Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7
  1. #1
    your incubus
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    456

    Korrespondencė

    me fal qe pergjigja zgjati kaq shume. kam filluar nje pune te re dhe nuk kam pasur kohe te futem ne internet. aq me teper qe edhe nuk m'a ka ngrefur interneti fare keto kohet e fundit (me gjithe respektin dhe deshirat lekure-shperthyese qe mund te kem per popullaten e tij). fillova pune perseri ne nje pub, ne kuzhine. rikthim ne rutine, apo jo? dhe normalisht bashke me kete rryme fitimesh te vogla pas mosperpjekjesh te medha, krevati vjen e behet gjithmone e me i parehatshem, derisa arrin kulmin kur fillon e dyshon jo vetem aftesite e tua luftarake, por edhe cka ke cmuar gjithmone tek vetja, ne rastin tim, intelektin. kapem me thonj fort pas kesaj rutine, sepse e di, qe diku thelle neper bodrumet e "shpirtit" kam frike se po te dal nga qelia e rutines gjerat mund te jene shume te shpejta, shume te pakapshme. te tilla jane edhe ketu brenda ne qeli, por te pakten ketu kam vendosur nje rregull. e di se sa i larte eshte tavani dhe sa forte duhet te kercej qe t'a kap, e di cfare shije ka faqa veriore e murit dhe sa brima jane ne dysheme, e di qe buka ne raftin e siperm eshte ajo me e fresketa dhe edhe se do vij nje dite kur ajo buke do te mbaroje e do me duhet te ha ate te raftit te poshtem.
    po nejse, mos ma ver re kur filloj e flas budallalleqe te tilla. shpresa dhe frika jane dy ndjenja qe jane martuar me njera tjetren prej kohesh, dhe shpreses se nje dite kur te kem dale do te arrij te shijoj me te gjitha shqisat djersen mbi lekuren tende i varet si hije frika se mohimi i kesaj kenaqesie do me kthej perseri ne rutine.
    te kam thene qe kur drita e diellit nuk me ka pas bere pershtypje e kur kohen e rracionoja ndryshe nuk kam pas ditur te kercej? ndersa tani, edhe sikur te mos ishte ritmi i kanoceve neper hekura, ritmi qe degjoj pernate e qe me ngrihet nga fundi i zorreve deri ne nofulla sa here qe mbyllet dera e hekurt nga pas me ben te ngrihem e te kercej. eshte e vetmja menyre qe mund te me zere gjumi. kam dy lloj vallezimesh. i pari eshte i koreografuar ne te atille menyre zbritese qe te perfundoje me gjume, sic thashe, ndersa tjetri eshte ne mengjes, sapo ngrihem, dhe ky sherben per te me dhene momentum per te kapercyer rutinen deri sa te filloj vallezimin e darkes. shume kultura e kane perdorur vallezimin per shume arsye te ndryshme. disa prej tyre per te folur me zotin, ne disa te tjera vallezimi eshte nje nder rruget qe te con drejt marredhenieve seksuale, rit i cili perdoret nga nje sekt fetar ne lindje te rusise per te futur ndjekesit e sektit ne te atille gjendje "trance" sa qe vallezimet perfundojne gjithmone me orgji. ndersa une... thjesht nje rutine me shume per te vrare te tjerat, ato me te bezdisshmet.
    sa me shpesh qe e them kete fjale "rutine" aq me e tmerrshme behet, prape se prape, aq me intriguese. eshte si grope thithese: sa me shume qe perpiqesh te dalesh, aq me thelle zhytesh dhe kur fillojne dhe te zhyten edhe vargjet e mendimeve ne te, e di qe fundi nuk eshte shume larg. te premtoj qe nuk do e perseris me ate fjale, apo cfaredo konteksti te tille qe mund t'a nenkuptoje ate gjendje ne ndonjefare menyre.
    fluturova ne maje te nje kali dje. si dola nga puna, thashe te beja nje xhiro andej nga parku. toka ishte mbushur me aromen e agonise se shirave te pranveres, era kishte care rete skaj me skaj dhe dielli reflektonte nga cdo bulez mbi fijet e barit apo te gjetheve te pemeve. rreth e qark parkut, ne nje rruge te posacme te shtruar me rere te kuqe, dy vajza te reja rreth 16 vjec po ngisnin kuaj. vetem t'i shikoje. me floket e leshuara mbi shpinen e drejtuar levizjet e tyre mbi kuaj ishin aq ne harmoni me ato te kafsheve, sa qe nuk e kuptoje se ku fillonte njera e ku mbaronte tjetra. centauri eshte specie qe eshte zhdukur qe para dinosaureve; ne shekullin tone ka vetem centauresha. i ndoqa me sy deri sa bene nje xhiro te plote dhe me ne fund vendosa te marr edhe une nje kale. e ngava deri sa mu copetuan kerbishtet e mu gjakosen faqet e medha. kur kaloja poshte ndonje dege te varur mblidhja me majat e gishtave shiun e depozituar neper gjethe, ose e shkundja degen qe te freskohesha pak: afshi qe leshonte kali nuk ishte edhe aq i kendshem. kafshe madheshtore. pas pak xhirosh arrita ne te njejtin ritem me ato vajzat. ngame ashtu te tre, une ne mes, ato anash derisa u shkeputa prej tyre dhe dola fare nga rruga me rere te kuqe edhe pse instruktori me kishte thene te mos dilja sepse kali nuk do mund te ecte ne asfalt. edhe me verte nuk ecte. fluturonte. fluturova deri pak pasi u erresua sepse me duhej te mblidhja disa yje per te ndricuar dhomen kur fiken dritat ne darke e atje ku zbrita, atje me zuri gjumi. por para se te me zinte gjumi i hoqa freret dhe e lashe te fluturonte ku te donte.
    dje ishte nje nga ditet me te bukura.

    p.s. me dergo nje fotografi dhe ca cigare.

  2. #2
    me nder qofsh
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    ne fluturim e siper
    Postime
    810
    routine?
    do u at least indulge in it?

    ps me dergo nje email.
    Memory is a kind
    of accomplishment
    a sort of renewal
    even
    an initiation

  3. #3
    Re, ne nje cep te qiellit
    Anėtarėsuar
    30-08-2002
    Vendndodhja
    ne nje cep te qiellit
    Postime
    237
    E mora letren tende ne mengjes, para se te shkoja ne pune. E lexova rruges, kur shkoja dhe ne kthim, ta shkruajta pergjigjen me mend.
    Mos me kerko te falur per vonesat. Tashme jam mesuar me to. Ndersa ti, e dije qe une do te te pergjigjesha menjehere. Nuk dua te me shpetojne castet nga gishtat. Po ta lija per me vone, do perpiqesha te gjeja nje moment kur te isha ne forme shpirterisht dhe momentet do me iknin nga duart si " plakut pikat e ******", ose do me mbyste dhe mua ajo rutina jote.
    Ti e di qe kurre nuk kam qene ne lartesine tende ne te shkruar . Ti gjithmone ngjiteshe ne tavanin e asaj dhomezes tende, ndersa une mbaja kembet fort ne dysheme. Megjithate, ti me lexon, ndoshta sepse une kam qene aty kur frika me shpresen tende u martuan.
    Ka kohe qe me jane mbytur ditet aq te kendeshme sa kjo dita jote e sotme. Kur dua te kujtoj ndonje gje te kendeshme, me duhet te kthehem pas.
    Dhe e di cfare kujtoj pikerish kete moment?
    Mban mend kur luanim kukamcefti dhe ti perpiqeshe te me gjeje dhe une e lija nje pjese te menges qellimisht jashte, qe ti mos mundoheshe shume?
    Te kam zili per ditet e tua dhe ti... (e mban mend?)... ke zili aftesine time per te shprehur ziline.
    Ne vend qe ti hypi kalit, shpesh ia shaloj fantazise time dhe ti e di se si dhe se ku me fluturon mua ajo.
    Nuk dua te te shkruaj gjate, sepse dua qe ta lexosh.
    Do te ta sjell ate foton, por po te them qe me pare qe kam ndryshuar ngjyren e flokeve dhe ca gjera te tjera me duket se kane ndryshuar pak.
    Cigare? Ne momentin e pare qe e lexova, me vetetiu ideja qe cigare kerkojne te burgosurit. Do te te sjell dhe ato, sepse ti sjell apo nuk ti sjell une, ti perseri njesoj do i pish.

    ps. Dhe ti mos harro te me sjellesh disa nga ato yjet qe mblodhe atje. Mos i harxho te gjitha. Jam ne erresire te plote dhe ndonje dite do perplasem me murin ne vend qe te shkoj ne krevat.
    "Vanity... you are my favorite sin!"

    DEVIL'S ADVOCATE



  4. #4
    Re, ne nje cep te qiellit
    Anėtarėsuar
    30-08-2002
    Vendndodhja
    ne nje cep te qiellit
    Postime
    237
    ...... Harrova te te them, qe ate fotografine mos ma var ne mur, sepse ti e di qe e kam bezdi, te me shikoje kush hyn e kush del aty.
    "Vanity... you are my favorite sin!"

    DEVIL'S ADVOCATE



  5. #5
    me nder qofsh
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    ne fluturim e siper
    Postime
    810
    Citim Postuar mė parė nga e_kalter
    ...... Harrova te te them, qe ate fotografine mos ma var ne mur, sepse ti e di qe e kam bezdi, te me shikoje kush hyn e kush del aty.
    te lutem me dergo nej fotografi!
    te premtoj qe nuk do ta var ne mur e ska per ta pare kush hyn e del qe aty.
    Memory is a kind
    of accomplishment
    a sort of renewal
    even
    an initiation

  6. #6
    your incubus
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    456
    mund t'a vesh ne bufe si simbol i nje fitoreje ne te shkuaren;
    mund t'a vesh ne bufe si simbol i nje fitoreje te nje tjetri ne te shkuaren;
    mund t'a harrosh poshte krevatit ose ne cfaredo qosheje pasi je merzitur me te;
    mund te mos te te zere dot gjumi pa te, njesoj sikur te ishte nje grykese e felliqur e nje dy vjecari, gjeja me e rendesishme per te;
    mund t'a shkelesh me kembe nga inati e nga halli te blesh nje tjeter, qe po njesoj mund te shkelet me kembe;
    mund te lozesh me te me nje tjeter person;

    une nuk jam top pingpongu, edhe pse di te kercej si te isha i tille.
    gjuha jote eshte blu blu blu blu blu ne portokalli

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e studente22
    Anėtarėsuar
    27-04-2004
    Vendndodhja
    duke kerkuar vetveten!
    Postime
    136

    po te kthej pergjigje perseri

    dhe ja ku jam perseri perpara nje kompjuteri dh eme mendmundohem te shtjelloj letren qe shkruajta per ty.mbremne smund te mendoja gje tjeter ndersa rutina e jetes time hidhte petkun e saj mbi mua.sado te me merzitesh une perseri po te shkruaj sepsedhe une ndihem vetem megjithese ndiej prezencen tende.me te ka ardhur mungesa jote.cpo ndodh te kam dhe vajtoj per ty>?ndoshta sepse gjithcka me kujton ty?me kujton menyren tende te parjes se gjerave.e di cfare?u mesova me kete gjendje dhe sado te vuja vuajtja eshet vetem imja.te kam pasdur zili gjithmone per menyren tende te largeses.me mire p[o vazhdoj te te shkruaj neser sepse dhe vete sjma e qete nbe keto momente.shpresoj te jesh mire dhe te me kujtosh sadopak.ciaooooooooooooooooo endrra ime e fituar dhe e humbur.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •