Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    31,935
    Postimet në Bllog
    20

    Rilindasi Rama shkarkon ministrin e financave Shkëlqim Cani, në vend të tij Arben Ahmetaj

    Ndryshime në qeveri, shkarkohet Cani, Arben Ahmetaj ministër i Financave

    Emri:  Rama-Cani-e-Ahmetaj.jpg

Shikime: 595

Madhësia:  57.8 KB

    Kryeministri Edi Rama ka bërë lëvizje në kabinetin e tij qeveritar, duke bërë ndryshime në dy ministri. Më konkretisht, ministri i Financave, Shkëlqim Cani është larguar dhe në vend të tij është vendosur ministri i Ekonomisë, Arben Ahmetaj. Ndërkohë ministria e Ekonomisë i është besuar ish-zëvendësministres së Shëndetësisë, Milva Ekonomi.

    “Kryeministri Edi Rama i shprehu sot ministrit të Financave Shkëlqim Cani, falënderimet e tij për angazhimin, profesionalizmin dhe integritetin e plotë në kryerjen e njërës prej detyrave më të vështira qeverisëse të këtij mandati.

    Kryeministri e informoi ministrin Cani për vendimin e zëvendësimit të tij me një koleg tjetër dhe i kërkoi vazhdimin e angazhimit të tij, me të njëjtin profesionalizëm e përkushtim, si deputet i Kuvendit të Shqipërisë dhe anëtar i Komisionit të Ekonomisë e Financave.

    Ministri Cani e falënderoi nga ana e tij Kryeministrin për besimin dhe bashkëpunimin e ngushtë në kapërcimin me sukses të situatës së rëndë financiare, të trashëguar dy vjet e gjysmë më parë, si edhe e siguroi për vazhdimin me përkushtim të plotë të angazhimit të tij politik e profesional si deputet i Kuvendit të Shqipërisë.

    Detyrën e Ministrit të Financave, Kryeministri do t’ia besojë Z. Arben Ahmetaj, ndërsa detyrën e Ministrit të Ekonomisë, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes do t’ia besojë Znj. Milva Ekonomi”, thuhet në njoftimin zyrtar të Kryeministrisë.

    Shqip

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    31,935
    Postimet në Bllog
    20

    Për: Rilindasi Rama shkarkon ministrin e financave Shkëlqim Cani, në vend të tij Arben Ahmetaj

    Mesazhi i ministrit për Kryeministrin: “Më shfrytëzo shef, më përdor mos më kurse”!!

    Emri:  qeveria-mbreme-Rama-mbledhje-640x333.jpg

Shikime: 384

Madhësia:  35.6 KB

    Ish kryeministri Sali Berisha I cili kishte njoftuar kohë më parë rrokadën Ahmetaj-Cani, ka sjellë të tjera fakte të pretenduara prej tij për shkarkimin e Canit. Ja çfarë shkruan:

    “Me ndryshimet e sotme ne qeveri, Rama uzurpon per vete parate e shtetit, por vrapon drejt fundit te tij te merituar!

    Te dashur miq,

    Iku hajduti i floririt Shkelqim Cani.

    Ai falimentoi financat e vendit, por iku jo per kete por se kundreshtoi ti japi Rames nepermjet Olsit 140 milione euro me koncensionin e TVSH!!

    Ahmetaj vjen ne financa, per te cilat ka zero njohuri, por ka marre persiper ti japi Rames, nepermjet vellait te tij Olsi, 140 milione euro me koncensionin e TVSH dhe liçencat e Kazinove!

    Tre vjet me pare, Ahmetaj president i kompanise “Hermes” qe i kishte qytetareve shqiptare 15 milione euro impulse ne Telekom, por qe mbylli dosjen me ryshfete 2 milione euro, per habine e te gjitheve u emerua superminister i kabinetit te “aleances se qelbesirave”!

    Ahmetaj, i pyetur nga nje njeri shume afer tij, se si ka mundesi qe nga mesues anglishteje i arratisur nga vendi per shkak te ndjekjes penale u ngjit kaq larte, Ahmetaj u pergjigj: “Une u emerova sepse e paguaj me shume se kushdo tjeter Edi Ramen”.

    Bashkepunetor te ngushte te Rames tregojne se Arbeni pas çdo pakoje me euro qe dorezon tek Rama, thote vetem nje fjali: “Me shfrytezo, shef, me perdor mos me kurse”!!

    Kurse Milva, pasi organizoi per Ramen me Beqen vjedhjen e 320 milione eurove koncensione ne ministrine e shendetesise, vjen per te vazhduar besnikerisht vepren e Ahmetajt ne ministrine e Ekonomise, per ta varrosur perfundimisht ekonomine shqiptare. Sb” shkruan ish-kryeministri i cili ka muaj që ka paralajmëruar këtë rrokadë interesash në qeveri.

    Syri

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    31,935
    Postimet në Bllog
    20

    Për: Rilindasi Rama shkarkon ministrin e financave Shkëlqim Cani, në vend të tij Arben Ahmetaj

    Ndryshimet në Qeveri, Rama i jep në Twitter udhëzimet dy ministrave të rinj

    Emri:  Eedi-Rama-PC.jpg

Shikime: 325

Madhësia:  23.2 KB

    Pas largimit të Shkëlqim Canit nga Ministria e Financave, Kryeministri Rama ka dhënë edhe udhëzimet për dy ministrat e rinj të kabinetit që drejton.

    Në një postim në rrjetet sociale Twitter dhe Facebook, Rama shkruan se Arben Ahmetaj dhe Milva Ikonomi kanë si mision të ri luftën kundër informalitetit. Arben Ahmetaj nga Ministria e Ekonomisë u emërua ministër i Financave.

    Kurse zv/ministrja e Shëndetësisë Milva Ikonomi u emërua ministre e Ekonomisë.

    “Misioni baze per dy ministrat e rinj pershkallezimi i operacionit kunder informalitetit dhe lehtesimi i metejshem i biznesit te ndershem”, shkruan Kryeministri Rama.

    Syri

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    31,935
    Postimet në Bllog
    20

    Për: Rilindasi Rama shkarkon ministrin e financave Shkëlqim Cani, në vend të tij Arben Ahmetaj

    Reagimi i parë, Bode për largimin e Canit: Nuk mbulohet dielli me shoshë



    Deputeti Demokrat Ridvan Bode, ministër i Financave i qeverisë Berisha, deri në zgjedhjet e qershorit 2013, e quan manovër, përpjekje për të mbuluar diellin me shoshë largimin e ministrit aktual Shkëlqim Cani. Reagimi vjen pak minuta pasi u mësua vendimi I kryeministrit për zënvedësimin e Canit me Arben Ahmetajn.
    Për Boden dështimi nuk është një emër, por kemi të bëjmë me një model tërësisht të dështuar të politikës qeverisëse.

    Ridvan Bode: “Uroj që dorëheqja të jetë për shkak të mosrealizimeve dhe dështimeve në sektorin e ekonomisë dhe të financave dhe të mos ketë arsye të tjera më ogurzeza sesa kaq. Së dyti sigurisht kjo është një manovër por por dielli me shoshë nuk mund të mbulohet. E vërteta është se janë dështimet e qeverisë në tërësi, të politikave të ndërmarra nga kjo qeveri, dështimi i taksës progresive, agresivitetit që ka mbajtur në raport me biznesin, i rrënimit të mirëqënies të ekonomisë dhe buxheteve të familjeve shqiptare, që bënë që vitin e kaluar megjithëse u shtuan rreth 200 milionë dollarë taksa dhe u pretendua për një rritje ekonomike, të ardhurat në fund qenë rreth 400 milionë më pak krahasuar me një vit më parë. Kemi të bëjmë me një model tërësisht të dështuar. Dhe modelet e dështuara nuk mund të gënjejnë opinionin public as të krijojnë iluzionin se me ndryshime të tilla të personave të parëndësishëm do të mund të jepet një perspektivë e re. Modeli ka dështuar dhe është nevoja për të ndryshuar thelbin e këtij modeli, ndryshimin në total të politikave aktuale. Kryedështimi I kësaj qeverie janë financat dhe ekonomia e vendit, dhe momenti është I tillë, një vit para zgjedhjeve mund të personalizojë dështimet e politikës dhe thelbit të kësaj qeverisje me emra individësh. Mendoj se nuk është tek emrat e përveçëm por filozofia që bart kjo qeveri dhe tek program tërësisht i gabuar jo I përshtatshëm jo mbështetës për ekonominë e vendit dhe reflekton tërësisht qëndrime kaotike nga ana e kryeministrit dhje kabinetit të tij në tërësi

    Por a mendon se do të përmirësohet gjëndja?

    Bode thotë: Unë nuk pres dhe nuk shpresoj të ketë përmirësim të gjëndjes, por intensifikim të demagogjisë për të fshehur të vërtetën. Kush di të gënjejë më shumë në publik dhe të bëjë demagogjinë mund të çohet tek vendi që është më problematik dhe ku është dështimi më i madh, por kjo nuk do të sjellë asnjë përmirësim

    ORA NEWS

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    31,935
    Postimet në Bllog
    20

    Për: Rilindasi Rama shkarkon ministrin e financave Shkëlqim Cani, në vend të tij Arben Ahmetaj

    Ndryshimet e qeverisë, Basha: Rama bëri kurban Canin, Ahmetaj i besuari i bandës plaçkitëse

    Partia Demokratike, ndryshimet në kabinetin e kryeministrit Edi Rama, i lexon si promovim dhe mbështetje që i bëhet korrupsionit dhe jo përpjekje për të përmirësuar qeverisjen. Basha, tha se kryeministri ndëshkoi Shkëlqim Canin për vjedhjen e 400 milionë dollarëve, por në vend të tij promovon të besuarit simbol të korrupsionit qeveritar Arben Ahmetaj. Për ndryshimet në qeveri, reagoi dhe ish-Ministri i Financave, Ridvan Bode dhe sekretari i Përgjithshëm Arben Ristani

    Tirane– Ndryshimet në qeveri, Kryetari i Partisë Demokratike Luzlim Basha, i vlerësoi si promovim që kryeministri Edi Rama, po i bën vjedhjes dhe hajdutërisë. Sipas tij, këto ndryshime nuk sjellin asgje të re vetëm sa e thellojnë korruspionin qeveritar.

    Lulzim Basha: “Pasi bëri kurban Shkëlqim Canin për të mbuluar vjedhjen e 400 milionë dollarëve në tatime dhe dogana, me caktimin e Arben Ahmetajt si ministër financash, Rama konfirmoi se plaçkitja, zhvajtja, mbushja e xhepave me paratë e shqiptarëve, janë standartet e tij të qeverisjes. Ai ka feksur me landfillin e Elbasanit nga ku vidhen 10 mijë euro para publike në ditë, dhe ka shkëlqyer si ndërmjetësi i pazarit të fshehtë, të paligjshëm dhe korruptiv për mega-aferën Skavica.

    Emërimin e zëvendës ministres së Shëndetësisë Milva Ekonomit, në postin e Ministres së Ekonomisë, Basha e cilësoi si dekorim të modelit korruptiv të koncesioneve të cilat sipas tij janë kthyer në vjedhjet më të mëdha në histori.
    “Si zv.ministre e Shëndetësisë zonja Ekonomi ka qenë një punëtore e palodhur në këtë skemë të madhe zhvatje. Për këtë kontribut ajo shpërblehet nga Rama duke u emëruar Ministre e Ekonomisë. Mesazhi i Ramës është i qartë. Vidh, bëhesh deputet dhe ministër. Vidh më shumë, Edi Rama të beson financat, të beson ekonominë e vendit”
    Sipas Partisë Demokratike ndryshimet në qeveri janë arnime që pasqyrojnë vetëm interesa financiare dhe do thellojnë rekordet e vjedhjes. Ndryshimi i vërtetë sipas tyre nis vetëm me largimin e kryeministrit Rama.

    Ridvan Bode: “Kjo është një manovër por por dielli me shoshë nuk mund të mbulohet. E vërteta është se janë dështimet e qeverisë në tërësi, të politikave të ndërmarra nga kjo qeveri, dështimi i taksës progresive, agresivitetit që ka mbajtur në raport me biznesin, i rrënimit të mirëqënies të ekonomisë dhe buxheteve të familjeve shqiptare, që bënë që vitin e kaluar megjithëse u shtuan rreth 200 milionë dollarë taksa dhe u pretendua për një rritje ekonomike, të ardhurat në fund qenë rreth 400 milionë më pak krahasuar me një vit më parë. Kemi të bëjmë me një model tërësisht të dështuar”
    Arben Ristani: “Për mua Rama duhet të ikë vetë sepse ka treguar se nuk është i aftë ta qeverisë këtë vend. Noli tingëllon shumë aktual pas 100 vitesh, kur një Halim që s’di këndim bëhet ministër për arsim”

    Emri:  bashaa-1.jpg

Shikime: 293

Madhësia:  92.3 KB

    ORA NEWS

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •