Fillimisht do u lutesha moderatoreve te mos e levizin kete teme tek forumi i historise, perderisa nuk i intereson kesaj teme vete historia apo ngjarjet, sesa i intereson interpretimi i influences osmane ne kombformimin apo mentalitetin e sotem shqiptar.
Vazhdimisht flitet se te keqiat shqiptareve (dhe disa ballkanasve) u vijne nga vitet e turqinise, ose nga pushteti osman (sic preferohet ne terminologjine historiografike). Megjithatë kam vënë re shpesh se ne shqiptarët kemi shumë herë gjëra apo defekte të përbashkëta me rusët, rumunët, kinezët dhe ata popuj që ndonëse jo të influencuar nga turqinia, janë influencuar nga komunizmi. Nuk po them se turqinia nuk la shenjat e veta tek shqiptarët. Ajo që dua të them është se flasim shumë kollaj për turqininë, pa e vendosur cakun se ku e kishte fajin turqinia, ku e kishte fajin komunizmi dhe ku e kanë fajin vetë shqiptarët, si një komb me prejardhje të përbashkët dhe me veçori negative apo pozitive që nuk mund t'u atribuohen as turqve dhe as komunistëve.
A mundemi sot të veçojmë efektet e njërit apo tjetrit pushtet nga ato doke apo zakone të këqia që kryekëput u përkasin shqiptarëve? Nëse nuk pushtoheshim nga turqit a do ndryshonim ndopak sot nga sllavët, rusët dhe ukrainasit? Do ndiheshin më të lumtur shqiptarët nëse anonin më shumë nga etika sllave dhe më pak nta etika turke?
Krijoni Kontakt