Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 12
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,444
    Postimet në Bllog
    22

    Hashim Thaçi zgjidhet President i Kosovës pas tri raundesh

    Emri:  Hashim-Thaqi.jpg

Shikime: 1730

Madhësia:  23.5 KB

    Kuvendi i Kosovës zgjodhi në raundin e tretë të votimin Hashim Thaçin si Presidentin e ri të Republikës së Kosovës.

    Dy raundet e para dështuan, si rezultat i votave të pavlefshme dhe atyre për kandidatin jopretendent. Në raundin e dytë, asnjëri prej dy kandidatëve për President të Kosovës, Hashim Thaçi apo Rafet Rama, nuk mundën të siguronin 2/3-tat e votave, pasi rezultati ishte 64 pro Thaçit, 15 të pavlefshme dhe 2 pro Ramës.

    Ndryshe nga raundi i parë, i dyti pa një deputet më pak të pranishëm, pas largimit të deputetit të Vetëvendosjes, Ilir Deda, i cili ishte i nominuar nga opozita edhe në komisionin e posaçëm për numërimin e votave. Në sallë ishin 81 deputetë të pranishëm, ndërsa që kreu i shtetit të zgjidhej në këtë raund duheshin 2/3-tat e votave, 80 gjithsej, në të kundërt shkohej në raundin e tretë, ku mjaftuan 61 vota, apo 50% + 1.

    Biografia e Hashim Thaçi

    Pas fitores së Partisë Demokratike të Kosovës në zgjedhjet parlamentare të 17 nëntorit 2007, z. Hashim Thaçi u zgjodh Kryeministër i Qeverisë së Kosovës, më 9 janar 2008. Me 17 shkurt 2008, Kryeministri Hashim Thaçi në Kuvendin e Kosovës shpall Kosovën shtet të pavarur, sovran dhe demokratik. Hashim Thaçi është kryeministri i parë i Qeverisë së Republikës së Kosovës. Gjatë procesit negociator (2005 – 2007), të udhëhequr nga i dërguari i Posaçëm i OKB-së, Presidenti Martti Ahtisaari, z. Hashim Thaçi ishte anëtar i Ekipit të Unitetit.

    Dokumenti i Ahtisaarit rezultoi me propozimin gjithpërfshirës për pavarësinë e Kosovës. Gjatë Konferencës Ndërkombëtare për Kosovën, të mbajtur në Rambuje të Francës, (6 – 22 shkurt 1999) z. Hashim Thaçi ishte Kryesues i Delegacionit të Kosovës.

    Konferenca përfundoi në Paris më 18 mars 1999, ku pas nënshkrimit të palës shqiptare, iu hap rruga intervenimit ushtarak të NATO-s për Kosovën. Hashim Thaçi është ndër themeluesit kryesorë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (1992). Gjatë viteve të luftës, ishte drejtues politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Që nga marsi i 1999 deri në janar të viti 2000, z. Hashim Thaçi ishte Kryeministër i Qeverisë së Përkohshme të Kosovës (Qeveria e Unitetit). Në këtë periudhë zhvilloi aktivitet të dendur politik dhe diplomatik në qendrat kryesore botërore, në SHBA dhe Evropën Perëndimore.

    Në jetën politike fillimisht angazhohet në Lëvizjen Popullore për Republikën e Kosovës në vitet 1989 – 1993, (LPK). Ishte lider i Lëvizjes studentore në vitet 1990 – 1993. Në vitin 1991, z. Hashim Thaçi zgjidhet prorektor student i Universitetit të Prishtinës. Pas largimit të dhunshëm të studentëve dhe mësimdhënësve nga objektet universitare, punon për ngritjen dhe strukturimin e arsimit universitar.

    Në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës, më 1993, z. Hashim Thaçi, me sukses të lartë i përfundon studimet në Degën e Historisë.

    Pas themelimit të UÇK-së, policia serbe dështon në përpjekje për ta burgosur më 1993. Gjykata serbe e Prishtinës më 1997, z. Hashim Thaçi dhe një grup pjesëtarësh të UÇK-së, në krye me Adem Jasharin, i gjykon në mungesë me shumë vite burg. Në Universitetin e Cyrihut në Zvicër (1996), i ndjek studimet postdiplomike në lëmin e Historisë së Evropës Juglindore dhe shkencave politike, deri në fillim të vitit 1998. Gjatë periudhës së qëndrimit të tij në Perëndim, z. Hashim Thaçi shpesh herë kthehet ilegalisht në Kosovë, për t’i forcuar formacionet e UÇK-së në terren. Pas luftës, si Kryeministër i Qeverisë së Përkohshme të Kosovës, z. Hashim Thaçi udhëhoqi negociatat me faktorin ndërkombëtar dhe është nënshkrues i Marrëveshjes për transformimin e UÇK-së, në Trupat Mbrojtëse të Kosovës (TMK).

    Me fillimin e punës së Këshillit të Përkohshëm Administrativ (KPA), si strukturë e përbashkët qeverisëse me misionin e OKB-së në Kosovë (UNMIK), ishte anëtar i këtij Këshilli prej janarit 2000, deri në zgjedhjet e para parlamentare 2001.

    Në tetor të vitit 1999 e themeloi Partinë e Progresit Demokratik të Kosovës (PPDK), ndërsa në Kuvendin e Parë Zgjedhor (2000), z. Hashim Thaçi zgjidhet kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, (PDK). Hashim Thaçi u rizgjodh kryetar i PDK-së edhe në Kuvendin e Dytë (2002) dhe të Tretë Zgjedhor (2005).

    Në tri legjislatura të Kuvendit të Kosovës është zgjedhur deputet. Është lider politik me numër më të madh të votave në zgjedhjet e fundit parlamentare në Kosovë. Prej vitit 1999, z. Hashim Thaçi ka afirmuar dhe mbrojtur çështjen e Kosovës me shumë ligjërata dhe fjalime, në dhjetëra universitete dhe institute prestigjioze të vendeve Perëndimore.

    Në shtypin vendor, rajonal dhe atë ndërkombëtar ka botuar shkrime dhe artikuj të shumtë. Flet gjuhën angleze dhe atë gjermane. Është i lindur më 24 prill 1968 në Burojë të Skënderajt. Jeton në Prishtinë, me gruan Lumnijen dhe djalin, Endritin.

    Koha Jone

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,444
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Hashim Thaçi zgjidhet President i Kosovës pas tri raundesh

    AAK: Thaçi President, lajmi më i keq për Kosovën

    Emri:  AAK.jpg

Shikime: 413

Madhësia:  40.3 KB

    Zgjedhja e Hashim Thaçit në postin e presidentit të Kosovës e ka shtyrë AAK-në ta quaj si lajmin më të keq që ka mundur t’i vijë Kosovës në një ditë si kjo.

    AAK përmes një komunikate për media Hashim Thaçi, ka bërë gabime të rënda në raport me interesat shtetërore të Kosovës.

    “Është identifikuar si njëri prej shkaktarëve të gjendjes së rëndë dhe krizës së thellë politike, ka nënshkruar një marrëveshje për kufirin që është agresion mbi territorin e Kosovës, ka sponsorizuar dhe negociuar një marrëveshje për Asociacionin që është agresion mbi rendin kushtetues të vendit, dhe si tillë ai jo vetëm se nuk mund ta përfaqësojë unitetin e popullit, por duhet të vihet para përgjegjësisë politike e penale”, thuhet në komunikatën e AAK-së.

    AAK, si parti politike, si pjesë e Opozitës së Bashkuar dhe e frontit qytetar civil, thotë se do të vazhdojë që, krahas kundërshtimit të Qeverisë aktuale antikushtetuese, ta kundërshtojë me vendosmëri edhe të ashtuquajturin president të votuar sot.

    “Ne i bëjmë thirrje gjithë popullit të Kosovës, votuesve të përgjegjshëm të të gjitha partive politike, shoqërisë civile dhe gjithë njerëzve vullnet mirë, të mos dekurajohen, por të jenë pjesë e një fronti gjithpopullor kundër këtij pushteti kundërkushtetues, e të pa moral. Vullneti qytetar nuk do të mund të përmbyset nga asnjë klikë politike e pushtetit. Së bashku deri në fitore!”, thuhet në komunikatën e AAK-së.

    Koha Jone

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,444
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Hashim Thaçi zgjidhet President i Kosovës pas tri raundesh

    Edi Rama uron Hashim Thaçin: Do jesh në lartësinë e detyrës

    Emri:  EDI-RAMA.jpg

Shikime: 423

Madhësia:  114.1 KB

    Kryeministri Edi Rama ka uruar Presidentin e ri te Kosoves pas zgjedhjes nga Parlamenti i Kosovës.
    “Urime Zoti President! Kam bindjen do te jesh ne lartesine e detyres e uroj suksesi i pare te jete tejkalimi i krizes ‪#‎KosovesiDuhenTeGjithe‬

    Koha Jone

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780

    Për: Hashim Thaçi zgjidhet President i Kosovës pas tri raundesh

    Nuk eshte dhe aq lajm i keq sa duket,ne negativitetin e tije eshte pozitiv.

    Ne vendet pa shtet ku vidhet eshte gjithmone me mire te zgjidhet president kryehajduti sesa nje person qe vetem o flet kot o zbaton urdherat e hajduteve.

    Duke mare dhe shembullin e Shqiperise,e vetmja gje pozitive per shqiptaret dhe Saliun ishte 1997... kur Sali Berisha ishte president.

  5. #5
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    Për: Hashim Thaçi zgjidhet President i Kosovës pas tri raundesh

    Citim Postuar më parë nga SERAFIM DILO Lexo Postimin

    Saliu nuk do te duhej te ishte President, kjo ishte verberia e popullit te asaj kohe qe e perkrahu. Shqiperia do te duhej te udhehiqej nga patriote qe zhvillojne shtetin e punojne per popull sic punojne presidentet ne shtetet normale. Tani Shqiperia do te ishte ne BE, shteti do te ishte shume me i forte se ceshte tash dhe asnje shqiptar nuk do te detyrohej ta leshonte vendin e tij per shkaqe ekonomike.

    sa i perket Hashim Thacit. Ai nuk do te mund ta mbaje pushtetin edhe gjate pasi qe qytetaret jane kunder status kuos, cdo institucion eshte i korruptuar, mungon shkuarja perpara ne cdo sfere te jetes. Pra Thaci dhe Mustafa po mundohen ta mbajne pushtetin me polici, por kjo do te mund te iu kthehet si bumerang pasi do te rritet pakenaqesia ne popull dhe kundershtimi. Por ata nuk do te bien pa rene pa kenaqesia deri ne masen 60%-70 %... mos te harrojme se Thacin e mban USA dhe BE, ate dite qe ai nuk do te iu nevojitet ate dite do ta hudhin tutje. Kjo qeveri nuk ka me shume se 35% mbeshtetje popullore, por eshte mosbesimi i popullit ne politikanet opozitare dhe pasiviteti i qytetareve qe e mban Thacin e Mustafen ne pushtet.
    Ndryshuar për herë të fundit nga mesia4ever : 28-02-2016 më 09:45

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780

    Për: Hashim Thaçi zgjidhet President i Kosovës pas tri raundesh

    Citim Postuar më parë nga mesia4ever Lexo Postimin
    Saliu nuk do te duhej te ishte President, kjo ishte verberia e popullit te asaj kohe qe e perkrahu. Shqiperia do te duhej te udhehiqej nga patriote qe zhvillojne shtetin e punojne per popull sic punojne presidentet ne shtetet normale. Tani Shqiperia do te ishte ne BE, shteti do te ishte shume me i forte se ceshte tash dhe asnje shqiptar nuk do te detyrohej ta leshonte vendin e tij per shkaqe ekonomike.

    sa i perket Hashim Thacit. Ai nuk do te mund ta mbaje pushtetin edhe gjate pasi qe qytetaret jane kunder status kuos, cdo institucion eshte i korruptuar, mungon shkuarja perpara ne cdo sfere te jetes. Pra Thaci dhe Mustafa po mundohen ta mbajne pushtetin me polici, por kjo do te mund te iu kthehet si bumerang pasi do te rritet pakenaqesia ne popull dhe kundershtimi. Por ata nuk do te bien pa rene pa kenaqesia deri ne masen 60%-70 %... mos te harrojme se Thacin e mban USA dhe BE, ate dite qe ai nuk do te iu nevojitet ate dite do ta hudhin tutje. Kjo qeveri nuk ka me shume se 35% mbeshtetje popullore, por eshte mosbesimi i popullit ne politikanet opozitare dhe pasiviteti i qytetareve qe e mban Thacin e Mustafen ne pushtet.
    E vertete,dhe nuk mundet ti shtohet shume ketij argumentimi. Dalim gjithmone ne perfundimin qe faji eshte i popullit,i votuesve,deri edhe ne "absurditet" qe jane zgjedhjet indirekte si te Thaçit o Berishes per president.

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-09-2014
    Postime
    992

    Për: Hashim Thaçi zgjidhet President i Kosovës pas tri raundesh

    Hashim Toci osht Presidenti i konsensusit te madh midis qenit dhe gjarprit, dy plangprishes votrash te ndershme!

  8. #8
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    Për: Hashim Thaçi zgjidhet President i Kosovës pas tri raundesh

    Citim Postuar më parë nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    E vertete,dhe nuk mundet ti shtohet shume ketij argumentimi. Dalim gjithmone ne perfundimin qe faji eshte i popullit,i votuesve,deri edhe ne "absurditet" qe jane zgjedhjet indirekte si te Thaçit o Berishes per president.
    1. Ne Kosove ka mijera njerez (frikesohem se ka me dhjetera mijera) qe voten e tyre jane ne gjendje ta shesin per 5 euro apo me nje mbushje telefoni. Mos te flasim pastaj per favore. Me punesim apo me pozita ne institucione.
    2. Faji eshte edhe tek lideret tane. Kultura jone prodhon njerez egoiste qe shikojne vetem interesat e veta personale.
    Normal se edhe populli eshte bashkefajtor se iu beson cdo genjeshtre te politikaneve. Nese deshiron qe ne Kosove te mbetesh ne pushtet genje dhe vetem genje. Aq me shume te genjesh aq me shume ka njerez qe thone: "ketij i paska hije se qenka i mencur e po i mashtrojka te gjithe".
    3. Faji i popullit. Nese nje politikan gjerman shkon e u kerkon vota ne nje fshat ne gjermani ne kembim te parave ai as djalin e vet nuk do ta binde se ka kualitete ne udheheqje. Po te garantoj se as me 2500 euro nuk do ta binde gjermanin qe ta votoje sepse gjermani nuk ia vjedhe ardhmerine femijeve te tij, ardhmeria e femijeve te tij nuk ka cmim. Kur ke njerez si gjermanet ke shtet te fuqishem si Gjermania.
    Nese nje politikan gjerman ben vetem me te voglin gabim sa i perket korrupsionit dhe keqperdorimit te parase publike, prej asaj dite as biri i tij nuk do ta votonte. Klanet familjare qe i kemi ne ne Kosove do te jene pengese per ndertimin e shtetit sepse shteti ndertohet duke u bazuar ne kualitet e pergjegjshmeri e jo ne klane familjare. Zajednica eshte pasoje e kesaj menyre te udheheqjes me klane familjare, per kete BE-ja nuk na do dhe gjithmone favorizon serbet. Perse serbet nuk bene zajednice ne Kroaci?! Kroatet jane njerez normale, kane patur politikane te korruptuar por ne fund kur vjen ne pyetje interesi shteteror ata shikojne kete te fundit.
    Nje gje qe ia kane arritur serbet te bejne eshte shkatrrimi i sistemit te shoqerise, zor se do te qohemi ne kembe per 50 vite. Me apo pa Thacin President. Populli nuk do ta perkrahe opoziten e tanishme ne mase te madhe, do te rritet perkrahja por jo ne ate mase sa t'ia rrezikoje pushtetin Mustafes e Thacit. Thaci do te bie me renien e perkrahjes nga USA dhe EU.

  9. #9
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,790

    Për: Hashim Thaçi zgjidhet President i Kosovës pas tri raundesh

    I uroj Hashimit edhe 4 vite vjedhjeje te suksesshme!!

    Venja ate videon e stapatucave ta shohim ...
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2009
    Postime
    1,464

    Për: Hashim Thaçi zgjidhet President i Kosovës pas tri raundesh

    Citim Postuar më parë nga skender76 Lexo Postimin
    I uroj Hashimit edhe 4 vite vjedhjeje te suksesshme!!

    Venja ate videon e stapatucave ta shohim ...
    Jo Z,Skender,me"kushtetute"(keta hajna kan kushtetute te veten,sido qe te jete)ka pese vite,mirepo nuk besoj se ka per ti nbere pese vite president,sepse
    bukur si shume i ka dal falli,edhe Thaqit e edhe do"komandanteve"te tij,qe mesa duket po done me ja rr..njeri tjetrit....

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •