Close
Faqja 2 prej 7 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 70
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723

    E ardhmja e civilizuar e Kosovës arrihet vetëm me mjete demokratike, e jo përmes terr

    E ardhmja e civilizuar e Kosovës arrihet vetëm me mjete demokratike, e jo përmes terrorizmit, thotë Novicki

    Prishtinë, 18 prill - "Me një ndjenjë të shkurajimit të thellë i kam përcjellë raportet e mediave lidhur me shkatërrimin e dhunshëm të urës në veri të Kosovës, dhe krenarinë tuaj të shprehuar dukshëm për kryerjen e këtij akti", shkruan në një letër tëj Obudspersoni i Kosovës Marek Antoni Novicki drejtuar AKSH-së.

    "Nuk ka kurrfarë mënyre për ta përshkruar këtë ndodhi si diçka tjetër përveç aktit terrorist.

    Këtë definicion nuk e ndryshon fakti që ju konsideroni që motivet tuaja politike arsyetojnë shkaktimin e shkatërrimit dhe dhunës në tokën që pohoni të e çmoni".

    "Një e ardhme e civilizuar dhe e begatshme e Kosovës mund të arrihet vetëm me mjete konstruktive dhe demokratike, e jo përmes terrorizmit", thotë ne fund të letrës së tij Novicki.

    KIC
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723

    B. Fleçër: AKSH-ja nuk është armatë, por një grup njerëzish që ka qëllime të caktuara

    B. Fleçër: AKSH-ja nuk është armatë, por një grup njerëzish që ka qëllime të caktuara kriminale dhe terroriste


    Prishtinë, 18 prill - Zëdhënësi i policisë së UNMIK-ut Beri Fleçër i ka deklaruar BBC-së se pas aktit terrorist të shtunën e kaluar kur është shkatërruar një urë hekurudhore në veri të Kosovës gjërat kanë ndryshuar.

    "Në fakt ne akoma nuk e dimë nëse kjo është një armatë apo fjala është për një grup prej disa personave. Por është fakt se është kryer një akt terrorist", thotë Fleçër. Ai ka shtuar se policia nuk e di nëse janë pesë apo dyzet veta.

    Zëdhënësi Fleçër këmbëngul se organizata që është cilësuar nga kryeadministratori i Kosovës si terroriste, është joarmatë, por një grup njerëzish që sipas tij kanë qëllime të caktuara kriminale dhe terroriste.

    Ai pohon se polcia ndërkombëtare pas shpërthimit në pjesën veriore të Kosovës ditë më parë ka ardhur në përfundim se grupi që veten e ka emëruar si Armata Kombëtare Shqiptare është përgjegjëse për aktin dhe në bazë të rezultatit të hetimeve, ata mund të cilësohen si grup terrorist.

    KIC
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723

    Hedhja në erë e urës hekurudhore në afërsi të Zveçanit përbën një akt terrorist, thot

    Hedhja në erë e urës hekurudhore në afërsi të Zveçanit përbën një akt terrorist, thotë MP të Shqipërisë

    Tiranë, 18 prill 2003 - Ministria e Punëve të Jashtme shpreh shqetësimin për ngjarjet e fundit në Zveçan dhe Pejë, dhe i dënon ashpër ato, si veprime që synojnë destabilizimin e Kosovës dhe nxitjen e konflikteve te reja atje.

    Hedhja në erë e urës hekurudhore në afërsi të Zveçanit përbën një akt terrorist. Po kështu edhe akti i shëmtuar kriminal që ndodhi në Pejë, ku humben jetën dy anëtarë të familjes Selimaj, është një përpëkje e dëshpëruar që synon krijimin e pasigurisë dhe frikës tek qytetarët e Kosovës, pengimin e proçeseve demokratizuese dhe vendosjen e rendit dhe ligjit në Kosovë.

    Shprehim bindjen se UNMIK-u, institucionet vetëqeverisëse dhe populli i Kosovës do t’i bëjnë ballë çdo provokacioni që synon cënimin e sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë dhe do të bashkëpunojnë ngushtë për të nxjërrë përpara drejtësisë autorët e këtyre akteve të shëmtuara, thuhet në një njoftim për media të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë.

    KIC
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723

    NATO mbështet vendimin për shpalljen e AKSH-së terroriste

    "NATO mbështet vendimin e kryeadministratorit të Kosovës Mihael Shtajner, për lëshimin e urdhëresës administrative nr. 2003/9 të 17 prillit 2003, e cila dënon pa asnjë rezervë incidentin në urë të Zveçanit duke kërkuar që të merren masa më të ashpra kundër kryerësve të këtij incidenti".

    Këtë e bëri të ditur koloneli Massimo Panizzi, shefi i Zyrës për Informin të KFOR-it, i cili shtoi se "akte të tilla nuk do të tolerohen dhe autorët e aktit, do të arrestohen dhe gjykohen.

    KFOR-i dhe UNMIK-u do të veprojnë për të identifikuar dhe arrestuar ata të cilët tentojnë ta destabilizojnë Kosovën.

    KFOR-i ka intensifikuar aktivitetet për identifikimin e organizatave kriminele dhe ekstremiste në mbarë Kosovën, duke vepruar kundër çfarëdo kërcënimi të sigurisë në Kosovë".

    Panizzi nënvizoi se "bashkëpunimi i popullatës është shumë i vlefshëm për forcat e sigurisë në mënyrë që të ndalohen këto elemente kriminele.

    RTK
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  5. #15
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-01-2003
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    355
    Pasha Kuranin per mrekulli,po kot demantet,kot konferencat per shtyp edhe te TMK se ajo nuk ka lidhje e atentatin ne Mitrovice edhe te partive politike,se kur del ne shesh Koha ditore bashk e gazetar e drejtor kush e ndal ate nuk ka se ka me e vertetue ashtu qysh eshte e qysh nuk eshte,athue a e lexojne perkrahsit e saj kete Kohe apo jo.



    Si e shiti kuadri i LDK-së objektin në “Generall Zhdanova” 32

    Nga kryeqyteti i bërllokut

    NASER MIFTARI
    Kur para disa ditësh në këtë gazetë ishte botuar titulli “Si u shit objekti i EXIMKOS-it për pak para e shumë raki” më ishte dukur qesharak tej mase. Megjithatë, mendova se punët janë bërë sikur që ka qenë zakon këtu për shumë vjet që kur kishte filluar inflacioni në ish-Jugosllavi. Pra dikush ka pak para nëpër duar dhe disa të tjerë kanë mall të grumbulluar nëpër depo. Askush nuk shet asgjë realisht, vetëm shkëmbehet malli me mall, si në kohët e lashta kur nuk ka ekzistuar valuta, prej një dore te tjetra dhe të gjithë rrinë të kënaqur, e u duket, se po funksionojnë si e më mirë në ekonominë e tregut. Por gjërat të martën u kthjelluan. Tani po del se kuadri i LDK-së nga Fushë-Kosova, Gani Prekopuca, ia paska shitur objektin e EXIMKOS-it jo ndonjë ndërmarrjeje serbe, siç ka qenë zakon deri vonë, po Miroslav Kurakut, njeriut të tretë për kah hierarkia në “Beretat e kuqe”, formacion sekret i Milosheviqit, për të cilin vetëm tani janë duke dalë të dhënat e para se çka krejt kanë bërë në Kosovë, Bosnjë e Kroaci gjatë dekadës që e lamë pas. Por kjo punë zor se e brengos Gani Prekopucën. Ai as që ka shkuar në Beograd. Kontrata për shitblerjen e këtij objekti është verifikuar më 5 mars 2003 në gjykatën e Beogradit nga blerësi Miroslav Kurak dhe shitësi Rashko Ristiq, avokat me autorizim special nga drejtori i EXIMKOS-it në Prishtinë Gani Prekopuca. Ky autorizim është verifikuar në Gjykatën Komunale të Prishtinës më 24 shkurt të këtij viti nga tanët që punojnë këtu dhe të tillë u tha edhe më parë se ka vetëm a paguan para. Ndërkohë në Agjencinë Kosovare të Mirëbesimit thonë se kontratën të cilën e posedon AKM-ja ka datën e muajit prill 2002, dhe theksojnë se kjo shitblerje kontestuese është duke u hetuar. Për tekstin që po e shkruaj, as kjo tani nuk ka shumë rëndësi. Nuk ka rëndësi as fakti se në kontratën e datës 5 mars 2003 objekti i EXIMKOS-it nuk konsiderohet si lokal afarist por si banesë pesëdhomëshe. Nuk ka rëndësi ndoshta as fakti se në atë kontratë thuhet se “shitësi ia shet blerësit të drejtën e tij pronësore të një banese pesëdhomëshe nr. 8 në katin e katërt rr. “General Zhdanova” 32, me çmim prej 12 milionë dinarë” (rreth 200 mijë euro). Përfundimisht, ajo që ka rëndësi është fakti se Miroslav Kurak tani është i arrestuar nga policia serbe pas vrasjes së kryeministrit serb Zoran Gjingjiqit dhe një zyrtar i LDK-së ka bërë biznes me një kriminel serb. Dhe ka rëndësi edhe fakti që për këtë shitblerje kontestuese, kanë njoftuar burimet serbe që kushtimisht do t’i cilësoja prej matanë hekurudhës së prishur te ura e Lozishtës ku, sipas të dhënave të para, është bërë shkrumb edhe një pjesëtar i TMK-së në një aksion për vënien e dinamitit. Tani ky pjesëtar i TMK-së që është bërë shkrumb e hi duke vendosur dinamit në urën e Lozishtës, për të bërë kështu një akt terrorist, me siguri se kur e ka kapur dinamitin në dorë, nuk ka menduar në dikë si Gani Prekopuca, se me siguri nuk do ta hedhte dinamitin. Mund të ketë menduar ndoshta që me atë akt do t’i ndalë serbët që të vijnë në Kosovë. E nëse e sheh nga një kënd tjetër, ai edhe i ka ndalur ata edhe që të largohen nga Kosova. Sido që të jetë, idenë, nëse ka pasur të tillë, e ka marrë me vete në atë botë, dhe zor të merret vesh çka ka menduar. Por do të doja të thoja se nëse ka menduar se me këtë do t’i zbusë qëndrimet ekspansioniste të Serbisë ndaj Kosovës, fatkeqësisht ka dështuar. Nëse ka menduar t’i ndalë këta zyrtarët tanë që të shesin pasurinë e Kosovës, prapë ka dështuar. Këta tanët, siç po shihet, nuk kanë nevojë fare të hipin në tren e të shkojnë në Beograd të shesin pasurinë e Kosovës. Nesër bile mund t’i shkojë ndërmend dikujt që edhe të nënshkruajë “mbetjen e Kosovës nën Serbi”. E ai të cilit do t’i bie ndërmend “ta shesë” Kosovën, me siguri se nuk do të kalojë nëpër urën e Lozishtës për të shkuar në Beograd që të nënshkruajë. Një ministër simpatik suedez kur ishte në Kosovë para disa javësh tha: “Kur njerëzit ecin në drejtim të duhur edhe treni mbërrin shpejt”. Te ne kjo frazë kaq e fuqishme nuk mund të gjejë kurrfarë zbatimi. Ose ndodh e kundërta. Pra njerëzit nuk ecin në drejtim të duhur dhe treni nuk mbërrin kurrë sepse ura në Lozishtë shkatërrohet, pjesëtari i TMK-së vdes duke dashur ta shndërrojë Kosovën në ishull, ndërsa kuadri i LDK-së pa hipur në tren aspak ia shet pasurinë e Kosovës një krimineli serb për vetëm 12 milionë dinarë.


    mani

  6. #16
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    61
    Per Mendimin time edhe kjo na duhej. Ne te vertete ne shqiptaret nuk na le e mira rehat. Deri dje te gjithe po vdisnim dhe tani behemi edhe terroriste. hajde hajde...llia zgjebe me bishtin perpjete
    Sx to everyone will do good in their malnurished lives

  7. #17
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Kujtim Konushevci shkruan:

    -----------

    20.04.2003 - Trepca.net
    PRO ET CONTRA

    AKSH-ja nuk është organizatë terroriste, por Lëvizje Nacionalçlirimtare shqiptare




    20 prill 2003 / Kujtim Konushefci


    ---
    Hedhja në erë e një ure, që lidh vijën hekurudhore të Kosovës Veriore me Jugun e Serbisë (Leshak), si rezultat i një aksioni të suksesshëm të luftës guerile të AKSH-së, kohëve të fundit është sofistikuar dhe problematizuar në atë shkallë nga eksponentët e politikës shqiptare, të UNMIK-ut dhe të Serbisë, saqë doza propagandistike e reagimit të tyre nuk shpreh kurrfarë realiteti faktik as ligjor për AKSH-në, përpos përpjekjeve dhe tendencave, që këtë ta “linçojnë” para popullit shqiptar dhe në sy të botës si “organizatë terroriste”.

    Hedhja në erë e një ure, që lidh vijën hekurudhore të Kosovës Veriore me Jugun e Serbisë (Leshak), si rezultat i një aksioni të suksesshëm të luftës guerile të AKSH-së, kohëve të fundit është sofistikuar dhe problematizuar në atë shkallë nga eksponentët e politikës shqiptare, të UNMIK-ut dhe të Serbisë, saqë doza propagandistike e reagimit të tyre nuk shpreh kurrfarë realiteti faktik as ligjor për AKSH-në, përpos përpjekjeve dhe tendencave, që këtë ta “linçojnë” para popullit shqiptar dhe në sy të botës si “organizatë terroriste”.

    Ky kalifikim zyrtar i Serbisë, i kryetarit të UNMIK-ut, M.Shtajnerit, të SHP të TMK-së dhe të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, është i gabueshëm dhe nuk ka kurrfarë baze morale as ligjore, sepse AKSH-ja nuk është kurrfarë “grupi” as kurrfarë “organizate terroriste” e tipit të paramilitarëve të “beretave të kuqe” të Serbisë së Sllobodan Millosheviqit, të Vojisllav Sheshelit dhe të Zhelko Razhnjatovi-Arkanit, të cilat më se 10 vjet kanë zhvilluar akte terroriste gjenocidale kundër shqiptarëve në Kosovë, kundër kroatëve në Kroaci,.kundër muslimanëve në Bosnjë, që deri më vrasjen e premierit të Qeverisë së Republikës së Serbisë,dr. Zoran Gjingjiq, më 12 mars 2003, jo që politika fashistoide serbe e Beogradit, politika zyrtare shqiptare e Prishtinës, politika zyrtare shqiptare e Tiranës dhe politika ndërkombëtare e UNMIK-ut të tre “shtajnerave” të deritashëm në Kosovë, i kanë gjykuar aktet e tyre si vepra penale dhe kundër njerëzimit, por as nuk i kanë përmendur para opinionit politik publik, duke i shpallur grupe ose organizata terroriste, derisa vetë regjimi kriminal terrorist i Serbisë(duke u rrezikuar drejtpërdrejt pas vrasjes së Zoran Gjingjiqit), i prangosi nëpër burgje të saj mbi 10 mijë terroristë dhe kriminelë të tillë serbë e malazezë.

    Tolerimi dhe mos nxjerrja para gjyqeve deri më sot, e këtyre bandave kriminale dhe terroriste serbemalzeze nga ana e Tribunalit të Hagës dhe e gjyqësisë serbe të Kosovës (e cila qe katër vjet jeton dhe i zbaton ligjet dhe kornizat kushtetuese të regjimit policor ushtarak të Serbisë së Sllobodan Millosheviqit), ka ndikuar dirket në ndarjen e Mitrovicës, kur edhe sot nën hundën dhe praninë e UNMIK-ut të Mihale Shtajnerit, veprojnë haptazi fallangat terroriste serbomalazeze të Arkanit dhe të Sheshelit, të quajtura “Rojat e Urës”, dhe të financuara e të mbështetura drejt e tërthorazi nga mbeturinat e regjimit serboçetnik të Sllobodan Milosheviqit, dhe pasuesit të tij Nebojsha Qoviq.

    Edhe pse terroristët serbomalazez “Rojat e Urës”, edhe sot e terrorizojnë popullatën shqiptare në Veri të qytetit të Mitrovicës, duke e mbajtur ende “peng”-të ndarë në dy pjesë këtë qytet të Kosovës Veriore, si dhe ata, me tolerimin e Mihael Shtajnerit kanë krijuar sistemin paralel të arsimi t dhe të organzimit politik, duke formuar Kuvendin e Komunave, duke i përfshirë lokalitetet e enklavizuara serbe nëpër Kosovë, dhe se përfaqësuesit e kryekriminelët e “Rojave të Urës”, Oliver Ivanoviq, Jakshiq, Saviq etj. veprojnë në Kryesinë e Kuvendit të Kosovës, të cilët qe katër vjet e kanë bojkotuar çdo vendim, dhe çdo kërkesë të UNMIK-ut për ta integruar Mitrovicën në tërësinë administrative dhe juridike të Kosovës, kjo Mihael Shtajnerin asnjëherë nuk e ka vënë para aktit të kryerë, që “Rojat e Urës” çetnikët kriminelë, t’i shpallë zyrtarisht “organizatë apo grup terrorist”, siç e ka shpallur ai tani AKSH-në me një “ferman” të tij administrativ të dates 17 prill, 2003.

    Një potez i këtillë politik i Mihael Shtajnerit, është jashtë kompetencave dhe autorizimeve të tij zyrtare, si përfaqësues i misionit paqësor të OKB-së në Kosovë. Vërtet, ky është një veprim skandaloz i tij antimoral dhe antiligjor, që nuk përkon me kurrfarë norme të misionit paqësor të OKB-së as me drejtësië ndërkombëtare, as ligjshmërinë e Kartës së Kombeve të Bashkuara, sepse aktet e zhvillimit të formave të luftës guerile të lëvizjeve nacionalçlirimtare antikoloniale, nuk mund të cilësohen si “akte terroriste grupi ose organizate”, ashtu siç ka vepruar me “dekretin ligjor” politik të tij, z.Mihael Shtajner në etiketimin dhe kompremetimin e AKSH-së para opinionit ndërkombëtar.

    Mihael Shtajneri, do të duhej ta ketê ditur, se aktet terroriste nuk kanë asgjë të përbashkët me kërkesën dhe qëllimet e lëvizjeve nacionalçlirimtare, sikurse që është AKSH-ja, e cila është person ushtarak juridik, ka simbolet, uniformën, organizimin ushtarako-politik komandues nën udhëheqjen e direkte të Shtabit të Përgjithshëm të Armatës Kombëtare Shqiptare/AKSH/, të drejtuar nga gjeneral Vigan Gradica, si dhe gjeneralë e ushtarakë të tjerë, të angazhuar në strukturën përkatëse të AKSH-së.

    Prandaj, si Shtajneri, ashtu edhe gjithë ata persona të papërgjegjshëm zyrtarë të UNMIK-ut, si dhe të politikës zyrtare shqiptare në Prishtinë dhe në Tiranë, të cilët në formë “orgjie” kanë deklaruar para opinionit se “AKSH-ja është grup ose organizatë terroriste”, kjo nuk është fare e vërtetë, por kjo është më shumë se spekulim politik, dhe mbi të gjitha është gënjeshtër e kulluar, e gatuar dhe e “pjekur mirë në furrën krematorrike” të politikës dhe propagandës gjenocidale të qeverisë serbomalazeze të Beogradit.

    Grupet dhe organizatat terroriste nuk kanë strukturë organizative, as komanduese ushtarake as luftarake, as eprorë të caktuar, as hierarki, nuk janë persona juridikë-ushtarakë në kuptimin ligjor formal, nuk kanë platformë as program të caktuar politik kombëtar as shtetëror, nuk janë kurrfarë armate as ushtrie, siç është de facto dhe de jure Armata Kombëtare Shqiptare/AKSH/, por janë “individë”, “grupe” dhe “organizata” terroriste e mafioze, siç janë “Rojat e Urës” serbe në Veri të Mitrovicës, si dhe “Klani terrorist i Zemunit”, terroristët e të cilit veprojnë në kuadrin e “Rojave të Urës” në Mitrovicë, si dhe nëpër enklavat serbomalazeze në Kosovë, si dhe kanë përfaqësuesit dhe “koordinatorët” e tyre politikë në Kuvendin e Kosovës, në Qeverinë e Kosovës, dhe në të gjitha nivelet e administrates së UNMIK-ut në Kosovë. Aktivitetin subversiv dhe diversant të tyre, bandat terrosite serbomalzeze, e zhvillojnë me ndihmën e klerikëve serbomalazezë, si të Artemijes dhe të Sava Janjiqit, duke u fshehur nëpër kishat, manastiret dhe dioqeat e tyre në Pejë, në Graçanicë, në Deçan, në Hoçë, si dhe në fshatrat e enklavizuara serbomalazeze anembanë Kosovës.

    Shikuar në kuptimin e ngushtë “vendimin” amoral, apolitik, arbitrar dhe joligjor të Mihael Shtajnerit lidhur me denoncimin e AKSH-së, si “organizatë a grup terrorist”, as udhëheqja e AKSH-së, e as opinioni politik kombëtar atdhetar gjithëshqiptar, nuk ka mundur të prêt diç më skandaloze dhe më antinjerëzore ndaj interesit të përgjithshëm kombëtar shtetëror, kur dihet se, si vetë zyra e Shtajnerit, ashtu edhe dikasteritë e tjera të administratës së tij janë të përfshirë me dhjetra “këshilltarë” serbomalazezë, të cilët para lufte, gjatë luftës, dhe pas luftës (qe katër vjet) gjencidale serbe në Kosovë, kanë qenë “këshilltarë”, “juristë”, “gjykatës” dhe ekzekutorë të drejtpërdrejtë të shqiptarëve dhe të UCK-së.


    Vendimi denoncues i AKSH-së, është produkt politik “ Made in Serbia”, JO “Made in Germany”!

    Aspak nuk është i rastësishëm dhe befasues “vendimi denoncues” i AKSH-së nga ana e kryeadministratorit të UNMIK-ut, z.Mihael Shtajer, sepse ky u nxor më 17 prill,2003, duke marrë për bazë sugjerimet e politikës dhe të propagandës antishqiptare të Beogradit, si dhe propzimet e këshillat kriminale të “këshilltarëve” të tij serbë dhe malazezë, të “akredituar” në stafin e tij ndërkombëtar në Prishtinë, një ditë më vonë, pasiqë ky “vendim denoncues”, ishte shpallur në gazetën “Politika” të Beogradit, më 16 prill,2003, me titull: “Ballkani vetëm bashkërisht kundër terrorizmit”.

    Kjo koincidencë Beograd-Prishtinë, e kualifikimit negativ politik dhe ushtarak të AKSH-së, është argumenti më transparent, se kush ka qenë iniciator, dhe kush qëndron prapa “vendimit gjyqësor” të Mihael Shtajnerit për të shpallur, dhe për ta “dënuar” Armatën Kombëtare Shqiptare/AKSH/ “grup ose organizatë terroriste”. Askush tjetër, veçse ekstremistëve, terroristëve dhe ultranacionalistëve serboçetnikë të politikës zyrtare të pushtetit shtetëror të Unionit Serbia dhe Mali i Zi përmes formave të terrorit gjenocid të institucionalizuar, dhe propagandës së tyre pushtuese kolonialiste kundër Kosovës dhe shqiptarëve në hapësirat e tjera të Shqipërisë etnike.

    Historikisht, gazeta “Politika” e Begradit ka qenë, edhe prapë është sot, një nga armët më të fuqishme të politikës dhe propagandës pushtuese koloniale në skallvërimin e shqiptarëve, dhe në kolonozimin e gjysmës së territorit të Shqipërisë etnike. Në këtë vështrim, duhet të kërkohet shkaku dhe pasoja e lindjes dhe e ekzistencës së ligjshme e Armatës Kombëtare Shqiptare/AKSH/, e jo në fabrikimin, fallsitetin dhe shantazhimin e saj, sipas “kritereve” të politikës dhe propagandës raciste dhe fashiste të Serbisë dhe Malit të Zi. Ngrehinë kjo, (me disa emërtime të ndryshme politike të derisotme), e cila që nga viti 1878 e deri më sot, ka qenë “saçi i skuqur” mbi të drejtën natyrore dhe historike të qenies shqiptare në Ballkan.

    Këtë e kanë vërtetuar edhe vitet e mëpastajshme të imperializmit kolonialist të Unionit Serbia-Mali i Zi, si 1912-ta, 1918,..,1945, si dhe 1998-1999, me ç’rast “fatin” e saj militarist shekullor, e përmbylli me gjenocidin dhe hollokaustin e saj mbi Kosovën, e cila sot, si rrjedhojë e politikës dhe e agresionit pushtues serbomalazez, është shndërruar në një oazë paqeje ndërkombëtare për fatin e së cilës kujdeset z.Mihael Shtajner.

    Mirëpo, si duket, më 16 prill të këtij viti gazeta ”Politika”, dhe “këshilltarët” e tij të drejtpërdrejtë serbomalazezë, ia kanë prishur ekuilibrin disponimin dhe besimin politik ndaj shqiptarëve dhe Kosovës, sepse ia kanë “kripur” mendjen, që AKSH-ja “është organizatë terroriste”. Këtë “dyshim” tonin, e dëshmoi edhe “vendimi gjyqësor” i Mihael Shtajnerit, i cili plotësisht mbështetet dhe përputhet me kualifikimin denoncues të AKSH-së nga aparati shtetëror serbomalazez i Beogradit-Podgoricës, dhe i fallsifikimeve të ndyra të artikullit të botuar në të përditshmën “Politika”. Në të vërtetë, artikulli me përmbajte terroriste kundër AKSH-së i “Politikës” së datës 16 prill, 2003, është zyrtarizuar dhe nënshkruar nga z.Mihael Shtajneri, pa e vrarë mendjen fare, se ai artikull, ka qenë një truk propagandistik për të sfiduar UNMIK-un dhe KFOR-in, në mënyrë që të deklarohen zyrtarisht kundër Aramatës Kombëtare Shqiptare/AKSH/.

    Ky akt zyrtar i M.Shtajnerit, është i papranueshëm për AKSH-në dhe strukturat e saj, sepse në asnjë aspekt nuk ka të bëjë me qenien organizative, ushtarake, juridike, politike dhe kombëtare të AKSH-së, por direkt ka të bëjë me grupet dhe organiztat terroriste, mafioze dhe gjenocidale serbomalazeze siç janë “Rojat e Urës” së Mitrovicës, “Povratakun” e Oliver Ivanoviqit, Rada Trajkoviqit, Momqillo Trajkoviqit, etj., të cilëtm, edhe para se ta shpallin “grup-organizatë terroriste” AKSH-në, e kanë bojkotuar, e kanë shantazhuar, e kanë kërcnuar, z. Mihael Shtajner, duke kërkuar edhe dorëheqjen e tij, kinse ai as UNMIK-u në tërësi, nuk kanë punuar asgjë fare për interesat e minoritetit serbomnalazez në Kosovë brenda këtij katërvjeçari, gjë që të gjitha këto akuza dhe provokime të pales serbomalazeze janë të pavërteta, të pamorlashme dhe pa kurrfarë baze ligjore,sepse si nën udhëheqjen e mexhimit të Kushnerit, të Hekerupit dhe të Shtajnerit, minoriteti serbomalzez ka qenë i trajtuar njësoj sikurse shumica dërrmuese shqiptare dhe pakicat e tjera në Kosovë.

    Mirëpo, akuzat dhe aksionet politike propagandistike minuese ndaj procesit stabilizues paqësor në Kosovë, të bëra nga minoriteti serb, i dirigjuar drejtpërdrejt nga Beogradi, nga shërbnimet sekrete policore, paramilitare, militare dhe kishtare të Serbisë, kanë pasur, dhe kanë për qëllim të fundit, që të justifikojnë gjenocidin dhe terrorizmin shtetëror serb mbi shqiptarët dhe Kosovën, dhe balancën ta kthejnë favor të vetin, duke e përvetësuar si kryetarin e UNMIK-ut, z.Mihael Shtajner, ashtu edhe përfaqësuesit e tjerë të trupave të bashkësisë ndërkombëtare, duke i shpifur dhe anatemuar shqiptarët, sikurse në rastin konkret Armatën Kombëtare Shqiptare/AKSH/, se ata “janë grupe dhe organizata terroriste”, të cilët po kërkojnë krijimin e “Shqipërisë së madhe”, e jo serbët as malazezët, të cilët janë të “diskriminuar” dhe të “terrozuar” prej tyre.

    Këto trille dhe idiotizma të konstruktuara të politikës dhe propagandës serbeomalazeze në kurriz të së vërtetës historike të shqiptarëve dhe të Shqipirës etnike, më nuk kanë kurrfarë shansi, që të “përbirojnë” në psikologjinë politike, as në mendjen e shëndoshë të shqiptarëve, as të AKSH-së, të cilët kanë të drejtë të luftojnë politikisht dhe ushtarakisht për realizimin e së drejtës së tyre të vetëvendosjes, pavarësisht se këta në formë “orekstrale” akuzohen pa kurrfarë argumentesh ligjore nga të gjitha “palët” denoncuese të pushtuesit kolonialist sllav dhe të kolaboracionizmitr shqiptar.

    Pse z.Mihael Shtajner ka rënë viktimë e propagandës së ndyrë luftarake të fallangave terrosite serbomalazeze, nuk duhet të na habit aq shumë ky fakt, sepse reagimi i tij lidhur me rastin e denoncimit të AKSH-së si “grup terrorist”, tregon, se M.Shtajneri nuk e njeh gjenzën historiko-politike të problemit kolonial shqiptar në Ballkan, si dhe ligjet as konventat ndërkombëtare, duke përfshirë edhe Kartën e Kombeve të Bashkuara, ku flitet për të drejtën e vetëvendosjes së gjithë popujve dhe vendeve të koloniazuara. Pikërisht rasti i hedhjes në erë i urës hekurudhore në rajonin e Mitrovicës Veriore nga njësiti special i Armatës Kombëtare Shqiptare/AKSH/, është i ndërlidhur drejtpërdrejt me format e veprimit të zhvillimit të luftës çlirimtare antikoloniale shqiptare kundër të gjitha formave dhe metodave të sundimit të egër të kolonializmit dhe hegjemonizmit serbomalazez , jo vetëm në Kosovë, por në të gjitha territoret autoktone të Shqipërisë etnike.

    Si z. Mihael Shtajner me bashkëpunëtorët e tij ndërkombëtarë në Kosovë, ashtu edhe “funksionarët” më të lartë shqiptarë në Prishtinë dhe në Tiranë, nuk duhet të mashtrohen dhe të vetëviktimizohen pas “recetave” kulaifikuese terroriste dhe raciste të politikës dhe propagandës antishqiptare, antiuçk dhe antiaksh, por duhet të mbështetëndhe, t’I marrin parasysh të gjitha argumentet e vlefshme historike, politike dhe juridike ndërkombëtare, të cilat janë bazë fundamentale e veprimtarisë së gjithmbarshme dhe të Programit politik, kombëtar, ndërkombëtar dhe ushtarak të Armatës Kombëtare Shqiptare/AKSH/ dhe të të gjitha strukturave të saj përkatëse.

    Asnjë politikë, e cila nuk merr në konsideratë ligjet dhe ligjshmëritë e së drejtës kombëtare dhe asaj ndërkombëtare, nuk mund të quhet politikë e njëmendtë, veçse fiktive, madje qoftë e ndërtuar, dhe e mbrojtur edhe nga Mihael Shtajneri, dhe bashkëmendimtarët e mbështetësit e tij, sikurse në rastin konkret të denoncimit të AKSH-së, ngaqë AKSH-ja për nga struktura e saj organizative, politike, kombëtare, ndërkombëtare dhe vepruese nuk përbën “grup, as organizatë terroriste”, siç e kanë deklaruar atë në mënyrë të paligjshme: M.Shtajneri, përfaqësuesi i SHP të TMK-së, Shemsi Syla, dhe Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, por është Lëvizje nacionalçlirimtare antikoloniale, që ndërlidhet drejtazi me Deklaratën e njohjes së pavarësisë dhe të drejtës së vetëvendosjes vendeve dhe popujve të kolonizuar”(Rezoluta 1514,XV, 1960) dhe me Nenin 1, paragrafi 2 të Kartës së OKB-së e të tjera.

    Prandaj, AKSH-ja si faktor nacional, nuk ka asnjë “fije floku” ndërlidhuri me “grup ose organizatë terroriste” as rajonale, as ndërkombëtare, por është forcë e ligjshme ushtarake antikoloniale, që mbështetet, duke filluar nga në idetë e Revolucionit Francez 1789, që kanë të bëjnë me realizimin e parimeve të lirisë, të vetëvendosjes dhe të pavarësisë kombëtare, të cilat pa dyshim shpiejnë në ringjalljen e shtetit kombëtar shqiptar, Shqipërinë etnike, ky gjysma e saj, ende edhe sot në shekullin e 21-të, është “latifundi” koloniale e Serbisë, Malit të Zi, Maqedonisë dhe e Greqisë.

    Po qe se z.Mihael Shtajner, nuk e revidon “vendimin politik” denoncues kundër AKSH-së, më 17 prill,2003, s’ka dyshim se, së shpejti do të përballet me ligjet dhe konventat ndërkombëtare, që janë objekt i Gjykatës Ndërkombëtare të OKB-së. Kundër një vendimi paushall dhe të paligjshëm të z.Mihael Shtajner, të deklaruar në llogari të AKSH-së, Gjykata e Lartë e AKSH-së, do të ushtrojë kallzimin penal para gjykatave përkatëse ndërkombëtare, dhe para Gjykatës Supreme të Shqipërisë etnike.

    Pavarësisht nga vendimi arbitrar i Mihael Shtajnerit, dhe i “strukturave terciale” politike serbomalazeze dhe , i atyre të ashtuquajtura “patriotike” shqiptare, që Armatën Kombëtare Shqiptare, ta riemërtojnë në ndonjë “grup” ose në një “organizatë terroriste”, kjo nuk mund të arrihet as teorikisht as praktikisht, sepse AKSH-ja është Lëvizje Nacionalçlirimtare Shqiptare, që tanimë ka filluar t’i zhvillojë aksionet e fazës së parë të luftës guerile në hapësirat e populluara me shqiptarë brenda kufijve të territorit të Shqipërisë etnike, siç ishte rasti i hedhjes në erë i urës hekurudhore ndërlidhëse Mitrovicë-Leshak nga ushtarakët patriotë shqiptarë Islam Berisha(Lami) dhe Hamzë Behrami të njësitit gueril të Gjenois së Divizioinit “Adem Jashari”, s’ka lidhje me terrorizëm dhe me banditizëm të harangave mafioze dhe profitere serbomalazeze çetnike të pushtet sundues koloniual të Serbisë, por me veprimin serioz luftarak të Armatës Kombëtare Shqiptare/AKSH/ për prerjen e të gjitha lidhjeve me Serbinë e madhe, përderisa ajo të pranojë, se do të heqë dorë nga sundimi hegjemonist kolonial i Kosovës dhe i viseve të tjera shqiptare, qoftë në mënyrë paqësore, qoftë në ndonjë formë tejtër.

    Si Mihael Shtajner, si “këshilltarët” kriminelë serbomalazezë me ndihmën e Beogradit, të cilët e kanë detyruar, të ndërmarrë një hap të tillë në “riemërtimin” e AKSH-së si “terroriste”, duhet ta kenë të qartë, se AKSH-ja nuk është “ grup terrorist”, që që vret, masakron dhe plagos civilë të pafajshëm nëpër vende e sheshe publike, sikurse që ka vepruar pushteti gjenocidal serbomalazez çetniko-fashist plot 10 vjet kundër shqiptarëve në Kosovë, por është Armatë-Lëvizje Nacionalçlirimtare Kombëtare, e cila po qe se, Serbia së pari, dhe me urgjencë, nuk pranon njohjen e pavarësisë së Kosovës në mënyrë paqësore(gjë që ky është objektiv prioritar i AKSH-së), atëherë si fallanga serbomalazeze, si Mihael Shtajneri, si kollaboracionistët shqiptarë, do të kenë rastin të ballafaqohen me fazën e dytë të luftës çlirimtare kombëtare të AKSH-së, e cila pa dyshim do të çojë një luftë të përgjithshme popullore shqiptare nga të gjitha viset autoktone të Shqipërisë etnike.

    Fundja, si politika paqësore e UNMIK-ut, me Mihael Shtajenerin në krye, ashtu edhe politika e propaganda e ndyrë luftarake e Serbisë dhe e Malit të Zi, e posaçërisht eksponentët reaksionarë dhe kolaboracionistë të politikës nënshtruese, vazale dhe kapitulluese shqiptare në Prishtinë, në Tiranë, të cilët kanë filluar t’i “ndërrojnë prehërat”,duke “kruar” me armiqtë serbomalazezë dhe me prezntuesit e huaj paqësorë në Kosovë, për hir të “biznisit personal” dhe “biznisit mixt”, nuk preferohet të luajnë me zjarrin e trilluar të terrorizmit të eksportuar serbomalazez çetniko-fashist në Kosovë dhe në viset e tjera të Shqipërisë etnike, sepse pa vetëdije vetë do të digjen në të, e jo Armata Kombëtare Shqiptare/AKSH/, e cila është vënë në shërbim të çlirimit, të pavarësisë dhe të mbrojtjes së gjithë popullit shqiptar, Kosovës dhe Shqipërisë etnike.

    Gjithashtu, për hir të së vërtetës së njoftimit nga dora e parë z.Mihael Shtajner, kryetarin e UNMIK-ut (si dhe të gjithë administratën shërbyese të tij), dhe oponentët e tjerë “pilitikanë” dhe “institucione” shqiptare në Tiranë dhe në Prishtinë, AKSH-ja nuk është “grup-organizatë terroriste”,ashtu siç e kanë gënjyer dhe manipuluar opinionin politik gjithëshqiptar, dhe bashkësinë ndërkombëtare, por siç nënvizuam më sipër, është faktor nacional-Lëvizje Nacionalçlirimtare Shqiptare, sikurse të gjitha lëvizjet nacioanlçlirimtare antikoloniuale të deritashme botërore, që me Program dhe Platformë politike dhe ushtarake, ta luftojë sundimin terrorist kolonial të Serbisë, të Malit të Zi, të Maqedonisë dhe të Greqisë.

    Në të vërtetë, kush di të “lexojë” dhe kuptojë politikisht, ARMATEN KOMBËTARE SHQIPTARE/AKSH/,duhet ta konsiderojnë QEVERI TË ARDHSHME TË PËRKOHSHME TË SHQIPËRISË ETNIKE, u pëleqeu kjo, ose nuk u pëlqeu të gjithë armiqve të saj. Ndryshe, të gjitha kualifikimet dhe etiketat e tjera, që bëhen në adresë të AKSH-së, nuk kanë të bëjnë me qëllimet dhe me synimet programore të luftës antikoloniale të AKSH-së, por me terrorizmin dhe me gjenocidin e importuar kolonial imperialist të Serbisë dhe të Malit të Zi si në Kosovë, ashtu edhe në mbarë Shqipërinë etnike, e në Ballkan.

    Ka ardhur koha, që bashkësia ndërkombëtare përmes z.Mihael Shtajner apo Koffi Annan, të mendojnë thellë dhe me seriozitetin më të madh, që të gjejnë ndonjë “Chales de Gaulle” serbomalazez, në mënyrë që me paqe, ta arrijnë Marrëveshjen historike, së pari për njohjen e pavarësisë së Kosovës, ashtu si veproi Charles de Gaulle më 19 mars 1962, kur Franca ia njohi pavarësinë Algjerisë, përkatësisht Qeverinë e Përkohshme të Republikës së Algjerisë. Ndryshe, çdo vonesë e zgjidhjes së statusit përfundimtar të Kosovës, do të çojë në eskalimin e krizës së konfliktit të armatosur, që patjetër, do të destbaliziojë paqen dhe sigurinë në Ballkan.


    ---------------

    Kur te kem kohe do ta lexoj e do shpreh opinionin tim.

    ...

  8. #18
    i/e regjistruar Maska e skajkingdom
    Anëtarësuar
    09-03-2003
    Vendndodhja
    Dinoshë, Malësi e Madhe, Shqipëri
    Postime
    41

    k.konushefci

    A e din ti BRARI pra, pikërisht ti që shkruan gjithçka kundër AKSH-së dhe thua se ata janë enveristë kundër LDK-së etj. etj. se PIKËRISHT ky Kujtim Konushefci përveç që është Profesor i Gjuhës dhe Magjistër - është edhe anëtar i LDK-së?

    AKSH-ja nuk është as pjellë e PDK-së as e NANOS as e LPK-së etj. etj. por është E TË GJITHËVE dhe për të gjithë - për të gjithë ata që me shpirt dhe zemër e duan BASHKIMIN KOMBËTAR!

    Këtë e vërteton edhe fakti se mbështetës së AKSH-së janë nga TË GJITHA PARTITË - pra edhe nga LDK-ja edhe nga PDK-ja etj.

    Tung.

  9. #19
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Degjo skajkingu.. !!


    A i ke pare ti dokumentaret mbi SaVanen afrikane?

    Tigri mbasi i ka vene syne nje tufe me antilopa ( kaprolli afrikes) afrohet me ngadale e me ngadale dhe studion vendin dhe i ve syrin antilopes me te shijshme dhe e ndjek e ndjek me sy deri sa ne nji moment sulmon rrufeshem dhe me nje sprint te fuqishem e mberthen kafshen e gjore dhe e shkyn.

    Pra cfare mesojme nga kjo?

    Qe lufta do pregatitje dhe befasi.

    Keto dy pika jane faktori kryesor qe mendon Tigri dhe strategu.

    Ne se tigri do vinte drejt antilopave me keng e valle e ulerima qe nga thellesia e Xhungles athre anti lopat ose zhdukeshin ose beheshin gardh me Briret e tyre dhe Tigri nuk do guxonte te afrohej.

    Kjo na meson se:

    Ne se duhet fituar Lufta duhet bere pika 1..pra pregatitja...dhe pastaj pika 2 Befasia ne sulm.


    Kur vjen puna per te vrare Ahmet Krasniqin grupi terrorist i Hashimit mbrrin ne Tirane pa keng e valle..pregatiten mire e mire .. marrin ndihme logjistike nga Klosi dhe mbasi studiojne mire terrenin..pra rrugicat ku banonte Koloneli i FARKUT dhe ne kohen kur Koloneli i afrohet vend banimit Grupi terrorist sulmon egersisht dhe duke e gjetur ne BEFASI Kolonelin dhe shoket e tije kryejne atentatin dhe largohen..

    Ky eshte sukses nga pikpamja ushtarake...pra strategjia eshte e persosur..
    Mirpo une si Shqiptar nuk e lakmoj kte zotesi sepse ketu Armiku (antilopa) eshte bashk atdhetari im..dhe une e quaj kte Terrorizem e Krim i ndyre..

    Edhe grupi i Sali Veselit (nuk ish kot gjeneral TMK-je ai kriminel i ndyre) po ashtu ben pergatitjen ne heshtje dhe zen nje pozicion ne Rrugen ku banon DRINI dhe porsa, Drin Komandanti UCK-se, ndahet me nan e Fmi e del qyqari ne rruge me shkue ne Komun me ndertu Prizrenin e Ri.. dalin Tigrat e Fatmir Limes dhe me 30 plumba e len te Pergjakur djaloshin-Baba me 7 gjuhe te huaja..dhe ikin ne Bazat e tyre te fshehta..

    Edhe ne rastin e fundit ne Peje grupi terrorist i Adem Elshanit ka bere pregatitjet e mira dhe mbasi kane studiuar objektin..pra antilopen..pra Familjen Selimaj ata zene prite si Tigri afrikan dhe ne erresiren e Nates qellojne mbi kerrin qe afrohet dhe me bresheri vrasin gra e femij e burra te Kosoves dhe ikin..
    E jo vec kesaj por llogarisin dhe ALIBINE qe ne rast dyshimi do themi sa "jam Kon ne gjermani"...

    Kjo eshte pra strategjija..pregatitje dhe befasi..

    Pra Bandat Enveriste e dine Strategjine dhe shum bukur e zbatojne kur vjen puna me mbrrit objektivat e tyre "kombetare" pra "likujdimin fizik te opozitareve"..


    Mirpo si shpjegohet qe kur vjen ceshtja tek KOSOVA si per cudi kta dalin te "pagdhendur" ne dituri ushtarake..

    Kjo eshte pik pyetja ime e madhe qe kur degjova se ka dal dikush me mask e ka than..Kena UCK.

    Asnji pergatitje... asnji baze furnizimi ne ushqim ilace..strehime .. asnji formacion te fuishem ne njerez te pergatiitur ushtarakisht.. asnji garanci nga ndoj fuqi e madhe.. asnji mundesi qe rekrutet vullnetare te vijne shpejt e te marrin armatimin.. e asnji baz te sigurt pran kufirit me Shqiperine e asnji mobilizim paraprap ne Diaspore te rinise se fuqishme e te gatshme per Lufte..

    Pra hidhet keng e valle me za te larte ..
    kem uck kem uck..
    eh lum si ne eh lum si ne..

    ...me ndegjue SERBIA..e pastaj SERBIA vjen e ban cka do..kudo e me ke do..

    Ne se NATO nuk kish hi me i ra Sllobos cka ish ba.....

    hmmmmmmmmmmm...

    Mos u shtini sikur skuptoni.. leni rolin e budalles e bahuni te arsyeshem..me kuptue cka due me than..


    Me ba hile nuk asht mire ne popull tand..

    ....

  10. #20
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Te lumte Brari, ke bere nje pershkrim vertete domethenes!
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

Faqja 2 prej 7 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. LDK-ja nën terrorin e pol-potistave
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 07-01-2004, 14:00
  2. Shtajner me nje plan per bashkimin e Mitrovices
    Nga Ari-Intimidator në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 05-10-2002, 12:59
  3. Shtajner!! Administrator apo Pronar i Kosoves?
    Nga Iceberg në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 15-07-2002, 10:21

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •