiku i shkurtër i LDK-së, 1989-2004
    Nga Arb në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 20-07-2012, 08:58
  2. PS pergatit skenarin e bojkotimit te zgjedhjeve te vitit 2009!
    Nga DYDRINAS në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 124
    Postimi i Fundit: 07-03-2010, 09:37
  3. Fatos Nano: PS ka per ti humbur zgjedhjet e qershorit
    Nga juanito02 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 100
    Postimi i Fundit: 21-06-2009, 07:02
  4. Vetëm shqiptarët mund t'i fitojnë zgjedhjet
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-06-2005, 01:24
  5. Strategjia e opozitës në zgjedhjet lokale
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 08-08-2003, 11:12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •