Close
Faqja 4 prej 7 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 70
  1. #31
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Duket se zerat e kobshem kunder nderkombetareve qe jane te angazhuar ne Kosove jane shtuar se tepermi.

    Se ku do te na dergoj nje vale e ketille na mbetet te presim e te shohim!
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  2. #32
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    AKSH-ja PARALAJMËRON VEPRIME



    (Intervistë dhënë të përditëshmes "Epoka e Re" të Prishtinës, datë 25 e 26 Prill 2003)



    Epoka e Re: 1. Cili është reagimi juaj pas shpalljes nga ana e shefit të UNMIK-ut, Michael Steiner, të AKSH-së si organizatë terroriste?

    Valdet Vardari: Veprimi i z. Steiner sa është i nxituar aq është edhe antiligjor, sepse:
    Së pari, Ai është Përfaqësues Special i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së në Kosovë dhe nuk është në kompetencën e Tij që me vendime administrative të shpallë apo të etiketojë një Ushtri siç është ARMATA KOMBËTARE SHQIPTARE (AKSH), e cila është strukturë e organizuar ushtarake që drejtohet dhe komandohet nga një SHTAB I PËRGJITHSHËM, në kuadër të të cilit janë ngritur të gjitha Departamentet e domosdoshme për një USHTRI TË RREGULLT POPULLORE, si dhe GJYKATA E LARTË USHTARAKE E AKSH-së. Gjithashtu, ARMATA KOMBËTARE SHQIPTARE (AKSH) është ushtri që politikisht udhëhiqet dhe drejtohet nga FRONTI PËR BASHKIM KOMBËTAR SHQIPTAR (FBKSH), i cili prej kohësh ka bërë publike edhe Platformën Politike, Statutin, Rregulloret dhe organizmave ndërkombetarë (për dijeni edhe institucioneve kombëtare në Shqipërinë Londineze dhe në Kosovën Protekorat), më 25 gusht 2002 ua ka dërguar një MEMORANDUM, por që fatkeqësisht këta organizma e kanë bërë veshin e shurdhët.

    Së dyti, që nga themelimi i AKSH-së (4 dhjetor 1999) e deri më sot, nuk njihet as edhe një rast i vetëm që AKSH-ja të ketë vrarë qoftë edhe një civil të vetëm. Kohëve të fundit kemi patur raste kur banda të ndryshme si nëpër Kosovën Protektorat, ashtu edhe në trojet shqiptare nën IRJM kanë veshur maska, kanë maltretuar popullatën shqiptare dhe iu kanë kërkuar mjete financiare gjoja për AKSH-në. Në Tetovë Policia Ushtarake e AKSH-së i ka arrestuar 3 banditë të tillë dhe pas hetimeve të bëra na ka rezultuar se ata kanë qenë të porositur nga policia sllavo-maqedonase për të vepruar kështu, për të përfituar për vehte si hajna e banditë që janë dhe njëkohësisht për ta kompromentuar AKSH-në para popullit shqiptar. Dhe, pasi këta dështuan në trojet shqiptare nën IRJM, filluan të veprojnë edhe në Kosovën Protektorat, duke vepruar herë pas here në Rrafsh të Dukagjinit apo edhe në disa raste edhe në Drenicë. Shtabi i Përgjithshëm i AKSH-së, i ndihmuar edhe nga SIGURIMI KOMBËTAR SHQIPTAR, si përmes deklaratave të shpeshta, ashtu edhe me veprimet e tyre në terren, arritën që edhe këto banda t'i paralizojnë. Tani me ne kemi informacione të sakta se kush në fakt janë ata që qëndrojnë prapa këtyre bandave me maska, qëllimi i të cilave ka qenë që ta vjedhin popullin tonë, si dhe ta kompromentojnë AKSH-në para popullit shqiptar. Dhe, kur dështuan me këto marifete, para disa ditësh, disa banditë kishin tentuar që të falsifikonin vulën e AKSH-së, duke e bërë atë siç është emblema e AKSH-së, por SHIU (Shërbimi Informativ Ushtarak) i AKSH-së arriti që ta zbulojë edhe këtë rast dhe tani është në gjurmim për kapjen dhe arrestimin e tyre. Shumë shpejt do të vjen koha kur ne do t'i publikojmë emrat e organizatorëve të këtyre bandave me maska. Sot nuk e bëjmë këtë, sepse konsiderojmë që nuk është momenti, por unë përmes kësaj interviste do të apeloja tek të gjithë ata që e kanë "mizën nën kapuç", që ne i dijmë shumë mirë se kush janë ata, që të tërhiqen nga kjo rrugë e turpit sa nuk është bërë tepër vonë.

    Epoka e Re: 2. A veprojnë forcat e AKSH-së tani në Kosovë? Cili do të jetë veprimi juaj i mëtutjeshëm?

    Valdet Vardari: Armata Kombëtare Shqiptare nuk vepron me uniforma dhe emblema dhe as që do të veprojë edhe në të ardhmen as në Shqipërinë Londineze dhe as në Kosovën Protektora, sepse, aty ku janë simotrat tona: USHTRIA SHQIPTARE dhe TMK-ja, nuk ka kurrëfarë logjike që të veprojë motra e tyre Armata Kombëtare Shqiptare (AKSH-ja). E kemi thënë dhe po e ripërsëris se, ne veprojmë në trojet shqiptare kudo ku janë forcat policoro-ushtarake sllave, dhe me këtë rast edhe në Kosovën Veriore, sepse, sipas informacioneve tona shumë të sakta, të verifikuara dhe faktuara nga SHIU (Shërbimi Informativ Ushtarak) i AKSH-se dhe struktura tjetër e FBKSH-së, SIGURIMI KOMBËTAR SHQIPTAR (SKSH), prej kohësh në veri të Kosovës dhe sidomos në pjesën veriore të Mitrovicës, në Mitrovicën përtej lumit Ibër, vepron ushtria e rregullt serbe, shërbimi informativ sekret serb, njësitet speciale serbe me emrin xhandarmeria serbe, njësia "68" e parashutistëve serbë, grupe paramilitare serbe që kanë krijuar "Ushtrinë Çlirimtare Serbe", Garda (vullnetare) Republikane Serbe (NRG), në të cilën janë ish-njësitet e Arkanit që tani drejtohen nga ish- bashkëpuntorët e tij më të ngushtë. Gjithashtu, duhet potencuar se në kuadër të "Universitetit Serb" në veri të Mitrovicës janë të regjistruar plotë 10 mijë paramilitarë serbë të pajisur me karta studentësh, por që në fakt janë në gatishmëri të lartë për veprime ushtarake në gjithë territorin e Kosovës. Pra, kemi qenë dhe jemi të shtrënguar që krahas veprimit tonë në IRJM, në Kosovën Lindore (Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc) që të veprojmë edhe në Kosovën Veriore, territor ky që aktualisht jo vetëm që nuk administrahet nga UNMIK-u, por nuk kontrollohet as nga KFOR-i, por sundohet dhe administrohet nga Serbia. Besoj që të gjitha këto fakte që i ceka më sipër e legjitimojnë aktivitetin e AKSH-së në Kosovën Veriore, dhe akti sinjifikativ i prishjes së Urës mbi Zveçan ishte një sinjalizim se tani e në të ardhmen AKSH-ja do të veprojë edhe këndej, sepse në të kundertën i gjithë ky territor rrezikohet që t'i shkëputet Kosovës dhe t'i falet Serbisë, ashtu siç u veprua edhe me 2500 hektarë tokë të Kosovës që UNMIK-u dhe z. Steiner ia dhuruan IRJM-së.

    Epoka e Re: 3. A mund të ketë konflikte me trupat e NATO-s dhe si do të mund të reflektoheshin ato?

    Valdet Vardari: Ne nuk jemi të interesuar që të kemi konflikte me trupat e NATO-s dhe për këtë do të bëjmë përpjekjet maksimale, që duke qenë se i kemi nën kontrollë të gjitha trupat e AKSH-së, kjo të mos ndodhë kurrë. Por do të kishim kërkuar që edhe trupat e NATO-s të mos na provokojnë dhe te mos bijnë pre e politikave dhe politikanëve të dështuar, siç është z. Steiner. Detyre e trupave të NATO-s është që të mbrojnë gjithë kufinjte ë Kosovës Protektorat dhe pse vallë këtë nuk e bëjnë në kufinjtë me Serbinë dhe Malin e Zi, por këtë e bëjnë vetëm në kufirin shqiptaro-shqiptar (Kosovë -Shqipëri, Kosovë - IRJM dhe Kosovë - Kosovë Lindore)?! Pse vallë trupat e NATO-s nuk shkojnë në Veri të Kosovës, kur ne iu themi se kush në të vërtetë atje e ka pushtetin, në rastin konkret Serbia. Dhe, nëse tanimë po dëshmohet, për këtë për çdo ditë po vetëdijësohet i gjithë populli shqiptar, se UNMIK-u është përfaqësues i Beogradit në Kosovë, dhe nëse do të ndodhë që edhe KFOR-i të jetë përfaqësues i Ushtrisë Serbe në Kosovë, atëherë besojmë që jo vetëm AKSH-ja, por i gjithë populli ynë do të ngritet në Kryengritje Popullore edhe kundër trupave të NATO-s me emrin KFOR. Ne nuk dëshirojmë që kjo të ndodhë. Por, paqë dhe stabilitet në Ballkan nuk do të ketë përderisa nuk bëhet ribashkimi kombëtar i shqiptarëve në një shtet të vetëm në Ballkan, me emrin SHQIPËRIA E RIBASHKUAR. Ne kurrën e kurrës më nuk do të tolerojmë që në emër të paqes dhe stabilitetit në këtë "fuçi baroti" (e cila gjithmonë kështu do të jetë po nuk u ribashkua kombi shqiptar) që populli shqiptar të viktimizohet, të robërohet dhe të kolonizohet edhe në të ardhmen. Dhe, në këtë kohë, kur në të gjithë rruzullin tokësor kanë përfunduar dhe nuk gjindet më asnjë komb i ndarë në 5 shtete dhe i pushtuar dhe kolonizuar nga 4 (katër) pushtuesë e kolonizatorë (bile as në Afrikën e Jugut), pse vallë duhet që populli shqiptar të ngelet i pushtuar dhe i kolonizuar nga pushtuesit dhe kolonizatorët serbë, malazezë, sllavomaqedonë dhe grekë?! Vallë, kjo është drejtësia aq shumë e proklamuar nga ndërkombëtarët?!

    Epoka e Re: 4. Cili është mendimi juaj për qëndrimin e institucioneve dhe partive politike të Kosovës karshi AKSH-së dhe FBKSH-së?

    Valdet Vardari: Edhepse ashtu si institucioneve dhe gjithë partive politike të Shqipërisë Londineze, partive politike shqiptare nën IRJM, partive politike nën Mal të Zi dhe atyre në Kosovën Lindore (Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc), edhe institucioneve dhe partive politike të Kosovës Protektorat ua kemi dërguar letërnjohtimin tonë: Platformën Politike, Statutin, Memorandumin, të gjitha komunikatat dhe deklaratat e FRONTIT PËR BASHKIM KOMBËTAR SHQIPTAR, disa prej tyre janë shprehur pozitivisht, disa na kanë thënë se për momentin nuk mund të bashkëpunojnë me ne dhe disa të tjera nuk na kanë dhënë as përgjigje pozitive dhe as negative. Jemi në pritje. Por, ne kemi marrë këtë qëndrim dhe kuadrit organizativ në të gjitha hapësirat shqiptare të Shqipërisë Etnike dhe në diasporë iu kemi dhënë këto direktiva:

    - FBKSH-ja nuk është parti politike, por është bashkim forcash politike, shoqatash joqeveriatare, intelektualësh atdhetarë dhe i masave të gjëra popullore pa dallim karahine, feje, ideje dhe përkatësie partiake.

    - Pavarësisht nga përkatësia partiake çdo atdhetar i ka dyertë e hapura në FBKSH dhe strukturat e tij: AKSH, SKSH dhe FKSH, por, xhaketën e partisë ta lejë në zyrat e partisë, mjafton që ai të rrespektojë dhe zbatojë Platformën Politike dhe të kryej detyrat që ia ngarkon Statuti i FBKSH-së, Rregullorja e AKSH-së dhe Rregullorja e FKSH-së. Në momentin që ai do të shkelë Statutin e FBKSH-së, nga i cili burojnë edhe rregullorja e AKSH-së dhe ajo e FKSH-së, ai mbi vehte do të bartë konsekuenca.

    - Rruga e bashkimit është rrugë e gjatë, me hope e zikzake dhe deri atëherë do të mbahen edhe zgjedhje në Shqipërinë Londineze, në Kosovën Protektorat, në Kosovën Lindore nën Serbi, në trojet shqiptare nën Mal të Zi dhe në trojet shqiptare nën IRJM. E drejta e votës është e drejtë universale e çdo qytetari e garantuar edhe me konventat ndërkombëtare. Ai mund të dalë dhe mund të mos dalë në zgjedhje. Kur të drejtohet tek kutia e votimit vendos vetë kujt do t'ia japë votën, sepse kjo është e drejtë e tij e pamohueshme. Pra, partitë politike për ne janë si tifozllëku i tifozëve të sportit. Por, deklarimet e fundit dhe solidarizimi i disa liderëve politikë të Kosovës, si dhe ngutja e tyre për t'iu bashkuar vendimit arbitrar, të padrejtë dhe juridikisht të dënuar, të z. Steiner mua me habiti. Thua se këta zotërinjë nuk kanë rreth vehtes asnjë këshilltar juridik! Aq më tepër me çuditi deklarimi verbal i disa liderëve që thirren si pasardhës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës! Por nejse, unë jamë i bindur që të gjithë këta shumë shpejt do të detyrohen që të na kërkojnë falje publike dhe nëse vërtetë dijnë çka është turpi, apo nëse dijnë që të skuqen në fyryrat e tyre, do të turpërohen dhe do të skuqen. Në të kundërtën nuk do të munden më që të mbajnë gradën lider politik i filan apo fallak partie, sepse anëtarësia do t'iu ikë dhe ata anëtarë do të kenë vetëm gratë e veta.

    Epoka e Re: 5. Cilat janë hapat që do t’i merrni në vazhdim?

    Valdet Vardari: Aktualisht presim që UNMIK-u familjes BERISHA dhe BEHRAMI t'ua japë trupat e djemve të tyre, të shokëve tanë më të devotshëm, dëshmorëve më të rinjë të kombit shqiptar: ISLAM BERISHA - KOMANDANT LAMI dhe HAMËZ BEHRAMI, që t'i varrosim. Në varrim do të bindet edhe UNMIK-u, edhe gjithë ata që vollën vrerë kundër AKSH-së, se AKSH-ja është shumë e madhe, se është tamam ushtri popullore, të cilën e ka lindur dhe po e rrit populli shqipta, sepse, është shpresa e vetme për popullin shqiptar për t'ia sjellë lirinë e shumëpritur ndër shekuj dhe për të realizuar e korrigjuar padrejtësinë shekullore, me ribashkimin e të gjitha tokave shqiptare, kudo ku bukës i thuhet bukë dhe ujit-uj, në një shtet të vetëm kombëtar shqiptar me emrin SHQIPËRIA E RIBASHKUAR.

    Me përshëndetje atdhetare e luftarake,

    KRYETARI I FBKSH-së,
    Mr. VALDET VARDARI
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  3. #33
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    LËVIZJA ÇLIRIMTARE E ILIRIDËS BASHKOHET ME
    ARMATËN KOMBËTARE SHQIPTARE


    FRONTI PËR BASHKIM KOMBËTAR
    ARMATA KOMBËTARE SHQIPTARE
    Nr. 21/04/03 AKTI
    Dibër, më 21 Prill 2003 LËVIZJA ÇLIRIMTARE E ILIRIDËS
    SHTABI I PËRGJITHSHËM I LÇI
    Nr.Prot. 021/037
    Dibër, më 21.04.2003



    MARRËVESHJE POLITIKO-USHTARAKE

    Pas konsultimeve dhe kontakteve të vazhdueshme ndërmjet strukturave politiko-ushtarake të FBKSH-së, AKSH-së dhe Shtabit të Përgjithshëm të Lëvizjes Çlirimtare të Iliridës (LÇI), në Dibër, më 21 Prill 2003 u arritë kjo Marrëveshje politiko-ushtarake:

    1. Lëvizja Çlirimtare e Iliridës, nuk e njeh "Marrëveshjen e Ohrit", ashtu sikurse ka vepruar me të drejtë edhe AKSH-ja qysh në momentin e nënshkrimit prej subjekteve politike shqiptare, duke e konsideruar këtë "Marrëveshje" në kundërshtim me interesat kombëtare shqiptare dhe me Platformën e FBKSH-së për Ribashkimin e trojeve etnike shqiptare në një shtet të vetëm kombëtar shqiptar.

    2. Lëvizja Çlirimtare e Iliridës, e cila veprimtarinë e vet e ka të shtrirë në mbarë Iliridën, vlerësoi se ka ardhur koha që shqiptarët të binden përfundimisht se kanë shansin e fundit për ta zgjidhur çështjen shqiptare në mënyrë globale, andaj u bën thirrje të gjitha forcave serioze ilegale e legale që kanë për synim çlirimin dhe bashkimin e trojeve etnike shqiptare, të bashkohen dhe të shkrihen në një Front të vetëm, i cili do të garantojë çlirimin dhe ribashkimin e Shqipërisë.

    3. Shtabi i Përgjithshëm i Lëvizjes Çlirimtare të Iliridës, nisur nga interesat e larta kombëtare dhe në emër të lirisë dhe thyerjes së prangave të kolonializmit serbo-sllavomaqedon, i bashkohet me të gjitha potencialet e saj Armatës Kombëtare Shqiptare, duke vënë në dispozicion të gjitha strukturat tona, luftëtarët, anëtarët, bazat, lidhjet dhe gjithëçka që disponon.

    4. Shtabi i Përgjithshëm i Lëvizjes Çlirimtare të Iliridës urdhëron të gjitha njësitet e veta në terren që të shkrihen dhe bashkohen me AKSH-në me të gjithë bazën e tyre materialo-teknike, duke njohur si hierarki të vetme Shtabin e Përgjithshëm të AKSH-së.

    5. Prej datës 21 Prill 2003 dhe në vazhdim, shuhet veprimtaria e Lëvizjes Çlirimtare të Iliridës e cila përfshihet në Frontin Për Bashkim Kombëtar Shqiptar dhe shkrihet në Armatën Kombëtare Shqiptare.

    6. Sekretariati Vendimmarrës i FBKSH-së dhe Shtabi i Përgjithshëm i AKSH-së pranojnë në gjirin e vet dhe në strukturat e veta të gjitha potencialet njerëzore si dhe materialo-teknike të Lëvizjes Çlirimtare të Iliridës, duke i sistemuar ato në bazë të strukturave të tyre legjitime.

    7. Kjo Marrëveshje hynë në fuqi menjëherë.



    PËR LËVIZJEN ÇLIRIMTARE TË ILIRIDËS,
    Shefi i Shtabit të Përgjithshëm,
    Gjeneral SHKËMB DARDANI (d.v.)



    PËR FRONTIN PËR BASHKIM KOMBËTAR SHQIPTAR,

    Kryetari, Mr. VALDET VARDARI

    Sekretari Politik, Av. ALBAN VJOSA

    Për AKSH-në, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm,
    Gjeneral*** VIGAN GRADICA
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  4. #34
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  5. #35
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723

    Kryetari i Kuvendit komunal të Prishtinës është kërcënuar nga Armata Kombëtare Shqipt

    Prishtinë, 13 maj - Kryetari i Kuvendit komunal të Prishtinës Ismet Beqiri të shtunën në një pliko ka marrë një kërcënim nga Armata Kombëtare Shqiptare.

    Ai e ka konfirmuar këtë para gazetarëve duke thënë: "Ditën e shtunë në një pliko më ka ardhë një shkresë, të cilën në emër të AKSH-së e ka nënshkruar komandant Rrapi.

    Pavarësisht nga ky kërcënim, unë do të vazhdoj të punoj për interesat e qytetarëve të Prishtinës deri në maksimum", ka thënë z. Beqiri.



    Ky kërcnim ndaj Kryetarit të Kuvendit komunal të Prishtinës vjen edhe pas një hulumtimi, sipas të cilit qytetarët e Kosovs kanë besim të madh në qeveritë lokale.

    Ja edhe artikulli i plotë:

    Prishtinë, 13 maj - Qytetarët e Kosovs kanë besim të madh në qeveritë lokale. Ky është rezultat që ka dalë nga një hulumtim i UNDP me rreth 6 mijë qytetarë në të gjitha komunat e Kosovës.
    Por qytetarët presin të realizojnë detyrat e veta gjatë muajve dhe viteve të ardhshme. 73 për qind e dinë se cili është kryetari i komunës së tyre.

    Shefi i zyrës së UNDP për Kosovë Robert Fajfer tha se këto të dhëna janë mjaft inkurajuese dhe se ky është një rezultat i mirë krahasuar edhe me vendet e zhvilluara, ku shkalla e demokracisë është e lartë.

    Ndërkaq për shërbimet publike qytetarët janë shprehur ndryshe. Ndërsa shërbimet emergjente, ambulancat, shkollat dhe shërbimet e zjarrfikësve janë vlerësuar lart nga qytetarët, ndërkaq për energjinë elektrike, pensionet dhe mirëmbajtjen e rrugëve ata kanë kanë dhënë vlerësim të dobët.

    KIC
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  6. #36
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-12-2002
    Postime
    3
    Rren Koft!

  7. #37
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    (Deklaratë e Sekretarit Politik të FBKSH-së, Alban Vjosa, lidhur me letrën kërcënuese të drejtuar ndaj Kryetarit të Komunës së Prishtinës, Ismet Beqiri të LDK-së)

    13 maj 2003 / Kreshnik Sokoli

    Zëdhënësi për Informim i FBKSH-së dhe i AKSH-së, Kreshnik Sokoli, bënë të ditur se Sekretari Politik i FBKSH-së, Alban Vjosa, pasi ka dëgjuar lajmin se Kryetari i Komunës së Prishtinës, zoti Ismet Beqiri i LDK-së ka marrë një letër kërcënuese nga komandant "Rrapi" i AKSH-së, ka dhënë këtë prononcim për masmediat dhe opinionin e gjerë:

    " Udhëheqja e lartë e FBKSH-së dhe e AKSH-së përmes një deklarate zyrtare, deklaratë të cilën e nxorri me rastin e kërcënimit që i ishte bërë një deputeti të LDK-së nga gjoja "një përfaqësues i AKSH!-së", u bëri me dije opinionit dhe masmediave se akte të tilla janë të papranueshme dhe të dënueshme prej strukturave politiko-ushtarake kombëtare të saj.

    AKSH-në nuk e lidh asgjë me elementë që merren me akte të tilla kriminale, dhe ajo, jo vetëm distancohet prej tyre, por është e angazhuar në luftën pa kompromis për kapjen, denoncimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të elementëve të tillë keqdashës. Të njëjtën gjë përsërisim edhe me rastin e kërcënimit që i është bërë me anën e një letre Kryetarit të Komunës së Prishtinën, zotit Ismet Beqiri, përfaqësues i LDK-së, nga një i ashtuquajtur komandant "Rrapi" i AKSH-së!

    Pikësëpari njoftojmë opinionin se në rradhët e AKSH-së nuk ekziston as me emër të vërtetë dhe as me pseudonim ndonjë komandant "Rrapi". Dhe, më kryesorja, kërcënime të tilla nuk janë në metodën e veprimit të AKSH-së, e cila është një strukturë e organizuar, e disiplinuar, që rrespekton hierarkinë dhe parimet e luftës dhe që është e orientuar saktë kah qëllimi i saj final - çlirimi dhe ribashkimi i trojeve etnike shqiptare nga kolonializmi serbo-sllavomaqedon.

    Lufta "e ftohtë" dhe "lufta ndërshqiptare" janë të papranueshme për FBKSH-në dhe strukturën e saj ushtarake, AKSH-në, tha zoti Alban Vjosa. Më tej zoti Alban Vjosa u bëri thirrje strukturave të LDK-së që: "këto kërcënime jo vetëm të mos i marrin kaq seriozisht, sa po i marrin, por të bëhet kujdes dhe të tregohet pjekuria e duhur në deklarimet që bëhen, sepse ndoshta padashur po bëhen shpërndarës të një opinioni famëkeq që përpunohet në kuzhinat antishqiptare serbo-sllavomaqedone me qëllimin e vetëm njollosjen e emrit, platformës, organizimit, disiplinës, punës dhe luftës së drejtë të FBKSH-së dhe strukturës së saj serioze ushtarake AKSH-së, për sendërtimin e shtetit të ribashkuar shqiptar, pa kolonizatorët dhe okupatorët serbo-sllavomaqedonë në trojet e tyre etnike."

    Trepca
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  8. #38
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723

    Kosovë:Gjykata e Qarkut në Gjilan dënoi një shqiptar nën akuzat për terrorizëm

    Gjykata e Qarkut në Gjilan dënoi sot me një vjet heqje lirie një shqiptar të komunës së Vitisë në Kosovën Lindore nën akuzën për terrorizëm.

    Gazmend Zeqiri u shpall fajtor për pjesmarrje në Armatën Kombëtare Shqiptare, një organizatë kjo e cila është cilësuar si terroriste, me vendim të posacëm të shefit të UNMIK-ut Michael Steiner.

    Sipas trupit gjykues, zoti Zeqiri ka marë pjesë në luftimet në Maqedoni në kuadër të kësaj armate, mirëpo mëpastaj është kthyer në Kosovë duke hequr dorë nga veprimtara e mëtejshme.

    Duke pasur parasyshë faktin se ai ishte në luftë në moshën 19 vjecare, si dhe faktin që pas kthimit në Kosovë measgjë nuk ka rënë ndesh me ligjin, gjykata vendosi për një denim të tillë, tha kryetari i trupit gjykues kanadezi Paul Chevalier.

    Zoti Zeqiri është në paraburgim që nga korriku i vitit të kaluar. Zoti Zeqiri është personi i parë që dënohet për përfshirje në luftën në Maqedoni, përkatësisht për pjesmarrje në Armatën Kombëtare Shqiptare.

    Ai ishte njëri nga tre shqiptarët që ishin përfshirë në një proces gjyqësor nën akuzat për terrorizëm, anëtarësi në Armatën Kombëtare Shqiptare, rekrutim të pjestarëve të kësaj organizate, armëmbajtje pa leje dhe nxitje të urrejtjes raciale.

    Dy të akuzuarit e tjerë, Feriz Deliu dhe Naser Azemi u shpallën të pafajshëm për të gjitha akzuat, përvecse ky i fundit u dënua me gjashtë muaj heqje lirie për armëmbajtje pa leje.

    VOA in Albanian
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  9. #39
    ZANË MALI Maska e DIDIBE
    Anëtarësuar
    10-05-2003
    Vendndodhja
    PRISHTINA
    Postime
    71

    Thumbs up

    E BEKUAR ËSHTË GJDO USHTRI E DAL NGA POPULLI.

    JU O ANTISHQIPTAR TI brari e arb ,AKUZAT E JUAJA QË I BËNI TË SHENJËTËS AKSH - JANË TË NJËJTA SI ATO QË I BËHESHIN UÇK NGA SHKAU E SHËRBËTORËT E TIJ.
    Ndryshuar për herë të fundit nga DIDIBE : 15-05-2003 më 04:25
    DENIANA

  10. #40
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    DIDIBE ki fol fjal te madhe.. RRnofsh oj Didibe..

    Lexo cka ki fol:


    "E BEKUAR ËSHTË GJDO USHTRI E DAL NGA POPULLI."


    Didibe a asht e drejt qe duke u bazue ne fjalen tande te madhe se ""cdo ushtri e dal pi popllit asht e shenjt "" me thane edhe se " Cdo ushtar i ushtrise qe del nga Populli asht i Shenjt" ??

    Natyrisht PO oj didibe..

    E pra ngo mir oj Dud ..

    ilir Selimaj ish ushtar UCK-je..
    Ekrem kryeziu Drini ish luftar e komandant UCK-je..
    UK Bytyqi ish ushtar komandant UCK-je dhe Deputet i dal pi popllit..
    Edhe Ilir Konushevci ish nji ushtar i ushtrise se dal nga populli dhe bile hero..

    E qata trima oj Diidushe nuk i vrau as Brari ..as Arbi e as Rugova..por i ke vra ti oj Didib qe i ke dhan Voten Vrasesve te qatyne Trimave..

    Pra ti didibushe thu se cdo ushtri e popullit asht e shenjte e ti voton vrasesit e Ushtareve te ushtrise se dal pi popullit..

    DIDIB a kupton pra se Ti je Vrasese?

    Nuk kupton natyrisht sepse ti nuk je me ushtrine e Popullit ..
    Jo oj Didibe ti je nji budallic si qatoo qikat qe shkojne me Thaqin neper Hotela te Sllovenise e se po qan per dite Nana ilir Selimajt e Kushtrimit te vogel e Nana Drinit nuk don me dit..e thmit e Uk Bytyqit kan ngel jetima nuk po ta ndin hiq..
    Boll hallatet e Thaqit mos ngelin pa u lag..kjo asht ideali juaj atdhetaruc..
    Hajt didib e shko zij qat Pasul..se po te vijn mysafir do popa te Thaqit.. Hajt Didib shko vno gjygymin se Vjen Xhavit Haliti qe vrau Ilir Konushevcin me te pae a po vyn ti si sekletare zyret mbasi po din Kompjuter..

    Shko e fol me Milaimin e Zekes e te nep instruksione..

    .....

Faqja 4 prej 7 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. LDK-ja nën terrorin e pol-potistave
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 07-01-2004, 14:00
  2. Shtajner me nje plan per bashkimin e Mitrovices
    Nga Ari-Intimidator në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 05-10-2002, 12:59
  3. Shtajner!! Administrator apo Pronar i Kosoves?
    Nga Iceberg në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 15-07-2002, 10:21

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •