Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Vinjol
    Anëtarësuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    Fier
    Postime
    1,539

    Qeveria e Rilindjes kërkon 50 vjet burg për armëmbajtje pa leje!

    rodhimi dhe shitja e armëve luftarake, prej vitit 2015 dënohet me burgim maksimal deri në…50 vjet. Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë ka si dënime maksimale 35 vjet burgim ose burgim të përjetshëm.
    Por, mesa duket, një lapsus në Fletoren Zyrtare nr. 249 të vitit 2015 në zbardhjen e disa amendimeve të Kodit Penal, të miratuara me ligjin nr. 135/2015, ka sjell një problematikë në zbatimin në praktikë të tij.
    Në nenin 17 të këtij ligji, i cili ndryshon neni 278 “Mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”, thuhet shprehimisht: “Prodhimi, shitja, blerja, ofrimi për shitje, dhënia ose marrja në çdo formë, tregtimi dhe transportimi i armëve dhe i municioneve luftarake, lëndëve plasëse, i bombave ose minave pa lejen e organeve kompetente shtetërore dënohet me burg nga pesë deri në pesëdhjetë vjet”.
    Në bazë të legjislacionit shqiptar, ligjet hyjnë në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare, në të cilin gjenden të shpallur tekstet ligjore që kanë fuqi detyruese për t’u zbatuar në formën që paraqiten në këtë dokument shtetëror. Pra, në këtë rast, gjykatat shqiptare duhet të marrin parasysh dënimin e personave të akuzuar për veprën penale të mësipërme deri në gjysëm shekulli.
    Ky dënim maksimal prej 50 vitesh burgim, siç gjendet i botuar në Fletoren Zyrtare, bie tërësisht ndesh me strukturën e ligjit penal shqiptar, i cili parashikon marzhet më të larta të dënimit për vepra që cënojnë jetën e personave. Në këtë frymë, dënimi maksimal me 50 vjet burgim për armëmbajtje pa leje duket qartë se është një lapsus, i cili duhet gjendur tek hartuesit ligjvënës ose në zbardhjen e tij nga Qendra e Botimeve Zyrtare. Logjikisht, numri 50 duhet të jetë 15 vite burgim, por gjithësesi, ai gjendet i shkruar qartësisht pesëdhjetë në Fletoren Zyrtare.
    Por, pavarësisht se mund të konsiderohet si lapsus, ky parashikim ligjor mund të sjellë pasoja të pariparueshme në të drejtat e personave të akuzuar, raporton Boldnews.al.
    Një vendim i Gjykatës Kushtetuese i muajit Shkurt 2016 shfuqizoi amendimet që i janë bërë këtij neni të Kodit Penal në vitin 2013 dhe 2014. Por, ndërkohë ka mbetur në fuqi neni në formën e shkruar para vitit 2013, së bashku me disa amendime të realizuara në vitin 2015.
    Në ndryshimet e fundit të nenit të Kodit Penal për “armëmbajtjen pa leje”, gjendet edhe dënimi 50-vjeçar, i cili do të duhet të zbatohet, nëse organi që e ka nxjerrë aktin, pra Parlamenti, nuk ndërhyn për të korrigjuar lapsusin.



    << vec gafa ne shtetin tone v.kkkkkkkkkk >>
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Mos u mundo te behesh njeri i suksesshem por me mire te behesh i vlefshem..

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,958
    Postimet në Bllog
    18

    Për: Qeveria e Rilindjes kërkon 50 vjet burg për armëmbajtje pa leje!

    Pak janë 50 vjet burg. Une them ta bejme 100 vjet, qe te sigurohemi qe te gjithe ata qe mbajne arme, te vdesin ne burg!

    Mos ia vini re shokut Rama. Si tha kur e pyeten gazetaret per gafat e rradhes: "Ju e dini qe une asnjehere nuk kam qene i mire ne aritmetike!"

    Une them qe nuk ua ka fajin shoku Rama qe jeni bere si Burundi ne Afrike. Fajin e kini vete kur nje piktor analfabet e bete kryeminister.

    Korrni ate qe mbollet me voten tuaj e mos u ankoni shume.

    Albo

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Vinjol
    Anëtarësuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    Fier
    Postime
    1,539

    Thumbs down Për: Qeveria e Rilindjes kërkon 50 vjet burg për armëmbajtje pa leje!

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Pak janë 50 vjet burg. Une them ta bejme 100 vjet, qe te sigurohemi qe te gjithe ata qe mbajne arme, te vdesin ne burg!

    Mos ia vini re shokut Rama. Si tha kur e pyeten gazetaret per gafat e rradhes: "Ju e dini qe une asnjehere nuk kam qene i mire ne aritmetike!"

    Une them qe nuk ua ka fajin shoku Rama qe jeni bere si Burundi ne Afrike. Fajin e kini vete kur nje piktor analfabet e bete kryeminister.

    Korrni ate qe mbollet me voten tuaj e mos u ankoni shume.

    Albo


    Te drejte Ke Albo
    Une ai anetar I forumit rinor te PD ne fier e kuptoj qe gabim kamere
    Mos u mundo te behesh njeri i suksesshem por me mire te behesh i vlefshem..

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •