Si shkruanin paraardhėsit
Gjergj Fishta
Botuar mė 1917
Pėr me njoftė burimin e tagrit e tdetyrės sshtetit, na do tshofim ma para se nētpėrpjekuna ase nētkundershtisur gjindet nieri me familje, e familja me nieri; pse tuj kenė qė shteti perbahet prej familjesh, target e detyret e tija, nė perftim tvet, janė njapernja me ato tfamiljes, qi asht themeli i shoqnis sgjytetnueme ase e shtetit. E mos tthotė kush se kto tregime janė jashta vendit nfletore tonė, pse gjytetnia pėrbahet prej mnyret tpėrdorimit ttagrit e tkryemit tdetyrės; prandej as nieri as familja, as shtetit smunden me kenė pernjimend tgjytetnuem po snjoften ma parė target e detyret e veta.
Nieri, si fenomen natyret, kuptohet dy mnyresh: ma para si bethje e veēantė persona individuum; sdyti si pjesė a gjymtyrė shoqniet. Si vehtje e veēantė nieri nuk asht i nėnshtruem i pushtetit tkerkujė tjeter vetem tNjatij qi e ka shkaktue mi botė, tPerendis, edhč asht i zoti i botės mare. Nieri, me pasė per txanė nji peshk ndet, me vra nji shpez nmal, me pre nji landė, me rrotullue nji gur, a me gropue nji humnere ndhe, aj-per me folė prej pikpamjet tagrore kerkujė nnatyrė sdo ti pergjegjet per kto punė tveta; pse asnjigjasend nnatyre ska ndoj tager mnieri, i cili, prandej, ska kurrnji detyrė ndaj sendeve tjera, tuj kenė qi tgjitha gjinden tė nėnshtrueme nėn pushtet ttij.
Por, tuj kene qi nnatyrė nuk gjindet kurgjāsend pa nji qellim , kshtu edhe nieri, masi nuk asht prej vedvedi, porse i shkaktuem, do ta ket nji qellim, ndaj tcilit natyra e vet ta shtyjė. Veē shka se ky qellim i nierit nuk mundet me kenė permrźna rrethit tnatyrės, masi tgjitha sendet e natyrės gjinden tnenshtrueme pushtetit tnierit: nuk mund tthohet se ka kush per qellim nji gjasend, qi tash e ktu ta ket nen pushtet tvet; edhe nieri, tuj kenė i shkaktuem, smund tket per qellim vedvedin, kshtu arsyja vetė na thotė se qellimi i nierit asht jashta rrethit tnatyrės, ase mi natyrė, e qi smundet me kenė tjetėr veē Zoti; pse masi fuqia e mendes e vullnetit tnierit shtrihet e pacaktueme, kshtu per me ba me pushue e per me plotnue ket mende e vulinet tnierit, duhet qi qellimi i tyne tjet i pakufi e i pacak, shka smundet me kenė tjetėr gja veēse Zoti. Veē shka se tuj kčnė qi qellim i nierit gjindet, si thamė mi rreth tnatyrės, kshtu nieri, si asht sod me sod, smundet prej vedvedi me dijt pa gabim mnyren e rrugen per me u kapė te qellimi i vet te Zoti; prandej vetė Zoti masi e pat shkaktue nierin per vedi ja ka diftue mnyren e rrugen se si me mrrijtė nqellimn tvet. E kjo mnyrė e rrugė, qi me u kapė nieri nqellim tvet, nuk asht tjetėr veēse Feja. Prandej e para detyrė qi nieri, i kuptuem si vehtje e veēantė, ka nket jetė, asht Besimi ase Feja.
Por nieri sdo tjetojė vetun; tjerė tgjashem me tė, ase tjerė njerz do tgjallojshin me tė bashkė mi tokė. Tuj kenė, tashti, qi sejcilli ksi njerzsh do tishte zot mi gjith boten marė, si mujte me u ba qi nshekull e njete tnierit tmahej urdhen e rregull, masi, ku janė shum zota mi nji gjasend, aty bin kundershtirn e pshtjellim? U lyp qi tu caktote tahri i secilit nieri mi botė. Veē shka se tuj ju caktue tagri nierit, nieri vetem me fuqi tveta nuk mund do ti mjaftote vedit, e prandej do tishte i mjerė e i pavullnuem. Per me bā, pra, qi nieri ti vuete tgjitha nevojėt e jetės, tcillat atij do ti vijshim prej caktimit ttagrit, e kshtu me kenė i lum si e lypte natyra e tij, u desht qi nieri tu lidhte me lidhni natyret me do njerz tjerė, me nimė tcillve do tmujtė me rujtė tagret e veta, edhe mas ktyne tagreve, me ja reshė vedit sendet e nevojshme per me jetue mi shekull e me u mbajtė gjithmone nfille tudhės sqellimit. E shtu u perba familja njerzore, e cillia ka per qellim:
a) truejtunt e tagreve tdo njerzve, qi permrena, me interese, etj.b) tpertrimit e sendeve tnevojshme per gjallim tpaqtė e tamel tktyne njerzve. Por, tuj kenė qi nieri asht para familjes, e se familja ka kenė ndertue per nieri e jo nieri per familje, kshtu familja, pose atij qellimit themeluer tvetvetsis morale tveten, ka per qellim edhe shelbimin e amshueshem tė tgjith njatyne vehtjeve tveēanta prej tcillash gjindet e perbame. Tash, masi e prum burimin e familjes prej gurret tnatyrės snierit edhč i caktuem qellimet e saja, tshofim se nētperpjekun, ase ctkundershtisun e relacjon kan ndermjet vedit nieri e familja.
Diten, qi len nieri ndritė, aj ēpohet ase paraqitet nfamilje, si pjesė a gjymtyrė i sajė; e prandej, si pjestarė familjet, nieri, diten qi tlej, ven dy detyrė mi vedi: a) me u rregullue mas tagrit, si gjindet i caktuem nfamilje; b) me zhdrivillue fuqit e veta per dobi tveten e tatyne njerzve me tcillt perban familjen, pse arsyja, qi e ban nierin me jetue nfamilje, asht kjo qi me pasė tagrin e suguruem edhe pasunin e nevojshme, per me jetue npaq e me rregull e kshtu ma udobisht me u kapė nqellim tvet. Kshtu edhe familja do ta kuptojė nierin dy mnyresh: a) si pjestar a gjymtyrė tvetin; b) si vehtje tveēantė. Familja do ta kuptojė nierin si pjestar tvetin, pse masi ky tė rregullohet mas tagrir tsajė e tzhdrivillojė fuqit e veta per dobi tfamiljes marė familja asht e detyrueme me ja ruejt tagrin edhe me ja qitė majen e nevojshme per nji jete tpaqtė e tkandshme. Por tuj kenė qi nieri si vehtje e veēantė, ka per qellim shelbimin e arnshueshem, kshtu familja, per nė dashtė me e kndellė e me ba tlum nierin pernjimend, e ka me detyrė me ja dhanė tgjitha mjetet qi me u shelbue; pse nieri, pa uzdajė tshelbimit tamshueshem, nuk mundet kurr me u kndellė e me u vullnue plotsisht. Prandej familja asht e detyrueme me ja msue nierit tvet Fen, e jo veē me ja msue Fe me fjalė, por edhe ma tepėr me ba qi tgjitha ligjet e punėt e saja tpelqejnė me Fe nnji mnyre, qi nierit ti bahet ma i let shelbimi i amshueshem. Nji familje, pra, qi sdishmon Fe para njerzve tvet e qi nuk punon gjithmonė npelqim me parime tFes asht nji familje e keqe; pse e rren nierin tuj i thane se don me e ba tlum. Tash, tuj kenė qi shteti asht i perbam prej familjesh rrjedhė prej vedi se shteti do tjet ndaj familjes shka asht familja ndaj nierit; ase prandej, si familja qi sdishmon e sman Fe asht e keqe, kshtu edhe shteti i pafe asht i keq.
Nga libri Pėrndritje, Tiranė 2000
Publikuar tek gazeta Tirana Observer
Krijoni Kontakt