Shesheli shpallet i pafajshëm: Do kthehem në politikë

Emri:  sheshel.jpg

Shikime: 275

Madhësia:  31.6 KB

Një prej krerëve të lëvizjeve çetnike, tani kërcënon të trazojë politikën serbe

Vojislav Shesheli, udhëheqësi i radikalëve serbë është shpallur i pafajshëm nga Gjykata e Hagës për Krime Lufte. Vendimi i marrë edhe pse ai konsiderohet si ideatori i politikës së Serbisë së madhe, ka sjellë shumë reagime në Ballkan dhe botë. Vetë Shesheli, i pyetur nga mediat, u shpreh se tani do t’i rikthehet politikës fuqishëm. “Gjyqtarët treguan profesionalizëm dhe nder, pavarësisht presioneve politike. Kjo nuk ndryshon mendimin tim për Gjykatën e Hagës, si gjykatë antiserbe dhe instrument i rendit të ri botëror. Më vjen keq, që miqtë e mi dhe Radovan Karaxhiç nuk patën gjyqtarë të ndershëm”, tha Sheshel-i, kryetar i radikalëve serbë. Për rreth 13 vite në selitë e Sheveningenit, Shesheli ka fyer shpesh drejtësinë. Është liruar për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, por fuqinë e tij politike e ka treguar më shumë se kurrë. Partia e tij ngeli jashtë Kuvendit, pasi kumbari i tij, Tomislav Nikoliç, tani President, si dhe Kryeministri Aleksandar Vuçiç e braktisën sa ishte në Hagë. Sheshel njihet si një nga krerët e lëvizjeve çetnike, të akuzuara për shumë masakra në luftërat ballkanike. Vuçiç e Nikoliç nuk e komentuan shumë vendimin ndaj tij, pavarësisht se serbët ankohen nga vendimet e Hagës. “Jam indiferent, nuk kam asnjë ndjenjë ndaj tij”, tha Tomislav Nikoliç, President i Serbisë. Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliq, lidhur me ftesën e Hashim Thaçit për të marrë pjesë në betimin e tij si president i Kosovës, ka thënë se nuk mund të shkojë në ceremoninë e kryetarit të një shteti që nuk ekziston. “Po e shoh se ajo [ftesa] është shpërndarë gjithandej në media, por unë s’e kam vendin atje për shkak se unë jam kryetar i Serbisë”, ka thënë Nikolliq, njofton “Beta” e Beogradit. Ai ka shtuar se për të shteti i pavarur i Kosovës nuk ekziston dhe se inaugurimi i Thaçit bëhet në kuadër të “institucioneve të përkohshme të Prishtinës dhe sipas Kushtetutës së Kosovës”. “Madje, edhe sipas Rezolutës 1244 thuhet se atje mund të bëhet çdo gjë, por jo i shtetit të pavarur”, ka thënë ai. Hashim Thaçi si President i Kosovës betohet më 7 prill.

Shqip