VIDEO/ Policia britanike arreston 20 shqiptarët e bandës së kokainës
Policia britanike ka shkatërruar një bandë shqiptare të kokainës në një operacion masiv në Mançester. Plot 20 shqiptarë u arrestuan në këtë superoperacion për shpërndarjen e kokainës në Mançester.
Sipas mediave britanike, shqiptarët kishin arritur të përfitonin 250 mijë paund nga shpërndarja e kokainës nëpër klube nate dhe të shtrenjta të qytetit.
Operacioni, i cili ka nisur disa muaj më parë, u finalizua vetëm ditën e sotme. Sipas mediave britanike, policët ishin maskuar si punonjës baresh dhe lokalesh nate, për të identifikuar shqiptarët.
Hetimet kanë treguar se banda shqiptare përdorte një apartament në qendër të qytetit si bazë operative për shpërndarjen e drogës.
Të gjithë shqiptarët janë pa dokumente të rregullta dhe kanë hyrë në Britani me karta identiteti të falsifikuara greke dhe italiane.
Shpërndarja e drogës bëhej me turne 24 orë në 7 ditët e javës dhe porositej përmes telefonit nga klientët.
Në çdo orë, shqiptarët ishin gati t’i jepnin mallin klientit. Gjatë arrestimeve, shqiptarëve iu bllokuan edhe armë zjarri pistoletë dhe një sasi të konsiderueshme kokaine.
Tashmë ata do të përballet me akuza dhe rrezikojnë nga 10 vjet burgim deri në dëbim nga Britania.
Po kështu, mësohet se apartamenti që shërbente si bazë për bandën ishte nën pronësi të shqiptarit Gentjan Baro. Ndërsa koka e shpërndarjes ishte Mevlan Gjeta, 33 vjeç.
TE ARRESTUARIT DHE VITET BURG QE KERKON PROKURORIA
Mevlan Gjeta, 33 vjeç, 8 vite burg.
Holly Broën, 21 vjeç mbështeste grupin me makinë, 2 vjet burg
Elis Rrukaj, 30 vjeç 32 muaj burg
Emir Ceka, 30 vjeç, 5 vjet burg
Thanas Troka, 38 vjeç 9 muaj burg.
Vilson Jacaj, 26 vjeç 4 vjet burg.
Eric Jacaj, 30 vjeç 5 vjet burg
Nehat Elshani, 38 vjeç, 4 vjet burg
Elton Kalemi, 24 vjeç 4 vjet burg.
Nailr Piri (i njohur edhe si Danielo Boni), 25 vjeç 2.5 vjet burg.
Çlirim Malecaj, 33 vjeç, 6 vjet burg.
Arkadiusz Jakubiec, 34 vjeç, 4 vjet burg.
Kamila Jakubiec, 30 34 vjeç, 9 muaj burg.
Shembi Doci, 27 vjeç, 5.5 vjet burg.
Muhamed Gazidede, 21 vjeç, 4 vjet burg
Emiljan Cutaj, 35 vjeç, 3 vjet burg.
Edvin Dervishi, 32 vjeç 3 vjet e 8 muaj burg.
Hakuran Curaj, 22 vjeç, 2.5 vjet burg.
Orion Pira, 20 vjeç, 3 vjet burg.
Gentjan Baro, 27 vjeç, 7 vjet burg.
Panorama
Krijoni Kontakt