Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Komisioni i Venecias rrëzoi draftin e qeverisë

    Palët politike nuk janë shprehur ende mbi rekomandimet përfunditare të Komisionit të Venecias për reformën në drejtësi. Mazhoranca dhe opozita janë njohur me vlerësimet dhe pjesët kryesore të tyre janë bërë publike në media. Lapsi.al mësoi se opozita vlerëson që Komisioni i Venecias ka faktuar për herë të dytë shqetësimin e saj për tentativën e Edi Ramës për të kapur sistemin e drejtësisë. Rekomandimet – thanë për lapsi.al burime nga Selia Blu – e kanë rrëzuar për herë të dytë draftin

    duke dëshmuar se ai shkel rende Konventen Europiane te te Drejtave te Njeriut, si dhe duke i qëndruar parimeve të shprehura në Opinionin e Ndërmjetëm të 21 Dhjetorit 2015, të cilat shprehin shqetësimin për kapjen politike të sistemit të drejtësisë nga mazhoranca aktuale.

    Sipas të njëjave burime, Komisioni i Venecias në vlerësimin e tij nënvizon se Reforma në Drejtësi duhet të bëhet në konsensu me opozitën.

    Komisioni vlerësohet se ka gjetur të drejta shqetësimet e ngritura nga opozita dhe ka vlerësuar atë për kontributin konstruktiv të dhënë në proces. Ai ka vlerësuar po ashtu se çështjet që trajtojnë amendamentet kushtetuese, janë cështje politike që kërkojnë zgjidhje politike, që arrihet nëpërmjet një dialogu konstruktiv politik midis grupimeve politike kryesore në vend.

    Burimet saktësojnë se komisioni ka ripërsëritur kërkesën për konsensus politik mes mazhorancës dhe opozitës për të shmangur kapjen politike të sistemit të drejtësisë. Ai e konsideron të domosdoshme përfshirjen e opozitës për përzgjedhjen e anëtarëve të jashtëm të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

    Në rekomandimet e tij Komisioni i Venecias thekson se kjo nuk mund të jetë zgjedhja vetëm e shumicës parlamentare, por edhe e opozitës , duke përdorur shumicë të cilësuar apo ndonjë metodë tjetër. Ndryshe nga draft ii qeverisë, Komisioni kërkon përfshirjen e opozitës dhe në zgjehdjen e anëtarë të Gjykatës Kushtetuese.

    Burimet e sipërcituara thonë se në këtë mënyrë ai ka rrëzuar variantin e kryeministrit Rama që kërkon që anëtarët e GJK të zgjidhen ng ashumica aktuale. Komisioni rekomandon futjen e një rregulli që kërkon një shumicë të cilësuar dhe mbështetje ndërpartiake për tre anëtarë te Gjykatë Kushtetuese që zgjidhen nga Kuvendi.

    Opozita pretendon se Komisioni i Venecias ka rrëzuar tentativën e mazhorancës për të emëruar e vetme Prokurorin e Përgjithshëm dhe Inspektorin e Lartë të Drejtësisë dhe ka kërkuar përfshirjen e opozitës. Komisioni thotë se në situatën aktuale duhet një shumicë më e lartë se 3/5 për zgjedhjen e tyre.

    Drafti i qeverisë, sipas burimeve të lapsi.al, konsiderohet i rrëzuar nga opozita edhe përsa i përket ngritjes së Byrosë Kombëtare të Hetimit.

    Komisioni i Venecias ka ripërsëritur qëndrimin e mbajtur në Opinionin e Ndërmjetëm 21 Dhjetorit, që Njësia Hetimor Antikorrupsion, e njohur si Byroja Kombëtare e hetimit, duhet të jetë pjesë e sistemit të Prokurorisë dhe nuk mund të ketë asnjë vartësi tjetër përveç prokurorisë. Në rekomandimet përfundimtare “Venecia” ka kërkuar që të parashikohet mënyra e emërimit të drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme anti-korrupsion dhe mekanizmin e llogaridhënies, të cilat në draftin e propozuar nga qeveria, nuk përcaktohen.

    Në rekomandimet e Komisionit të Venecias thuhet qartë se nuk kuptohet përse nevojitet ndërprerja e mandatit të Prokurorit të Përgjithshëm. Sipas opozitës kjo është një tjetër pikë ku drafti i qeverisë bie dhe “Venecia” mbështet variantin e saj.

    Komisioni i Venecias e konsieron ndërhyrje në veprimtarinë e Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë dhe gjyqësorit dhënien e kompetencës Ministrit të Drejtësisë për të inspektuar veprimtarinë e Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë. Komisioni shprehet se qeveria duhet të mbajë distancë në cështje

    që lidhen me përgjegjësinë disiplinore të gjyqtarëve.

    I rrëzuar konsiderohet drafti i qeverisë edhe në përcaktimin se mazhoranca duhet të ketë

    vetme kontrollin mbi procesin e rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve në vend. Komisioni shprehet se opozita duhet të jete pjesë në emërimin e anëtarëve të Komsionit të Pavarur të Kualifikimit apo Kolegjit të Posacëm të Kualifikimit pranë Gykatës së Lartë. “Modeli i adoptuar duhet të sigurojnë një proces transparent verifikimi, për të mbrojtur organet verifikuese nga emërimet politike vetëm nga shumica në pushtet”, thuhet në paketën e rekomandimeve.

    “Është rrëzuar gjithashtu edhe tentative për të mbajtur nën presionsistemin gjyqësor për 11 vite, nëpërmjet kontrollit të sistemit të rivlerësimit”, thanë burimet për lapsi.al, të cilat sqarojnë se “sipas Komisionit të Venecias, kohëzgjatja e procesit të vlerësimit është shumë e gjatë dhe kerkon te reduktohet ndjeshëm”.

    Ndryshe nga sa parashikon drafti i qeverisë Komisioni i Venecias rekomandon që që gjyqtarëve dhe prokurorëve të larguar nga puna, t’i njihet e drejta për t’u ankuar në Gjykatën Kushtetuese për shkeljen e të drejtave themelore të tyre.

    Komisioni ka rrëzuar edhe qëndrimin e mazhorancës për të shmangur tërësisht rolin e Presidentit të Republikës në emërimet në gjyqësor. Për këtë arsye ai kërkon qartësimin e kompetencës së Presidentit në procesin e emërimit të gjyqtarëve.

    Që në hyrje të tij, Draft Opinioni thekson se ai nuk do të marrë në analizë të hollësishme propozimet e bëra, por do të përqëndohet vetëm tek cështjet kryesore që kanë përbërë diskutim politik në Shqipëri gjatë fazës së rishikimit të draftit. Sipas burimeve të mësipërme të lapsi.al, për opozitën ky paragraf nënkupton se të gjitha çështjet teknike të ngritura në Opinionin e Ndërmjetëm të datës 21 Dhjetor 2015, plotësojnë shqetësimet e ngritura në Opinionin Final dhe janë tërësisht të zbatueshme. Në këtë mënyrë, -thonë burimet, - opozita vlerëson se Komisioni rekomandon që shqetësimet lidhur me ekzistencën dhe funksionet e Këshillit për Emërimet në Drejtësi, apo ngritjen e Gjykatës së Lartë Administrative, janë të vlefshme dhe duhet të merren në konsideratë. /Lapsi.al
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  2. #2
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Komisioni i Venecias rrëzoi draftin e qeverisë

    Edhe ne ato te pakta momente kur nevojitet dakortesia, duhet insistimi i te huajve per te gjetur konsesusin! Nese do arrihet sigurisht...
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,750

    Për: Komisioni i Venecias rrëzoi draftin e qeverisë

    E kane bere kete Komisionin e Venecias "telef" ! Ngri e ul dhe ul e ngri,ta shtyme sa ta shtyme.E bukura eshte se edhe PS-ja i mban ison PD-se, dhe si gjithmone LSI-ja eshte me te dyja.

    Rasti i fundit i Byrose se Hetimit ishte fantatik fare,ishte gallate e pa imagjinueshme.Spektakel qe edhe me ane te komedise eshte e veshtire te pershkruhet.Estrade me vete.

    "Cohet" shoku Sali dhe i thote Lulkes : "Ore jemi qe jemi,pse nuk ja fut kot per ate Byrone e Hetimit te shikojme se çfare del. Rama, thot qe duhet ta votojme bashke me Reformen ne Drejtesi,pse nuk ja fut njeher ashtu katunarçe te shikojm ku jemi".
    -Mir,i thot Lulka e shkret.PS nuk e do,LSI-ja nuk e do,ne po nuk diskutohet s'ka pse mos ta ngrejme si problem. Lu-n per ça e kemi,me lujt !

    Fusin Lu-n e shkret ne mes,me tall by..n,se Lu-ja eshte bo si Gzim Kulufi,kan filluar ti bejne oferte dhe parodistet e Vlores.

    Nejse,e ngarkojn Lu-n e shkret,qe eshte bo per gjynof edhe pak do ta shikojme duke pi raki me qofte tek "Tymi" dhe i thote "Lulka" :

    -"Me ka thene shoku Sali qe jemi dakort me Byrone e Hetimit simbas modelit amerikan te FBI"
    "Shyqyr",i thot Lu-ja shkret- Se jarebi po e boni dhe ju bismilah. Sulltani i PS osht dakort,i thot Lu-ja i shkret.

    Kthehet Lulzimja dhe i thot shokut Sali :" Ja futa dhe Lu-s edhe Ram sulltanit"

    Shkon, Lu-ja i shkret,rahmet past se nuk e ka te gjate,i mbush mendjen Sulltanit te beje draftin model FBI,se do vite dhe Kerri pa Kerr edhe do i trego na i gjo perveç muhazhedinve qe diheshin.

    Bien dakort PS-PD per Byrone e Hetimit,LSI-eshte dakort se nuk i intereso,se e di qe nuk jane dakort,dhe drafti perfundon ne Parlament i aprovuar nga te tre partite qe Lu-ja i vuri dakort. Natyrisht,qe nuk bien dakort ne Parlament,po mbi ate draf qe ishin dakort. (Edhe ta shpegosh eshte e veshtire).

    Si perfundim,Sulltani i le kopilin ne dere shokut Sali. Eshte dakort me Byrone e Hetimit. Shoku Sali e mer kopilin dhe ja jep Lulkes :"Ti e bone ti mbaje tani" Lulka i shkret,qe nuk ka faj se çfar i thane boni,ka humbur fare. Nuk dihet se ku eshte.

    Dyshohet, se kan pare nje burre me kollare qe po i bie ziles tek dera e Ambasades Amerikane,qe po mban nje kopil ne dore, dhe thote:"hajdeni mereni,nuk eshte i imi".
    Ndryshuar për herë të fundit nga SERAFIM DILO : 28-02-2016 më 13:48

  4. #4
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Komisioni i Venecias rrëzoi draftin e qeverisë

    E ke shkrujt fiks me gjuhe tym-sash ))
    Do e kesh bo telef refa tymin ke rruga kavajes :d

    Ate Lu-ne mos ma nenvlehteso kaq shume, me degjo mua.
    Se mesa duket do e mbajne edhe nje 4 vjeçar tjeter demokratet ne amerike, kandidati republikan Trump peshe e lehte perpara Hillary Clinton!
    Keshtu qe Lu-ne do e kemi edhe nja dy vite ambasador. Dhe nga Xim Kullufi ka per ta lon nonji nga keta tanet si Ver Llapa me gjuhe perjashte.
    Mos te duket çudi...
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,750

    Për: Komisioni i Venecias rrëzoi draftin e qeverisë

    Citim Postuar më parë nga Duke_Of_Arberia Lexo Postimin
    E ke shkrujt fiks me gjuhe tym-sash ))
    Do e kesh bo telef refa tymin ke rruga kavajes :d

    Ate Lu-ne mos ma nenvlehteso kaq shume, me degjo mua.
    Se mesa duket do e mbajne edhe nje 4 vjeçar tjeter demokratet ne amerike, kandidati republikan Trump peshe e lehte perpara Hillary Clinton!
    Keshtu qe Lu-ne do e kemi edhe nja dy vite ambasador. Dhe nga Xim Kullufi ka per ta lon nonji nga keta tanet si Ver Llapa me gjuhe perjashte.
    Mos te duket çudi...
    Qoftet i kishin te mira,gjithashtu dhe birren me "krikell" .Eshte per tu rekomanduar,Tymi,rruga Kavajes,ngjit me xhamin.

    Lu-ja nuk ka pse te nenvlersohet,çdo dite e me shume po behet si Lul Basha. I ka mbetur vetem projekti i tramit brenda ambasades dhe jemi ne rregull.

    Po shyqyr thuj qe do vin muhazhedinet...Dhe kemi edhe Erionken qe eshte bere si Qamushi.

    Thash se me tramin e Lulit kishim aritur fundin,po ka edhe me keq me Erionken :"brenda parkut do bejne park duke prishur parkun".

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-09-2014
    Postime
    992

    Për: Komisioni i Venecias rrëzoi draftin e qeverisë

    Venecia e Shqiperise eshte per Shqiperine, Qiri Fotaqis!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •