Close
Faqja 5 prej 7 FillimFillim ... 34567 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 70
  1. #41
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Besim Krasniqi per AKSH-ne.

    15.05.2003 - Trepca.net

    PRO ET CONTRA

    PSE ËSHTË KËRCËNUAR DEPUTETI I LDK-SË DHE JO I NDONJË SUBJEKTI TJETËR POLITIK?


    ---------------------------------------------


    Pavarësisht nga deklaratat pompoze të shefave të "AKSH"-së mbi atë se "AKSH"-ja i takon popullit", edhe pse deri më sot "AKSH" akoma nuk ka dalur zyrtarisht me ndonjë deklaratë se e njeh vullnetin e lirë politik të shqiptarëve të Kosovës; e njeh dhe respekton dr.Ibrahim Rugovën për kryetar legjitim të shqiptarëve të Kosovës; se i jep përkrahje të plotë politikës kombëtare dr.Rugovës dhe kabinetit të tij presidencial për sa i përket çështjes së Kosovës; se respekton pluralizmin politik në Kosovë etj., çështje këto që do t'i qartësonin edhe më qartë pozicionimet politike të AKSH-së.

    14 maj 2003 / Shkruan: Besim KRASNIQI

    Kohëve të fundit opinionin tonë e kanë "bombarduar" disa komunikata, deklarata dhe intervista të "AKSH"-së, të shpeshtuara e të publikuara nëpër faqet elektronike të saj dhe në ato të shtypit majtist, të nëshkruar nga "gjeneralë" të vetëshpallur të "AKSH"-së, "aktivitet" ky i tëri deri më tani praktik i strukturave politiko-ushtarake të "AKSH"-së në "ribashkimin e trojeve etnike shqiptare", përjashtuar këtu shkatërrimin e urës hekurudhore në Zveçanit, për çfarë pasoi edhe e shpallja e "AKSH"-së organizatë terroriste nga ana e administratorit të OKB-së në Kosovë z.Shtajner.

    Përpiluesit e komunikatave dhe deklaratave në emër të "AKSH"-së (emrat dhe e kaluara e të cilëve tashmë janë të njohur për opinionin tonë) janë angazhuar vazhdimisht që "AKSH"-në ta paraqesin si "ushtri e dalur nga populli", "armatë e popullit", apo "ushtri me platformë politike gjithëkombëtare" etj., duke ua bashkangjitur komunikatave dhe deklaratave disa tituj bombastik vetëm e vetëm sa për të tërhequr vëmendjen e njerëzve të painformuar dhe naiv.

    Pavarësisht nga deklaratat pompoze të shefave të "AKSH"-së mbi atë se "AKSH"-ja i takon popullit", edhe pse deri më sot "AKSH" akoma nuk ka dalur zyrtarisht me ndonjë deklaratë se e njeh vullnetin e lirë politik të shqiptarëve të Kosovës; e njeh dhe respekton dr.Ibrahim Rugovën për kryetar legjitim të shqiptarëve të Kosovës; se i jep përkrahje të plotë politikës kombëtare dr.Rugovës dhe kabinetit të tij presidencial për sa i përket çështhjes së Kosovës; se respekton pluralizmin politik në Kosovë etj., çështje këto që do t'i qartësonin edhe më qartë pozicionimet politike të AKSH-së.

    Prandaj, ne do të ndalemi në tre raste konkrete që argumentojnë të kundërtën e teorisë së proklamuar aksh-iste, d.m.th. që argumentojnë se protagonistët e AKSH-së gënjejnë rëndë kur deklarojnë se "AKSH" respekton vullnetin politik të shqiptarëve. Rasti parë konkret është "konflikti" i AKSH-së me ish-ushtarin e komandantit Sali Çekaj dhe veprimtarin e aktivit të LDK-së z.Ismet Çekajn nga fshati Irzniq i Deçanit si dhe rasti i dytë konkret është kërcënimi me shkrim i AKSH-së i bërë ndaj deputetit të LDK-së z.Fatmir Rexhepit, kërcënim ky të cilin nuk e pranoi AKSH-ja si vepër të saj, por vepër "e atyre që nuk ia duan të mirën AKSH-së"!?


    "Sigurimi i Atdheut" - "produkt alibie" i "AKSH"-së

    Për të mbuluar turpin e "maskave të zeza" të cilat veprojnë nëpër fshatrat e Deçanit por tashmë edhe nëpër pjesë tjera të Kosovës, shefat e "sigurimit të AKSH"-së respektivisht të "Shërbimit Informativ Ushtarak" (SHIU-t) me anë të një njoftimi publik njoftojnë për kompletimin e dosjeve të zeza për "ata që po e diskreditokan emrin e shenjtë të AKSH-së" dhe se "maskat e zeza" në komunën e Deçanit qenkan pjesëtarë të "Sigurimit të Atdheut", (organizatë kjo e panjohur për opinionin, e paraqitur deri më sot vetëm "online" me anë të një komunikate "Komunikatë Nr.001") dhe se udhëheqës i tyre në Deçan qenka z.Ismet Çekaj, i cili do të del sipas njoftimit publik të "AKSH"-së "para ligjit dhe drejtësisë"!

    Duke e njohur mirë personalitetin e Ismet Çekajt si individ por edhe si familje kombëtare, "AKSH"-ja demanton vetveten se është "ushtri në shërbim të popullit dhe se nuk i takon asnjë subjekti politik" derisa ajo denoncon dhe akuzon pa asnjë argument veprimtarin politik të LDK-së i cili faktikisht është përfaqsues politik legjitim i LDK-istëve të fshatit Irzniq, dhe dëshiron ta vë atë para "ligjit dhe drejtësisë", pa e sqaruar këtu se për cilin ligj dhe cilën drejtësi e ka fjalën "shërbimi informativ ushtarak i AKSH"-së?! Pastaj, të gjitha deklaratat, njoftimet si dhe një apo dy intervista të shefave të "AKSH"-së kanë gjetur vend në faqet e një fletushke ditore majtiste që përkrah dhe nxit haptas krimin politik ndaj veprimtarëve të LDK-së, e cila fletushkë qysh moti është dashur të shpallet e paligjshme nga ana e institucioneve të drejtësisë legjitime në Kosovë dhe jo të dënohen gazetat ditore që e luftojnë krimin politik.

    Sikurse e theksuam më lartë, në njoftimin e saj publik "AKSH" shprehet për "maskat e zeza" se qenkan pjesëtarë të "Sigurimit të Atdheut", që tregon faktin se "AKSH" paska informacione të sakta se kush qenka "Sigurimi i Atdheut" dhe kush qëndron prapa kësaj organizate!

    Thënë më konkretisht, "AKSH" qenka ajo që e paska formuar organizatën "Sigurimi i Atdheut" respektivisht ajo e paska nxjerrë "Komunikatën nr.001 të "Sigurimit të Atdheut" për opinion, duke e paraqitur "Sigurimin e Atdheut" si "organizatë e cila është kundër krimit politik dhe të afërt me politikën e dr.Rugovës", në mënyrë që "AKSH" të ketë "alibi" për veprimtarinë e saj destruktive kundër aktivistëve politik të LDK-së, në njërën anë, si dhe për t'i dhënë mundësi medias enveriste në Kosovë për të sulmuar dhe kompromituar figurën politike të dr.Rugovës me tituj bombastik si "Rugova e formoi ushtrinë e tij" e tituj tjerë kompromitues, e tërë kjo nën moton " me një grusht të mbyten dy miza". Nëse nuk është kështu, atëherë "AKSH"-ja e ka për detyrim t'i publikojë "dosjet e zeza" që i paska mbledhur diku (?!) dhe t'i publikojë përfaqsuesit e "Sigurimit të Atdheut", përndryshe "alibia" e saj bie në ujë dhe nuk ka më efekt!


    Kush e kërcënoi me vrasje deputetin e LDK-së Fatmir Rexhepin?

    Rasti i dytë tejet spekulativ, është rasti i kërcënimit me shkrim i të deputetit të parlamentit të Kosovës, përfaqsuesit të LDK-së z.Fatmir Rexhepit, i bërë në emër të "AKSH"-së. "Sekretariati Vendimmarrës i Frontit Për Bashkim Kombëtar Shqiptar dhe Shtabi i Përgjithshëm i AKSH-së" janë distancuar publikisht nga ky kërcënim me vrasje, mirëpo, mbetet e paqartë çështja se pse është kërcënuar mu deputeti i LDK-së dhe jo i ndonjë subjekti tjetër politik si dhe pse kërcënimi përmban logon dhe firmën e "AKSH"-së dhe jo të ndonjë organizate tjetër?

    Natyrisht që tani "AKSH"-ja nuk mund ta përdorë "Sigurimin e Atdheut" si "alibi", sepse "Sigurimi i Atdheut" sipas AKSH-së është me LDK-në, dhe t'i lihet faji asaj për kërcënim me vrasje ndaj deputetit të LDK-së nuk ka më logjikë! Kësaj rradhe "Sigurimi i Atdheut" mbetet kartë e djegur në duar të AKSH"-së! Pra, siç po shihet, shumë gjëra po mbeten pezull, pa u sqaruar mirë, dhe kjo siq duket është edhe strategjia e aksh-istëve të sprovuar dhe specializuar për propagandë dhe agjitacion, që të përhapet sa më shumë pasiguri dhe paqartësi në popull, urrejtje ndërvllazërore, mospajtime brendashqiptare dhe me këtë edhe rritja e numrit të vrasjeve politike ndaj veprimtarëve politik të LDK-së.

    Se çfarë është qëndrimi i AKSH-së ndaj LDK-së si subjekti më i madh politik shqiptar në Kosovë, tregon qartë shkrimi i artikullshkruesit Bashkim Hoxha me titull bombastik: "Ribashkimi i Shqipërisë - çelës stabiliteti rajonal", ku ndër tjerash thotë: "Duke filluar me propagandën në disfavor të luftës, bllokimin e mjeteve financiare të mbledhura nga populli (populli i kishte dhënë për tu çliruar nga prangat shekullore), dhe sobotime të tjera të panumërta të cilat do të merrnin mjaft kohë dhe hapsirë për tu përmendur të gjitha.

    Partia e quajtur LDK me satelitët e saj, si dhe "institucionet" fiktive legale këmbëngulësisht tentonin që me çdo kusht, madje duke përdorur të gjitha mjetet, herë hapur e herë fshehur, (diverzive) në mënyrë perfide t'i shuanin lëvizjet çlirimtare"- fund i citatit. A nuk të kujton ky citat shkrimet denigruese të majtistëve të Kosovës kur janë në pyetje LDK-ja, institucionet legjitime të Kosovës dhe presidenti i Kosovës?!

    Nënshkruar nga njëfarë "komandant Rrapi", një letër kërcënuese e "AKSH"-së iu është dërguar edhe kryetarit të komunës së Prishtinës z.Ismet Beqiri. Siç dihet edhe z.Beqiri vie nga rradhët e LDK-së ("çfarë koiçidence", do të thonë këta të "AKSH"-së), dhe përsëri pritet që "AKSH-ja zyrtare" ta dënojë ashpër këtë kërcënim të "dikujt që nuk ia do të mirën AKSH-së"!? Andaj, të jesh me popullin tënd dhe të jesh përfaqsues i denjë i tij, këtë duhet treguar me fakte dhe veprime konkrete në dobi të tij, dhe jo të manipulohet me ndjenjat e qytetarëve me anë të frazave demagogjike të mbështjellura me patriotizëm folklorik, pa ndonjë sens të ndershmërisë.

    Padyshim se shqiptarët janë të interesuar për çlirimin dhe bashkimin e trojeve etnike shqiptare dhe se ky interesim daton historikisht shumë më herët, mirëpo synimet politike të shqiptarëve nuk arrihen me "gjyqe dhe drejtësi" ilegale, me kërcënime dhe vrasje të aktivistëve dhe përfaqsuesve legjitim të popullit, me një politikë përçarëse dhe kokë më vete, me monopolizim të çështjes së procesit të bashkimit të trojeve shqiptare, me imponime dhe presione, me kërcënime dhe dënime të përfaqsuesve të fjalës së lirë (shih "Deklaratën për shtyp nr. (3)1 të datës: 19.maj 2002, Dosja nr.5 - 19-05/002-6/1, ku kërcënohen redaktori i gazetës kombëtare "Bota sot" B. Ajeti dhe bashkëpuntori i saj B. Krasniqi) si dhe me veprime të tjera të shkëputura nga realiteti politik në të cilin gjenden shqiptarët sot.

    Përgjatë procesit të pavarësimit të Kosovës nga Serbia institucionet e Kosovës kanë mjaft shtresime dhe probleme të natyrave të ndryshme qoftë në raport me bashkësinë ndërkombëtare apo qoftë edhe me pakicën serbe, momente këto të cilat kërkojnë maturi dhe mençuri për t'i tejkaluar ato, pa i bërë dëm ardhmërisë politike të Kosovës, prandaj Kosovës dhe qytetarëve të saj nuk i duhen diferenca të reja, probleme të reja ndërshqiptare, problemet që i krijojnë vetë disa koka të nxehta për interesa të ngushta personale e karrieriste.

