Anëtarë socialistë protestë para selisë rozë, duartrokasin Blushin, Metaj: Duam zgjedhje në PS
VIDEO Anëtarë socialistë protestë para selisë rozë, duartrokasin Blushin, Metaj: Duam zgjedhje në PS
TIRANË- Përfaqësues të Partisë Socialiste janë mbledhur para ambienteve të selisë rozë ndërsa në shenjë proteste për statusin e partisë kanë kërkuar zgjedhjet të reja. Ata kanë zgjedhur më anë të pankartave, apo dhe bilbilave, të bëjnë thirrje për zgjedhje ‘Një anëtar, një votë’.
Sakaq, në ambientet e selisë rozë, ku pritet të mbahet dhe mbledhja e Grupit Parlamentar të PS-së, mbërriti dhe deputeti Ben Blushi, i cili është pritur me duartrokitje nga protestuesit. Ai teksa ka përshëndetur e takuar përkrahësit e tij, është futur brenda ambienteve të selisë.
Ndërkohë, kreu i lëvizjes “Çohuni socialist”, Shkëlqim Metaj në një prononcim për News24, tha se PS-ja duhet të reformohet. Nga ana tjetër ish-kandidati për drejtimin e të majtëve theksoi se PS-ja në këtë situatë që është rrezikon të humbasë dhe zgjedhjet e ardhshme.
“Kjo është thjesht për mbrojtjen e statusit. Kemi 3 vjet pa kryetar dhe ai duhet të largohet sa më shpejt. Partia duhet të strukturohet ashtu siç ka qenë dikur. Me këtë gjendje që jemi sot, zgjedhjet vitin tjetër rrezikohen. Kanë marrë njerëz pa dinjitet dhe në krye të partisë dhe qeverisë, ndaj ne kërkojmë që të ndërhyjmë me gjithë mundësitë tonë. PS është pothuajse shkatërruar.”, tha Metaj.
Ai pohoi se Rama bën parada mode nëpër qytete duke shpërndarë tesera partie. “Jashtë paradave të modës që bën kryetari i pamandatuar, këto nuk e forcojnë PS. Rezultati do jetë i dobët zgjedhjet e ardhshme”, përfundoi Metaj.
(ed.me/BalkanWeb)
Krijoni Kontakt