Prej më shumë se një viti tashmë, kryefjala e ligjërimit politik në Shqipëri ka qenë "reforma në drejtësi" apo "dekriminalizimi i politikës". Këtë e dëgjojmë jo vetëm nga krerët e politikës apo shtetit shqiptar, por e dëgjojmë edhe nga të gjithë partnerët tanë ndërkombëtare, përfaqësuesit e BE dhe SHBA. Të gjithë kërkojnë që reforma në drejtësi të bëjë të mundur vendosjen e drejtësisë ligjore në atë vend. Kjo është ajo që duan qytetarët e atij vendi qe u duhet të përballen me një sistem drejtësie të korruptuar përditë, ky është edhe kushti i ndërkombëtarëve për qeverinë shqiptare.
E hapëm këtë sondazh, për të parë se çfarë mendimi keni ju, qytetarët e atij vendi, për këtë reformë dhe këtë proces që ende nuk është materializuar. Qëllimi i sondazhit është i dyfishtë, të masi pulsin tuaj se a keni besim se drejtësia shqiptare mund të reformohet, dhe aspekti tjetër është vjelja e sugjerimeve dhe mendimeve tuaja se çfarë hapash duhet të merren, që kjo të arrihet.
Per t'u informuar se çfarë po ndodh ndodh në lidhje me reformën në drejtësi, mund të lexoni temën më poshtë:
http://www.forumishqiptar.com/thread...oni-në-burg%21
Si çdo sondazh, çdo anëtar i forumit mund të hedhi votën e tij, dhe të shprehi mendimin e plotë në një postim në këtë temë. Mund të lexoni në heshtje mendimin e njëri-tjetrit, por nuk është nevoja të replikoni pasi kushdo ka votën dhe mendimin e tij të lirë.
Pasi të hidhni votën tuaj, ju ftojmë të ndani mendimin tuaj me ne se pse votuat në atë mënyrë:
- Çfarë ju shtyn të mendoni kështu?
- Si mendoni, cila është pengesa kryesore e reformës në drejtësi?
- Si mendoni, çfarë hapash duhen marrë, që reforma në drejtësi të jetë e suksesshme?
Albo
Krijoni Kontakt