    Në këtë kontekst, identiteti i "AKSH"-së si "Armatë Kombëtare Shqiptare" do të mbetet vetëm një frazë boshe e faqeve të internetit, në qoftë se ajo:

    - nuk e respekton vullnetin politik të shumicës së shqiptarëve në Kosovë;

    - nuk e njeh presidentin Rugova për kryetar të shtetit të Kosovës;

    - nuk distancohet nga veprimet kriminale ndaj figurave politike të LDK-së dhe subjekteve tjera politike me orientim kombëtar e demokratik;

    - nuk sqaron realisht se kush qëndron prapa organizatës së ashtuquajtur "Sigurimi i Atdheut", të cilën po e përdor AKSH- si "alibi" sa herë që i duhet asaj;

    - nuk i kontribuon klimës pozitive politike në skenën politike të Kosovës;

    - nuk i tërheq "maskat e zeza" nga Kosova;

    - vazhdon të bëjë dallime partiake e ideologjike në mes të shqiptarëve;

    Deklaratat, artikujt dhe komunikatat e deritanishme të AKSH-së na konfirmojnë të kundërtën e pikave të lartëpërmendura, andaj AKSH nuk ka as gjasa minimale të jetë "armatë kombëtare" e shqiptarëve!


    --------------------------


    Nuk di a lexon albasoul ky besim Krasniqi ( te cilin vec se nga Shkrimet e njof) por e respektoj fjalen e tij dhe i uroj shendet e jete te sigurte.

    Ju te Kosoves..ruajeni kte djale se bandat e Thaqit e idajet-Qose-Demacit e Melaim Zek Halitit do te mundohen ta likujdojne..
    Athere do jet vone..

    Vetem demokratet Shqiptare jetojne nen terrorin Kallashnikovist..

    Sa keq.

  2. #42
    ZANË MALI Maska e DIDIBE
    Anëtarësuar
    10-05-2003
    Vendndodhja
    PRISHTINA
    Postime
    71

    Talking

    O BRARIVIÇ
    ATA SI TI QË MBJELLIN URREJTJE NDAJ NJËRI TJETRIT DO TI DENOJ ZOTI.

    TIPAT SI TI I MARRIN INSTRUKSIONET NGA BEOGRADI.
    O BRARIVIÇ
    DENIANA

  3. #43
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Urrejtje mbjell ai qe ka urrejtje.
    Ne se don ti me dit kush ka urrejtje athere shiko kush po vret.
    E babayt pi katundi ka ardh ne Prishtin si bodygard i Limes e ai ka urrejtje dhe ka marr pjese ne vrasje shqiptaresh. E ti je bija babes.
    Qashtu oj katundare e zbritun tash ne Prishtin.

  4. #44
    ZANË MALI Maska e DIDIBE
    Anëtarësuar
    10-05-2003
    Vendndodhja
    PRISHTINA
    Postime
    71

    Thumbs up

    UNË DIDIBE JAM BIJË SHQIPTARI EDHE GJYSHIN E KAM TË LINDUR NË PRISHTINË.
    JAM KRENARE QË NA PRIJN PARA TRIMAT SI KRYETARI THAQI ,KOMANDANT ÇELIKU-I MADHI FATMIR LIMAJ,GJENERALI ÇEKU,KRYEMINISTRI REXHEPI, MINISTRI KRASNIQI,DOKTORESHA BROVINA,PROFESORET -BAJRAMI,KUQI,E SHUMË INTELEKTUAL TJER.
    JA SE KUSH ËSHTË KRENARIA E KOMBIT SHQIPËTAR.
    E SHEH O BRARIVIÇ SE KUSH ËSHTË ZEMRA DHE MENDJA E POPULLIT.

    O BRARIVIÇ TI QË SHAN GJDO GJË SHQIPËTARE DO TË MALLKOJ ZOTI.
    SIÇ SHIHET NGA SHKRIMET E TUA .TI JE ME PREJARDHJE SHKAU OSE GREKU.

    BRARIVIÇ STËRNIP I MIHAJLOVIÇIT.
    Ndryshuar për herë të fundit nga DIDIBE : 16-05-2003 më 03:37
    DENIANA

  5. #45
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Dibe ..a din ti cka desh Celiki ne Slloveni pa grue?
    Po trimi rognerit , Thaqi cka desh atje?
    A me luftue kishin shkue?
    M'kallxo t'lutna..

  6. #46
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Vendndodhja
    Oslo , Norway
    Postime
    472
    [QUOTE]Postuar më parë nga Brari
    [B]Dibe ..a din ti cka desh Celiki ne Slloveni pa grue?
    _____________________________________

    I mjeri unë! Po unë që udhëtoj shpesh pa grue. Nuk e kam ditur se po udhëtove pa grue ngjitën fjalë e fjalë.

    Thua se ta kanë mbajtur qirin!!!

    Rugova shpesh udhëton pa grue. Nuk qënka mirë.

    Kryministri aktual shqiptar udhëton vec me Xhoanen. I lumtë! Kështu e ka elherzi.

    Qashtu...lol

  7. #47
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Brari,

    Nuk eshte vetem Debibja ajo qe ofron kaq mesazhe te peshitra ja edhe nga Bordi Drejtues, mendoj ne nofken paraprake, deshirojne te na bejne te mendojme edhe shprehemi sikur ata.
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  8. #48
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Debibe,

    Perderisa permende Jakup Krasniqin, kam nje barcolete te shkurter per te dhe Rame Bujen:


    Gjate luftes ne Kosove Jakup Krasniqi dhe Rame Buja ishin marre ne pytje nga Gazetare Shqiptare ne Tirane, pasi ata vetequheshin perfaqesues per Informimim te "UCK-se."

    Pasonin pyetje pas pyetje, kurse Z. Krasniqi dhe Buja sikur filluan te dyshonin ne ate qe degjonin.

    Pas disa pyetjeve te shtruara nga Gazetaret, pa aftesia e tyre per tu pergjigjur sjelli dialogun:

    Z. Krasniqi: Rame more, a je i sigurte qe keta gazetare jane duke bere pyetje ne Gjuhen Shqipe dhe se vertete jemi ne Tirane?

    Z. Buja: Valla, ja kam nise edhe une me dyshuar bre.[I]
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  9. #49
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Vendndodhja
    Oslo , Norway
    Postime
    472
    O Arb djali!

    Mos u nxej se nuk e pata me ty dhe as nuk me bjenë ndërmend se frymon zotria juaj. Kurrfarë mesazhi të "pështyer" nuk të kam ofruar.

    Pyetja parashtrohej nga Brari: " cka desh Celiku në Slloveni pa grua?"

    Interesant!!

    Kush merret me të pështyra? Ju që ua mbani qirinjtë njerzve se a udhëtoj filan fisteku me grua apo pa grua, apo unë që vec shpreha cudinë se po nuk more edhe gruan me veti vaj halli për ata mëshkuj.

    E Rugova që udhëton pa gru? Filan Fisteku poashtu? Tjetri e tjetri....?

    Mos ua mbani qirintë të tjerëve se përnjëmend jeni bërë qesharak.
    Ndërsa ti, që përgjigjesh pa të pyet e mirresh me kompilacione gazetash e përgojuesish, je bërë njëra ndër fytyrat më neveritëse të Forumit.

    Don Zoti e nuk shumohen qiftat tuaj më shumë!

    Ti nuk mundesh as të mendosh e as të shprehesh si unë, edhe po deshe. Ty të intereson jeta private e tjerëve edhe përtej birave të gardhit. Tipat si ti i njoh shumë mirë. Të mjerë, pa krenari, pa ndërgjegje.
    Po të kishe një gram ndergjegje e krenari kombëtare nuk mirresh me jetën private të të tjerëve. Ti je frigacak. Po të ishe trim nuk përzihesh në punët e botës deri në gjëra krevati.

    Turp!
    Ndryshuar për herë të fundit nga lum lumi : 16-05-2003 më 11:49

  10. #50
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Arb...


    Ne bejme debate e ska rendsi se cfar thone tjeret.
    Dhe ata qoft Forumist te thjesht ose Moderator kane te drejte te debatojne..e te shprehin cka mendojne..

    Ne lidhje me Jakupin mund te them se kan pas te drejt aty.
    Gazetarucet e Tiranes kan nje fjalor te bastarduar me zhargone te rruges e te kopjume nga Tv i huaj dhe jan aq majmuna sa nuk eshte cudi qe sja merr vesh gjuhen nji i Kosoves.
    .......

Faqja 5 prej 7 FillimFillim ... 34567 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. LDK-ja nën terrorin e pol-potistave
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 07-01-2004, 14:00
  2. Shtajner me nje plan per bashkimin e Mitrovices
    Nga Ari-Intimidator në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 05-10-2002, 12:59
  3. Shtajner!! Administrator apo Pronar i Kosoves?
    Nga Iceberg në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 15-07-2002, 10:21

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •