VIDEO E PLOTE/ Të tjera akuza të rënda për Tahirin. Alban Beshiri: Përdor Shullazin për punë të pista

Emri:  alban-beshiri.jpg

Shikime: 716

Madhësia:  37.7 KB

Alban Beshiri: Në polici më thanë, bëj kujdes së do të vijë ai të të heqë qafe për llogari të shefit. Ministri Tahiri perdor Emiliano Shullazin për punët e pista. Dhe ai erdhi..

Denoncim në Ministrinë e Jashtme Britanike për trafik vizash në Tiranë. Deri në 15 mijë euro një vizë.



Ishte bërë gabim llogaritja e ditëve të vuajtjes së dënimit, pas amnistisë?

Nuk besoj ta kenë llogaritur gabim. Ata kishin frikë sepse unë isha ende me shenjë dhe do të shkojë nga burgu direkt të ambasada britanike

A kërkuat gjatë kësaj kohë interesin ambasadës angleze, meqë jetoni prej 17 vitesh në Angli jeni pasaportë angleze, qytetar britanik, jeni dhe taksapagues në këtë vend, vetëm vitin e kaluar sipas dokumenteve që ju paraqisni keni paguar mbi 7000 paund taksa?

Ditën e dytë që ndodhesha në drejtori erdhi një person që kish bërë aksident. Atij që do të dilte i kërkova të më ndihmonte të shkonte deri në Ambasadën Britanike në Tiranë dhe të thoshte se Alban Beshiri qytetar britanik është rrahur dhe dhunuar në drejtori dhe kërkon një përfaqësues nga Ambasada, interesohet te më sillnin një mjek. Personi doli, por me sa duket nuk më ndihmoi të bënte këtë njoftim sepse nuk erdhi ndonjë përfaqësues i ambasadës që unë e prisja nga dita në ditë.

Po ju përse nuk kontaktuat vetë, nuk ju krijua mundësia të telefononi dhe lajmëroni?

Faktikisht të dera e qelisë ishte një letër e madhe ku shkruhej për të drejtat që kanë të arrestuarit qoftë vendas apo të huaj Por mua nuk më lejuan të flas. Më thanë se ti nuk ke të drejtë as për avokat, as të flasësh me ambasadën. Ky është urdhri për ty. U kërkova të ma jepnin me shkrim këtë urdhër. Polici më tha që unë lajmëroj dhe zbatoj urdhërat që më japin nga lart…

Po familjarët tuaj nuk mundën të kontaktonin?

Jo. Mua nuk më lejonin të dërgoja asnjë mesazh as për avokat as për ambasadën angleze.

Dhe dolët me 26 dhjetor?

Po donim prapë ta shtynin edhe një ditë, nuk e di se çfarë llogarish nuk ju dilnin. Do dilja në një komision tjetër ndoshta. Kishte ardhur të më merrte ime motër. Ishte prezent dhe një mjek dhe tre policë. Doktori më tha Alban, mos u mërzit se do të rregullohet gjithçka, çfarë problemi ke. I thashë se kam gjithnjë dhimbje të forta koke dhe dua të shkoj në spital

Ju lanë?

Jo më tha sot se bëjmë dot por nesër do të shkosh patjetër. Pastaj nxori një kokërr, ilac gjoja se di por ajo ishte me efekt shumë të fortë, një kokërr e verdhe që ai ma dhe për të më pushuar dhimbjet e kokës. E piva. Ajo më tërboi më fort me dhimbje, nuk e di se çfarë më kanë dhënë .

Dolët?

Dola më në fund dhe me tre janar do të shkoja në Angli, por preva biletë tjetër për me datë 28 janar, sepse kisha frikë mos më sajonin një rreng me letra false.

Ju kishin bërë herë tjetër? Kishit akuzë tjetër, çfarë shkresash pretendoni se janë false?

Në dhjetor 2012 ku jam arrestuar për herë të parë, më ka ardhur një oficer policie, me fotokopje të pasaportës shqiptare dhe me tha se kjo është fotokopje e pasaportës tënde, ja ku janë hyrje daljet e tua nga vendi dhe akuzohesh se ti ke hedhur tritol në një garazh në Vorë

Si u përgjigjet?

U habita vërtet. Zotëri i them, unë nuk kam pasaportë shqiptare, por angleze. Dhe në këto data që ju pretendoni unë kam qenë në punë në Londër. Vendi ku unë punoj atje, është i gjithi nën sistem vëzhgimi me kamera dhe mundet të provohet lehtësisht se kam qenë në Angli dhe jo në Shqipëri dhe pamjet filmike, regjistrimet e kamerave, në atë punë ku unë jam, ruhen nga tre deri në pesë vjet, mund të merreshin me një kërkesë zyrtare nga institucionet e drejtësisë.

Si veproi policia pastaj?

Kjo ishte në dhjetor 2012. unë aso kohe njoftova Ambasadën Britanike dhe ata erdhën te 302 ku ndodhesha unë. Fillimisht u tremba se thashë do më marrin pasaportën angleze. kur i kërkova oficerit të policisë, se çfarë janë këto shkresa false, më tha është shteti kurvë anglez që të ka dhënë pasportë ty, se ti kisha thyer brinjët dhe iku me gjithë dosjen false, që kishin bërë për një akuzë tritoli që unë e paskam vënë nga Londra në Tiranë.

Në këtë rast ju erdhën.

Po erdhën.

U interesuan më tepër.

Jo sepse në atë periudhë kishte ca probleme hajdutësh dhe me ata.

Konkretisht çfarë doni të thoni?

Aty ka qenë një kokëmadh me syze që dilte e bënte ndonjë punë

Çlidhje ka kjo, çfarë pune ?

Të shisnin ndonjë vizë dhe nuk ju interesonte shumë për ndonjë konflikt tjetër si ai që prezantova unë.

Kjo është akuzë e rëndë dhe nuk mund të themi thjesht se ekziston, ndonëse janë liberalizuar vizat janë sërish disa shtete që kërkojnë vizë edhe këtu kërcet leku për të marrë një vizë..?

Është normale kjo gjë..

Jo normale nuk është.

Jo unë them se është normale se e kanë bërë shokët e mi, kanë paguar. Shumica kanë paguar. Shumica e shokëve të mi kanë dhënë lek

Këto shokë e tu janë në Angli tani?

Po kanë qenë në Angli dhe janë në Angli

Po sa kanë paguar këta për të marrë vizat?

Po ka pasur raste deri në 15 mijë euro. Ka pas raste jepte një kafe 1 mijë euro dhe merrte vizë gjashtëmujore. Kjo ka ndodhur shpesh.

Kush i merrte këto para?

Nuk e di. Sekserë të ambasadës mendoj. Nuk e di si shpërndaheshin lekët dhe ku shkonin a shkonin brenda.

Po jo thoni shokët e mi?

Një shoku im që unë nuk po e përmend me emër, tre herë ka marrë vize radhën e katërt nuk dha një mijë euro ju refuzua viza.

Personi tjetër kishte paguar 15 mijë euro?

Po e di personin që ka paguar 15 mijë euro

E keni denoncuar këtë pretendim tuajin në Angli atje ku ju jetoni?

Tani doja të mbyllja këto çështje për akuza false. Avokati më tha se kjo puna e tritolit kushton 20 mijë paund për ta mbyllur, kjo tjetra rreth pese apo gjashtë milionë lekë. Kishte një listë çmimesh, për të mbaruar punë në gjykatë dhe prokurori…

Denoncuat në Angli këtë çështjen e vizave?

Unë gjithë këtë ia kam shpjeguar deputetit të zonës, ia kam dërguar me shkrim. Më ktheu përgjigje se ai personalisht nuk mund të ndërhynte se nuk ishte eurodeputet, por do ta ndiqte dhe do të mundohej të më ndihmonte. Pas këtij kallëzimi Ambasada Britanike me merrte në telefon në çdo seancë gjyqësore dhe interesohej për ecurinë e procesit dhe sa para të kërkojnë për çështjen.

Pas këtij denoncimi me sa di unë nuk japin më viza angleze në Tiranë dhe procesi i vizave u zhvendos në Poloni nuk e di se si ka ndodhur, por besoj se ka ndikuar jo pak ky denoncim…

Denoncimin deputetit të zonës suaj në Angli e keni bërë me emra konkret?

Sigurisht që po, kisha emrin tim aty si kallëzues dhe gjithçka edhe emrat e tjerë ua kam treguar. Kallëzimin e kam bërë edhe tek Ministria e Jashtme Angleze të cilët me thanë se duhet të bësh denoncimin në ambasadë.

Kallëzuat te deputeti dhe Ministria e Jashtme, ka pasur reagim?

Nuk mund te fajësoj shtetin anglez për këtë histori pasi ata nuk kanë gisht në këtë çështje, unë kam 17 vite në Angli dhe jam trajtuar si qytetar britanik dhe për mua është shteti më i mirë në botë.

Thatë që keni njoftuar dhe Ministrin e Brendshëm?

Unë Saimir Tahirit, i kam shkruar tre letra, kam kopjet e mandateve se ja kam dërguar në institucion, nje kopje të letrës prokurorit Petrit Fusha dhe një Ambasadës Britanike në Tiranë. Kur unë jam larguar në janar 2014, më ka shkuar policia tek shtëpia në orët e para të mëngjesit. Aty kisha dy prindërit, babin të paralizuar dhe nënën pensioniste. Kur unë isha në Shqipëri nuk më kërkonin, sapo ikja shkonin e bënin presion te shtëpia dhe prindërve të mi u kanë thënë se kështu na vjen urdhri nga lart për të ushtruar kontroll. Ndërkohë, unë kam vajtur edhe në shkurt, edhe në prill, kur më vdiq babai dhe prokurorët ma kanë thënë se largohu, nuk kemi punë fare me ty.

Ku e ndjetë se ishte presion?

Kur me vdiq babai në prill 2014, dy ditë më pas erdhën tre persona dhe ishin afër meje njëri nxori armën. Përse mendoni se e kishin me ju?

Po s’kishte njeri tjetër aty. Ishin përballë meje. .Nuk i njihja, nuk i kisha parë ndonjëherë, nuk ishin nga Vora, me sa kuptova unë, mu dukën si policë se ishin trupa të mëdhenj e të gjatë. U shqetësova, por nuk e bëra alarm, sepse kisha njerëz në shtëpi për vdekjen e babait, por kuptova se ishte mesazh për mua. Përveç Saimir Tahirit që i kisha shkruar disa letra e kërkoja sqarime s’kisha probleme me njeri tjetër.

Përse mendoni dhe thoni është ministri Tahiri, ai s’mund të jetë përgjegjës për veprimet e 9 mijë policëve që ka vartës?

Kam një shok që është mik me ministrin dhe unë nëpërmjet tij kam përcjell shqetësimin tim ministrit.

Ka pasur persona të tjerë që ju kanë bërë presion dhe ju pretendoni se janë nga e njëjta adresë?

Po, atë ditë që erdhën këto policë, pas largimit të tyre, na ndërprenë energjinë në banesë duke pretenduar se jemi debitorë, ndonëse nëna ime kishte librezën ku provohej se kishim bërë të gjitha pagesat dhe nuk ishim aspak debitorë.

Nuk u ankuat në polici?

Po, të njëjtën ditë që më erdhën këto persona shkova te Komisariati gjashtë, e takova një shef policie. Pastaj dhe dikë që punonte në Drejtorinë e Policisë.

Çfarë biseduat?

Personi erdhi në Vorë. I thashë se çfarë po më ndodhte. Pastaj më tha do të të tregoj diçka por emri im nuk del. Se po doli më merr në qafë. Ai ka qenë në zyrë dhe sipas tij, ministri ka thënë se me Ambasadën e rregulloj unë ju përpiquni dhe tregoni kujdes që të mos dalë në media.

Dhe çfarë të sugjeroi njeriu i policisë?

Ai më tha Alban do të tregoj një gjë. Kujdes se mund të vijë Emiliano Shullazi. Zakonisht e përdor ministri për punët e pista!!!

Ju tha se do vijë Shullazi të të bëjë presion?

Jo ai nuk më tha se do të vijë të të bëjë presion, por vjen dhe të gjuan me armë direkt. Shiko mos dil natën rrugëve të Vorës. Më tha, se i sakatoi këto, sidomos këto të PD me gjoba, kështu më tha ai.

Kujt atyre që janë me biznes?

Këtyre të PD tha ai, zakonisht kur nuk ulin kokën, sipas asaj që më tha ai, kështu veprohej, kto të PD që nuk ulin kokën i ka kref me gjoba, prandaj kujdes se Shullazin e përdor Saimir Tahiri për punët e pista.

Ju e morët si këshillë këtë, e vlerësuat si rrezik apo patët rast konkret që të besonit se po thoshte të vërtetën?

Unë në fakt nuk e besoja që të kalonte ministri këtë vijë të kuqe, që një personi me pasaportë angleze ti dërgonte Emiliano Shullazin ta kërcënonte drejtpërdrejt. Më tha të lajmëroja ambasadën, që policia pas interesimit të saj, të të ofrojë mbikëqyrje, sepse po të vijnë njerëz e kërcënojnë. Megjithatë më tha paç fat.

Shkuat në ambasadë?

Po shkova, Isha dhe i stresuar, sapo më kishte vdekur babai dhe i njoftova qe po më kërcënojnë, po më vijnë persona dhe po më kërcënojnë. Më thanë merr një avokat nuk të ndihmojmë dot. Kaq ishte këshilla e tyre.

Ndodhi që këto të ishin hamendje?

Jo. Një ditë më pas, me katër miq shkova në një lokal për drekë, jashtë Tiranës, rrugës për Elbasan. Kisha marrë paralajmërim nga tre veta. Dhe aty erdhi i njëjti person për të cilin po flasim, e që mua më kishin thënë të bëja kujdes, erdhi Emiljano Shullazi.

Po aty mund të vijë kushdo?

Ndoshta. Ishin rreth 30 vete, qëndruan jashtë u bllokua rruga. sigurisht u shqetësova se paralajmërimet ishin për mua, gjithçka mund të ndodhte. E kisha parë në media ndërsa nga afër asnjëherë. E mora mesazhin se për mua ishte, se më thonin të gjithë kujdes, kështu që nuk erdhi për njeri tjetër, nuk kishte kush tjetër aty.

I dënuar, i kërkuar, i kërcënuar, sa besoni e drejtësia shqiptare?

Jo aspak, kjo fjalë në Shqipëri nuk ekziston. Le ta sjellin dosjen në Angli, çdo shkresë e akuzë që kanë kundër meje, ta sjellin këtu, drejtësinë angleze dhe gjykatën angleze e besoj, kam shumë besim absolut tek ajo.

Syri