Një aksident i rëndë është shënuar në Fushë Milot paraditen e sotme, ku për pasojë ka humbur jeten 2 përson dhe u plagosën 4 të tjerë.
Automjeti që drejtohej nga një paraplegjik është futur mes turmes në tregun gjësë së gjallë, duke shkaktuar viktima
Aksidenti ndodhi rreth ores 10 e 30 minuta dhe sipas deshmitarëve në vendngjarje autovetura me targa AA 120 NI që drejtohej nga Pashk Vokrri 58-vjeç banues në Pllanë të Lezhës ka ardhur me shpejtësi duke marrë para turmen e njerezve dhe ka ndaluar në një dyqan mishi.
Ora News siguron pamje ekskluzive të një video amatore vetëm pak minuta pasi makina është futur në tregun Milot. Pamjet tregojnë një burrë që të shtrirë në tokë nga përplasja e makinës disa metra larg saj, por dhe një tjetër person që ndodhet pranë makinës dhe që personat që ndodheshin në treg po i japin ndihmën e shpejtë.
Llesh Marku 70-vjeç gjeti vdekjen pa u nisur për në spital, ndërsa një tjetër, një tjetër grua humbi jetën rrugës drejt spitalit të Traumës.
Policia ndaloi drejtuesin e mjetit që shkaktoi aksidentin.
Sipas të dhënave të para, dyshohet se drejtuesi i mjetit që hyri në pazarin e gjësë së gjallë në Milot mund të këtë ngaterruar leven e frenave me atë të gazit, duke bërë që mjeti të marrë superxhiro dhe të hyjë me shpejtësi drejt turmes së njerëzve.
“Automjeti është i përshtatur për perdorim nga persona me aftësi të kufizuar dhe i modifikuar në mënyrë artizanale dhe nuk e ka kaluar testin e kontrollit teknik. Teknikisht mjeti nuk duhej te dilte ne qarkullim” informon policia e Lezhës.
Krijoni Kontakt