Close
Faqja 3 prej 7 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 70
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723

    KFOR paralajmëron aksione konkrete kundër AKSH-së; hetime dhe operacione bastisjeje

    PRISHTINE, 21 prill - KFOR ka paralajmëruar fillimin e masave konkrete kundër të gjithë atyre që cënojnë sigurinë në Kosovë, duke aluduar kështu tek pjesëtarët e të ashtuquajturës Armatë Kombëtare Shqiptare (AKSH).

    Ndonëse nuk u tha cilat janë masat konkrete për të parandaluar veprimtarinë e organizatës paralele ushtarake që ka marrë përsipër minimin e një ure në veri të Kosovës, KFOR-i ka hapur mundësinë për intensifikimin e operacioneve të bastisjes në zona të ndryshme.

    Ndërkaq, tërhiqet vërejtja se çfarëdo lidhje e mundshme me Armatën Kombëtare Shqiptare apo anëtarësimi në të është i ndëshkueshëm. Një zëdhënës i trupave të KFOR-it, Geri Banister Grin, shprehu bindjen se KFOR-i dhe policia do të identifikojnë të gjithë personat që tentojnë të destabilizojnë situatën e sigurisë në Kosovë.

    “Akte të tilla, si ai në afërsi të Zveçanit, nuk do të tolerohen dhe ata që kryejnë akte të tilla do të arrestohen dhe do të gjykohen”, tha zëdhënësi Grin.

    Ndërkohë, policia ka njoftuar për disa persona që janë marrë në pyetje lidhur me hedhjen në erë të urës hekurudhore në Zveçan. Zëdhënësi i policisë së UNMIK-ut, Berri Fleçer tha se asnjëri nga personat nuk po mbahet në arrest.

    RTV21
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    FRONTI PËR BASHKIM KOMBËTAR SHQIPTAR
    ARMATA KOMBËTARE SHQIPTARE



    N J O F T I M P U B L I K

    SHËRBIMI INFORMATIV ZBULON KRIMINELËT QË DONIN TË FALSIFIKONIN VULAT E AKSH-së POLICIA USHTARAKE E AKSH-së DO TË BËJ ARRESTIMIN E TYRE



    Njoftojmë opinionin se disa vjedhës ordiner, për të përligjur krimet e tyre tê grabitjes së pasurisë së popullit, vazhdojnë të thirren në emër të AKSH-së, për të diskredituar këtë forcë kombëtare dhe në të njëjtën kohë për të përfituar në emër të saj. Këta, pasi kanë dështuar nga vjedhjet me maska, kanë gjetur një rrugë tjetër, atë të veprimit “legal” në emër të AKSH-së, duke falsifikuar vulat e saj.

    Në datën 18 prill 2003, disa nga këta persona kanë shkuar në një dyqan vulash diku në Kosovë (për shkaqe sigurie nuk po e themi emrin dhe vendndodhjen), i kanë kërkuar pronarit të dyqanit të shtypi një vulë të AKSH-së të ngjashme me amblemën e kapelës se këtij formacioni ushtarak, me mbishkrimin "Korpusi i 3-të". Dihet botërisht se AKSH-ja nuk është e strukturuar në bazë Korpusesh. Ajo përbëhet nga Shtabi i Përgjithshëm i AKSH, në kuadër të të cilit veprojnë 4 Divizione.

    Këtë rast e ka zbuluar Shërbimi Informativ i AKSH-së, i cili ka informuar Shtabin e Përgjithshëm të AKSH-së. Ky Shtab menjehere ka urdheruar Policinë Ushtarake të shkojë në vendngjarje dhe të sigurojnë marrjen e provave të nevojshme për një hetim objektiv të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve të këtij krimi.

    Shërbimet e Specializuara të AKSH-së se shpejti do të informoj opinionin publik për identitetin e autorëve të këtij krimi, të cilt do të gjykohen nga GJYKATA E LARTË USHTARAKE e AKSH.

    E shohim të arsyeshme tê theksojmë se Armata Kombëtare Shqiptare çështjen e vulave e ka zgjidhur në mënyrë tepër profesionale. Ato kanë në brendesinë e tyre elemente të larta sigurie. Ato ruhen me kujdes të madh si gjë e shenjtë dhe nuk janë të njejta me emblemën e AKSH-së, siç kanë dashur t'i falsifikojnë kriminelët ordiner të cilën luftën e shenjtë të AKSH për çlirim dhe ribashkim kombëtar duan ta njollosin vepra të tilla të pamoralshme, sikurse është krimi i vjedhjes.

    Apelojmë para popullit që askujt të mos i afrojë ndihma pa u identifikuar me emrin dhe mbiemrin e vërtetë, pa u njohur nga vetë populli i fshatit ose qytetit si dhe pa patur autorizimin përkatës nga strukturat udhëheqëse të FBKSH. Personat e autorizuar për të kërkuar ndihma për AKSH-në nuk kanë nevojë të shkojnë me maska dhe të paidentifikuar, por këtë e kanë bërë dhe do ta bëjnë ballëhapur, sepse janë të bindur që populli i përkrah në misionin e tyre fisnik për çlirimin dhe ribashkimin e trojeve etnike në njê shtet të vetêm kombëtar shqiptar.

    Armata Kombëtare Shqiptare (AKSH), siguron bashkëkombasit shqiptar se në çdo moment është në krye të detyrës dhe nuk do lejojë që matrapazë e mashtruesë të komprometojnë këto struktura me veprimet e tyre të paligjshme e antikombëtare; dhe për këtë ju bënë thirrje të gjithë atyre që ëndërrojnë të manipulojnë popullatën civile, se nuk kemi kohë t’i rehabilitojmë por do t’iu japim dënimin e merituar sipas ligjeve ushtarake të luftës, siç theksuam më lartë në bazë të vendimeve të Gjykatës së Lartë Ushtarake të AKSH-së.

    Shefi i Shërbimit Informativ Ushtarak të AKSH-së,
    Major Alok GALLAPI

    Për Departamentin e Informacion-Propagandes të Divizionit "Adem Jashari",
    Ilir Kodra

    Datë 20.04.2003 - Prishtinë
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    FRONTI PËR BASHKIM KOMBËTAR SHQIPTAR
    ARMATA KOMBËTARE SHQIPTARE
    Prot.Nr.26/AKTI-21-04-03
    Prishtine, 21.04.2003

    P R O N O N C I M P U B L I K

    JA PSE ËSHTË E DOMOSDOSHME QË ARMATA KOMBËTARE SHQIPTARE TË VEPROJË EDHE NË KOSOVË




    Se lufta vjen si pasojë e politikave të dështuara, kjo është e njohur tashmë edhe për fëmijët parashkollorë.

    Se administrata e OKB-ve është e dështuar tërësisht në Kosovë, madje ajo duhet të japë edhe përgjegjësi për ngecjet dhe dëmet që po i shkakton kombit shqiptar të pjesës së Kosovës protektorat, edhe këtë e di i madh e i vogël.

    Se UNMIK-u nuk e administron 30% të territorit të Kosovës këtë e dijnë të gjithë që nga ata që e kanë dërguar Shtajnerin në Kosovë e deri tek fëmijët parashkollorë të cilët Mitrovicën e njohin me sinonimin e qytetit të ndarë, që për urat mendojnë se janë godina që ndajnë brigje lumenjësh e jo që bashkojnë, e kështu me radhë...

    Se UNMIK-u është bërë gazi i dheut dhe shembulli i botës se si nuk duhet të udhëhiqet shteti, këtë e tregon vetë fakti më i freskët kur irakianët deklarohen kundër OKB-ve dhe e shpallin atë të padëshirueshme për vendin e tyre.

    Se administratorët në Kosovë ndërrohen si klientët e një prostitute dhe ikin pa gjurmë dhe llogari për pasojat, kjo është parë dhe po shihet fushës edhe nga te verberit.

    Se në policinë e UNMIK-ut ka patur dhe ka kriminelë të vërtetë, vrasës, narkomanë, përdhunues, penzionerë, joprofesionistë e të kërkuar nga gjykata të ndryshme nëpër botë kjo tashmë është bërë e njohur dhjetëra herë edhe përmes mediave elektronike dhe të shkruara kombëtare e ndërkombëtare.

    Se në rastin e Kosovës, z.Shtajner, UNMIK-u dhe komplet OKB-ja janë të dështuara, për këtë nuk duhet të presim dhe as që guxojmë të presim që të bindemi edhe më shumë.

    Se UNMIK-u është duke administruar me shqiptarët e Kosovës dhe jo me Kosovën edhe ky është një fakt i pamohueshëm; sikundër, që nuk mund të mohohet e drejta për shfaqjen e dyshimeve se a është UNMIKU mision special i Serbisë në Kosovë apo është Mision i përhershëm i okupimit moderrn dhe terrorizimit psiko-fizik sipas standardeve të reja pushtuese.

    Se nuk ka logjikë të shëndoshë e as normë ligjore që një Armatë te rregullt, që vepron në hierarki, e cila ka programin e platformën, strukturën udhëheqëse politike dhe atë ushtarake, si dhe ka një numër të madh pjesëtarësh me mbi 20 mijë e cila deri me tani nuk ka bërë asnjë vepër terroriste, e cila politikisht udhehiqet nga FRONTI PER BASHKIM KOMBETAR me platformën e vet në përputhshmëri me kartat ndërkombëtare të të drejtave të njeriut dhe popujve dhe gjithe lufën e zhvillon në përputhshmëri me ligjet ndërkombëtare të luftës, kjo është mirë e njohur si për administratën e dështuar të UNMIK-ut ashtu edhe për z.Shtajner, mirëpo këta fajin e tyre duan ta hedhin nga vetja e tyre dhe si alibi ta përdorin Armatën Kombëtare Shqiptare (AKSH).

    Se minimi i një ure nëpër të cilën shkojnë e vijnë njësi ushtarake armike është pjesë e luftës së drejtë dhe e sektorit të Xhenjos (inxhinjerisë), dhe këtë sektor e ka çdo ushtri e botës, edhe këtë e di mirë z.Shtajner.

    Se ata që ranë dëshmorë në këtë urë u bënë heronjë dhe legjenda më te reja shqiptare se si mbrohet toka shqiptare, dhe si bihet sikur Oso Kuka dikur, këtë e dijnë mirë edhe politikanët servilë shqiptarë e edhe ata që shtiren për patriotë, por servilizmi i tyre ka arritur në atë masë derisa ka kaluar edhe turpin dhe të tillët nuk turpërohen dhe nuk i zen gjaku i dëshmorëve që Armatën Kombëtare Shqiptare, këtë Armatë të shenjtë dhe trashegimtaren më të denjë të Ushtrise Çlirimtare te Kosoves t'ia mveshin epitetin e terrorizmit, sikur që e pakëzonin dikur Sllobodan Millosheviq e Ibrahim Rugova Ushtrine Çlirimtare te Kosoves në vitet e para të daljes së saj…
    Turpi dhe mallkimi do të bjerë mbi Ju, se Shtajneri do të ikë sikur që ikën të tjerët dhe juve do të jy hypin të tjerë…

    Për t’ia hapur sytë më gisht, si administratës së dështuar të UNMIK-ut ashtu edhe z.Shtajner, si edhe shërbëtorëve servilë shqipfolës te tyre, Shërbimi Informativ Ushtarak (SHIU) i Armates Kombetare Shqiptare (AKSH-se) është detyruar që të bëjë publike këto të dhëna të pakontestueshme, të cilat duhet t’i dijë mirë edhe z.Shtajner; sepse, këto arsyetojnë plotësisht veprimtarinë e AKSH-së edhe në Kosovë dhe arsyetojnë epitetin e të dështuarit për z.Shtajner si dhe të gjithë atyre që i kanë dërguar në Kosovë.

    E para:
    Në Veriun e Mitrovicës, në pjesën ku "de facto" dhe "de jure" nuk administron UNMIK-u, operojnë të gjitha strukturat nacionaliste, kriminale e shtetërore serbe.

    E dyta:
    Në veri të Kosovës dhe kudo rrethepërqark saj veprojnë njësitet e ushtrisë së rregullt serbe të cilat herëpas’here edhe hyjnë në territorin shqiptar (të Kosovës).

    E treta:
    Kudo në Kosovë vepron Shërbimi Sekret Informativ serb si ai ushtarak KOS ashtu edhe ai shtetëror UDB.

    E katërta:
    Njësitet e xhandarmërisë serbe lëre që veprojnë në pjesë të ndryshme të Kosovës por edhe qarkullojnë lirshëm dhe hyjnë saherë që duan kudo në Kosovë.

    E pesta:
    Në pjesën veriore të Kosovës vepron Njësia "68" parashutiste serbe në një numër të konsiderueshëm dhe efektiv.

    E gjashta:
    Grupe ekstremistësh dhe ish paramilitarësh që veten tashmë e kanë promovuar si Ushtria Çlirimtare Serbe janë të gatshëm kudo në vendbanimet serbe dhe ata kanë shpallur platformën për bashkimin e komunave serbe, që në fakt i kanë të bashkuar sepse aty nuk vepron UNMIK-u.

    E shtata:
    Në veriun e Kosovës vepron edhe Garda (Vullnetare) Republikane Serbe (NRG), ku përfshihen njësitet e kriminelit të vdekur Zhelko Raznjatoviç - ARKAN. Por këto njësite nuk veprojne tashme ne menyren hierarkike si dikur kur ishte gjallë bosi i tyre, mirëpo udhëhiqen nga njerez te tjere shume te afert me kriminelin ARKAN.

    E teta:
    Në kuadër të Universitetit serb të Mitrovicës ka të regjistruar mbi 10 mijë vullnetarë serbë të cilët janë të kamufluar si studentë dhe janë të regjistruar me kartela studenti. Pra të gjithë këta në fakt jane vullnetarë nacionalistë, të cilët janë në gjendje gadishmërie për veprim armiqësor kundër Kosovës.

    E nënta:
    Pas ofenzivës së marrë nga qeveria srbe kundër bandave në Serbi, të gjithë të kërkuarit kanë gjetur vend-strehimin e tyre në Mitrovicë dhe per te vepruar në këtë pjesë anarkike ku nuk sundon ligji...

    E dhjeta:
    Grupe paramilitarësh e ish komandues grupesh paramilitare dhe kriminele të kërkuar për krime gjithashtu veprojnë lirshëm në këtë pjesë të veriut, ku nuk guxon dhe nuk ka aftësi të administrojë as UNMIK-u e as KFOR-i francez.

    Janë këto vetëm dhjetë fakte të cilat z.Shtajnet, UNMIK-u, OKB-ja, Brukseli, Gjeneva, EU-ja, KFOR-i dhe organizmat e tjerë ndërkombëtarë, si dhe politikanët e dështuar e servilë shqiptarë duhet t’i kenë parasyshë para se të nxitojnë të deklarohen për një Armatë të rregullt e cila kërkon zgjidhjen e drejtë dhe trajtimin njerëzor e human të kombit të vet në trojet e veta etnike, ku ka të drejtë ligjore, pronësore, njerëzore, humane, morale, historike, kombëtare etj etj…


    Për të gjitha ato trupa serbe të cilat rrijnë më një këmbë për tu vërsulur në drejtim të Kosovës asnjëherë nuk është deklaruar as z.Shtajner, as OKB-ja, as EU-ja, as KFOR-i francez dhe as politikanët “patriotë” kosovarë.

    Z.Shtajner, vini gishtin kokës!
    Ne dijmë edhe të të tregojmë dhe të japim shembuj se çka quhet dhe çka ne te vertete eshte terrorizëm!
    Të jesh i binur për këtë, madje këtë provë mund ta bëjmë direkt në administratën tuaj!

    Ti e di shumë mirë se Ti dhe të gjithë ndërkombëtarët në Kosovë keni qenë dhe jeni të mirëseardhur, dhe ne jemi deklaruar shumë herë se nuk do të përzihemi në pjesën ku administron UNMIK-u dhe KFOR-i , sepse edhe nuk kemi patur arsyje, por tash e tutje do të mendohemi sepse sikur e gjithë administrata jote që po vazhdon të veprojë me ligjet e serbisë, duke përjetësuar edhe një pjesë të programit të tyre me dënimet dhe diskreditimuin e atyre që e çliruan Kosovën, ashtu edhe Ti po vepron me stilin injorant, mospërfillës dhe terrorizues siç vepronin ish ish kolonialistet serbe ne Kosove.

    Ti e di shumë mirë se njerëzit e administratës tuaj nuk janë të përfillur dhe janë të injoruar totalisht nga pakica serbe në Kosovë, të cilët nuk i përgjigjen asnjë segmenti të administratës tënde përveq POLICISË ku u ke krijuar hapësirë të shfryjnë e të shuajnë apetitet e tyre antishqiptare dhe nën këtë uniformë të realizojnë edhe 99 qëllime të tjera të veta.

    E dijmë që ke filluar të mendosh se shqiptarëve mund t’ua futësh edhe gishtin në gojë dhe ata nuk ta kafshojnë por ta lëpijnë. Kështu pati menduar edhe krimineli Millosheviq, por mu atëherë kur e ndjeu vehten më së forti dhe më së larti, mu atëherë u formua Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe shpërtheu Kryengritja Popullore e cila u bë shembull për gjithë botën.

    Edhe asokohe deklarimet e Millosheviqit (parardhesit tend) ashtu edhe të politikanëve servilë të shitur e të dështuar shqiptarë ishin afërsisht të njëjta me këto që sot ju thoni për Armatën Kombëtare Shqiptare, por problemi nuk u zgjidh me epitetin terrorist.

    Merru me problemin zoti Shtajner, jo me epitete, sepse problemi është diku tjetër, ate e di shumë mirë Ti, por mundohesh të na hjedhish hi syve…

    Të sigurojmë se vëtëm në territorin e Kosovës ku Ti “administron” numri i pjesëtarëve tanë arrinë mbi 10 000 trupa dhe ai i atyre që tashmë janë zhgënjyer tej mase me administratën tënde të dështuar dhe te cilet madje kanë krijuar edhe urrejtje është mbi 90% e popullatës; prandaj, ke mendjen se si po i qasesh zgjidhjes së problemit, z. Shtajner.

    Nëse mëndon se problemi zgjidhet duke burgosur njerëz të pafajshëm, njerëz që i kanë dalur në ndihmë këtij populli kur ka qënë në ditët më të vështira, si dhe nëse mendon se mund t’i arrestosh të gjithë pjesëtarët e AKSH-së atëherë të propozojme që të ndërtosh burgje të reja, dhe deri sa Ti t’i përfundosh burgjet ne do të çlirojmë pjesët e tjera të Shqipërisë Etnike. Dhe, kur të kthehemi do të fusim në ato burgje të gjithë administratën tënde prej banditësh, spiunësh, kriminelësh, hajnash, matrapazësh, përdhunuesish etj…

    Është thirrja e fundit që Armata Kombëtare Shqiptare të drejton Ty z. Shtajner dhe gjithe administratës tënde që të ndaloni veprimtarinë antishqiptare, anti-UÇK dhe anti- AKSH. T’i lironi nga burgjet të gjithë ish-luftëtarët dhe njërëzit e pafajshëmme me të cilët i ke mbushur burgjet sikur paraardhësit e tu. Mos na detyro që ta ndryshojmë historinë sikur ia ndryshuam para-ardhësit tënd.

    Është thirrja jonë e vendosur dhe e prerë, që të rishikosh fjalorin tënd të përdorur ndaj strukturave tona dhe të tërheqësh fjalët banale dhe të palogjikshme që ke përdorur për të fyer Armatën Kombëtare Shqiptare.

    Mos na kërko kur të bëhet teper vonë.


    Për Departamentin e Informimit dhe Propagandës
    ILIR KODRA
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723

    Merret në pyetje “drejtuesi i AKSH-së” në Shqipëri, Idajet Beqiri

    Nga forcat e antiterrorit shqiptar

    TIRANË, 20 PRILL - Policia e antiterrorit e Shqipërisë ka shoqëruar për disa orë në polici kryetarin e Partisë Uniteti Kombëtar, Idajet Beqiri, i cili është vetëshpallur edhe kryetar i strukturës së Armatës Kombëtare Shqiptare në Shqipëri.

    Sipas informacioneve konfidenciale që mbërrijnë nga forcat e antiterrorit, bëhet e ditur se Beqiri është pyetur për disa orë dhe më pas është lënë i lirë, mbrëmjen e së shtunës.

    Informacioni për këtë çështje mbetet i rezervuar, por shpallja publike e Beqirit si drejtues i AKSH-së në Shqipëri dhe aktet e fundit të shpërthimeve që ndodhën në Zveçan dhe në Pejë, të marra përsipër nga kjo organizatë, mendohet të kenë qenë thelbi i pyetjeve.

    Veprimi i forcave antiterror vjen menjëherë pas deklaratës së kryeadministratorit të përgjithshëm të Kosovës, Michael Steiner, i cili e shpalli zyrtarisht AKSH-në organizatë terroriste.

    Forcat e antiterrorit në Shqipëri, në bashkëpunim edhe me struktura të tjera të sigurisë, kanë ndaluar gjatë javës së fundit edhe 2 persona të tjerë, për të cilët kishte informacion se kishin lidhje me AKSH-në.

    Pasi është bërë ndalimi i këtyre personave në Aeroportin e Rinasit, ata janë kthyer mbrapsht, pasi janë shpallur persona “non grata” nga Qeveria shqiptare.

    Koha Net
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    FRONTI PËR BASHKIM KOMBËTAR SHQIPTAR
    ARMATA KOMBËTARE SHQIPTARE
    Prot. Nr. 27/AKTI-22-04-03
    Tiranë, Prishtinë, Shkup, Ulqin, Prevezë;
    Më 22. 04. 2003

    DREJTUAR:

    KËSHILLIT TË SIGURIMIT TË ORGANIZATËS SË KOMBËVE TË BASHKUARA


    I nderuar zoti Koffi Anann !
    Të nderuar Zotrinjë Anëtarë të KS të OKB-së!


    UNMIK DHE ZOTI STEINER PO E DESTABILIZOJNË KOSOVËN DHE TË GJITHË RAJONIN E BALLKANIT!



    Me ndjenjën e përgjegjësisë së lartë para kombit tonë shqiptar dhe para faktorit relevant progresist nderkombetar, ju bëjmë me dije se Misioni i UNMIK dhe drejtuesi i tij M. Steiner, jo vetëm po dështojnë, por ka rrezik qe Kosovën ta fusin në një destabilitet të paparë.

    Fronti për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH) i themeluar më 13 dhe 14 korrik 2002, në një Kuvend Historik të mbajtur me delegatë nga të gjitha hapsirat shqiptare, është një bashkim forcash politike, intelektuale dhe atdhetare shqiptare, të cilat kanë platformat e tyre dhe janë të rregjistruara konformë ligjeve të shtetit ku veprojne. Ky Front, ashtu sikurse forcat politike dhe atdhetare që e perbejne ate, kane vepruar ne menyre legale ne Shqiperi, në Kosove, në Malin e Zi, në IRJM qysh ne lindjen e pluralizmit në këto vende. Programet e tyre kanë qënë legale e të qarta: ato aspirojnë, punojne, sakrifikojnë dhe luftojnë për të zgjidhur çështjen shqiptare me ribashkimin e të gjitha trojeve etnike në një shtet të vetëm kombëtar, demokratik dhe ligjor shqiptar në Ballkan. Këto subjekte politike ne Frontin për Bashkim Kombëtar Shqiptar i bashkoi Platforma Politike e njejtë.

    Armata Kombëtare Shqiptare (AKSH) është një strukture ushtarake e cila eshte themeluar më 4 dhjetor 1999, para ish UCK-ombetare në IRJM. Rrethanat dhe momenti bëri që një pjesë e mirë e saj t'i bashkohej ish-UÇK me bindjen se kjo luftonte per ribashkimin e trojeve etnike shqiptare me shtetin amë, Shqipërinë. Pas Marrëveshjes së Ohrit, të cilën AKSH-ja nuk e ka pranuar, kjo Armate shpalosi qëllimin e saj, i cili në thelbë ishte një me programet e disa partive politike dhe asosacioneve atdhetare shqiptare. Nisur nga kjo, si dhe duke pare veprimet konkrete në terren dhe rrezikun e nje destabiliteti të paimagjinueshem, FBKSH-ja e mori nën kontroll dhe u bë udhëheqja politike e Armatës Kombëtare Shqiptare.

    AKSH-ja e sotme ndryshon rrënjesisht nga ajo e viteve 1999-2002, sepse është organizuar mbi principet e nje ushtrie të rregullt, është e veshur me uniformën e saj, ka strukturat dhe hierarkinë e vet dhe udhëhiqet nga kuadro të afta ushtarake që kanë përvojë në drejtimin e ushtrive moderrne, të cilët nuk lejojnë degjenerimin e misionit të kësaj Armate dhe as daljen e saj nga kontrolli për të krijuar precedentë të rrezikshëm për jetën e civileve dhe pasurive të tyre.

    Fronti për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH) më 25 gusht 2002 ju ka derguar gjithë faktorëve nderkombëtar, gjithë personaliteteve me të shquara të botës, sikurse jua ka dërguar edhe Juve, Anëtarëve të Përhershëm KS të OKB-së, si dhe zotit Koffi Anann një MEMORANDUM ku shprehemi qartë se kush jemi, çfarë organizimi politik perfaqësojme, cilat janë kendveshtrimet tona për Ballkanin që po mbetet "fuçi baroti" dhe çfarë rrugëzgjidhje ne parashtrojmë për zgjidhjen e çështjes shqiptare dhe të konfliktit në tërë Rajonin. Ne kemi pritur një përgjigje prej Jush dhe prej përfaqësuesit Tuaj të UNMIK në Kosovë M. Steiner, Ju dhe posaçërisht Zoti Steiner, keni bërë rolin e "strucit". Zoti Steiner ka avancuar më tej, duke porositur me urdhra të prera masmediat elektronike dhe te shkruara që të bënin heshtjen e varrit për aktivitetin tonë afro një vjeçarë. Udhëheqësit e FBKSH dhe strukturat e saj kane vepruar legalisht. Kemi dhënë konferenca te ndryshme shtypi, kemi berë protesta legale në vendet e ndryshme të botes, deri edhe para Këshillit të Ministrave të BE, në Bruksel. Jemi prononcuar hapur për shumçka në masmediat e vendit dhe të huaja. Nga ana tjetër AKSH-ja ka ndermarrë një mori aksionesh sinjifikative politike për t'ju bindur Juve se shqiptarët në Ballkan nuk do të qetësohen dhe nuk do të mundin dot të integrohen pa u koregjuar padrejtësia shekullore, pa u çliruar nga kolonializmi tipik dhe sundimi i tre shteteve të ndryshme, pa u ribashkuar në shtetin e tyre kombetar, si zgjidhja e vetme fatlume per paqen dhe stabilitetin e Ballkanit.

    Ju, përfaqesuesi Juaj zoti Steiner si dhe politika zyrtare e shteteve ku ne veprojme keni vazhduar të heshtni duke bërë gjoja "të paditurën". Mirpo jo gjithmonë "heshtja është flori".

    Zotrinjë të nderuar,
    Ju u zgjuat nga gjumi i madh që u kishte kapëluar vetëm pas ngjarjes në Urën e Zveçanit në Mitrovicën Veriore. Përfaqësuesi i UNMIK, M. Steiner, pas ngjarjes kërkoi informacionë prej strukturave të AKSH-së rreth kesaj ngjarje. Strukturat tona në mënyrë transparente i bënë të ditur Zotit Steiner se FBKSH-ja dhe AKSH-ja ndjejnë detyrim të informojnë dhe të bashkpunojnë me KFOR-in, për të cilin edhe kanë respekt, por jo me Zotin Steiner dhe UNMIK-un e tij. Këtë deklarim e bëmë sepse siç do të shtjellojmë edhe më poshtë, ky Mision i Juaj këtu në Kosovë, zotrinjë të KS të OKB-së, jo vetëm që ka dështuar, por çdo ditë e më shumë po krijon precedentin e rrezikshem të destabilitetit të krejt Rajonit.

    Zoti Steiner me një ngutje të pazakonte e deklaroi me nje urdhër administrativë AKSH-në si "organizatë terroriste". Pse u ngut deri në këtë shkallë Zoti Steiner sa nëpërkëmbi edhe rregullat më elementare demokratike të të drejtave dhe lirive të njeriut dhe të funksionimit normal të demokracisë?

    E para, sepse Zoti Steiner është personi që ka marë përsiper shkëputjen e Mitrovicës Veriore nga trungu i Shqipërisë dhe dhënijen e saj Serbisë. Zoti Steiner ka ardhur në Kosovë me dy qëllime:
    E para, të mbrojë me fanatizëm vendimin e Kongresit famekeq të Berlinit të 1878 që bënë të parët e tij, vendim i cili na ka shkatuar deri miliona viktima nga gjenocidizmi masiv i serbo-sllavo-grekëve tash kur ne shqiptarët jemi zgjuar perfundimisht nga gjumi dhe duam të çlirohemi nje here e përgjithmone nga kolonializmi;
    E dyta, sepse Zoti Steiner ka bërë një tjetër "mini Kongres të Berlinit" në favor të Beogradit. Para syve të tij dhe me bekimin e tij Serbia "i fali" IRJM-së 2500 hektar toke të Shqipërisë! Zoti Steiner i ka premtuar Coviçit në Beograd që para se të zgjidhet Statusi përfundimtar i Kosovës, Serbia duhet të marë nën kontroll Mitrovicën Veriore. Ne kemi dokumente për sa theksojmë dhe ne kohen e duhur do t'i bejmë publike ato. Pas këtij akti të turpshëm të Steiner, në Mitrovicën Veriore nuk administron më UNMIK-u, por vetëm strukturat nacionaliste, kriminale dhe shtetrore serbe. Në Veri të Mitrovicës vepron ushtria e rregullt serbe dhe shërbimi sekret informativ serb. Në Mitrovicën Veriore veprojne njësitet e xhandarmërisë serbe, njësia "68" e parashutistëve, grupe ekstremiste paramilitare që tashmë kanë krijuar "Ushtrinë Çlirimtare Serbe", vepron Garda (Vullnetare) Republikane Serbe (NRG). Në këtë garde përfshihen edhe njësitet kriminale të Arkanit që tashmë drejtohen nga bashkëpunëtorët e tij. Në kuadrin e "Universitetit Serb" ( për të cilin Steiner ka bërë poterë të madhe edhe para zotit Koffi Anann për mosmiratimin e ligjit të paraqitur në Parlamentin e Kosovës) janë rregjistruar plotë 10 mijë paramilitarë serbe të paisura me kartë studenti, por që në fakt janë në gadishmëri të lartë për veprim ushtarak. Të gjithë të kërkuarit për krime lufte, apo banditë të ndryshëm serb pjesmarrës në krimin e organizuar, ndodhen të strehuar në Mitrovicën Veriore ku sundon anarkia dhe ku ligji është totalisht i nëpërkëmbur.

    Janë të gjitha këto që theksojmë më lartë të cilat e detyruan AKSH-në që të ushtrojë veprimtarinë e saj vetëmbrojtëse ndaj shqiptarëve që jetojnë në Mitrovicën Veriore dhe këtij trualli shqiptar. AKSH-ja ka deklaruar dhe deklaron se ajo nuk vepron ku është KFOR-i dhe UNMIK-u. Mirëpo, në Mitrovicën Veriore UNMIK-u me qëllime të mbrapështa ua ka lënë kontrollin gjithë llumit kriminal shtetëror dhe vullnetar serb. Akti i AKSH-së mbi urën e Mitrovicës ishte sinjifikativ. Me këtë akt AKSH-ja nuk kishte ndermend të vriste asnjë personë, i cilit do nacionalitet të ishte ai, ndaj u zgjodh ajo orë e mesnatës për t'u kryer aksioni.

    AKSH-ja as ka qënë dhe as do të bëhet si "Beretat e Kuqe" serbe, që vrasin deri edhe Kryeministra, nuk është as si "Rojet e Urës" që kanë vrare popullsi të pafajshme e që u kanë kthyer armët duke i vrarë e plagosur forcat nderkombëtare, nuk është as si "Luanët" në Maqedoni që kanë shkaktuar deri varre masive me shqiptarë. AKSH-ja nuk ka vrarë as edhe një civil të vetëm. Në këto kushte ne pyesim: Pse nuk i shpallë terroriste këto grupe realisht terroriste Zoti Steiner?

    Në jemi një formacion i organizuar në radhë të parë politik. Para se të cilësohemi "terroristë" duhet të degjohemi, të japim argumentet tona, të paraqesim Platformën dhe këndveshtrimit tona, të na sigurohet e drejta e mbrojtjes, se së paku këta 51.112 anëtarët që militojnë në radhët tona, që kanë pranuar Platformën e FBKSH-së dhe qe paguajnë anëtarësinë janë njerëz dhe duhet të gëzojnë të drejtat dhe liritë që gëzojnë gjithë njerëzit e tjerë. Ndaj vetëm një gjykatë e pavarur mund të vendosi për një grup apo organizatë, ose për një individe, nëse është ose jo "terroriste".

    FBKSH-ja si struktura politike e AKSH-së apelon para jush që të zëvëndësohet sa më parë gjuha e forcës që ka zgjedhur zoti Steiner me UNMIK-un e tij, me forcën e arsyes, me logjikën e ftohtë të bisedimeve, të argumenteve dhe të debateve politike konstruktive. Ne jemi të gatshëm të parashtrojmë argumentet tona se çfarë kërkojmë dhe si duam t'i arrijmë qëllimet tona politike e kombëtare. Ndryshe, nëse zoti Steiner dhe Policia e tij e UNMIK-ut do vazhdoj të na provokoj dhe maltretoje me gjuhen e forcës, AKSH-ja do të detyrohet qe të vetmbrohet. Ajo nuk do të lërë popullsinë e pafajshme të dergjet e torturohet burgjeve se gjoja janë të AKSH-së!

    Nëse zoti Steiner do të vazhdojë të sillet në Kosovë, si deri tani, si një gjerman i viteve 1939-1945, ne jemi të detyruar të sillemi si shqiptarë të viteve 1939-1945.

    Së fundi, FBKSH-ja dhe struktura e saj ushtarake AKSH, vleresojnë se populli i Kosovës e konsideron jo në funksionin e vet Misionin e UNMIK-ut. Ky Mision nuk po merret me sigurinë dhe stabilitetin e jetës në Kosovë, por me shfrytëzimin barbar për interesa personale dhe klanore të pasurive të Kosovës dhe vetëm me mbrojtjen e interesave të serbëve dhe Serbisë. Rolin më negativ në këtë drejtim e ka luajtur dhe vazhdon ta luaj zoti Shtajner, të cilin veç disa politikanëve servil, askush nga populli shqiptar i Kosovës nuk do ta shohë më në krye të UNMIK-ut. Të bindur se kuptohemi drejt, ju apelojmë Juve që ta largoni sa më parë nga Kosova zotin Steiner. Ndërsa Ju zoti Steiner ne ju themi që sa më shpejt, aq më mirë për ju personalisht do te jete qe të largoheni nga Kosova. Zullumet që keni bërë nuk mund të lahen më.

    Të bindur se forca e arsyes do e mposhti logjikën e mbrapësht të dhunës dhe terrorit, e cila me siguri do të pjellë dhunë të dyanshme, jemi të gatshëm për dialog.

    PËR KRYESINË QËNDRORE TË FRONTIT PËR BASHKIM KOMBËTAR SHQIPTAR:

    1. KRYETARI
    Mr.Valdet Vardari (d.v)

    2. SEKRETARI POLITIK
    Av. Alban Vjosa (d.v)

    3. ZËVENDËS-KRYETARI I PARË DHE SHEFI I SHTABIT
    TË PËRGJITHSHËM TË ARMATËS KOMBËTARE SHQIPTARE
    Gjeneral *** Vigan Gradica (d.v.)

    4. ZËVENDËS-KRYETARI I DYTË DHE SHEFI I DREJTORISË
    SË PËRGJITHSHME TË SIGURIMIT KOMBËTAR SHQIPTAR
    Gjeneral ** Bestar Kosova (d.v.)

    5. ZËVENDËS-KRYETARI I TRETË DHE KRYETARI I KËSHILLIT
    MBIKQYRËS TË FONDIT KOMBËTAR SHQIPTAR
    Prof. Tomorr Drini (d.v.)
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e skajkingdom
    Anëtarësuar
    09-03-2003
    Vendndodhja
    Dinoshë, Malësi e Madhe, Shqipëri
    Postime
    41

    allah allah

    Ti Brari vërtetë ke strategji të mirë për TË I IKUR TEMËS dhe për ta pshtjellë aq mirë sa që njëri harron se çka qe pyetja.

    Unë vetëm e komentova tekstin tënd ku e ke përcjellë artikullin nga K. Konushefci dhe të tregova se ai është anëtar i LDK-së, prandaj nuk mund të jetë që FBKSH dhe AKSH janë KUNDËR LDK-së, sepse anëtarët e këtyre strukturave kombëtare janë nga të gjitha partitë. Unë për shembull fare nuk jam nga Kosova as nuk kam lidhje me LDK as PDK, as që jam anëtar i ndonjë partie tjetër, dhe unë i njohë DHJETËRA të tjerë që gjithashtu e kanë plotësisht RRAFSH a është në Kosovë udhëheqëse LDK-ja apo PDK-ja, sepse nuk janë të afërm me asnjërën nga këto parti.

    Ndërsa kjo vetë është fakt se FBKSH dhe AKSH përbëhen nga të gjithë profilet politike dhe apolitike shqiptare, dhe nuk ka kusht për të qenë anëtar i tyre në formën "vetëm nëse je në PDK ose AAK apo ku ta di unë".

    Ti nëse nuk beson shko vëlla e pyete ti vet K. Konushefcin në Besianë (është edhe profesor i gjuhës) dhe ai do të të vërtetojë këtë thënien time.

    Ose shko ndonjëherë në ndonjë tubim të FBKSH-së diku në perëndim (nëse je në perëndim) dhe shih pastaj nga cilat parti janë ata që bëjnë pjesë në këto struktura. Bindu ti vet e mos folë "havasë".

    Sa për informatë që edhe një tekst nga K. Konushefci lidhur me AKSH-në (që është botuar sot në www.iliria.net):

    Pse “Policia antiterror” e Fatos Nanos i lufton veprimtarët legal të Shqipërisë Etnike!!!???

    Pse ligjet terroriste dhe militariste të regjimit gjenocidal të Sllobodan Millosheviqit ende janë në fuqi në Beograd dhe në Podogoricë aspak nuk është e çuditshme, por pse këto sundojnë barbarisht qe katër vjet në legjislacionin dhe në ekzekutivin e administrates ndërkombëtare, të njohur me emrin UNMIK në Kosovë, dhe në Shqipërinë revizioniste-rankoviqiste të Fatos Nanos, kjo është padrejtësia më e madhe, që i është bërë, dhe po i bëhet një populli dhe shteti sovran siç është Shqipëria dhe shqiptarët në kufijtë tyre etnikë.

    Pse Kosova ende është në mëshirën e të huajve dhe të zbatimit të ligjeve të Serbisë fashiste, këtë e justifikon edhe Rezoluta 1244, Korniza Kushtetuese e Kosovës, si dhe ligjet dhe ligjshmnëritë e tjera diskriminuese, të kserkosuara dhe të zbatuara nga Kushtetuta dhe ligjet gjenocidale të shtetit policor të Sllobodna Millosheviqit, po pse këto, tani kanë filluar të zbatohen në mënyrë “perfidije” edhe nga aparati shtetëror i Qeverisë socialiste totalitare të Fatos Nanos në Shqipëri, arsyen dhe motivet e kësaj “ujdurme” të tradhtisë së interesave të kombit dhe të shtetit shqiptar, këto me siguri mund t’i ketë ditur vetëm Ambasada serbomalazeze e “beretave të kuqe”e Beogradit dhe e Podogoricës, e vendosur nën hijet e “hurmave mesdhetare” në Tiranë. Një gjendje e këtillë e shtetrrethimit të AKSH-së dhe të veprimtarëve të Shqipërisë etnike nga shërbimet sekrete policore mafijoze serbosllave dhe të huaja, në Shqipëri ka qenë karakteristike vetëm para shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë , më 28 nëntor 1912, dhe në prag të mbarimit të Luftë së Dytë Botërore/1945/, e kurrnjëherë mëpastaj, deri më 1990 e këtej.

    Se udba e Sërbisë vepron lirshëm, dhe pa kurrfarë kufizimesh nëpër gjithë Shqipërinë, kinse për ta ndihmuar regjimin policor të Fatos Nanos në “zhdukjen e terrorizmit” të AKSH-së, ndër të tjera, këtë e dëshmon edhe marrja në “bisedë informative” disaorëshe e veprimtarit dhe e avokatit të shquar, Idajet BEQIRI, kryetar aktual i Partisë së Unitetit Kombëtar Shqiptar, dhe Sekretar i Përgjithshëm Politik i Frontit për Bashkimin Kombëtar Shqiptar(FBKSH). Këtë akt arbitrar dhe “piratesk”, mund ta kuptojnë dhe ta justifikojnë vetëm urdhërdhënësit udbashë të Beligradit dhe rrjetet mafioze nëntokësore të marimangave të tyre, të quajtura “antiterror” sikurse “beretat e kuqe” të Klanit të Zemunit të Sheshelit, dhe të Klanit të Dedinjës së Sllobodan Millosheviqit, të cilat deri më 12 mars, kur e likuiduan kryeministrin serb dr.Zoran Gjingjiq, kanë vrarë dhe bërë reprezalie të llahtarshme mbi popullatën shqiptare në Kosovë, po ashtu në emër të “luftimit të terrorizmit shqiptar dhe të terrorizmit UÇK”, sikurse tani që kanë filluar ta luftojnë bashkërisht dhe zyrtarisht “terrorizmin e AKSH-së” “luanët”, “arkanovcat” dhe “beli orllovi” “antiterroristë” të Serbisë, të FYROMIT dhe “sorrat e zeza antiterroriste” të Fatos Nanos.

    Sipas “kohës ditore”, datë 21 prill 2003 (nënshkruar nga një G.Selenica) :”Policia e antiterrorit e Shqipërisë ka shoqëruar për disa orë në polici kryetarin e Partisë Unitetit Kombëtar, Idajet Beqiri, i cili është vetëshpallur edhe kryetar i strukturës së Armatës Kombëtare Shqiptare në Shqipëri.” Ky konstruksion shpifës dhe anlafabetik gazetaresk aspak nuk është i saktë, sepse dezinformon lexuesin dhe opinion publik, duke pohuar se “Idajet Beqiri e ka shpallur veten Kryetar të strukturës së AKSH-së”.Kjo është rrenë për “hava”, apo më saktë tendencë terrori gazetaresk ndaj figurës së shquar politike kombëtare shqiptare, Idajet Beqiri, që përputhet me “motivin” dhe me prapavijën e thellë politike të “kidnapimit” të tij nga ana e “forcave policore antiterror”, të ndërsyera nga “beretat e kuqe” të Sërbisë dhe të aleatëve të saj, të cilët po e ndihmojnë me mish e shpirt, që ta rehabilitiojnë atë nga gjenocidi dhe terrorizmi shtetëror mbi shqiptarët dhe Kosovën, duke e kthyer “ujin në butinë” e rekthimit të sundimit të terrorit shtetëror serb sipas “vizionit demokratik” të “beretave të kuqe”.

    Për të mos krijuar huti dhe dezinformim në opinion, duhet të nënvizojmë se, avokat Idajet Beqiri, nuk është Kryetar i asnjë strukture të AKSH-së, as që ky ndonjëherë është “vetëshpallur kryetar”, siç rren “për hava” analfabeti G.Selenica, por vërteta është se, avokati Idajet Beqiri, mban funksionin e Sekretarit të Përgjithshëm Politik të Frontit për Bashkimin Kombëtar/FBKSH/, i cili me votën e lirë dhe demokratike është zgjedhur njëzërit në Kuvendin e Përgjithshëm të FBKSH-së, bërë në Tiranë, më 13 korrik 2002. Prandaj, siç shihet “rrena i ka këmbët e shkurtëra”, se Kryetar i FBKSH-së është Mr. Valdet Vardari, e jo Idajet Beqiri, siç pohon “koha ditore”, gazetë kjo, e cila qëmoti luan rolin më negativ të agjitatorit për komprometimin, njollosjen dhe demaskimin e “terrorizmit të AKSH-së”, njësoj sikurse “Politika” dhe propaganda terroriste regjimit të Beogradit. Natyrisht, këtë luftë e bën njësoj, sikurse politika antishqiptare serbomadhe, në emër të “mbrojtjes së demokracisë, patriotizmit dhe të interesave” shqiptare, dhe të “rendit e qetësisë” në Ballkan!!!!

    Për insinuatat, shpifjet, rrenat dhe dezinformatat në lidhje me krijesën dhe veprimin ushtarako-politik të AKSH-së dhe FBKSH-së, “koha ditore” një ditë, patjetër, do të japë llogari morale dhe materiale, sepse për interesa, përfitime dhe promovime personale politike, është vënë në shërbim direkt të propagandës dhe politikës shtypëse serbomadhe, si dhe shërbimeve të huaja sekrete policore dhe administrative për shpërfytyrimin moral, politik, ushtarak dhe kombëtar të veprimtarisë së AKSH-së dhe FBKSH-së.

    Si “koha ditore”, ashtu edhe gazetat e revistat e tjera me përmbajtje të shtypit bulevardesk, që jetojnë “vetëm për t’i mbushur xhepat me para”, duke e “kaditur” me temjanin kolonial sllav lexuesin shqiptar me “përralla demokratike” të trajkoviqëve, ivanoviqëve, millosheviqëve e qoviqëve të Sërbisë, dhe me pseudopatriotizmin e “musketarëve” të politikës pajtuese, respektivisht vajtuese shqiptare, duhet të jenë të vetëdijshme, se nuk iu do t’i shkojë kështu gjithmonë “kungulli mbi ujë”, duke e gënjyerë, duke e mashtruar dhe duke e frikësuar popullin nga “tendencat terroriste dhe majtiste”, përkatësisht nga bijët e tij të më të dëshmuar të sakrificës dhe therorizimit për çlirmin dhe ribashkimin në Shqipërinë etnike.

    Disponojmë dokumentacionin, se “koha ditore”, edhe para kësaj rrene lidhur me Skeretarin e Përgjithshëm të FBKSH-së, Idajet Beqirin, e ka shpifur AKSH-në dhe veprimtarët e saj, duke publikuar të dhëna të pavërteta në llogari të tyre, të cilat kanë ndikuar drejtazi dhe zhdrejtazi në përpilimin e “dosjeve të zeza terroriste” të policisë së Sërbisë dhe të policisë ndërkombëtare, para se, këtë dukuri të shëmtuar antishqiptare dhe anti-AKSH, ta bënte “gjykatësi serb” Mihallo Shtajner më 17 prill, dhe “Politika” e analistit terrorist sërboçetnik, Tomisllav Kresoviqit , më 16 prill 2003.

    E gjithë kjo propagandë dhe luftë speciale e ftohtë dhe e nxehtë serbomadhe kundër AKSH-së, e ndihmuar, e financuar dhe e udhëhequr nga kolona e pestë e kollaboracionizmit fashist dhe nga “legjionet” e ndryshme të “ujërave tepricë nëntokësore dhe mbitokësore”, si dhe nga “beretat e kuqe” të Sërbisë, mund të shpjegohen vetëm me këtë përfundim lucid të plagës kronike shekullore, të shkaktuar nga të gjithë armiqtë e kombit dhe të dheut shqiptar: “QENI I KEQ, TA SJELLE UJKUN NE TORISHTE”!!!

    Pse, dhe deri kur “Politika” e përditshme e Prishtinës, do t’i furnizojë me material shpifës, dezinformues propagandistik anti-AKSH, anti-FBKSH , anti-UCK, anti-LPK, anti-PDK dhe anti-Shqipëri etnike centralet “komando” të udbes dhe të spiunazhit serb dhe, ato të huaja në Prishtinë? – Këtë askush nuk mund ta dijë saktësisht, por si duket ajo do të vazhdojë të njëjtën “këngë patriotike”, duke shpifur “fashista” dhe “terrorista” shqiptarë, përderisa fatzinjtë dhe qorrat, t’i blejnë rrenat dhe “perfidijet” e saj në vend të së vërtetës për Kosovën dhe Shqipërinë etnike.

    Deri kur këta qenë të qartur dhe të pasoj, deri kur këta ujqër të tërbuar, do ta përgjysmojnë dhe herrin egërisht dhe pamëshirë “grixhën” shqiptare?! Deri kur do të lehin, dhe do t’u shërbjenë interesave sllavomëdha dhe të huaja armiqësore vetëm për të përmbysur çdo gjë është me vlerë kombëtare shqiptare?! – Derisa populli i përvuajtur dhe i shtypur shqiptar, të marrë fatin e tij në duar të veta, të bashkohet dhe, të ngrihet në kryengritje të përgjithshme popullore kundër armiqve të brendshëm dhe të jashtëm të Shqipërisë etnike.

    “Forcat antiterror” të Fatos Nanos, të luftojnë terrorizmin serbosllav, e jo luftën çlirimtare të AKSH-së!!!

    Deri më 20 prill, 2003, kur Sekretari i Përgjithshëm Politik, Idajet Beqiri është “shoqëruar” nga Policia e Antiterrorit të Republikës së Shqipërisë, duke u mbajtur në “bisedë informative” disaorëshe lidhur me aktivitetin e tij polik, kombëtar dhe patriotik shqiptar, si Kryetar i Partisë së Unitetit Kombëtar Shqiptar, dhe Sekretar i Përgjithshëm Politik i Frontit për Bashkimin Kombëtar Shqiptar/FBKSH/ , unë as opinioni publik shqiptar në rrethinën e Llapit heroik, nuk kemi qenë në dijeni se aparati shtetëror socialist-revizionist i Fatos Nanos, veç “sekuritateas”, ka në dispozicion edhe “policinë antiterror”. Sa “mire”! Kjo, përnjëmendë vlen të çmohet, nëse ato njësite policore antiteror të Shqipërisë, regjimi i Fatos Nanos, do t’i përdorë për destinime të ndërhyrjes urgjente të parandalimit të forcave policore, paramilitare dhe fallangave terrosite serbomëdha-sllave, të cilat që nga 1989, janë duke shuar etjen me gjakun shqiptar, janë duke bërë plojë misht dhe eshtërat e shqiptarëve në Kosovë, në Preshevë, në Bujanoc, në Medvegjë dhe në Iliridë, vetëm pse janë shqiptarë, vetëm pse janë ngritur me penë dhe me pushkë në luftë kundër shtypjes, terrorit dhe gjenocidit kolonial të tyre, duke kërkuar me plot të drejtë rikthimin e tokave të tyre nën sovranitetin e popullit shqiptar dhe të Shqipërisë etnike, të grabituara, të kolonizuara dhe të copëtuara nga barbarët sllavë, që nga viti 1878. Në funksion të kësaj lufte antikoloniale, të drejtë të çlirimit, të vetëmbrojtjes dhe të bashkimit pa dyshim janë vënë edhe Armata Kombëtare Shqiptare/AKSH/ dhe Fronti për Bashkimin Kombëtar Shqiptar/FBKSH/, të drejtuara dhe të komanduara ndër bijtë më vizionarë, më të guximshëm dhe më të urtë të popullit shqiptar, Mr.Valdet Vardari/Kryetar/, Avokat Idajet Beqiri/Sekretar i Përgjithshëm Politik/ të FBKSH-së, dhe nga Gjenerali*** Vigan Gradica/ Kryetar i Shtabit të Përgjithshëm të Armatës Kombëtare Shqiptare/AKSH/.

    Të tre këta udhëhdeqës të lartë, si dhe pjesëtarët e aktivistët e tjerë të këtyre strukturave politiko-ushtarake të FBKSH-së dhe të AKSH-së, të cilët u nënshtrohen, dhe veprojnë në përputhje me Platformën dhe me aktet e tjera normative të FBKSH-së dhe AKSH-së, të cilat janë hartuar dhe zbatohen së bashku me rregulloret, ligjet dhe konventat ndërkombëtare të së drejtës ndërkombëtare, as “policia antiterror shqiptare”, as “policia antiterror ndërkombëtare” nuk kanë kurrfarë të drejte ligjore në përndjekjen, arrestimin, burgosjen dhe dënimin e tyre, sepse veprimi i tyre politik dhe ushtarak nuk përbën kurrfarë doze “kriminaliteti” ose “terrorizmi” as rajonal e as ndërkombëtar, por është i lidhur ngusht me politikën dhe me luftën antikoloniale çlirimtare kundër gjenocidit dhe terrorit pushtues serbomadh-sllav.

    Edhe njëherë, e edhe një qind herë, nëse e do nevoja, duhet ta përkujtojmë propagandën shpifëse të “Politikës” së Prishtinës dhe, politikën destruktive të disa qarqeve të caktuara shqiptare, politikën shoviniste serbomadhe, si dhe mbarë opinionin e politikës ndërkombëtare se, aktiviteti politik dhe ushtarak i FBKSH-së dhe i AKSH-së, është i hapur dhe publik/ për këtë janë vënë në dijeni përmes Memorandumit të 23 shtatorit 2002, SHBA-të, Kombet e Bashkuara, dhe të gjitha institucionet relevante të bashkësisë ndërkombëtare, si dhe Kryetari, Kuvendi dhe Qeveria e Republikës së Shqipërisë/ dhe ka të bëjë direkt dhe indirekt me realizimin e kërkesës së ligjshme të vetëvendosjes së të gjithë shqiptarëve në Ballkan, që nënkupton shkolonizimin e të gjitha trojeve autoktone të Shqipërisë etnike. Prandaj, duke marrë për bazë këto fakte dhe argumente të qëndrueshme ligjore dhe të patjetërsueshme të përmbajtjes politike dhe ushtarake të FBKSH-së dhe të AKSH-së, as udhëheqja e theksuar, e asnjë nga veprimtarët e këtyre dy institucioneve politike, kombëtare shqiptare, mbi këtë bazë, në asnjë mënyrë nuk mund të kualifikohen si “forca ilegale, apo faktorë terroristë dhe destabilizues” në Ballkan, dhe të jenë objekte gjyqesh të montuara politike apo të “policisë antiterror” të Shqipërisë së Fatos Nanos, të Sërbisë së Sllobodan Millosheviqit, apo të forcave dhe shërbimeve të “sekuritateave” të huaja rajonale evropiane.

    Forcat ushtarake të AKSH-së, mund të dënohen dhe gjykohen, vetëm po qe se kryejnë akte terroriste /qoftë individuale ose grupore/ ndaj popullatës civile, pasurisë dhe objekteve publike prej të cilave varet ekzistenca direkte e saj, të cilësdo qoftë përkatësi, shumicë apo pakicë brenda dhe jashtë ku veprojnë ato, akte këto, që janë të dënueshme sipas Rregulloreve të Hagës/1907/ dhe Konventave e Protokolleve të Gjenevës /1949 dhe 1977/, si pjesë thelbësore të së Drejtës Humanitare Ndërkombëtare dhe të së Drejtës Ndërkombëtare të Luftës, si dhe instrumeneteve të tjera normative juridike të Kombeve të Bashkuara.

    Pa marrë parasysh kualifikimin tendencioz dhe, krejtësisht të paligjshëm të Mihael Shtajnerit, kryeadministrator i UNMIK-ut /sepse ka vepruar në mënyrë arbitrare dhe antiligjore, jashtë kompetencave dhe autorizimeve të tij, ngaqë një vlerësim të tillë ka mundur ta bënte vetëm Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, e jo kursesi Mihael Shtajner, i influnecuar dhe i viktimizuar nga propaganda shpifëse e Begrdait, dhe e “Politikës” së “Povratakut” të Prishtinës/, i cili e shpalli para bote “AKSH-në terroriste”, për shkak të hedhjes në erë të një ure hekurudhore përtej Zveçanit, ai akt nuk mund të quhet “terrorist”, ngase ishte thjesht një akt i ligjshëm gueril i luftës së Lëvizjes Antikoloniale Çlirimtare Shqiptare-AKSH-së, i cili është në përputhje me rregullat dhe parimet e së drejtës ndërkombëtare të luftës, të cilat, ndër të tjera parashikojnë edhe shkatërrimin e objekteve, të pasurisë dhe të infrastrukturës, që kanë karakter strategjiko-ushtarak /sikurse ura e theksuar, që është hedhur në erë/ armiqësor. Prandaj, absolutisht ky rast nuk mund të pasqyrohet, as cilësohet si “akt terrorist” as nga Mihael Shtajner, as nga Havier Solana/shefi i diplomacisë së BE-së/ as nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-së, Xhorxh Robertson, sepse në më mënyrë perfekte është kryerë në përputhje ligjore jus in bello, të parashikuar me të drejtën ndërkombëtare publike.

    Rastin e urës së Zveçanit, mund ta shtrembërojnë, dhe keqinterpretojnë si “akt terrorist” të AKSH-së vetëm ato forca politike, reaksionare e propagandistike, të cilat për qëllime të tyre të errëta dhe antishqiptare, i mbrojnë dhe i justifikojnë qoftë individualisht, qoftë kolektivisht aktetet dhe veprat terroriste të Serbisë Gjenocidale të Sllobodan Millosheviqit. Vetëm ata plangprishur kulltukofagë shqipfolës, që e mohojnë vetëveten, historinë dhe të vërtetën mbi Shqipërinë etnike. Ata që e mohojnë vetëveten, nuk meritojnë lirinë as për të jetuar fare.

    Këtë “metodologji antiterroriste” për çfarosjen e AKSH-së dhe të FBKSH-së,populli shqiptar i Kosovës dhe i pjesëve të tjera të Shqipërisë etnike, e ka përjetuar qysh nga ardhja në pushtet e kriminelit Sllobodan Millosheviq, më 1989, i cili për qëllime nënshtruese kolonialiste serbobizantine të serbizimit të Kosovës dhe shfarosjes së shqiptarëve, pat nxjerrë ligje aparteidi, Kushtetutë aparteidi, si dhe “ligjet aniteterror”, që ishin arma kryesore e ndëshkimit të “separatizmit” dhe të “terrorizmit” shqiptar dhe të luftës çlirimtare të UCK-së. Kështu, tani veprohet me të njëjtat mjete kundër luftës së drejtë antikoloniale çlirimtare të AKSH-së, duke u orvatur që Serbia me ndihmën e Mihael Shtajnerit dhe të “policisë antiterror” të Republikës së Shqipërisë së Fatos Nanos, atë ta kaulifikojnë si “grup” ose si “organizatë terroriste”. Mirëpo, ata shqiptarë, që kanë gjak shqiptari, e që se kanë zakon ta shesin shqiptarin për një grusht “dinarë” të kralëve serbomalazjasë, ose pa asnjë “metelik” interes, nuk duhet të bijnë pre, e të marrin anën e terrorizmit dhe të terrositëve serbomëdhenj dhe agjenturave të huaja të panjohura për ta sulmuar dhe vrarë AKSH-në dhe veprimtarët e saj, të cilat po e ndihmojnë Serbinë, që Kosovën dhe Shqipërinë etnike, /duke ua atribuar pa turp dhe pa kurrfarë të drejte “terrorizmin serbomalazez”/ t’i mbajnë edhe më tej me status të kolonive të dikurshme të Afrikës.

    Për ato qarqe të pabindshme të politikës dhe propagandës zyrtare shqiptare, që janë duke gëlltitur karremin e propagandës serbe, dhe të Mihael Shtajnerit, se rasti i “urës së Zveçanit” “ishte akt terrorist” i AKSH-së, le të pendohen, dhe le të turpërohen para kombit e atdheut të vet shqiptar, sepse Lami dhe Hamza nuk ishin “terroristë” por luftëtarë dhe heronjë të devotshëm të AKSH-së dhe të lirisë së Shqipërisë etnike. Të gjithë ata derbederë e stërnipër të kainit serbomadh, që nuk i besojnë veprës patriotike liridashëse të Islam Berishës/Lamit/ nga Gallapi, dhe Hamzë Behramit nga Mitrovica, le të “kungohen”, duke kërkuar përgjigjen e saktë në këto vargje atdhetare të Fan S.Nolit :”…Nëno moj mbaj zi për vëllanë, me tre plumba na e vranë, na e vranë e na e shanë, na i thanë trathëtor…”! Kush janë tradhtarë të Nolit, në rastin konkret, thjesht, të gjitha ata të mallkuar, dhe shpirtëra të shitur meskin, që veprën heroike të Lamit dhe të Hamzës së AKSH-së, e quajnë “akt terrorist” kundër Serbisë kolonizatore, e cila edhe sot në shekullin e 21-të, e mban nën thundrën e saj kolonialiste Zveçanin, Boletinin, Zhazhën, Cerajën, Bistricën, Albanikun, Mitrovicën, Kosovën, Kushumlinë, Bllacën, Vranjën, Medvegjën, Bujanocin dhe Preshevën e vise të tjera të Shqipërisë etnike.

    Po, po, tradhtarë qofshin të gjithë ata, që e shpifin dhe e nëpërkëmbin në “orgji” me armiqtë kolonialistë veprën e ndritshme politike, ushtarake dhe kombëtare të AKSH-së dhe të FBKSH-së, që është në funksion të luftës së shkolonizimit dhe të Ribashkimit të shqiptarëve dhe të Shqipërisë etnike.

    Le të na ndjek, le të na burgos, le të na vret, le të na pjekë Serbosllavija dhe “Rumelija” terroriste gjenocidiste, por jo, kursesi edhe Shqipëria e Fatos Nanos me “forcat policore antiterror”, sikurse në rastin më të ri, të marrjes në “bisedë informative” të veprimtarit dhe patriotit të urtë dhe të patrembur të Frontit për Bashkimin Kombëtar Shqiptar/FBKSH/, Idajet Beqirin, Sekretar i Përgjithshëm Politik i FBKSH-së dhe Kryetar i Partisë së Unitetit Kombëtar Shqiptar.

    Gjithashtu, i apelojmë të gjitha ato forca progresive revolucionare, opinionin liridashës shqiptar patriotik në mbarë botën dhe, atë përparimtar demokratik ndërkombëtar, që të ngrehin zërin e protestës, të drejtësisë, dhe ta parandalojnë dhe dënojnë dhunën brutale, terrorizimin, burgosjen, që është duke u kryerë ndaj ndaj veprimtarëve politikë të FBKSH-së, dhe të ushtarëve luftëtarë të lirisë së UCK-së, të UCPBM-së dhe të AKSH-së, të cilët janë vënë në shërbim të luftës së drejtë kombëtare për t’u çliruar çdo pëllëmbë të Shqipërisë etnike nga vargonjtë e kolonializmit dhe të hegjemonizmit serbomalazez-sllav.

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e skajkingdom
    Anëtarësuar
    09-03-2003
    Vendndodhja
    Dinoshë, Malësi e Madhe, Shqipëri
    Postime
    41
    Postuar më parë nga Sykaltri-GB-US
    Per Mendimin time edhe kjo na duhej. Ne te vertete ne shqiptaret nuk na le e mira rehat. Deri dje te gjithe po vdisnim dhe tani behemi edhe terroriste. hajde hajde...llia zgjebe me bishtin perpjete
    Cila "e mira"?
    A e mirë të duket ty gjendja e shqiptarëve në Shqipëri, Kosovë, Kosovë Lindore, Iliridë, Malësi, Çamëri?

    Vet fakti se mu deshë t'i shkruaj kaq shumë emra në vend NJË (SHQIPËRI) tregon faktin se sa "mirë" është kombi shqiptar!

  8. #28
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-08-2002
    Vendndodhja
    Europë
    Postime
    3
    Zotëri S.K.

    A u beson ti me të vërtetë atyre lëvadatave të këtij "profesorit të LDK-së", K.Konushefci për Idajet Beqirin? E kam një këshillë për ty, S.K. Ky forum vizitohet shumë nga shqiptarët e Shqipërisë së cunguar, asaj të 1913-ës, dhe ata o S.K. e njohin shumë mirë Idajet Beqirin. Prandaj të këshilloj që të mos bëhesh qesharak me postime të tilla, sepse nuk do të merr askush seriozisht këtu në Forum, siç nuk e merr askush seriozisht Idajetin në Shqipëri.

    Të fala,
    Parashikuesi

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e skajkingdom
    Anëtarësuar
    09-03-2003
    Vendndodhja
    Dinoshë, Malësi e Madhe, Shqipëri
    Postime
    41

    aha

    gjithë paraqiten do shprehje të tilla "e njohim mirë I. Beqirin", "e dimë kush është ai", etj. Po aman o burra, për hirë të informimit, na tregoni neve që nuk dijmë argumente konkrete për z. Beqiri se çka ka ose nuk ka bërë ai. (por jo "havasë" por fakte)

    Paraprakisht ju falënderoj!

    Në ndërkohë unë ua përcjellë edhe një tekst nga Prof. Dr. Arben Dalipi (marrë nga www.iliria.net), pikërisht mbi akuzat e bëra nga Bota Sot ndaj Idajet Beqirit. Mendoj se shumë kanë dëgjuar për Prof. Dalipin.

    ------------------------------
    [Prononcim i Prof.Dr. Arben Dalipit, lidhur me disa pamflete kriminale dhe antishqiptare të shkruara nga njëfarë udbashi të damkosur, Jusuf Ferizi]

    "Borba Danas" (alias "Bota Sot") më detyruan të përkrahë FBKSH-në dhe AKSH-në

    I nderuar Zoti Idajet Beqiri,

    Unë që ju shkruaj jam një intelektual, kolegu juaj në profesion, që kam doktoruar në të drejtën ndërkombëtare në Gjermani. Nuk jam marrë me politikë, megjithëse kam qenë i bindur se politika në shumë aspekte ështe marrë me mua dhe me të gjithë ne shqiptarët. Nuk kam patur besim tek politikat dhe politikanët shqiptarë përgjithësisht, sepse kam konstatur se janë të vetëvetes, por jo të kombit dhe popullit të tyre. Juve ju kam njohur përmes shkrimeve dhe veprimtarive që keni zhvilluar shumë herët, së paku që nga viti 1991. E di që keni kaluar shumë dallgë e furtuna, por të themë të drejtën, më ka bërë përshtypje fjala e një poeti shqiptar, miku im nga Tirana, i cili para ca vjetësh më ka thënë: "Kur të japin një shuplakë, qoftë edhe të padrejtë, ai që është prej "balte" shkërmoqet, ndërsa ai që është granit, ajo shuplakë i pastron pak pluhurin dhe graniti mbetet granit me gjithë shkëlqimin real të tij". Nuk e di sa e qëlluar është kjo që ju them, por për mua dhe për shumë intelektualë dhe atdhetarë të vërtetë, që situatat politike nuk i ndjekin si "tifozë" të sëmurë, por me përgjegjësi kombëtare, ju keni qëndruar granit i pastër.

    Kisha dëgjuar për Lëvizjen e fundit lidhur me FBKSH-në dhe AKSH-në. Kisha rezervat e mia, dhe derisa nuk jam marrë deri më sot me politikë, derisa nuk kam aderuar në asnjë Parti politike, kam qëndruar mënjanë. E di që e kam gabim, sepse jam i vetdijshëm që shoqëria shqiptare ka investuar shumë për mua dhe intelektuali nuk duhet të qëndrojë pasiv ndaj halleve të mëdha të kombit. Mirëpo, kam menduar gjithmon në këtë drejtim dhe nuk e kam gjetur plotësisht veten diku. Ndjek shtypin e përditëshëm, atë në gjuhën shqipe dhe të huaj. Ndikimin më të madh që të jem pro jush si personalitet politik, por mbi të gjitha pro FBKSH-së dhe AKSH-së ma kanë dhënë dy pamfletet e shkruara në të përditshmen "Bota Sot".

    Vëlla i nderuar Idajet Beqiri: Qysh sot më llogaritni në Lëvizjen Tuaj për Ribashkimin e Shqipërisë. Kam mbi 6 vjetë që e ndjek, se ma do puna, gazetën "Bota Sot". Nëse ajo gazetë shkruan kundër dikujt, të paktën ambientet intelektuale shqiptare janë tejet të bindur, se ai dikushi është vërtetë një personalitet i devotshëm për kombin shqiptar. Unë, nga përvoja ju them, nuk kam parë që kjo gazetë të flasë mirë për shqiptarët e mirë, dhe të flasë keq për armiqtë tanë të përbetuar që na mbajnë ende të kolonizuar. Ndaj rrethet intelektuale, me të cilët kontaktojë, me të drejtë nuk i thonë "Bota Sot", por "BORBA DANAS" e Beogradit. E ritheksoj, i nderuar avokat Beqiri, po të të lavdëronte "BORBA DANAS" (Bota Sot) do t'u vija pikpyetje dhe sa të ishte jeta nuk do afrohesha tek ti. Fakti që kjo "BORBA DANAS" flet me aq mëllef kundër jush, që shpif e sajon banalitete të tilla, për të cilat, ne që ju njohim mirë, qeshim me sarkazëm, tregon se ju jeni në rrugë të mbarë. Ju kam zili. Ndaj dhe sinqerisht këtej e tutje më llogarisni edhe mua në Lëvizjen tuaj. Po të mos ishin punët në nivelin e duhur atdhetarë dhe në rrugën e mbarë, po mos t'u dhimbte serbo-sllavomaqedonëve dhe armiqve të përbetuar të kombit tonë puna dhe vepra juaj, ose më falni për banalitetin, por po të ishte FBKSH-ja dhe AKSH-ja një "hallvë e ftohtë", nuk do çmendej në shkallën sipërore "Borba Danas".

    Unë ju njohë mirë karakterin, jua njohë mirë të kaluarën familjare atdhetare dhe e di që jeni nga ai vend që "të merrni gjak në vetull". Për rrjedhojë e di që (sh)krimet e "Borba Danas" nuk ju pezmatojnë, përkundrazi, ju frymëzojnë, sepse e kuptoni që keni avancuar shumë, vërtetë shumë, pa duan t'ju pengojnë sojsorollopët e Beogradit me të tyren "Borba Danas". Por vërtetë unë qesh me sarkazëm kur shohë se si është qorrollepsur kjo "Borba Danas". E ka humbur torruan aq shumë, sa nuk di ç'pështynë sot, dhe ç'lëpin nesër.

    Në datën 30 mars 2003, kjo "Borba" me autor Jusuf Ferizi ( ju i dashur Idajet mbase nuk e njihni këtë Jusufin, është një ish-gazetar i "Borbës" së Beogradit, që e mernin si më të besuar nëpër Evropë bastardët e regjimit titist, sepse ishte shitur moralisht dhe politikisht tek shkinat e Beogradit shumë herët), në vend që të merrej me pikëpamjet tuaja dhe të Lëvizjes suaj, merret me personalitetin tuaj dhe të bënte "të dënuar" si ish-prokuror", që u fusje dënimet nën derë të burgosurve në kohën e „diktaturës". Ne që e dimë që ju nuk keni qenë kurrë prokuror dhe që të njohim me dhëmbë e dhëmballë, - siç thotë populli, - qeshëm. Ju i dhatë përgjigje "Borbës" me një padi gjyqsore çka tregon burrëri dhe pastërti. "Borba" kur e mori vesh se ju nuk keni qenë prokuror dhe "akuza" nuk ju ngjiti, në datën 10 prill 2003 ju ndryshuan "akuzë"! Tani Jusufi, i cili në vitet 1981 - 1989 vriste studentët shqiptarë që përplaseshin me armiqtë gjenocidistë serbo-sllavë dhe që më vonë fliste për luftëtarët e lirisë të UÇK-së më egër se millosheviçianët, nga urrejtja patologjike që ka për atdhetarët e vërtetë shqiptarë që duan ta shkëpusin një herë e mirë truallin arbëror nga duartë e shkinisë, tha se mos ngjitet "akuza" e "pedofilisë"! Nesër i dashur Idajet, ka rrezik që Jusufi të thotë se ju keni patur të dashur gruan, nënën apo motrën e Jusufit, dhe... meqë Jusufi është i Beogradit, ka rrezik që edhe ju të delni i "Beogradit"! Të më falni për banalizimin, por ky është Jusufi dhe borbistët e tjerë i dashur Idajet. Këtë mision kanë shkijet e "Borba Danas", të cilët deri tani kanë shkruar mbi 600 (sh)krime kundër luftëtarëve të Lirisë të UÇK-së dhe asnjë fjalë për satrapin e Ballkanit Sllobodan Millosheviçin dhe shkijet e tjerë.

    "Borbisti" Jusuf e quan Akademikun Rexhep Qosja një "Fidel Kastro"! Dhe thuaj pastaj se ky Jusufi nuk është pjellë e farës serbe. Jusufi thotë se bashkëpunëtori juaj, Prof.Dr. Bahri Brisku, një personalitet i njohur që është kalbur në burgjet serbe si i burgosur politik, ish-delegati i Kongresit të Parë të Gjuhës shqipe, dhe që ka lënë vepra të shkruara kombëtare, qenka "agjent" i serbëve! Po kështu thotë edhe për bashkëpunëtorin tjetër tuajin, Prof. Dr. Masar Kodrën, që ligjëron në Universitetin e Tetovës, një nga intelektualët më të spikatur shqiptarë. Pra, e shihni i nderuar vëlla Idajet, dhe më vjen sinqerisht mirë kur të them vëlla, sa larg shkon "Borba Danas"?

    "Borba Danas" thotë se ju gjoja "keni abuzuar me tendrat" kur ishit "zëvendësministër i rendit" në Shqipëri në vitin 1997! Jusufi i "Borbës" mendon se edhe lexuesin e ka serbo-sllavomaqedono-grek pa shkruan kështu. Se ne shqiptarët, që të njohim dhe e dimë se ç'ke qenë, qeshim me sarkazëm me borbistët. Ne e dimë që ju kurrë, as edhe një ditë të vetme nuk keni qenë zëvendesministër i rendit apo i ndonjë ministrie tjetër. Ndaj na shtohet urrejtja për "Borba Danas" dhe në proporcion të drejtë na shtohet dashuria për ju, i dashur Idajet, dhe për FBKSH-në dhe AKSH-në, të cilat janë shpresa e fundit për kombin dhe popullin shqiptar.

    Nuk po zgjatem më, i nderuar, ju uroj mbarësi në rrugën e bukur të nisur, dhe ashtu sikurse gjer më sot, tërrë syri mos t'ua bëj as nga borbistët e Beogradit, as nga sahanlëpirsit e tjerë me pushtet, që për një karrike të thyer dhe nje grusht para të pista, shesin edhe gratë e fëmijtë e tyre, jo më komb e atdhe.

    Më llogarisni këtej e tutje kontigjentin tuaj që dua të sakrifikoj si dhe ju. Këtë ndryshim të menjëhershëm ia "dedikoj" gazetës "Borba Danas", alias "Bota Sot", sepse çdo e keqe, ka edhe një të mirë.

    I Juaj me rrespekt

    Prof. Dr. ARBEN DALIPI
    Ndryshuar për herë të fundit nga skajkingdom : 24-04-2003 më 07:49

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e RRyma
    Anëtarësuar
    14-10-2002
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    167
    Ky far Shtajner Mu-ti e shpalli AKSH-ne organizate terroriste per shkak te minimit te nje ure prej hekuri, ndersa asnjeri prej akteve vertet terroriste qe ndodhen ne Kosoven e pasluftes, as nuk u zbuluan e as nuk u gjykuan si akte terroriste. Duket se vet Shtajner Mu-ti qendron pas akteve terroriste ne Kosove dhe AKSH-ne e akuzon si te tille per te mbuluar krimet e veta e te suites se tij burokratike.

    Shtajner Mu-ti eshte mbrojtes i krimit ne Kosove, sepse po te stabilizohet Kosova ky Mu-t do te mbetet pa pune. Zgjat zot ksi mot, lutet Shtajner Mu-ti dhe ferkon duarte duke menduar rrogen e majme qe e vjedhe nga varfanjaket e terrorizuar si ne kohen e Sllobes.
    Ndryshuar për herë të fundit nga RRyma : 24-04-2003 më 11:17
    Ma mir neser se dje

Faqja 3 prej 7 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. LDK-ja nën terrorin e pol-potistave
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 07-01-2004, 14:00
  2. Shtajner me nje plan per bashkimin e Mitrovices
    Nga Ari-Intimidator në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 05-10-2002, 12:59
  3. Shtajner!! Administrator apo Pronar i Kosoves?
    Nga Iceberg në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 15-07-2002, 10:21

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •