Iceberg
Nuk e di perse te sillet rreth koke aq shume TANJUGU?!
Por me duhet te tregoi pasi me paske pyet une ket shkrim e kam marr ne faqen zyrtare te FBKSH-se :http://www.fbksh.org
E ti kerko ne tanjug mos i besofsh kesaj!
Iceberg
Nuk e di perse te sillet rreth koke aq shume TANJUGU?!
Por me duhet te tregoi pasi me paske pyet une ket shkrim e kam marr ne faqen zyrtare te FBKSH-se :http://www.fbksh.org
E ti kerko ne tanjug mos i besofsh kesaj!
Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.
NJOFTIM
Njoftohen të gjithë bashkatdhetarët shqiptarë kudo që janë se në datën 28 maj 2003 ora 14, para Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës, në Hollandë, organizohet një protestë e fuqishme, ku shqiptare nga të gjitha vendet e Evropës, pa dallim feje, krahine, ideje dhe partie do të ngren zërin e tyre të fuqishëm dhe do të apelojnë para faktorit ndërkombëtar që kombit shqiptar t’i jepen të drejtat që i takojnë, t’i jepet e drejta e ribashkimit në shtetin e tij etnik kombëtar, që të ketë në të gjitha hapsirat shqiptare vetëm një lloj shqiptari dhe jo 5 lloje shqiptarësh, të emërtuar sipas vendeve dhe shteteve që i kanë kolonizuar,si shqiptarë të Serbisë, shqiptarë të Maqedonisë, shqiptarë të Malit të Zi ,shqiptarë të Greqisë. Do të protestojmë në mbrojtje të ish-luftëtarëve të lirisë të cilët burgosen padrejtësisht vetëm pse janë shqiptarë dhe mbrojten truallin dhe popullin e tyre nga gjenocidi serbosllav,
ndërkohë që kriminelët serbë të luftës lihen të lirë të vazhdojnë krimet e tyre ndaj popullsisë së pafajshme shqiptare.
Kush i thotë vetës shqiptar, kush është atdhetar dhe e do kombin dhe popullin e vetë, kush e do me zemër dhe vepra, jo thjesht me fjalë Ribashkimin e Shqipërisë, i bashkohet protestës sonë para Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës, e bashkon flamurin e tij kuq e zi me simbolet e tjera kombëtare shqiptare që do zbukurojnë sheshin para Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës më 28 maj, ditën e mërkurë, ora 14.
Vendi i takimit do të jetë: DE WATERPARTIJ BIJ DE B.M.TELDERSWEG. Mund të kontaktoni për hollësi të ndryshme në numrat e telefonit: 0032 472872127 / 0031 653693840 dhe nëse jeni në Hollandë (06) 53693840. Komisioni Organizator i Protestes
Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.
Pasha Kuranin per mu cudit,qush more ne Hag,pse bash ne Hag?
Ku more ne Hag demonstrate per bashkimin e trojeve shqipetare,vallah u cudita.
Por jo nuk eshte mu cudite fare.
He, pasha Kuranin aty eshte Milloshi e shume tjere nashta ai don me e formu Kryesin e Jugosllavise ne Hag e vendosin per keto qeshtje me rendesi,tani ai ka aty perfaqesues nga tana vendet e ish Jugosllavise por pritet te merrije edhe nja nga Mali i zi e krejt ne rregull se prerfaesuses shqipetar ka aty per kryesi.
Po , po ne Shevengen jane tan.
mbetshi shnosh
mani
mani
Gabim e paske lexue ose kuptue ket lajmrim!
Ky lajmrim nuk vlen per te gjithe por lexoje edhe nji her vetem keta rreshta:
----------------------
Kush i thotë vetës shqiptar, kush është atdhetar dhe e do kombin dhe popullin e vetë, kush e do me zemër dhe vepra, jo thjesht me fjalë Ribashkimin e Shqipërisë, i bashkohet protestës sonë para Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës
Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.
PROTESTË E SUKSESSHME E FBKSH-së PARA TRIBUNALIT TË HAGËS
Sot, në datën 28 maj 2003, për rreth 3 orë, shqiptarë të ardhur nga Gjermania, Belgjika, Zvicra, Austria dhe Holanda protestuan para Tribunalit të Hagës dhe kërkuan që kjo Gjykatë të dënojë simbolikisht krimin makabër kundër njerëzimit, të ideuar, organizuar dhe ekzekutuar nga Evropa e Vjetër në Kongreset famëkeqe të Berlinit dhe Londrës, të cilat u shoqëruan për më shumë se 125 vjetë me një gjenocid të paparë serbo-sllavo-grek kundër shqiptarëve. Pastaj ju kërkua këtij Tribunali të ndalet fyerja e rëndë kombëtare që u bëhet shqiptarëve, duke ia burgosur luftëtarët e lirisë, duke u krahasuar dhe u vënë ata në një peshore me gjenocidistët dhe kriminelët e luftës të Beogradit, që i shkaktuan aq shumë viktima Ballkanit.
Protestën e udhëhoqi Av. Idajet Beqiri, një ndër Udheheqësit e Lartë të FBKSH-së. Sheshi para Tribunalit të Hagës u mbush me flamuj kombëtar shqiptarë, me portretet e heronjve të kombit dhe të ish-luftëtarëve të lirisë të burgosur padrejtësisht, me flamuj amerikan, të BE dhe të Hollandës, vendit ku u organizua protesta. Fjala e zotit Idajet Beqiri u prit me një interesim të veçantë nga të pranishmit dhe u shoqërua me duartrokitje të vazhdueshme.
Pastaj një delegacion i dalë nga protestuesit, me Av. Idajet Beqirin në krye, u pritën prej autoriteteve të larta të Tribunalit të Hagës. Delegacioni nën masa të forta sigurie, i përcjellë nga një eskort prej afro 20 policë të këtij Tribunali, u futë në ambientet e Tribunalit të Hagës dhe pasi zhvilloi një bisedë afro 30 minuta me autoritetet e këtij Tribunali, dorëzoi protestën e hartuar nga protestuesit. Delegacioni mësoi të vërtetën pse është proceduar Fatmir Limaj dhe nga kush, dhe pse ende ai mbahet në gjendje arresti dhe nuk lejohet të hetohet në gjendje të lirë. Shkaqet ishin subjektive, që varen kryesisht nga faktori shqiptar, që luftëtari i Lirisë Fatmir Limaj ndodhet ende i prangosur në Tribunalin e Hagës për krimet e Luftës në ish-Jugosllavi.
Tekstin e plotë të fjalës së Zotit Idajet Beqiri para Tribunalit të Hagës, në protestën e zhvilluar, po e botojmë të plotë më poshtë:
Të dashur vëllezër dhe motra,
Në rradhë të parë më lejoni t’ju përshëndes Juve për rrugën e gjatë që keni marrë për të ardhur këtu, para këtij institucioni tepër të rëndësishëm ndërkombëtar dhe për të protestuar fuqishëm për problemet më madhore që preokupojnë sot kombin shqiptar. Ju uroj mirseardhjen, të nderuar bashkëatdhetarë dhe urojmë dhe dëshirojmë që protesta jonë të kaloj siç e kemi parashikuar, e qetë, paqësore, e suksesëshme, domethënëse për kohën dhe vendin ku mbahet, efektive, domosdoshmërisht efektive, me qëllim që zëri jonë i fuqishëm të ndikojë pozitivisht në zgjidhjen e drejtë të çështjes kombëtare shqiptare në radhë të parë, por dhe që kjo protesta jonë të jetë një kambanë realiste alarmi për veshët e Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës, Gjykatë e cila duhet të koregjojë sa më parë vendimin politik që ka marrë duke i vënë në një peshore si kriminelët e luftës, gjenocidistët dhe terroristët shtetror të Serbisë së ish-kasapit të Ballkanit Milloshevic, dhe viktimat e kësaj luftë, ata që mbrojtën popullin e tyre nga shfarrosja masive serbo-sllave, luftëtarët e Lirisë, udhëheqësit dhe trimat e ish-UÇK, Fatmir Limaj, Daut Haradinaj, Komandant Remit etj.
Liri për ish-Luftëtarët e Lirisë!
Ne jemi sot këtu, para këtij sheshi të Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës, për t’u thënë autoriteteve të saj të larta se është bërë një krim i rëndë, një krim makabër kundër njerëzimit, një krim që ka sjellë zhdukjen dhe shfarrosjen masive, debimin me dhunë, gjenocidin e patreguar ndaj miliona shqiptarëve, krim i cili ka një vazhdimësi kohore prej 125 vjetësh, dhe që ende vazhdon, krimi makabër i ndarjes dhe coptimit të trevave shqiptare dhe popullit të saj në pesë shtete të ndryshme, katër prej të cilave tipike kolonizatore, siç janë serbët, sllavomaqedonasit, grekët dhe malazezët, krim të cilin e ideoi, e organizoi, e mbështeti, dhe e ekzekutoi Evropa e Vjetër e “ligjit te Xhunglës” dhe që e mbanë ende gjallë dhe e riushqen kjo Evropa e sotme, që për fatin e keq, pak, për të mos thënë aspak ka ndryshuar nga Evropa e Vjetër.
Ndëshkim për armiqtë e copëtimit barbar të Shqipërisë Etnike!
Gjykata Ndërkombëtare e Hagës duhet të njihet, të përgjegjësohet dhe të ndali kryerjen e mëtejshme të këtij krimi, ajo duhet t’u bëj gjyqin simbolik ideatorëve dhe ekzekutorëve të këtij krimi, Kongresit të Berlinit dhe të Londrës, ajo duhet të dënojë kolonizatorët serbo-sllavomaqedono-grek dhe të çliroj nga prangat e skllavërisë një popull dhe një komb të vetëm në Evropë nën kolonializëm, siç janë shqiptarët, kombi më i vjetër, më i kulturuari dhe më paqedashësi i Evropës, t’u rrëzojë atyre 4 muret e larta të thurura me tela gjembi, për t’i ndarë nga njëri-tjetri dhe t’u japi mundësinë të ribashkohen siç kanë qenë në trojet e tyre stërgjyshore. Ky do të ishte akti më fisnik, më humanitar, më paqësor, më juridik që kjo Gjykatë do të bënte, akt i cili do vlerësohej pozitivisht nga qytetërimi i sotëm dhe i nesërm botëror.
Drejtësi, drejtësi për kombin shqiptar!
Vëllezër dhe motra protestues,
Ne kemi ardhur këtu t’u themi përfaqësuesëve të lartë të drejtësisë ndërkombëtare se i përkasim një kombi, që megjithëse kemi qenë mbi 80 mijë kilometër katror, me dhunë, me gjenocide, me ligjin e xhunglës, na kanë grabitur mbi dy të tretat e territorit, na kanë bërë kombin më të çuditshëm të botës, që për të shkuar shqiptari i truallit të vet, tek shqiptari i truallit të vet, duhet të sigurojë më parë pesë viza shtetesh të ndryshme, dhe ky absurd në vend që të ndëshkohet dhe të koregjohet, ndëshkohemi dhe ndalohemi ne që duam t’i japim fund këtij absurdi, që duam të rregullojmë kufijtë e padrejtë që të tjerët, me ndihmën e Evropës së Vjetër i ndryshuan me dhunë të paparë.
E duam Shqipërinë të ribashkuar!
Ne kemi ardhur të protestojmë para organit më të lartë të drejtësisë ndërkombëtare për t’i thënë se megjithëse jemi një komb, kemi një gjuhë, një kulturë, një histori, të njëjtat simbole, heronjë dhe figura e personalitete kombëtare, megjithëse jemi të gjithë shqiptarë, na konsiderojnë sikur jemi gjashtë lloje të ndryshëm shqiptarësh, si shqiptarë të Shqipërisë, shqiptarë të Serbisë, Shqiptarë të Maqedonisë, shqiptarë të Greqisë, shqiptarë të Malit të Zi dhe Shqiptarë të Kosovës. Këtë padrejtësi, zotrinjë të drejtësisë ndërkombëtare, populli shqiptarë kudo ku frymon nuk do e pranoj më.
Poshtë kjo padrejtësi çnjerëzore!
Ne po protestojmë këtu, para Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës për t’i thënë gjithë botës, për t’u thënë SHBA dhe BE, se tragjedinë e ndarjes dhe copëtimit populli shqiptarë nuk do e duroj më, dhe, në emër të parimit të vetvendosjes së kombeve dhe popujve, në emër të lirisë së organizimit të një populli, në emër të korigjimit të një padrejtësie të rëndë që i është bërë kombit shqiptarë, kemi marrë vendimin historik, jemi organizuar dhe po bashkohemi masivisht, po bëhemi forcë e kaluar forcës, që të rikthehemi ku kemi qenë, të ribashkojmë trojet tona etnike dhe popullin që jeton në to në shtetin e vetëm kombëtar shqiptar, të bëhemi siç na ka falur Zoti, NJË, dhe këtë do e bëjmë ose do vdesim, sepse kështu e do paqa dhe stabiliteti i Ballkanit, kështu e do paqa dhe prosperiteti i Evropës së Bashkuar, kështu e do e mira e një kombi dhe një populli historikisht të gjenociduar, siç janë shqiptarët.
Rroftë Shqipëria e Ribashkuar!
Ne jemi këtu për t’i thënë mbarë opinionit botëror se po organizohemi në kuadrin e strukturës politiko-kombëtare, Frontit Për Bashkimin Kombëtar Shqiptar (FBKSH) dhe strukturave të tij, dhe me mjete politike, me mjete diplomatike, me mjete juridike, me gjuhën vetfolëse të tokës ku jetojmë, por edhe me politikën ndryshe, kur zëri i arsyes, i logjikës dhe i drejtësisë të mos dëgjohet, do të ndërtojmë shtetin etnik shqiptar, garancinë më të rëndësishme të paqes, stabilitetit dhe prosperitetit të Ballkanit dhe të Evropës.
Rroftë Fronti Për Bashkim Kombëtar Shqiptar!
Ne jemi këtu për t’i bërë me dije Gjykatës ndërkombëtare të Hagës se vendi i shqiponjave nga jemi ne, kombi paqedashës shqiptar që nuk ka zaptuar as një pëllëmbë tokë të huaj, në një kohë që i janë grabitur me dhunë e gjenocide 2/3 e territoreve etnike, vendi i Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, që mbrojti për 25 vjetë me radhë krishtërimin evropian nga hordhitë osmane, vendi i nobelistes së shquar shqiptare Nënë Tereza, vendi i Nobelistit Ferid Murat dhe i qindra figurave të tjera shqiptare që i kanë dhënë shumë qytetërimit botëror, as kanë pjellë, as do të pjellin organizata terroriste. Kemi qenë, jemi dhe do të mbetemi antiterroristët më të mëdhenj të botës, kemi qenë, jemi dhe do të mbetemi në krahun progresist antiterrorist, dhe se të kërkosh të drejtat e tua kombëtare, të kërkosh të heqësh qafe zgjedhën koloniale, domethënë të çlirohesh trojet e tua dhe popullin tënd prej kolonializmit barbar, të luftosh për liri, pavarësi dhe organizim si etni, në shtetin tënd dhe në territorin që të ka falur Zoti, nuk është terrorizëm por akt i lartë civilizimi, drejtësie, humanizmi dhe demokracie.
Ne do e fitojmë shtetin etnik shqiptar!
Rroftë Shteti Etnik shqiptar!
Ne po protestojmë para këtij Tribunali të Lartë të drejtësisë ndërkombëtare për të zgjuar ndërgjegjen juridike të drejtuesve të Tij lidhur me gabimin fatal që ka bërë duke vënë shenjën e barazimit midis kriminelëve serbo-sllav të luftës dhe viktimave të tyre. Të mbash në burgun e Hagës ish-udhëheqësin e UÇK, Fatmir Limaj, do të thotë t’u japësh krah kriminelëve të luftës për të bërë krime të tjera kundër njerëzimit dhe të mposhtësh forcën vetmbrojtëse, parimin universal juridik ndërkombëtar. Të mbash në burgun e Hagës Ish-Luftëtarin e Lirisë Fatmir Limaj, siç mbahen në burgjet e ndërkombëtarëve në Kosovë Haradinaj, Remi etj, do të thotë të justifikosh krimet e satrapit të Ballkanit, Millosheviq dhe bashkëpunëtorëve të tij, të cilët për ironi të fatit, shetisin të lirë rrugëve të Beogradit, do të thotë të dënosh dhe të vrasësh ata që mbrojtën popullin e tyre nga spastrimi etnik dhe gjenocidi serbo-sllav, ata që bënë një luftë vetmbrojtëse dhe çlirimtare. Të mbashë ende në burgje ish-luftëtarët e Lirisë do të thotë të vesh shenjën e barazimit midis ujkut që vjen të gjakosi dhe hajë kopenë, me qingjin e pafajshëm që përpiqet të mbrohet nga ky çakall i përgjakshëm, do të thotë se edhe kjo Gjykatë e nderuar ndërkombëtare e Hagës, nga juridike, të kthehet në politike, nga organe drejtësie, të kthehet në organ padrejtësie, nga ndëshkuesi për fajtorin kriminel lufte, në ndëshkuese për viktimat e tij. Kjo është fyerja më e madhe kombëtare që na bëhet ne shqiptarëve, fyerje të cilën nuk do e durojmë, ndaj po protestojmë dhe do të protestojmë fuqishëm, ndaj do t’i përdorim të gjitha mjetet politike për t’i liruar bijtë tanë luftëtarë të lirisë, krenarinë tonë kombëtare.
Liri, Liri për Fatmir Limaj!
Ne protestojmë këtu me bindjen se zëri i arsyes do të triumfoj. Ne protestojmë këtu të bindur se ky organ i lartë i drejtësisë ndërkombëtare do vihet mbi politikën e dëmshme konjukturale dhe do japi drejtësinë e merituar për bijtë tanë luftëtarë të Lirisë, duke i lënë të lirë, të punojnë për kombin e tyre që duhet të ribashkohet dhe integrohet në radhë të parë brenda vetvetes, pastaj në organizmat Euro-Atlantike. Zëri i drejtësisë do të triumfojë, zëri i arsyes do të sundojë, zëri i së vërtetës do të bëhet realitet.
Liri për Luftëtarët e Lirisë!
Rroftë populli i ribashkuar shqiptar!
Rroftë Shqipëria Etnike dhe Shteti Etnik shqiptar!
Rrofshin Luftëtarët e Lirisë, nderi dhe krenaria jonë!
Rroftë Fronti Për Bashkimi Kombëtar Shqiptar!
Rroftë Armata Kombëtare Shqiptare!
Lavdi Heronjëve dhe Dëshmorëve të kombit shqiptar!
Në emër të Udhëheqjes së Lartë të FBKSH-së,
Av. Idajet Beqiri
Den Haag, më 28 maj 2003
Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.
Fjalimi i Alban Vjos Beqirit eshte i mire ne pergjithsi.
Pjesa ku ai flet per coptimin dhe te drejten per bashkim te Kombit eshte e shkruar mire.
Problemi eshte se...
A eshte Gjykata Hages institucioni qe trajton ceshtjen e Kufijve ose jo.
A jane mbledhur njerzit atje per te kerkuar bashkimin e trojeve ose per lirimin e Fatmir Thaq-Limes?
Diku ne fjalim Idajeti thote:
""Të mbash në burgun e Hagës ish-udhëheqësin e UÇK, Fatmir Limaj, do të thotë t’u japësh krah kriminelëve të luftës për të bërë krime të tjera kundër njerëzimit dhe të mposhtësh forcën vetmbrojtëse, parimin universal juridik ndërkombëtar. Të mbash në burgun e Hagës Ish-Luftëtarin e Lirisë Fatmir Limaj, siç mbahen në burgjet e ndërkombëtarëve në Kosovë Haradinaj, Remi etj, do të thotë të justifikosh krimet e satrapit të Ballkanit, Millosheviq dhe bashkëpunëtorëve të tij, të cilët për ironi të fatit, shetisin të lirë rrugëve të Beogradit, do të thotë të dënosh dhe të vrasësh ata që mbrojtën popullin e tyre nga spastrimi etnik dhe gjenocidi serbo-sllav"""
........
Pra sic thote dhe Idajeti...Kriminelet Serbe shetisin te lire..
Ashtu eshte dhe mire do ish qe ose te ishin ne Hage ata kriminela ose ti kish vra Fatmiri me shoke..
Mirpo Fatmiri nuk mundi me i vra kriminelat Serbe por mundi me vra Shqiptaret dhe pra dhe Fatmiri i ka kontribuar " dobsimit te forces vetmbrojtese te Popullit".
Te vrasesh pjestar te nje populli dobeson forcen vet mbrojtese te atij Populli.
Pra Fatmir si drejtor Burgu dhe ekzekutor shqiptaresh kujt i sherbeu...a Popullit ose atyre krimineleve qe shetisin te lire...
A me i dobet a me i forte do ish Populli me Ahmet Krasniq te gjalle e Uk Bytyq te gjalle e Drin Komandant te gjalle ose me ata ne varr ?
A i mendoj Fatmiri me Hashimin kto gjera??
A nuk i tha Baba Daut Haradinit se nuk ban o bir me i vra luftaret e brigades MERGIMI se jan djem nanash Shqiptare..
Ose Dauti nuk e ngon Baben hiq ose Baba eshte bandit.
A nuk ish ma mire qe Fatmiri mbas lufte me shku ilegal ne Beograd e me vra Arkanat por vraponte tuj zaptue banesae benzinata?
Idajeti te mos harroje se nga Genocidi na shpetoi NATO e jo Fatmiri me Remin.
Fatmiri u ba drejtor Burgu e nuk kish mend me rujt Popullin prej Genocidistave por me zhduk te arrestuarit..
Pra Kta qe u mblodhen ne Hage nuk jan te besueshem sepse po mbrojne nje bandit i cili ne Hage nuk eshte thirrur per vrasje Kriminelesh Serbe por per vrasje Shqiptaresh ashtu si Dauti.
tung.
Woow edhe ti *mani sa i çuditshëm që je .
Po si nuk e kupton se ke të bësh me gjeneralë të vetëshpallur ,e që metodën e maskimit e kanë perfide .
Qëllimi i demostartës ka qenur kërkesa për lirimin e Çelikut të Partisë -Fatmir Limës .
E kërkesa e Bashkimit të trojeve ka qenë vetëm si puna '' e lyerjes së kokës së k.... me kos '' si në atë përallën me bijën e mbretit .
More çudi ,në shkresën e më lartë mbi demostartën nuk më ra të lexoj ndonjë numër ( të përafërt ) pjesëmarësish .
Jo për gjë por këta të vetëshpallurit artin e aritmetikës arabe -shkrimin dhe numrat i kanë në maje të gjuhës .
Deklaratë politike e FBKSH-së
Shqiptarët nuk duhet të presin diçka nga Selaniku për zgjidhjen e statusit të tyre
Një zhurmë marramendëse po përcillet këto ditë në të gjitha masmediat shqiptare dhe të huaja lidhur me Samitin e Selanikut të BE. Është e vërtetë se situata në Kosovë është krejtësisht e paralizuar dhe duhet ndryshuar. Kosova mbetet ende një nga pjesët më të varfëra të ish-Jugosllavisë dhe Evropës, ku papunësia është në shifra alarmante. Të vetmet vende pune në Kosovë janë ato në zyrat e organizatave ndërkombëtare, që janë dyndur masivisht që pas mbarimit të luftës. Kosova po mbetet vend dy fish i kolonizuar, "de jure", por në mjaft aspekte edhe "de facto", nga serbo-sllavët si dhe nën protektoratin e OKB-së, ku thuajse të gjitha kopetencat i ka UNMIK-u.
Faktori ndërkombëtar shpresoi shumë se pasluftës shqiptarët dhe serbët do të miqësoheshin dhe do të krijonin "bashkjetesën ideale etnike". Por ndodhi krejt e kundërta, hëndeku i armiqësisë u thellua edhe më shumë për shkak të sjelljeve armiqësore të serbëve, të cilët me ndihmën e Beogradit zyrtar u grumbulluan në zona të veçanta të tokës së Kosovës dhe nuk lejojnë të banojnë në to edhe shqiptarët. Ata po i kthejnë këto zona, edhe me ndihmën e UNMIK-ut, në mini republika "serpska".
Konstatojmë me keqardhje se Samiti i Selanikut ka dështuar qysh në start për shkak të konceptimeve të gabuara të statusit final të Kosovës si pjesë përbërëse e çështjes shqiptare dhe se "hesapet janë bërë pa hanxhinë", siç thotë populli ynë, pasi faktori shqiptar që është primari, po definohet sikur të ishte nga më pak të interesuarit. Aq e vërtetë është kjo sa kryeadministratori i Kosovës, të paktën nga sa është deklaruar, e ka marrë punën e shkuarjes së delegacionit të Kosovës në Samitin e Selanikut si një lloj shpërblimi eventual për sjellje të mira të Rugovës dhe Rexhepit ndaj gjendjes së mjeruar të vendit. Po kështu, zoti Shtajner e ka marrë Samitin e Selanikut si një çështje dorështërngimi midis Rugovës dhe Rexhepit me kryeministrin serb Zhivkoviq. Vetëm në këtë këndvështrim Samiti i Selanikut mund të konsiderohet "i suksesshëm"!
Fronti për Bashkim Kombëtar Shqiptar dhe strukturat e tij apelojnë para faktorit ndërkombëtar, posaçërisht para SHBA dhe BE, se zgjidhja e statusit final të Kosovës nuk mund të merret dhe të trajtohet i veçuar nga zgjidhja e statusit final të të gjithë shqiptarëve në trojet e tyre etnike në Ballkanin Perëndimor. Shqiptarët e Shqipërisë, të Kosovës, të IRJM, të Malit të Zi dhe të Preshevë-Bujanoc-Medvegjës nuk mund të integrohen në strukturat euro-atlantike pa u integruar në radhë të parë brenda vetvetes së tyre. FBKSH ju kërkon organizmave ndërkombëtare që piksëpari t'i ndihmojnë shqiptarët në trojet e veta etnike të ribashkohen në shtetin e tyre të vetëm kombëtar në Ballkan dhe pastaj të çelen proçeset politike të Stabilizim-Asociimit që më në fund të shpien në anëtarësimin e plotë në BE dhe NATO. Përpjekjet e shtetit aktual të cunguar shqiptar të Tiranës dhe të Kosovës për t'u integruar në strukturat euro-atlantike si shtete më vete si dhe përpjekjet e një pjese të politikës shqiptare në IRJM, në Serbi dhe në Mal të Zi, për t'i integruar shqiptarët që jetojnë në trojet e tyre si pjesë përbërëse të këtyre shteteve kolonizatore, me qenë se nuk paraqesin vullnetin e lire të popullit shqiptar në hapësirat e Ballkanit dhe kudo në botë, do të hasin në një rezistencë të fortë të FBKSH dhe strukturave të saj, deri të popullit kryengritës shqiptar, të cilët rrugën e vetme tëçlirimit nga skllavëria koloniale, të paqes dhe prosperitetit të Ballkanit, shohin në radhë të parë integrimin brendashqiptar në shtetin e tyre etnik dhe pastaj integrimin si shtet kombëtar shqiptar në BE dhe NATO. Çdo zgjidhje tjetër jo vetëm nuk është e mirëseardhur, por përkundrazi do të çojë në rritjen e shkallës së papranueshmerisë deri në nivelin e kërkimit të mjeteve të tjera politike për të arritur realizimin e të drejtave tona kombëtare të mohuara.
FBKSH shpreson dhe beson se mëe në fund faktori ndërkombëtar do e dëgjojë dhe do e vlerësojë si duhet zërin e arsyes dhe nuk do bëhet shkak për një konflikt të ri në Ballkan, të paparashikuar për nga rreziqet dhe pasojat që mund të ketë.
PËR KRYESINË QENDRORE TË FBKSH
SEKRETARI POLITIK
Av. ALBAN VJOSA
K R Y E T A R I
Mr. VALDET VARDARI
Tiranë, Prishtinë, Shkup, Ulqin, Prevezë, më 31.05.2003
Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.
Çka bën vaki ,çka bën vaki me këta AAK-të tona !
----------------------------------------------------------------------
Kur shteti toleron kriminelët e uniformuar
AKSH: Pas dy javësh fillon lufta në tërë Maqedoninë
Komisioni për ndriçimin e rastit të Sopotit dje ia ka filluar punës së vet. Jozyrtarisht mësohet se më të do të udhëheqë Aziz Shaqiri, i punësuar në MPB, ndërsa lidhur me këtë, Xhezair Shaqiri- Hoxha thotë se rezultatet e këtij komisioni nuk duhet vonuar shumë. Ndërkohë që në opinion janë paraqitur dy AKSH me ultimatumet e tyre
Ismail SINANI
Derisa nga Ministria e Punëve të Brendshme informojnë se ka filluar me punë komisioni i cili duhet ta ndriçojë rastin e Sopotit, nga terreni edhe më tej vijnë kërcënime të reja.
Kësaj radhe kërcënimet nuk vijnë vetëm se nga Avdyl Jakupi-Çakalla, por edhe nga një letër në internet, e cila sipas nënshkruesit të saj, Kolonel Besim Muhametit, është letër e hapur e AKSH-së. E përbashkëta është se që të dy kërcënimet bëhen në emër të AKSh-së së “vërtetë”
Dje Avdyl Jakupi-Çakalla, duke iu drejtuar opinionit të gjerë, tha se i dërgon letër të hapur gjithë popullit shqiptar kudo në botë. “Popullin e përbën popullsia, kurse atdheu është toka në të cilën shkelë populli shqiptar. Atdheu ynë kurrë nuk do të bashkohet në qoftë se i dëgjojmë politikanët shqiptarë”, thotë në fillim të letrës së tij Çakalla, duke e identifikuar vetëm si njëri nga përfaqësuesit e vërtetë të AKSH-së.
Letra e Çakallës
“Deshën apo nuk deshën politikanët shqiptarë, një ditë Shqipëria do të jetë e bashkuar.
O popull i Skënderbeut, ku janë ushtarët e UÇK-së, ku janë ushtarët e UÇK-së së Kosovës, ushtarët e Adem Jasharit? Ku janë ushtarët e Nijazi Azemit të Preshëvës, ku janë sot ushtarët e UÇK-së të Fadil Limanit-Tigrit? Ku janë djemtë e Tanushës? Ata sot të gjithë po bredhin rrugëve. Pse sot po dhunohen gratë shqiptare?”, pyetet në letrën e tij Çakalla për të vazhduar me thirrjet e tij, “o popull shqiptar ju dërgojmë të fala me një letër të hapur të gjithë shqptarëve, që të mendoheni, ta përkrahni sa më shpejtë Unionin Kosovë-Shqipëri, dhe sa më shpejtë që është e mundur të përkrahni protektoratin e Maqedonisë të cilin e kërkuam sot nga Bashkimi Evropian dhe SHBA-të”- thotë në letrën e tij të hapur Çakalli.
Sipas tij, “në qoftë se nuk përkrahet protektorati në Maqedoni dhe ultimatumi për unionin Kosovë-Shqipëri, atëherë u bëjmë thirrje të gjithë shqiptarëve që në një afat brenda dy javësh të fillojë lufta në Maqedoni, të fillojë luftën AKSH-ja e vërtetë, e jo AKSH-ja e Gafurr Adilit”.
Në fund të letrës së hapur Avdyl Jakupi, potencon se “një herë e përgjithmonë duhet vetëdijësuar populli shqiptar dhe nuk duhet shkuar prapa politikës së dështuar të politikanëve të trevave shqiptare”.
Përndryshe Avdyl Jakupi nënvzion se nuk e ka ndërmend ta pranojë marrëveshjen mes liderit të BDI-së Ali Ahmeti me përfaqësuesit e Këshillit për lirimin e të burgosurve nga fshati Sopot.
Marrëveshja e arritur
Sipas marrëveshjes së arritur, MPB do të duhet të themelojë komision i cili do të punojë në ndriçimin e rastit. Banorët vendas janë kategorik se është bërë shkelje drastike e të drejtave njerëzore dhe se policia është sjellur në mënyrë brutale kundër tyre.
Aksioni i ndërmarrë nga policia etnikisht e pastër maqedoanse, kishte rezultuar me arrestimin e dy banorë të fshatit Sopot, Sulejman Sulejmani dhe Ramadan Bajrami.
Ata janë akuzuar se gjoja gjatë muajit mars kanë vendosur minën në afërsi të fshatit
Sopot, me ç’rast humbën jetën dy ushtarë të NATO-s dhe dy civilë maqedonas.
Pas këtij brutalitetit të ushtruar nga policia, banorët e kësaj ane caktuan ultimatum për lirimin e menjëhershëm të bashkëfshatarëve të tyre, mirëpo siç u tha me intervenim të liderit të BDI-së dhe zëvendësministrit të Punëve të Brendshme, ultimatumi u pezullua, ndërsa popullata pranoi që t’i presë rezultatet e komisionit të MPB-së për kontrollë të brendshëm. Sipas një marrëveshje paraprake mes kryeministrit Branko Cërvenkovski dhe liderit të BDI-së Ali Ahmeti, kryetari i komisionit në fjalë duhet të jetë një shqiptar. Jozyrtarisht mësohet se ai do të jetë Aziz Shaqiri, i punësuar në MPB.
Dje nga kabineti i Fatmir Deharit nuk u prononcua askush lidhur me zhvillimet më të reja rreth krizës së Sopotit, me arsyetim se zëvendësministri është shumë i nxënë, kurse zëdhënësja e MPB-së Mirjana Konteska, të vetmën gjë që e tha, ishte se komisioni ka filluar punën e vet. Ajo nuk deshi të tregojë nëse është shkarkuar apo jo drejtori i Drejtorisë së Sigurimit Publik, Branko Bojçevski.
Po ashtu as nga NATO e as nga BE nuk bënë të ditur nëse gjatë ditës janë takuar me Çakallën, nga i cili mësuam se ka pasur disa takime me përfaqësues të tyre. Vetëm një ditë më parë, Diter Braun Herfen, komandant i Shtabit regjional të forcave evropiane për Kumanovë dhe Likovë, tha se nuk di se sa është serioz ultimatumi i tij. “Për çdo rast duhet të fillojmë bisedimet me të”, pat deklaruar Herefen.
AKSH akuzon Ali Ahmetin
Po dje në një faqe të internetit, është paraqitur edhe Besim Muhameti, i cili prezantohet si
Kolonel i AKSH-së që punon në shërbimin për informim, të kësaj strukture ushtarake.
“Lidhur me zhvillimet në IRJM, Shtabi i Përgjithshëm i AKSH-së, konsideron se situata mbetet e njëjtë dhe se dita në ditë vetëm janë duke u vërtetuar parashikimet tona se e ashtuquajtura "Marrëveshje e Ohrit" ishte vetëm një marrëveshje për ta shpëtuar një pseudoshtet nga vdekja e sigurt, një marrëveshje kundër shqiptarëve e cila edhe ashtu si është, e mangët dhe e pavlerë nuk po zbatohet në tërësi”, - thuhet në komunikatën e tyre.
Në vazhdim ata konsiderojnë se, “ndërhyrja e policisë sllave në Sopot të Kumanovës, është shenja më e qartë se Ali Ahmeti me gjithë "dajat" dhe "nipat" e tij, është vetëm një figurë butaforike në qeverinë e Branko Cërvenkovskit, qeveri e cila pikë për pikë është duke ndjekur modelin e Beogradit në sjelljet me shqiptarët”.
”Armata Kombëtare Shqiptare u bën thirrje shqiptarëve në IRJM që në asnjë mënyrë të mos i përgjigjen fushatës së ndërmarrë nga qeveria për dorëzimin e armëve, sepse, siç u tregua edhe në rastin e Sopotit, besë me sllavë nuk ka. Përveç retorikës boshe të qeverisë, e përkrahur nga deklarime të njëanshme dhe shpesh cinike të ndonjë ambasadori perëndimor në Shkup. Realiteti tregon se gjendja vazhdon të mbetet e paqartë dhe se antishqiptarizmi përshkon çdo qelizë të sistemit shtetëror njëetnik sllavomaqedonas”, - thuhet në letrën e hapur, të nënshkruar edhe nga Komandanti Suprem i saj, Gjeneral Shqiponja 1.
“Hoxha” të burgosurit duhet të lirohen
Lidhur me të ngjarat më të reja në Sopot, flet edhe Xhezair Shaqiri, si deputet i zonës. Njëherësh ai njihet edhe si udhëheqës i disa luftrave të rajonit të Karadakut të Shkupit.
Deputeti Shaqiri, i njohur me nofkën luftarake “Hoxha”, thotë se “tanimë edhe ndërkombëtare edhe MPB e kanë pranuar gabimin e vet se janë tejkaluar kompetencat dhe se është shkuar në Sopot me një polici etnikisht të pastër. Tani presim të shohim se sa qeveria do të jetë serioze ta zgjidhë këtë problem nëpërmjet komisionit të formuar nga ana e tyre”.
Ai nuk dëshiron të komentojë pa e parë rezultatin e punës së këtij komisioni. “Besoj se nuk kanë se si t’i ikin realitetit ngase edhe ndërkombëtarët e kanë parë se si ka ndodhur. Duhet kuptuar se të gjithë jemi për t’u ndriçuar rasti i vënies së minës në afërsi të fshatit Sopot. Gjithashtu jemi edhe për të zbuluar rastin e helmimeve në Kumanovë dhe rasti i bombës që shpërtheu para shkollës së mesme në po këtë qytet. Pra këto tri raste nga ana e MPB-së duhet të zgjidhen paralelisht”, deklaroi “Hoxha” për FAKTI-n.
I pyetur se ku ngelet fati i Sulejman Sulejmanit dhe Ramadan Bajramit të arrestuar nga ana e policisë maqedonase, deputeti Shaqiri me përgjigje se “nuk besoj se do të shpallen si të fajshëm, sepse MPB nuk disponon me asnjë fakt solid i cili do t’i kishte shpier në atë drejtim”.
Pra, thekson ai, “sa më shpejtë që të lirohen, aq më mirë do të jetë, sepse çdo vonim i tyre nuk kontribuon në qetësimin e situatës”.
Marrë nga gazeta FAKTI
***********************************
--------------------------------------------------------
Ja edhe deklarata së cilës i referohet FAKTI !!!!!!!
Po më duket se Ushtria Amerikane nuk ka gjini ushtarake sa kemi na AKSH-ja !!!!!!
O Llapi dhe kompania tënde !
Çka janë more djal këta AAK-të e tua ,se na e keni çarë kokën me gjeneralët e vetëshpallur Gafurr Adilat e Idajet Beqirat se do e bëjnë '' Bashkimin kombëtar '' .
Lexohe dhe shihi njerzit me emra konkret !
Armata Kombëtare Shqiptare
Shtabi i Përgjithshëm
Prot. 06/K3 - 03
Shkup, me 2 qershor 2003
DEKLARATË
AKSH-ja e vërtetë nuk ka lidhje me aktet e terrorit dhe plaçkitjeve
Shtabi i Përgjithshëm i Armatës Kombëtare Shqiptare, në një takim të
mbajtur këto ditë, me shqetësim ka përcjellë fushatën diskriminuese
dhe etiketuese që kanë ndërmarrë elemente të caktuara antishqiptare
në UNMIK në koordinim me shërbimet policore të Beogradit e Shkupit,
kundër emrit dhe qëllimeve të AKSH-së.
Në mënyrë të qartë dhe të prerë pohojmë se AKSH-ja nuk është formuar
me asnjë urdhër ekzekutiv të Shtajnerit a të "shtajnerëve" tjerë,
dhe nuk mund të zhbëhet as të ndikohet në veprimtarinë e saj nga të
njëjtit.
Shërbimet sekrete antishqiptare përmes agjentëve të vet të fshehur
nën etiketat e punonjësve të UNMIK-ut a zyrave tjera ndërkombëtare
në Prishtinë, nuk do të arrijnë kurrë të realizojnë planet për
shbërjen e qenësisë shqiptare të Kosovës, pavarësisht pagave të
majme që marrin nga Beogradi. Nuk do t'ja arrijnë edhe pse në
shërbim i kanë lëshuar edhe dështakët enveristë të tipit të Idajet
Beqirit e Gafurr Adilit me kompaninë e tyre, që pa asnjë problem në
qendrat kryesore të Evropës, të mbrojtur e të përcjellë nga njerëz
të shërbimeve sekrete, në emër të bashkimit të trojeve shqiptare në
fakt propagandojnë copëtimin e mëtejshëm të tyre.
Qëllimi i të ashtuquajturit Fronti për Bashkim Kombëtar Shqiptar,
qartë del në memorandumin e tyre ku ata angazhohen njësoj dhe
paralel për Shqipërinë e Bashkuar, Serbinë e Bashkuar dhe Greqinë e
Bashkuar. Vetëm më naivët politikë mund t'i hanë idetë e FBKSH-së,
kësaj kupole marksistësh, që prodhohen në klanet politike të
R.Mejdanit e F.Klosit në Tiranë dhe që eksperimentohen për llogari
të Serbisë në Kosovë. Dëmi që njerëzit e FBKSH të fshehur nën emrin
e AKSH-së i shkaktuan Kosovës dhe veçanërisht TMK-së me rastin e
minimit të një ure 36 kilometra në brendësi të kufirit Kosovë -
Serbi, është shembulli më i mirë për të kuptuar se pse deklaratat e
N.Çoviqit për "ekstremistët dhe terroristët shqiptarë" pasohen nga
aventurat tymuese të njerzëve të mashtruar ose paguar prej klaneve
prosllave në Tiranë e Prishtinë. Ne na vjen shumë keq për viktimat
që pësuan në këto akte, dhe u shprehim familjeve të tyre
ngushëllime, dhe njëkohësisht porositim frymëzuesit që të ndalojnë
me shfrytëzimin e ndjenjave atdhetare të njerzve për qëllimet e tyre
të ulta. Është tepër e qartë për ne se pse një pjesë e shtypit
majtist në Kosovë i përkrah veprimet e tilla çmendurake dhe boton
intervistat dhe deklaratat e "gjeneralëve" pa një ditë ushtri, ose
të atyre tipave si S.Butka, që janë përzënë nga TMK-ja për gjëra të
liga e që tash kërkojnë të hakmerren duke dëmtuar imazhin e TMK-së.
Ne theksojmë në mënyrë të prerë se AKSH nuk ka njësi të veta
operative në Kosovë, por ka dhe do vazhdojë të ketë rrjet të
mbështetjes e propagandës. Ne vazhdojmë ta konsiderojmë KFOR-in në
përgjithësi si pjesë e ndihmës që NATO nën insistimin dhe udhëheqjen
e SHBA-ve i dha Kosovës në vitin 1999 për të përzënë pushtetin serb.
Por ne jemi po ashtu të mirëinformuar se në mesin e KFOR-it ka jo
vetëm pjestarë por edhe shtete që janë historikisht antishqiptare.
Të tillët i porositim që të mos luajnë me ndjenjat e shqiptarëve për
liri dhe se për ata që na përbuzin do të ketë vetëm një përgjigjie:
përbuzje! Kurse sa i përket rolit të UNMIK-ut prej kohësh jemi
këmbëngulës se ai ka një rol më shumë negativ se pozitiv për
Kosovën, dhe se çdo tentim që përmes UNMIK-ut të rikthehen metodat e
regjimit të Beogradit, do të pasojë me përgjigjie të ashpër. Për
UNMIK-un është koha të mbledhë valixhet.
Lidhur me zhvillimet në IRJM, Shtabi i Përgjithshëm i AKSH-së,
konsideron se situata mbetet e njëjtë dhe se dita në ditë vetëm janë
duke u vërtetuar parashikimet toan se e ashtuquajtura "Marrëveshje e
Ohrit" ishte vetëm një marrëveshje për ta shpëtuar një pseudoshtet
nga vdekja e sigurtë, një marrëveshje kundër shqiptarëve e cila edhe
ashtu si është, e mangët dhe e pavlerë nuk po zbatohet në tërësi. Ne
konsiderojmë se ndërhyrja e policisë sllave në Sopot të Kumanovës,
është shenja më e qartë se Ali Ahmeti me gjithë "dajat" dhe "nipat"
e tij, është vetëm një figurë butaforike në qeverinë e
B.Cërvenkovskit, qeveri e cila pikë për pikë është duke ndjekur
modelin e Beogradit në sjelljet me shqiptarët.
Armata Kombëtare Shqiptare u bën thirrje shqiptarëve në IRJM që në
asnjë mënyrë të mos i përgjigjen fushatës së ndërmarrë nga qeveria
për dorëzimin e armëve, sepse, siç u tregua edhe në rastin e
Sopotit, besë me sllavë nuk ka. Përveç retorikës boshe të qeverisë,
e përkrahur nga deklarime të njëanshme dhe shpesh cinike të ndonjë
ambasadori perëndimor në Shkup, realiteti tregon se gjendja vazhdon
të mbetet e paqartë dhe se antishqiptarizmi përshkon çdo qelizë të
sistemit shtetëror njëetnik sllavomaqedon.
Shtabi ka shqyrtuar edhe planet operative për riorganizim të
strukturave përkrahëse, dhe ka vendosur aurtorizimin e njësive
speciale për të parandaluar bandat që po plaçkisin në emër të AKSH-
së qoftë biznesmenët në vendlindje qoftë diasporën. Është urdhëruar
aksion i kombinuar me paralajmërime konkrete kundër personave që
udhëheqin aktualisht të ashtuquajturin Fondi Kombëtar Shqiptar
(FKSH) dhe kalimi i këtij Fondi nën udhëheqjen e Sektorit për
Financa të AKSH-së. Kundër atyre që do pengojnë këto aktivitete, do
të ndërmerren masa të posaçme dhe pa paralajmërim.
Një grup special do të punojë për të kontaktuar në rrugë të ndryshme
institucionet ndërkombëtare për të dëshmuar se AKSH-ja e vërtetë nuk
ka asnjë lidhje me terrorin dhe nuk mund të etiketohet terroriste.
Për Shërbimin për Informim,
Kolonel Besim Muhameti
Për Shtabin e Përgjithshëm të AKSH
Komandanti Suprem
Gjeneral "Shqiponja 1"
Marrë nga lista www.yahoogroups.com/list/aksh
AKSH GODET RËNDË BAZËN USHTARAKE SERBO-MALAZEZE TË DOBROSINËS NË BUJANOC
KOMUNIKATE NR. 26
Zyra Për Informim e Shtabit të Përgjithshëm të AKSH njofton se ditën e diel, rreth orës 23. 00 të datës 10 gusht 2003, Forcat Speciale pranë Shtabit të Divizionit "Adem Jashari" të AKSH me komandant Alban Shkaben kanë kryer nje aksion strategjiko-ushtarak kundër Bazës Ushtarake të Serbisë në Dobrosinë pranë Bujanocit. FBKSH dhe krahu i saj ushtarak, AKSH, ka bërë prej kohësh të ditur për të gjitha masmediat dhe faktorët kryesor Ndërkombëtar se shteti i emërtuar "Serbi-Mali i Zi", jo vetëm që po mban ende nën një kolonizim tipik të paparë tre komunat autoktone shqiptare, të grabitura padrejtësisht prej tyre, Preshevën, Bujanocin dhe Metvegjën, të cilat janë pjesë e Kosovës historike, por i kanë militarizuar këto troje shqiptare aq shumë, sa një fakt i tillë është bërë rrezik real e
potencial për jetën e shqiptarëve të pambrojtur që jetojnë në këto troje të tyre stergjyshore. AKSH, siç ka deklaruar edhe më parë, vepron dhe do të veprojë si në Kosovën Veriore ku territoret shqiptare "de facto" janë të pushtuaraprej më shumë se 7 lloje të ndryshme organizatash dhe bandash të armatosura terroriste serbo-sllave, ashtu dhe në trevat shqiptare të okupuara dhe kolonizuara të Preshevës, Bujanocit dhe Metvegjës,me qëllimin kryesor mbrojtjen e jetës të popullsisë civile shqiptare nga rreziku real që i kanoset prej arsenalit të madh të armëve të pushtetit militar serbo-malazez, të dislokuara në këto troje si dhe nga forcat e shumta militare dhe paramilitare të këtij pushteti luftënxitës që i kanë në perdorim këto potenciale të mëdha armatimesh. Në këtë kuadër,siç theksuam, përmes një aksioni të suksesshëm, Forcat Speciale pranë Divizionit "Adem Jashari" të AKSH goditën me predha artilerie Bazen Ushtarake famëkeqe të Dobrosinës të shtetit kolonizator Serbi-Mali i Zi. Dëmet që i janë shkaktuar kësaj baze armike serbo-malazeze janë vërtetë të mëdha, çka e deshmoi më së miri fakti i shkuarjes në panik në vendngjarje të vet Ministrit të Mbrojtjes, Boris Tadiç dhe të shefit të Shtabit të Përgjithshëm, gjeneralit Branko Kërga, të shoqëruar nga zëvendëskryeministri serb, Nebojsha Çoviç. Ky akt i AKSH është mirëpritur shumë nga popullsia autoktone shqiptare
që jetonë në këto tre komuna. Forcat Speciale të Divizionit "Adem Jashari" të AKSH, pas aksionit, janë tërhequr në vendqendrim, pa pësuar asnjë dëm, të gatshëm për të kryer detyra të tjera që çojnë në zgjidhjen e drejtë të çështjes kombetare shqiptare.
Për Zyrën e Informimit të Shtabit të Përgjithshëm të AKSH
Kolonel Ilir Duraku
Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.
Krijoni Kontakt