S'me besoni? Po iu sjell disa nga bemat e tij te fundit:
Unaza e Vogël/ Veliaj i jep 10 milionë euro “Gecit”
Bashkia e Tiranës ka shpallur kompaninë që ka fituar tenderin për ndërtimin e Unazës së Vogël të kryeqytetit. 10 milionë eurot për punimet do t’i shkojnë firmës “Geci”, me administrator Ramë Gecin, një nga biznesmenët pranë kryeministrit Rama. Sipas bashkisë “Geci” është shpallur fitues për shkak të ofertës më të ulët. Segmenti ku do të kryhen punimet është ai nga Ushtari i Panjohur deri te Banka e Shqipërisë. Bashkia e Tiranës bëri me dije se në garë morën pjesë edhe 10 kompani të tjera, të cilat u skualifikuan. Firma “Geci” kreu edhe punimet në rrugën hyrëse të Tiranës, në segmentin e autostradës nga Qafë Kashari në Tiranë, me investimin e Fondit Shqiptar të Zhvillimit. /Lapsi.al (Ne koflikt te hapur interesi ketu, kur mendon senej fragment i kesaj unaze eshte edhe prona e Gjecit)
Nuk guxoi as Rama, as Basha, por Veliaj po ndërton brenda parkut të liqenit artificial
Ka kaluar pa bërë shumë bujë dhe nuk është reklamuar si zakonisht nga postimet e shumta të kryetarit të bashkisë së Tiranës Erion Veliaj në Facebook, i cili publikon çdo aktivitet, që nga rregullimi i poçave, e deri të zëvendësimi i kapakëve të pusetave në kryeqytet.
Nga një denoncim i bërë në Facebook nga APPA – Albanian Platform for Policy Advocacy, dallohet një project që deri diku mund të konsiderohet si surprizë, pasi për të nuk ishte dëgjuar të flitej më parë.
“As Rama dhe as Basha nuk guxuan që të ndërhyjnë me ndërtime brenda perimetrit të Parkut të Liqenit. Rama në kohën e tij e rrethoi të gjithë Liqenin me një mur të lartë betoni, për të frenuar ndërtimet. Basha hapi disa gropa për sheshe pallatesh përballë digës (aktualisht janë lënë pezull), por nuk guxoi të hynte brenda në Park. Erion Veliaj ia u ka kaluar që të dyve. Me një projekt gjoja per te bere një qendër multifunksionale dëfrimi, bashkia ka rrethuar një sipërfaqe të stërmadhe brenda në Park dhe nga fotot e projektit dallohen edhe disa mure me beton e tulla, si dhe zhdukja e pemëve që janë në mes, pasi aty do të shtrohet struktura që do të shërbejë për “argëtim”. Nuk ka pasur ende ndonjë reagim qytetar për këtë projekt, edhe pse tiranasit e shumtë e kanë çdo ditë para syve rrethimin që ka pak që ka mbirë” – ka qenë komenti i OJQ-së.
Ndërkohë, janë parë lëvizje dhe ndërtime në përmasa edhe më të mëdha, po brenda liqenit, në zonën nga ku u larguan romët e pastrehë, me argumentin se aty do të ndërtohet një park lojërash për fëmijë, pasi zonës i mungon një park i tillë. Ky argument nuk qëndron, sepse një park relativisht lojërash ndodhet poshtë digës së Liqenit. Por me sa duket dëshira për t’i dhënë dikujt mundësinë e shfrytëzimit të një parku tjetër në pozita më të favorfshme brenda parkut të liqenit ka mbizotëruar.
Masakër mjedisore në Tiranë, Bashkia dëmton dhjetëra pemë
Dhjetëra pemë janë dëmtuar në mënyrë skandaloze nga Bashkia e Tiranës ditët e para të dhjetorit. Ato janë mbushur me gozhdë e vida pasi bashkia i ka përdorur si mbajtëse të dekoreve të festave të fundvitit. Denoncimi i këtij skandali vjen përmes këtyre fotove të postuara në Facebook nga Rudi Erebara dhe Edrin Koleka. Masakra shihet qartë. Dëmet janë të pariparueshme. Këto pemë rrezikojnë të thahen nga ky akt papërgjegjshmërie. Në përpjekjen për të bërë dallimin me dekoret e viteve të mëparshme, Bashkia e Erion Veliajt duket se ka patur si qëllim vetëm vendosjen e sa më shumë dritave e dekoreve, pa marrë në konsideratë dëmin e pariparueshëm që ka shkaktuar në mjedis. Ideatori i nismës “Mbill një pemë, shkruaj emrin tënd”, Eljan Tanini, duke komentuar fotot e skandalit, shkruan: “A ka burg per keto ide gjeniale?”. Kjo “ide gjeniale” e Veliajt është një tjetër faturë financiare për bashkinë. A do ta paguajë ajo këtë dëm? Nëse po, sigurisht që do ta bëjë me taksat e qytetarëve dhe me shumë gjasë nëpërmjet ndonjë tenderi. / Lapsi.al
Veliaj poston riparimin e pusetës, komentuesit e tallin për gafën
foto puseta me komenteKryebashkiaku i Tiranës, Erjon Veliaj, ka postuar në rrjetet sociale një foto të riparimit të një pusete në një nga rrugët e kryeqytetit.
Menjëherë pas publikimit, ka nisur ironia e komentuesve.
Nga postimet e vetë Veliajt, shihet qartë se puseta e riparuar nuk është e njëjtë me atë të dëmtuarën. Kjo nuk i ka shpëtuar syrit të komentuesve.
Më poshtë, disa nga komentet:
Gallate, nuk eshte aspak i njejti vend, as madhesia e pusetes, as shtylla dhe as muri nuk korrespondojne.
Gjeni ndryshimet tek kjo foto
hahahhahhaha kjo eshte e madhe
![]()
Krijoni Kontakt