me fal qe pergjigja zgjati kaq shume. kam filluar nje pune te re dhe nuk kam pasur kohe te futem ne internet. aq me teper qe edhe nuk m'a ka ngrefur interneti fare keto kohet e fundit (me gjithe respektin dhe deshirat lekure-shperthyese qe mund te kem per popullaten e tij). fillova pune perseri ne nje pub, ne kuzhine. rikthim ne rutine, apo jo? dhe normalisht bashke me kete rryme fitimesh te vogla pas mosperpjekjesh te medha, krevati vjen e behet gjithmone e me i parehatshem, derisa arrin kulmin kur fillon e dyshon jo vetem aftesite e tua luftarake, por edhe cka ke cmuar gjithmone tek vetja, ne rastin tim, intelektin. kapem me thonj fort pas kesaj rutine, sepse e di, qe diku thelle neper bodrumet e "shpirtit" kam frike se po te dal nga qelia e rutines gjerat mund te jene shume te shpejta, shume te pakapshme. te tilla jane edhe ketu brenda ne qeli, por te pakten ketu kam vendosur nje rregull. e di se sa i larte eshte tavani dhe sa forte duhet te kercej qe t'a kap, e di cfare shije ka faqa veriore e murit dhe sa brima jane ne dysheme, e di qe buka ne raftin e siperm eshte ajo me e fresketa dhe edhe se do vij nje dite kur ajo buke do te mbaroje e do me duhet te ha ate te raftit te poshtem.
po nejse, mos ma ver re kur filloj e flas budallalleqe te tilla. shpresa dhe frika jane dy ndjenja qe jane martuar me njera tjetren prej kohesh, dhe shpreses se nje dite kur te kem dale do te arrij te shijoj me te gjitha shqisat djersen mbi lekuren tende i varet si hije frika se mohimi i kesaj kenaqesie do me kthej perseri ne rutine.
te kam thene qe kur drita e diellit nuk me ka pas bere pershtypje e kur kohen e rracionoja ndryshe nuk kam pas ditur te kercej? ndersa tani, edhe sikur te mos ishte ritmi i kanoceve neper hekura, ritmi qe degjoj pernate e qe me ngrihet nga fundi i zorreve deri ne nofulla sa here qe mbyllet dera e hekurt nga pas me ben te ngrihem e te kercej. eshte e vetmja menyre qe mund te me zere gjumi. kam dy lloj vallezimesh. i pari eshte i koreografuar ne te atille menyre zbritese qe te perfundoje me gjume, sic thashe, ndersa tjetri eshte ne mengjes, sapo ngrihem, dhe ky sherben per te me dhene momentum per te kapercyer rutinen deri sa te filloj vallezimin e darkes. shume kultura e kane perdorur vallezimin per shume arsye te ndryshme. disa prej tyre per te folur me zotin, ne disa te tjera vallezimi eshte nje nder rruget qe te con drejt marredhenieve seksuale, rit i cili perdoret nga nje sekt fetar ne lindje te rusise per te futur ndjekesit e sektit ne te atille gjendje "trance" sa qe vallezimet perfundojne gjithmone me orgji. ndersa une... thjesht nje rutine me shume per te vrare te tjerat, ato me te bezdisshmet.
sa me shpesh qe e them kete fjale "rutine" aq me e tmerrshme behet, prape se prape, aq me intriguese. eshte si grope thithese: sa me shume qe perpiqesh te dalesh, aq me thelle zhytesh dhe kur fillojne dhe te zhyten edhe vargjet e mendimeve ne te, e di qe fundi nuk eshte shume larg. te premtoj qe nuk do e perseris me ate fjale, apo cfaredo konteksti te tille qe mund t'a nenkuptoje ate gjendje ne ndonjefare menyre.
fluturova ne maje te nje kali dje. si dola nga puna, thashe te beja nje xhiro andej nga parku. toka ishte mbushur me aromen e agonise se shirave te pranveres, era kishte care rete skaj me skaj dhe dielli reflektonte nga cdo bulez mbi fijet e barit apo te gjetheve te pemeve. rreth e qark parkut, ne nje rruge te posacme te shtruar me rere te kuqe, dy vajza te reja rreth 16 vjec po ngisnin kuaj. vetem t'i shikoje. me floket e leshuara mbi shpinen e drejtuar levizjet e tyre mbi kuaj ishin aq ne harmoni me ato te kafsheve, sa qe nuk e kuptoje se ku fillonte njera e ku mbaronte tjetra. centauri eshte specie qe eshte zhdukur qe para dinosaureve; ne shekullin tone ka vetem centauresha. i ndoqa me sy deri sa bene nje xhiro te plote dhe me ne fund vendosa te marr edhe une nje kale. e ngava deri sa mu copetuan kerbishtet e mu gjakosen faqet e medha. kur kaloja poshte ndonje dege te varur mblidhja me majat e gishtave shiun e depozituar neper gjethe, ose e shkundja degen qe te freskohesha pak: afshi qe leshonte kali nuk ishte edhe aq i kendshem. kafshe madheshtore. pas pak xhirosh arrita ne te njejtin ritem me ato vajzat. ngame ashtu te tre, une ne mes, ato anash derisa u shkeputa prej tyre dhe dola fare nga rruga me rere te kuqe edhe pse instruktori me kishte thene te mos dilja sepse kali nuk do mund te ecte ne asfalt. edhe me verte nuk ecte. fluturonte. fluturova deri pak pasi u erresua sepse me duhej te mblidhja disa yje per te ndricuar dhomen kur fiken dritat ne darke e atje ku zbrita, atje me zuri gjumi. por para se te me zinte gjumi i hoqa freret dhe e lashe te fluturonte ku te donte.
dje ishte nje nga ditet me te bukura.
p.s. me dergo nje fotografi dhe ca cigare.
Krijoni Kontakt