Të dielën paradite, Erion Veliaj postoi një video në rrjetet sociale që tregonte pamje të filmuara të Tiranës gjatë hedhjes me parashutë.
“Spektakël në qiellin e Tiranës – Tirana nga lart siç nuk e keni parë kurrë! Parashutistët çekë dhe Klubi i Aeronautikës Shqiptare gjatë turit në Shqipëri, ku dhuruan spektakël ajror me parashuta mbi qiellin e Parkut të Liqenit”.
Veliaj e publikon këtë filmim dy javë pas ditës së verës, si një vepër të Aeronautikës Shqiptare bashkë me parashutistët çekë. Në fakt është ë gjitha një gënjeshtër e paturpshme, nga ato që jemi mësuar t’i servirë vetëm Erjon Veliaj. Ka qenë një nga djemtë që ishte pjesë e projektit, Briken Fejzullai që sqaron se xhirimi është bërë një vit më parë, në kohën kur Erjon Veliaj nuk ishte fare kryetar Bashkie.
“(diz)INFORMACION Më vjen keq Erion, por këtë spektaklin mbi qiellin e Tiranës, e kam organizuar UNË, bashkë me Roland Dorozhani, Bill Carson dhe pilotët e tjerë të Aeroclub Albania, në 14 mars të 2015, në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës, por kur kryetar, ishte tjetërkush. Ta them me bindje këtë, sepse kemi punuar 6 muaj për atë projekt. Edhe këtë vit prezantuam një projekt akoma më të madh e më të bukur… por Bashkisë nuk ju duk shumë “interesant”. Ps. Më shumë fat vitin tjetër!”, shkruan Fejzullai në rrjetin e tij social.
Pra Veliaj, jo thjesht mburret me një projekt me të cilin nuk ka asnjë lidhje, por edhe e ka refuzuar idenë e propozuar në Bashki.
Krijoni Kontakt