Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1

    Nje leter drejtuar Presidentit Moisiu

    Une i shkruaj nje leter Presidentit te Republikes
    Ktheni dekorimin e Martin Moir

    I nderuar Shkelqesi,

    Une jam Bledi, Bledi Mane, anetar i Forumit Rinor te Shoqates se Atlantikut, te cilen ju e keni drejtuar per vite me rradhe. Besoj se tani me mbani mend?

    Ne rradhe te pare, ju uroj suksese ne detyren dhe misionin fisnik qe keni ndermarre. E te me falni zoti Moisiu per urimin e vonuar, sepse gjate zgjedhjes suaj vitin e kaluar une kam qene duke vuajtur "nje denim qesharak" ne burgun 313 ne Tirane. Megjithate, mos u deshperoni, sepse arsyeja e letres sime nuk eshte nje qarje halli personal per padrejtesite e sistemit te drejtesise ketu, por dicka me teper se kjo, dicka me racionale dhe kombetare. Dje, zoti President u habita vertet kur lexova ne faqen kulturore te se perditshmes "Korrieri", se ju me date 27 prill do t'i akordoni urdherin "Naim Frasheri i Arte" qytetarit anglez Martin Moir. Ky anglez na i paska falur ne vitin 1986 Arkivit Shqiptar rreth 20 mije disqe muzikore, ka organizuar te paren ekspozite te artit realist socialist shqiptar ne Londer dhe po ne kete qytet ka mbajtur te hapur dyqanin "Albanian Shop".

    Une e di Shkelqesi, qe ju per gati 8 muajt e fundit keni bere kerdine ne dhenie titujsh e dekoratash. E di qe police, politikane, peshengrites, europarlamentare e artiste jane laureuar prej jush, i kam lexuar pak a shume motivet perse jane laureuar keta qytetare, por te arrini aty sa te vleresoni edhe Martin Moir, ketu s'ka sens.

    E pse flet keshtu more djalosh?- do te pyesni ju dhe lexuesit.

    Me degjo me kujdes President:

    Qysh prej vitit 1994, une e ndaj jeten time mes Permetit (qytetit prej nga jam), Tiranes dhe Londres. Si nder te paret shqiptare qe emigrova ne Britani pas viteve '90 arrita te njoh nga afer, te studioj, te mesoj, te vleresoj dhe te edukohem prej anglo-saksonizmit. Kam prekur dhe njohur realitete krejt te ndryshme e befasuese. Vecanerisht me kane terhequr marredheniet e cuditshme anglo-shqiptare dhe njekohesisht kam patur fatin qe te lexoj shume te verteta edhe ne arkivat angleze. Britania ka me dhjetera personalitete interesante qe kane kontribuar dhe vazhdojne ende misionin e tyre te lidhjeve historike, nostalgjike, shpirterore, financiare apo te dyshimta me vendin e shqiponjave te Mesdheut. Ka shume nga ata qe meritojne vertet te vihen ne plejaden e duhur, por me besoni, Martin Moir eshte ...

    Martin Moir ka qene nje nder fanatiket e regjimit komunist shqiptar. Nje nder ata te huaj qe u deshperuan dhe gati sa nuk vdiq kur muri i Berlinit u copetua dhe ne Tirane. Emri dhe dyqani i tij ishin nder primaret ne Top Listen e Komitetit Qendror te PPSH per financime dhe donacione te fondit rezerve te solidaritetit. Vajtje-ardhjet e tij Londer-Tirane paguheshin me parate e shqiptareve. Qendrimet ne hotele, guidat, udhetimet lokale ketu dhe te tjera suplemente kishin te njejtin burim financiar.

    Me besoni Shkelqesi!

    Dyqani "Albanian Shop" ndodhej ne zonen e pare te Londres, ne vendin e quajtur Victoria. Ishte 800 metra larg "Buckingham Palace", pallatit ku ju u pritet para pak javesh nga Mbreteresha Elisabeta II. Victoria eshte nje nga lagjet me te shtrenjta te jugut te Londres, ku nje meter katror jepet me qira kundrejt 300 pound, e barazvlefshme kjo me 620 mije leke te vjetra. (E perseris edhe nje here 1 m2= 300 pound). Sot pas mbylljes se "Albanian Shop", aty ndodhet Pub Oasis.

    Martin Moir per gati 6 vjet mbajti ne kembe nje dyqan, ku pretendonte se shiste veprat e perkthyera te Enver Hoxhes ne anglisht, ornamente te artizanatit shqiptar, si dhe caj mali Zagorie.

    Po per gati 6 vjet KQ i PPSH-se mbante me te ardhura te shumta financiare ne valute nje kopuk bolshevik, i cili pretendonte se do te bente per vete popullesine londineze me dogmat tona alla marksiste. Nje dyqan fantazme, i cili shiste cdo vit 10 kartolina, 2 sixhade, 6 bucela dhe 300 gram caj mali. Nje dyqan, i cili pasuronte ne menyre ilegale Martin Moir dhe rrethin e tij miqesor. Nje pertac anglez, i cili per te mbijetuar kishte gjetur nje nga format me origjinale te vjedhjes.

    Zoti Moisiu,

    Ju nuk e njihni dhe nuk e keni takuar kurre ate njeri. As fotografine besoj se nuk ua kane sjelle ne zyre akoma. Shqiperia, Republika qe ju drejtoni, vec humbjeve financiare nuk ka patur asnje perfitim dhe mirenjohje. Arkivi i Shtetit Shqiptar, me apo pa 20 mije disqe muzikore (nuk i ka degjuar ende asnje njeri) perseri do te ishte i njejti institucion. Piktura shqiptare e realizmit socialist nuk u njoh nderkombetarisht pas ekspozites se Londres dhe askush nuk i bleu punimet ne vaj te "Korrjes se grurit", "Zboristes se lumtur", apo "Metalurgut me 3 gishta te prere".

    Dekorimin e Martin Moir nuk e tentoi dhe nuk e beri as Enver Hoxha, as Ramiz Alia dhe as Rexhep Meidani.

    Zoti Moir pretendonte se i ndihmonte dhe kontribonte per regjimet e tyre, por ata kurre nuk i varen ne qafe ndonje medalje apo t'i ngulnin ne gjoks ndonje dekorate ketij hajduti me cizme.

    Mos besoni dhe degjoni, as Shaban Sinanin dhe as Xhevat Lloshin. Ktheheni mbrapsht kete iniciative dhe me mire dekoroni dike tjeter pertej ishullit britanik, si Lord Rothchild, historianen Miranda Vicker apo gazetaret James Petipher dhe Tim Cook.

    Me besoni President!

    Do te jem i pari shqipar qe do te gjej vendin dhe oren e dekorimit te Martin Moir me 27 prill e do te protestoj edhe une, si ai polici lacian ne sheshin "Skenderbej" te heres qe shkoi. Kete leter po ia dergoj per botim edhe gazetes se Londres "Daily Telegraph".

    Edhe nje here ju lutem te refuzoni dekorimin e tij. Ju njoh nga afer si nje burre babaxhan dhe me kurajo, ndaj besoj tek ju.

    Edhe nje here pershendetje Shkelqesi dhe besoj te shihemi se shpejti.

    Sinqerisht juaji,

    Bledi Mane

    (marre nga Korrieri)

  2. #2
    Nuk e di se cfare mund te thone me teper shqiptaret qe jetojne ne Angli rreth kesaj letre dhe arsyeve te ngritura ne te.
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  3. #3
    Survivor Maska e Orku
    Anėtarėsuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981
    Nese kjo leter permban te verteten mendoj se presidenti duhet ta marre parasysh dhe seriozisht.

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    E njoh Bledi Manen, eshte 29 vjec dhe ka nje reputacion per te thyer konformizmin sa here qe shikon dicka jo te drejte. Nga ana tjeter, ka edhe nje reputacion te keq se shpesh here i pelqen te keqperdori lirine per te lenduar te tjere. Kete e ka bere edhe ne qytetin e tij te lindjes.

    Jam i bindur qe nuk niset nga asnje motiv tjeter nga ato qe shkruan me lart pervecse mbrojtjes se vertetes.

    Albo
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  5. #5
    Zog Shqiponje Maska e Iceberg
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Larg Atdheut
    Postime
    212
    Kjo duket se do jete guri i proves per Presidentin Moisiu. Nese ai e dekoron personin ne fjale, atehere cdo shqiptar duhet te besoje qe ai vertet s'ka asgje ne dore pervec celesave te kashtes, por eshte thjesht nje marionete ne duart e Nanos dhe Berishes.
    Gjithesesi une do deshiroja qe kjo te mos ndodhte por ai te gjente kurajon intelektuale t'a anullonte ate veprim te turpshem.
    Shqiperi te qofsha fale, te kam Nene e me ke djale

  6. #6
    Perjashtuar Maska e illiriani
    Anėtarėsuar
    06-05-2002
    Postime
    655
    pergezoj authorin e asaj Letre dhe jam plotesisht, i mendimit me te, poashtu edhe ju tjeret duhet jovetem ta thoni te verteten, ta perkrahni - por edhe ta mbroni, me deklaratat e juaja!

    si e kuptoni kete:''...keqperdorimin e lirise per te lenduar te tjeret... dhe...pervec se mbron te verteten...'' ?

    si imami - si xhemati (perseri kjo shprehje e pavjetruar...)

Tema tė Ngjashme

  1. Fragmente nga Shėn Grigor Teologu
    Nga Kryeengjelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 12-03-2007, 07:40
  2. Spiro Moisiu njeriu mė besnik i Enver Hoxhės
    Nga Antimafia nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 15-05-2006, 15:37
  3. Pyetje pėr Besimtarėt Shqiptarė tė Krishterė dhe Islam
    Nga dodoni nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 116
    Postimi i Fundit: 06-07-2003, 20:11
  4. Alfred Moisiu
    Nga Brari nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 16-05-2003, 07:58
  5. Leter e Hapur drejtuar Presidentit te Shqiperise, Alfred Moisiu.
    Nga katana nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 21-12-2002, 05:23

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •